Gadafi duke kënduar hip- hop bëhet hit në internet (VIDEO)

28 Shkurt 2011, 15:11Lifestyle TEMA

Një video ku shfaqet lideri libian Gadafi është duke bërë xhiron e botës. Mijëra klikime janë bërë mbi të në YouTube. Lideri libian shfaqet duke kënduar hip- hop me muzikën e këngëtarit të njohur Pitbull në sfond. Në fakt është një miks i fjalimit të tij ku flet se do masakrojë protestuesit, i përgatitur në formën e një videoje muzikore me dy femra në bikini që kërcejnë. Video është përgatitur nga një gazetar izraelit. Ai thotë për Nju Jork Tajms se druhet se mos ka komente anti- semitike, ndaj po monitoron komentet në YouTube.

1 komente në “Gadafi duke kënduar hip- hop bëhet hit në internet (VIDEO)”

  1. mendimi_im says:

    Gadafin nuk e pelqej si person, por edhe ky gazetari cifut e paska kruajtur duke provokuar.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje