Një vilë luksoze tre katëshe me mermere dhe rifinitura të kushtueshme në një zonë, ku ka shumë vila të emrave të njohur të politikë dhe biznesit. Fatmir
Mediu e ka deklaruar këtë vilë në deklarimet e pasurisë me çmimin qesharak të 5 milionë lekëve. Vila e ndodhur në zonën turistike të Golemit, në parcelën nr 34 C, edhe pse pa asnjë specifikim financiar nga pronari, tri vite më parë vlerësohej mbi 200 mijë euro. Me një sipërfaqe ndërtimi mbi 150 mettër katrorë, çmimi i saj sot është shumë më i madh, sepse në treg kjo zonë shkon edhe mbi 1400 euro për metër katrorë.
Ngjitur me vilën luksoze të Mediut, si rastësisht ishte vila e bashkëpunëtorit të tij në biznesin e demontimit të municioneve në Gërdec, Mihal Delijorgji