Tashmë është bërë në modë që artistët, në fotot e tyre përdorin photoshop, në mënyrë që të duken sa më bukur dhe që të shmangin defektet e tyre në paraqitje. Kësaj gjëje nuk i ka shpëtuar as aktorja simpatike, Kate Winslet, e cila ka dalë në kopertinën e revistës “Glamour”. Në kopertinë Kate duket jo vetëm më e hollë, por duket ndryshe edhe në formën e fytyrës, madje edhe në atë të shprehjes. Mëkat: sepse Kate na pëlqen më shumë natyrale…