Video shokuese: Fëmijët mësojnë se si të bëhen kamikazë

1 Mars 2011, 12:09Lifestyle TEMA

Një video po qarkullon në internet. Ajo tregon disa fëmijë, që mendohet se janë në Afganistan, duke stimuluar një akt kamikaz. Videoja ka shokuar organizatat e të drejtave të fëmijëve. Në video shfaqet një fëmijë që është veshur në të zeza dhe që mendohet se është kamikazi. Po ashtu në video një fëmijë luan rolin e forcave të sigurisë. Fëmijët improvizojnë të gjithë aktin kamikaz.

4 komente në “Video shokuese: Fëmijët mësojnë se si të bëhen kamikazë”

  1. mendimi_im says:

    Ne Kuran thuhet:

    “dhe mos mbytni veten tuaj. Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.”[12]

    Vetëvrasja dhe misionet vetëvrasëse
    Fragment i shkëputur nga libri “Holy Wars…Crusades…Jihad”(Luftërat e shenjta…Kryqëzatat…Xhihadi) nga Xhelal Ebuelrub

    Vetëvrasja është një nga mëkatet më të mëdha, e cila, sipas disa dijetarëve islamikë, zhvlerëson Islamin dhe besimin e individit.

    Prej traditës së Pejgamberit ishte të mos ua falte namazin e xhenazes atyre që bënin vetëvrasje.1 Sipas fesë Islame, njeriu nuk ka të drejtë t’i jap fund jetës së tij para se kësaj t’i vjen fundi nga vetë Krijuesi i tij. Këtë parim e mbështesin shumë hadithe profetike.

    E para, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, citohet të ketë thënë, siç transmetohet nga Imam Buhariu (3204): “Prej atyre që ishin para jush ishte një njeri që kishte pësuar plagë. Ai u ndje i dëshpëruar, pastaj mori një thikë dhe e preu dorën e vet. Gjakosja nuk iu ndal, derisa vdiq. Allahu i Lartësuar tha:“Robi im ia nguti vetes vdekjen. Atij ia kam ndaluar xhenetin.”

    E dyta, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, citohet të ketë thënë, siç transmetojnë Imam Buhariu (5333) dhe Imam Muslimi (158): “Kushdo qe hidhet qëllimisht nga mali dhe e vret veten, ai/ajo do të jetë përgjithmonë në zjarr të xhehenemit duke e hedhur veten përherë aty. Kushdo që pi helm dhe e mbyt veten me të, ai/ajo do të jetë me helm në dorë duke e pirë atë në xhehenem, ku do të banojë përgjithmonë. Kushdo që e vret veten me armë të hekurit, ai/ajo do ta mbajë atë në dorë duke e therur barkun e vet në xhehenem, ku do të banojë përgjithmonë.”

    Prej këtyre haditheve nxjerrim disa mësime:

    1. Vetëvrasja jo vetëm që është mëkat i madh, por është edhe vepër që e hidhëron Allahun. Imam Albani ka thënë se disa dijetarë muslimanë e konsiderojnë vetëvrasjen si vepër që e zhvlerëson besimin islamik të individit. Allahu do ta dënojë atë që bënë vetëvrasje përgjithmonë në xhehenem, siç e pohon këtë edhe Imam Muhamed ibn Salih ibn Uthejmin.

    2. Vetëvrasja dhe misionet vetëvrasëse në Xhihad 2 apo në rastet tjera janë rreptësishtë të ndaluara. Hoxhallarët apo grupet tjera që e tolerojnë vetëvrasjen, apo nxisin dhe i lejojnë misionet vetëvrasëse duke i quajtur ato Xhihad, janë duke kaluar kufijtë e Allahut 3 dhe me këtë po i çojnë ithtarët e tyre në skëterrë të pashmangshme 4 Imam Ahmed ibn Hanbeli (1041) transmeton. se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nuk ka bindje ndaj krijesës në mëkat ndaj Allahut të Lartësuar”5

    Shumica e dijetarëve islamikë, qoftë ata klasikë apo bashkëkohorë, kanë deklaruar se vetëvrasja – e padyshim këtu hyjnë edhe sulmet vetëvrasëse – është haram. Veç tjerash, shumica e dijetarëve bashkëkohorë, ata që pasojnë rrugën e Selefëve (paraardhësve të devotshëm muslimanë), e bëjnë haram vetëvrasjen dhe misionet vetëvrasëse. Këtë vendim e mbështesin edhe imamët si Nasirudin Albani, Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Bazi, Muhamed ibn Salih Uthejmin dhe Mukbil el Hadi.

    Këta katër dijetarë të kohës sonë ishin eruditë në lëmin e Hadithit dhe të Sunetit. Ata me ngulm thërrisnin që të ndiqej rruga e paraardhësve të devotshëm (Selefëve). Që të katërtitvdiqën gati në të njëjtën kohë, nga 18 muaj mes vdekjes së çdo njërit, duke filluar nga viti 1999.

    3- Tekstet islamike janë të qarta sa i përket dekretit se vetëvrasja është një ndër mëkatet më të rënda. Prandaj, feja islame nuk është përgjegjëse për misionet vetëvrasëse që i kryejnë disa muslimanë e që kanë për cak popullatën civile. Islami nuk bën të etiketohet si i dhunshëm, për shkak të disa muslimanëve që shkelin parimet e caktuara të kësaj feje dhe nuk i përmbahen urdhrave të saj duke u bazuar në tekste të përgjithshme, të cilat ata i keqinterpretojnë dhe i zbatojnë, pa marrë miratimin e umetit dhe të pushtetarëve muslimanë.

    Mediat perëndimore nuk e sulmuan Krishterimin dhe nuk e përqeshen petkun 6 e murgeshave të krishtere pas bombardimit në Okllahoma. Natyrisht, kur Timothy McVeigh kreu veprën e tij penale, e cila shkaktoi vdekjen e qindra bashkëfetarëve të tij të krishterë dhe të disa muslimanëve, ai nuk kishte cituar Kuranin. Përkundrazi, ai ishte një fanatik i krishterë. Ai ishte terrorist i krishterë. Vetëm Islami i ndalon qartë aktet e tilla të dhunës 7, siç ishte rasti i sulmeve të 11 shtatorit në qendrën tregtare botërore, në vitin 2001, sulm ky që morri jetët e mijëra civilëve, përfshirë këtu edhe jetët e qindra muslimanëve 8.

    Fakti që disa pjesëtarë të umetit musliman i tolerojnë apo kryejnë akte të tilla nuk do të thotë se Islami urdhëron për to, posaçërisht kur kemi parasysh tekstet e qarta islamike që e ndalojnë një vepër të tillë çfarë është vetëvrasja. Ndryshe nga tekstet islamike, shumë tekste biblike i tolerojnë e madje edhe urdhërojnë për sulme ndaj civilëve. Shumë prej atyre që u besuan teksteve biblike në fjalë, me sukses i jetësuan ato përgjatë historisë; më parë përmendëm disa shembuj të tyre. Katastrofa e sotme që ka goditur muslimanët e Bosnjës, është një nga shembujt e tillë. Për më tepër se tri vite, duke filluar nga muaji prill 1992 e deri në dhjetor të vitit 1995, bota krishtere qëndroi duarkryq duke i shikuar bashkëfetarët e saj, të krishterët kroatë, e në veçanti serbët e përkrahur nga kisha sllavo-ortodokse, duke masakruar muslimanët në Bosnje. Me qindra e mijëra muslimanë u vranë gjatë këtij konflikti të përgjakshëm; në radhë të parë nga dora e serbëve, para se Perëndimi të intervenonte për t’i dhënë fund gjakderdhjes.

    Çfarë e bën këtë shembull neveritës është fakti se Perëndimi bëri krim, kur imponoi embargo të rreptë të armëve ndaj muslimanëve të pambrojtur të Bosnjës, të cilët luftonin kundër forcave serbe të armatosura deri në dhëmbë. Këta vrastarë serbë ishin tmerrësisht të tërbuar kundër Islamit. Kur masakrat arritën nivelin e pranuar, apo të papranuar – nëse dëshiron të shprehesh kështu – të shfarosjes së muslimanëve, Perëndimi intervenoi duke bombarduar Serbinë. Kohëve të fundit, dikush në Perëndim po ua përkujton muslimanëve këtë të “mirë”.

    Çfarë është dashur të bëjë Perëndimi është që t’i lejonte muslimanët t’i rroknin armët dhe të mbronin vetët e tyre, e jo t’i privonte ata nga armatimi e t’i detyronte për të pritur këtë të “mirë nga zemërgjerësia”, e cila erdhi në shprehje vetëm pas disa viteve të pasivitetit, gjatë së cilës kohë me qindra e mijëra muslimanë masakroheshin për çdo vit. Pas gjithë kësaj, thënë me ironi, ata prapëseprapë e quajnë Islamin “të dhunshëm”. Kjo është “përvoja” që muslimanët e patën së “fundi” me Krishterimin. Duhet të ketë – dhe në të vërtetë ka – të krishterë të ndershëm që i kundërshtojnë veprimet e tilla; këta janë ata të cilët po kërkojnë falje për gabimet e të krishterëve tjerë, edhe pse nuk kërkohet domosdoshmërish prej tyre. Por, atyre u garantojmë se muslimanët i konsiderojnë përgjegjës vetëm ata të cilët kanë nxitur dhe kryer këso lloj aktesh.9

    4- Kushdo që i lejon misionet vetëvrasëse, nuk do të gjejë asnjë ajet kuranor apo hadith të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, për t’i mbështetur mendimet e tij. Muslimanët asnjëherë nuk bën të jenë të pabindur ndaj fesë së tyre vetëm pse ndjejnë urrejtje dhe janë të dëshpëruar, përshkak të vuajtjeve që vijnë nga agresioni i jomuslimanëve10 Muslimanët nuk bën assesi t’i imitojnë jobesimtarët e t’i përqafojnë taktikat dhe metodat e tyre. Rruga e vetme përmes së cilës arrihet ndihma dhe mbështetja e Allahut, është t’i bindemi Atij, e jo të veprojmë të kundërtën. Muslimanët nuk bën asnjëherë të mendojnë së me pasimin e sunetit ata do të jenë në mesin e të humburve në këtë jetë apo në botën e amshueshme.

    1. hajriu says:

      Vllajo arsyetimet e tua me pelqejne por ne disa raste i bie shume gjate dhe me shume duket si leksion fetar. Respekte

      1. mendimi_im says:

        Te falenderoj qe me kupton sadopak.

        Ne vendin ku un jam rrit nuk flitet gjate por me dy llafe merret vesh mesazhi i dickaje,
        por ne ditet e sotme duke pas parasysh se njerzit jan te manget ne dije por te afte ne djallezi, nuk te marrin vesh nese i bjen shkurt,
        prandaj me fal nese te duken te gjata mendimet e mia ku ne fakt jan shum te thjeshta qe te kutpohen.

        1. mendimi_im says:

          dhe harrova te te them:
          Ceshtja e vetevrasjes eshte ceshtje qe bota po e keqinterpreton duke e bere si teme fetare per te disinformuar ne masmedia…

          Dhe normalisht tema eshte leksion fetar per te hedhur drite mbi te verteten.
          Askush me mire se vete muslimanet nuk mund te hedhin drite mbi ceshtjet qe i perkasin fese islame.

          I nderuar Hajri, duke u nisur edhe nga emri yt i bukur qe dmth “miresi”
          miresia nuk vjen nga armiqet tane por nga veprat tona.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje