Libri Gomorra i gazetarit italian, Roberto Saviano, i cili ka korur shumë suksese, tashmë do të jetë edhe seria televiziv. Saviano po rishkruan versionin për serialin televiziv të Gomorrës. Pritet që ky seria të ketë 12 pjesë. Projekti do të realizohet nga ana e Sky Italia. Libri Gomorra i Savianos u bë i famshëm për arsyen se jep fakte të shumta mbi mafien italiane dhe tashmë gazetari jeton nën kushte të rrepta sigurie, pasi jeta e tij kërcënohet seriozisht. Saviano ka folur disa herë edhe për mafien shqiptare, e cila, sipas tij, ka ngjashmëri me atë italiane.