Regjizori i famshëm, Steven Spielberg, do të realizojë një film për WikiLekas dhe për themeluesin e saj, Julian Assange. Spielberg tashmë ka blerë të drejtën e dy librave që janë bërë për krijuesin e WikiLeaks: “Inside WikiLeaks: my time with Julian Assange at the ëorld’s most dangerous website” të Daniel Domscheit-Berg dhe “WikiLeaks: inside Julian Assange’s war on secrecy”, që është shkruar nga gazetarët britanikë të “The Guardian”, David Leigh e Luke Harding, i cili u publikua më 31 janar. Filmi do të jetë një triller investigativ, me titullin “Të gjithë njerëzit e presidentit”.
Comments are closed.
Mrekulli,njerzit e medhenj jetojne mbi toke me misionin e tyre te bekuar per te ndricuar gjithe Boten.