Publikohet himni me tekst i Kosovës (VIDEO)

1 Mars 2011, 18:16Lifestyle TEMA

Himni i Kosovës e ka edhe tekstin. Ai ka nisur të shpërndahet nëpër internet. Hapi është ndërmarrë nga vetë kompozitori, pavarësisht refuzimit nga ana e komunitetit ndërkombëtar për tu pajtuar me tekstin e himnit shtetëror. Teksti i shkruar nga vetë kompozitori, Mendi Mengjiqi, tre vjet më parë, një javë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk e kishte tekstin por ai tani është i njohur për të gjithë.
Kompozitori Mengjiqi ka vendosur ta sfidojë komunitetin ndërkombëtar, duke e shkruar vetë tekstin dhe duke e kompletuar himnin në mënyrë që të përdoret nga kosovarët në versionin normal. Në një bisedë për portalin ‘Dtt-net.com, ai ka thënë se ka vendosur ta shuajë heshtjen trevjeçare dhe ta publikojë versionin komplet të himnit.
Versioni komplet i himnit, të nënshkruar nga një këngëtar australian, është vendosur në youtube. Himni tashmë ka nisur të përdoret nëpër ceremoni private nga shqiptarët e Kosovës.

“KD”

3 komente në “Publikohet himni me tekst i Kosovës (VIDEO)”

  1. eddy says:

    PO GJUHEN KUR DO E NDRYSHOJNE TE BEJNE NJE GJUHE CRÉOLE PERZIERJE SERBISHT TURQISHT ROME E PAK SHQIPE DHE JANE NE REGULL KAN FLAMURIN GJUHEN HYMNIN PO ME DEBILA JAN ATA QE THONE VELLEZRIT TANE NE KOSOVE PO KUPTOHET VELLEZER ME NJE GJUHE FLAMURE E HYMNR TJETER

  2. mendimi_im says:

    Pse, Dardania vetem vend i trimnis dhe dashuris asht?

    Nuk ka virtyte te tjera?
    Nuk jam ne dakort me kete hymn pa lidhje.
    Por edhe pse nuk jam ndakort do te bahet ashtu sic thot uncle sam dhe eurocifutia

  3. rrapi-i-treshit says:

    pa ofeza po nuk me pelqen
    Fjalite sikur s`kane lidhje me njera-tjetren
    Nuk eshte nevoje te kompozohet i ri them une
    Kenga ” Mall per memedhene ” ose “Per ty atdhe” mund te jene te pershtatshme edhe pse mund mos tju pelqej romeve dhe serbeve te KOSOVES

Comments are closed.

Lini një Përgjigje