Riki Martin: Fëmijët, dhurata më e mirë që mund të kisha

1 Mars 2011, 11:34Lifestyle TEMA

Këngëtari portorikan, Riki Martin, i cili pas dy vjetësh mungesë, është rikthyer me albumin Musica + Alma + Sexo, është shprehur se dy djemtë e tij janë dhurata më e madhe që mund të kishte. “Valentino dhe Mateo janë dhurata më e mirë që mund të kisha. Ndaj dhe kam munguar gjatë kësaj kohe në skenat muzikore, pasi u kam kushtuar kohë djemve të mi”, ka thënë Martin, i cili, duke folur për publikimin e faktit se është homoseksual, ka thënë se, “tashmë jam më i qetë. Nuk duhet më të shtirem për atë që jam. Kam fituar dinjitetin. Njerëzit dhe fansat e mi e kanë pritur shumë mirë pohimin tim se jam gay dhe nga 500 mijë miq që kisha në Twitter, tashmë ata janë bërë 2 milionë”. Ndërkohë, ai ka folur edhe për këngëtarin italian, Ticiano Fero, që pak kohë më parë deklaroi se ishte gay. Ai tha se kjo është një gjë fantastike dhe është shumë i kënaqur për Ticianon.

Lini një Përgjigje