Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në rregullore

21 Shkurt 2011, 10:52Politika TEMA

Komisioni i ligjeve ka miratuar në parim ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Nesër pritet diskutimi dhe miratimi nen për nen i këtyre ndryshimeve. Ka pasur shumë debat në këtë takim të Komisionit të Ligjeve. Opozita kundërshton ashpër ndryshimet. Mazhoranca ka vendosur me këto ndryshime që të kalojë në fund të seancës parlamentare diskutimet e lira, për ta nisur atë me votimet. Kështu mazhoranca pretendon që të shmangë bllokimin e seancës nga opozita. Po ashtu mazhoranca ka vendosur që heqjen e imunitetit ta vendosë në rregullore. Çdo deputet e lë imunitetin me shkrim dhe e rimerr po me shkrim.

1 komente në “Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në rregullore”

  1. Lepuri says:

    Cdo deputeti i jepen tre muaj kohe te mendohet nese do te gjykohet apo jo. Eshte pak per nje vendim te veshtire si ky.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje