Këngëtarja e njohur e muzikës pop ka marrë 1 milion dollarë për të dhënë një koncert privat për diktatorin libian. Ajo ka kënduar për 45 minuta përpara Gadafit e klanit të tij në një hotel në Itali në vitin 2007 dhe për këtë ka marrë 1 milion dollarë. Tani Furtado thotë se ka vendosur që të japë për bamirësi paratë që i ka dhënë Gadafi për koncertin. Ajo nuk ka saktësuar se kujt do ia dhurojë paratë.