Rama: Protesta deri në largimin e Berishës

21 Shkurt 2011, 12:20Politika TEMA

Kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë një konference shtypi, ka deklaruar se opozita nuk do të ndalet në rrugën e protestave, deri në largimin e kryeministrit Berisha. Sipas Ramës, një pushtet që vjedh dhe vret nuk mund të qeverisë vendin. Rama ka folur edhe për mitingun e djeshem të PD-së, i cili, sipas tij, ishte kundër opozitës dhe i mbushur me buxhetorë të detyruar që të paraqiteshin në miting.

“Ditën e djeshme një njeri i diktaturës u foli opozitarëve në emër të diktaturës, njësoj si 20 vjet më parë. Edhe për këtë Saliu duhet të largohet, ja pse demonstratat do të vazhdojnë paqësisht, por vendosmërisht. Njësoj si 20 vjet më parë mblodhi një turmë nga të katërta anët e vendit me listat e buxhetorëve të shtetit. Bërtiti pa thënë asgjë tjetër përveç kërcënimeve ndaj opozitës për t’i dëgjuar ai vetë”, tha Rama.

“Berisha duhet të largohet sepse 20 vjet pas rënies së bustit, pushteti i tij është një pushtet i dhunës dhe vjedhjes. Ai duhet të largohet se shqiptarët nuk mund të mbajnë 20 vjet pas rënies së bustit, një diktaturë kusarësh. Ai duhet të largohet se pushkët e qeverisë kanë vrarë qytetarë. Saliu, Luli dhe e tërë kjo qeveri e kthyer në një regjim vrastar duhet ta mbajë këtë përgjegjësi politike”, theksoi Rama.

4 komente në “Rama: Protesta deri në largimin e Berishës”

  1. Elza says:

    Ke shume te drejte Edi Rama ne ato qe thua e se protestat do te vazhdojne deri ne largimin e Berishes.Por keto lloje protestash mund te vazhdojne deri ne 2013 kur te vijne zgjedhjet e reja.

  2. zana19 says:

    Jam dakort me ty Elza. Berishjanet s’kane aresye ta lene pushtetin me demonstrata paqesore. Ata nuk kane per te ikur deri sa ta vjelin kete vend deri sa mos ti mbetet palce ne kocke. Te gjithe ne e dime se c’duhet bere per ta hequr kete bande hajdutesh nga pushteti, por a jemi ne gati te bejme te njejten sacrifice qe bene egjyptianet? Nuk mendoj qe jemi, dhe te mos i veme faj Edit, ai po e heq vallen sipas vendit.

  3. nicolla disha says:

    Z. Rama me keto protesta qe po beni as pastruset qe punojne ne kryeministri nuk largohen, ja ma te medosh largimin e Berishes.

  4. bbb says:

    Strategjia e opozites eshte qesharake. Cdo te premte, duket sikur ka prere abone me kohen. Me kete menyre Sala rrin edhe 20 vjet te tjera.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje