Është konsideruar si një njeri magnet dhe ka çuditur botën me aftësinë e tij për të tërhequr objektet metalike. Miroslav Mandiç, 67 vjeç, jeton në Beograd me bashkëshorten e vet dhe ka shokuar mjekët me aftësinë e tij për të tërhequr monedhat dhe objektet e tjera metalike. “Gjithçka nisi kur isha i vogël dhe përpiqesha që të paguaja gazetën, por monedhat nuk shkëputeshin nga dora ime”, tregon 67-vjeçari. Me kalimin e viteve, aftësia e tij për të tërhequr objekte metalike është rritur dhe shumë njerëz bëhen kurioz nga ai. Megjithatë, bashkëshortja e tij nxehet shpesh me të, pasi sa herë që ai kalon para televizorit apo radios, ndërrohen kanalet.
Comments are closed.
para nja nje muaj qe nje femije serb,tani nje serb tjeter.. mund ti perdorni per te mbledh gozhda ne ndonje fabrike mobilesh