Bëm baba, të të ngjaj. Kështu mund të thuhet në rastin e vajzës së kitaristit të grupit legjendar Rolling Stone, Keith Richards. Theodora Richards është arrestuar nga ana e policisë në Nju Jork, pasi ka qenë duke zhgaravitur në disa mure. Por, përveç kësaj, modeles bjonde i është gjetur edhe një sasi marijuane. Gjë që duket se e kanë të përbashkët në familje, pasi edhe Keith nuk e ka fshehur asnjëherë se merr substanca narkotike.