Shangai, nuk lejohet më shumë se një qen

24 Shkurt 2011, 10:18Lifestyle TEMA

Pas ligjit për mbajtjen e vetëm një fëmije, tashmë në Shangai pritet që të vendoset që, çdo familje nuk mund të ketë më shumë se një qenë. Ligji pritet që të hyjë në fuqi më datën 15 mars. Aktualisht, në Shangai, një qytet me 20 milionë banorë, numërohen rreth 800 mijë qenë, 25% e të cilëve nuk janë të regjistruar. Sipas ligjit, kur një qen femër lind, familja që zotëron qenin, këlyshët duhet t’i dorëzojë në qendrat e specializuara, ose t’jua japë familjeve që nuk kanë qen, nëse kanë dëshirë. 30 vjet më parë, Kina komuniste vendosi edhe ndalimin e pasjes së më shumë se një fëmije. Në rast të kundërt, familjet që kanë më shumë se një fëmijë duhet të paguajnë taksa, të cilat janë shumë të larta. Specialistët thonë se nëse Kina nuk do të kishte vendosur ndalimin e mbajtjes së më shumë se një fëmijë, sot do të kishte 400 milionë banorë më shumë.

Lini një Përgjigje