Aksidentohet ministri Bajram Rexhepi

11 Mars 2011, 21:08Rajoni TEMA

Vetura zyrtare e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, është përplasur me një veturë zyrtare të EULEX-it.

Aksidenti ka ndodhur në Prishtinë. Fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime as ministri që ndodhej në veturë dhe as personi tjetër që ishin në veturën e tij dhe në atë të EU-së.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin ku lidhet rruga e UÇ K-së me rrugën “Galibaldi”.

Vetura zyrtare e ministrit të Punëve të Brendshme është përplasur me një automjet tjetër po ashtu zyrtar me targa të EU-së dhe me shenjën e EULEX-it.

Në asnjërën veturë fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Veturat e ministrit Rexhepi nuk është dëmtuar shumë, ndërsa ajo e EULEX-it dukej të jetë me e dëmtuar.

Pas aksidentit ministri Rexhepi është parë duke dalë nga vetura e tij zyrtare, Audi A6 dhe ka hipur në një veturë tjetër Golf 6 që dukej të ishte një kalimtar rasti dhe jo ndonjë veturë zyrtare.

Për rreth një orë dy veturat e aksidentuara kanë qëndruar në mes të kryqëzimit te semaforët përballë Bankës Qendrore të Kosovës, raporton Express.

ZERI”

1 komente në “Aksidentohet ministri Bajram Rexhepi”

  1. Vllazeni says:

    Një gjë kurrë nuk do ta kuptoj unë:
    Ç’rëndësi ka lloji i makinës?
    Ishin automjete me katër rrota që shkonin nga pika a në pikën b. Aq mjafton.
    Vihen re në pothuajse çdo lajm që ka të bëjë me aksidente (ose jo) ” makina tip x me targa xxx”
    Budallalliqe.
    Po biçikletat ai regjistroni çfarë tipi ishin?
    Mifa, Peugeot, Mountaineer, Shanghai, Huffy, Fast track…
    Latë kokrrën e namit, latë!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje