Ferrari ka prezantuar modelin më të ri të makinës së vet. Ferrari FF është modeli i parë me katër vende dhe përbën një zhvillim të rëndësishëm. Kjo, duke qenë se ky model është njëkohësisht edhe sportiv, por edhe i përdorshëm për qëllime të tjera. Shpejtësia maksimale e këtij modeli të ri është 335 km/h, ndërsa deri në 3.7 sekonda nga nisja, mund të arrijë deri në shpejtësinë 100 km/h. Ferrari FF harxhon 15.4 litra për 100 km/h.