Akademia Amerikane e Pediatrisë ka paralajmëruar se përdorimi i paracetamolit për të luftuar edhe temperaturat e buta, po bën që fëmijëve tu zgjatet periudha e sëmundjes. Sipas Akademisë, prindërit janë të mbërthyer nga ethet e temperaturës dhe i japin menjëherë paracetamol fëmijës. “Është e gabuar,” thotë Akademia, duke shtuar se nëse trupi ka temperaturë, ai po e lufton sëmundjen dhe kjo nuk është gjë e keqe. Po kaq i dëmshëm është edhe përdorimi i paracetamolit i kombinuar me ibuprofen për të ulur temperaturat.