Marrëdhënia e Madonës me të bijën e vet, Lourdes, është një nga argumentet më të preferuara të botës së gossip. Episodi i fundit, që, sipas lajmeve gossip ka vënë në evidencë marrëdhënien e dashurisë, por mbi të gjitha atë të konkurrencës mes Madonës dhe të bijës së saj adoleshente, ka qenë dje në Los Anxhelos, në festën post Oskar, që organizohet nga “Vanity Fair”. Në mbrëmjen ku merrnin pjesë shumë yje të botës së artit, Madona ka qenë e veshur më shumë se sa një adoleshente, duke vënë në siklet kështu të bijën, e cila ngjante sikur ishte motra e madhe e Madonës. Tabloidet janë marrë gjatë me këtë, duke kritikuar Madonën.