Makinat elektrike? Gjëra të vjetra: dy kërkues gjermanë, Dirk Gion dhe Stefan Simmerer, kanë shkuar përtej kësaj, duke shpikur makinën e parë që ecën në sajë të erës. Makina e tyre funksionon vërtetë dhe tashmë ka bërë 5000 kilometra rrugë, nga Perth në Sidnei të Australisë. Sigurisht, bëhet fjalë që janë në mes të shkretëtirës, por gjithsesi janë rrugë të hapura për trafikun. Makina e quajtur ËindMobile, ka edhe një motor të vogël elektrik në fakt, për rastet ku bllokohet në trafik dhe era nuk mund ta vërë në lëvizje. Makina e krijuesve gjermanë peshon rreth 200 kilogramë dhe mund të arrijë shpejtësinë maksimale deri në 90 km/ orë.