Gadafi qëllon mbi protestuesit me avionë ushtarakë

21 Shkurt 2011, 19:36Politika TEMA

Bëhet më e përgjakshme situata në Libi. Sipas televizionit Al Xhazira, avionët ushtarakë kanë sulmuar protestuesit në Tripoli. Mësohet se janë të paktën 200 të vdekur.

Çdo lidhje telefonike është ndërprerë. Me anë të një lidhje satelitore një person ka folur për një masakër. Disa media thonë se Gadafi mund të jetë arratisur për në Venezuelë.

6 komente në “Gadafi qëllon mbi protestuesit me avionë ushtarakë”

  1. hajri says:

    ME PLOT GOJEN PO TA THEM: ROPT

  2. fule says:

    Mos harroni pa permendur se si me vitin 97 kolegu i Gedafit ketu tek ne dergoi 2 avion MIG ne Jug, qe me vone dezertuan ne Itali. Diktatoret nje fytyre kane kudo, jane gati te masakrojne popullin per te ruajtur pushtetin.

  3. ben says:

    Te flasi Arvizu,(ose ndonje kongresmen or senator) te thote qe Usa e denon dhunen ne Libi,te qetesohet gjendja,te shikohet kush e organizoi dhe te mbaje pergjegjesi dhe Ghedafi te organizoje zgjedhjet kur ta kete caktuar ai,policia sipas njoftimee ka kryer detyren mire,Ghedafi eshte burre shteti.dhe palet te gjejne gjuhen e perbashket.

  4. LORA says:

    Popujt e Afrikes po e kerkojne me sakrifica sublime rrugen e tyre te demokracise,ne lufte me tiranite qe i mbeshtet Perendimi “demokratik”.Mirenjohje per shembullin qe na japin.

  5. 21Janari says:

    Dhe per ta kompletuar ngjashmerine me vitin ’97, sot padite dy avione MIG jane ulur Malte.
    Ka vetem nje ndryshim: Kadaffi nuk do te rikthehet me ne pushtet ne Libi!

  6. rrapi says:

    pushteti i rrembyer rrezohet me gjak.ky vampir nuk ngopet lehte..

Comments are closed.

Lini një Përgjigje