Helen Mirren: Shakespeare në shkollë? Humbje kohe

4 Mars 2011, 12:47Lifestyle TEMA

“Të lexosh William Shakespeare në shkollë, është një humbje kohe”.  Këtë nuk e thotë ndonjë student jo shumë i pasionuar pas letërsisë britanike, por aktorja Helen Mirren, e cila duhet t’i jetë mirënjohëse Shakespeare, pasi ka interpretuar dy nga personazhet më të famshme të tij, Cleopatra e Lady Macbeth. “Ndershmërisht, nuk besoj se të rinjtë duhet të lexojnë Shakespeare në shkollë, pasi kontakti i parë i tyre me shkrimtarin duhet të vijë nga kinemaja apo teatri, në mënyrë që të ishte më i gjallë dhe real”, ka thënë aktorja. Deklarata e kësaj të fundit ka hapur tashmë debate në Britani.

Lini një Përgjigje