Steve Jobs, edhe pse i sëmurë, e prezanton vetë iPad 2

2 Mars 2011, 18:39Lifestyle TEMA

Shumëkush mendonte se drejtuesi i kompanisë Apple nuk do e merrte përsipër prezantimin e iPAD 2 për shkak të sëmundjes së rëndë që po kalon. Disa media i kanë dhënë edhe pak jave jetë Steve Jobs. Megjithatë ai i ka befasuar të gjithë kur ka dalë përpara medieve për të prezantuar pasuesin e iPad. Salla ka shpërthyer në duartrokitje dhe në ovacione kur ka parë Jobs përpara tyre. iPad ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm. 15 milionë të tillë janë shitur në vitin e parë të prodhimit, pra në vitin 2010. Apple ka 90 përqind të tregut të kompjuterëve tabletë.

1 komente në “Steve Jobs, edhe pse i sëmurë, e prezanton vetë iPad 2”

  1. Aniko says:

    Si mos te ngrihesh ne ovacion per kete njeri, Eshte genius.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje