Telekomanda e televizorit, për shumë njerëz është më e rëndësishme. Mos u habisni! Kështu thotë një studim i Remote Control Global Trends Studio, në Europë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australi. Sipas studimit, 25% e të intervistuarve kanë thënë se do të hiqnin dorë nga seksi për një mauj, vetëm që të kishin kontrollin e plotë mbi telekomandën e televizorit, për të parë programet e tyre të preferuara. Studimi tregon gjithashtu se 18% e të intervistuarve, kanë në familje një person që nuk di ta përdorë telekomandën. Ndërkohë, 21% e të intervistuarve, për të mbajtur telekomandën, vendosin që të sakrifikojnë diçka nga higjiena e tyre personale, si p.sh të mos lajnë dhëmbët.