Ambasadori i OSBE-së: Mos bëni më ndërhyrje në listat zgjedhore

11 Mars 2011, 16:42Politika TEMA

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfart, ka thënë se tashmë afati për listat zgjedhore ka përfunduar. Për këtë arsye, ai ka kërkuar që mos të bëhen ndërhyrje për ndryshime, në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Sipas tij, afati regjistrimit për listat zgjedhore ka përfunduar më 9 marsa dhe për këtë, nuk duhen bërë më ndryshime.

“Jam vënë në dijeni se disa Zyra të Gjendjes Civile në të gjithë Shqipërinë, vazhdojnë të përpunojnë kërkesa të reja për ndryshime të dhënash në listat paraprake të zgjedhësve. Do të doja të deklaroja sërish se sipas Kodit Zgjedhor, afati i fundit deri kur zgjedhësit mund të paraqesin kërkesa për ndryshime të të dhënave personale është 60 ditë përpara ditës së zgjedhjeve që, në rast të zgjedhjeve të ardhshme për pushtetin vendor, është data 9 mars 2011. Duke qenë se kjo datë ka kaluar tashmë, do të doja t`u bëja thirrje të gjitha institucioneve në nivel qendror dhe vendor, të përfshira në hartimin e listave të zgjedhësve, t`i përmbahen plotësisht Kodit Zgjedhor dhe kësaj dispozite ligjore të rëndësishme” ka thënë Wollfarth.

3 komente në “Ambasadori i OSBE-së: Mos bëni më ndërhyrje në listat zgjedhore”

  1. pumbo9 says:

    Mero, te lutem, ma shpjego se nuk e kuptoj statusin e ketij ambasadorit te OSBE-se, me sa e kuptoj une ky ben deklarata si me qene kryetari i KQZ.

  2. lira says:

    Pumbo 9 ke per te rojtur me shume se mua sapo do shkruaja te njejten gje

Comments are closed.

Lini një Përgjigje