Kurti: Flet-arrestimi për Limajn, në mbrojtje të Thaçit

20 Mars 2011, 19:39Rajoni TEMA

Janë ndërprerë hetimet për korrupsion që të mos preket Thaçi, i cili EULEX-it i nevojitet për bisedime me Serbinë. Kështu ka thënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për Radion Evropa e Lirë.

Duke folur për bisedimet me Serbinë, Kurti ka thënë se ato janë të pabarabarta dhe të dëmshme për shqiptarët, duke shtuar se Serbia do të përfitojë në dy rrafshe. “Së pari, në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, me ç’rast ajo synon që, duke qenë para nesh, të na e vështirësojë më pas neve ecjen drejt integrimeve evropiane”.

“Në rrafshin e dytë, Serbisë, me këto bisedime po i mundësohet që ta sajojë një entitet autonom territorial serb brenda Kosovës, ngjashëm sikurse në Bosnje, me ç’rast Kosova përfundimisht do të bëhej një shtet jofunksional”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, Serbia duhet të kërkojë falje dhe të na i paguajë dëmet e okupimit dhe të luftës.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke komentuar valën e fundit të arrestimeve dhe fletarrestimeve për ish-pjesëtarë të UÇK-së, përfshirë këtu dhe deputetin Fatmir Limaj, ka thënë se Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, nuk e njeh Kosovën e as luftën çlirimtare të UÇK-së.

“EULEX-i nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe aq më pak e njeh luftën çlirimtare të UÇK-së. Ata e pranojnë që në Kosovë ka pasur luftë vetëm atëherë kur bëjnë akuza për krime lufte ndaj pjesëtarëve të UÇK-së. Jam i bindur se prej hetimeve që i ka zhvilluar dy vjetët e fundit EULEX-i në Kosovë kundër Fatmir Limajt dhe ministrisë që ai drejtonte, ka ardhur në përfundim se krimet e korrupsionit të shkallës së lartë, kanë shpie gjithsesi te kryeministri Hashim Thaçi”, ka thënë Kurti, duke shtuar se hetimet për këtë arsye edhe janë ndërprerë në atë drejtim dhe, sipas tij, “u gjet kjo mënyra tjetër që të akuzohet e ndëshkohet Fatmir Limaj pa u prekur kryeministri Hashim Thaçi”, i cili, sipas Kurtit, EULEX-it po i nevojitet shumë për bisedime me Serbinë, në mënyrë që “edhe një herë ta forcojë dhe mishërojë doktrinën për rëndësinë shumë më të madhe të stabilitetit në Serbi, sesa të demokracisë dhe të drejtësisë në Kosovë”.

Kurti më tej ka thënë se kryeministri Hashim Thaçi nuk brengoset kur arrestohen pjesëtarët e UÇK-së, “përderisa këto arrestime nuk e arrestojnë atë personalisht”.

“Ndërkaq, ai është brengosur shumë për hetimet e EULEX-it kundër Fatmir Limajt për çështjet e korrupsionit, për shkak se këto hetime doemos e kanë cenuar edhe atë personalisht si kreu i qeverisë. Mendoj se tashmë nuk bëhet fjalë as për interesa partiake e as për interesa klanore, por vetëm për interesa rigorozisht personale”, ka thënë Kurti, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.

Ndryshe, Kurti foli edhe për deklarimin e shefit të diplomacisë së Tiranës, Edmond Haxhinasto, i cili, gjatë vizitës në Kosovë, tha se integrimi i shqiptarëve në një shtet është i dëmshëm për vetë shqiptarët, duke thënë se integrimi i shqiptarëve do të bëhet përmes BE-së.

Kurti tha se, gjatë takimit që Vetëvendosje ka zhvilluar me Haxhinaston, ia kanë shpjeguar gjerë e gjatë se “si bashkimi kombëtar është çështje e vullnetit tonë, çështje e interesit tonë dhe duhet të jetë një e drejtë e jona”.

“Besoj që t’ia kemi ndryshuar mendjen në një masë”, ka deklaruar Kurti.

Ai është shprehur i bindur se në rast të mbajtjes së një referendumi në Kosovë e Shqipëri, populli edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, si pjesë të të njëjtit komb që jemi, do të deklarohej për bashkim.

“Në këtë kuptim, edhe politikanët do të duhej të jenë në këtë vijë”, ka thënë Kurti.

15 komente në “Kurti: Flet-arrestimi për Limajn, në mbrojtje të Thaçit”

  1. raimondi says:

    Absolutisht i Sakte Albin Kurti kur thote: Serbia te paguaje demet qe i ka shkaktuar Kosoves gjate Luftes
    Edhe opozita ne Shqiperi patjeter duhet ta mbeshtese kete te drejte legjitime te popullit Kosovar, sepse Saliu vetkuptohet qe ka ndjenja te tjera ndaj Serbise , derisa pret e percjell Fazllicet

    Patjeter Kosovaret duhet ti kerkojne Serbise te beje nje Falje publike per krimet Naziste qe ka shkaktuar ndaj popullit shqiptar ne Kosove , dhe te paguaje edhe demet e luftes qe i ka shkaktuar Kosoves

    Shteti kosovar duhet te beje vleresimin e demit ekonomik qe Serbia ka shkaktuar ne Kosove dhe ta dergoje ate ne EU , por edhe ta coje kete ceshtje ne gjykaten e Hages

    Nga ana tjeter do thoshja qe edhe Albin Kurti me intelelektualet shqiptare nga dy anet e kufirit te krijojne nje komision te perbashket
    ku te kene edhe juriste ne perberje te tij dhe te krijojne nje dosje me te gjitha demet qe ka shkaktuar Serbia ne Kosove
    dhe ta cojne ne Gjykaten e Hages–Mire do ishte te paguanin nje Jurist te huaj qe ta ndiqte kete ceshtje

  2. Andreas says:

    Kosova ishte pjese e Serbise gjate luftes. Kujt duhet ti paguaje demet Serbia, vetes se saj? Ne baze te cilit ligj nderkombetar nje shtet duhet te shperbleje veteveten?

    1. raimondi says:

      E ke gabim ti greku i vockel Kosova ishte krahine AUTONOME kjo sa per saktesim ,
      Dhe tjetra qe eshte me kryesore, ushtria serbe shkateroi pronen private te qytetareve kosovare ,dhe vrau 12,000 njerez te pafajshem,

      Por kur i shkateron tjetrit pronen private edhe nqs eshte shtetasi yt je i detyruar ta dem shperblesh, shto ketu pastaj edhe demshperblimin per krimet qe bene gjate luftes

      —-Ky ligji i prones private eshte ne themel te Legjislacionit te Europes dhe gjithe botes
      Kuptove ore miu i grekut
      Megjithse ju minjte e grekut i kuptoni njecike gjerat me vonese se e keni IQ greke ne vendin e 35 ne bote ,ne te njejtin nivel me IQ e koqeve te mija , por megjithate kjo eshte gjee thjeshte shume
      e kupton edhe ti qe koke e -bythe i ke nje

      1. Andreas says:

        Po e perseris; Kosova ishte pjese e Serbise(Jugosllavise per me sakte) ashtu sikurse eshte aktualisht de jure edhe per pjesen me te madhe te vendeve te botes. Autonomia qe i dha Tito dhe qe gati ja hoqi te gjithe Millosheviçi, nuk e bente ate te pavarur ne asnje aspekt. Eshte njesoj sikur basket te krijojne neser nje shtet te pavarur dhe ti kerkojne demet Spanjes, ose sikur shqiperia sot ti kerkoje demet qe ka bere ne Iliri perandoria romake kur e beri ate pjese te sajen.
        Per percaktimet e tjera personale, mos u aventuro me kot se se pari se mllefi i tepert, erreson llogjiken dhe ben qe te kepusesh broçkulla si keto me lart dhe se dyti, i ben dem melçise.

        1. raimondi says:

          Po s’ka lidhje fare kjo qe thua ti me demshperblimet

          ————- Kur shteti prish dicka private eshte i detyruar ta demshperbleje
          –Kjo eshte llogjike e thjeshte fare ———– Nuk e kupton kaq gje ????

          Ku mer vesh ti o greku i vockel c’eshte mbrockulla, ti je nje Injorant i peshtire qe ke IQ me nivel Imbecile , qe do te thote Deficent i pandreqshem

          Je tamam si ato monstrat e lashtesise por jo me dy koke , me dy …bithe
          Kuptove more ???

  3. Frederik says:

    Ik ore Andreas, se kush je dukesh nga prapashtesa -s qe ke marre nga fundi. Kujdes se mos te shtohet ndonje gje tjeter nga pas.

    Kurti tregon vlerat e verteta te nje patrioti . E keqja nuk qendron vetem tek armiqte tane qe mbarojne llagapet e tyre me viç apo iç apo as ,is apo -s apo ndonje prapashtese tjeter. Te keqen me te madhe e kemi nga te shiturit tane qe drejtojne shtetet shqiptare respektive.

    1. Andreas says:

      Se cili jam une dhe si eshte i formuar emri im, nuk me duket se ka lidhje me temen. Siç i thashe dhe ketij bobokut ketu me lart, sulmet dhe ofendimet personale ndaj dikujt qe nuk e njeh fare, tregojne pak me pak se injorance.
      Per tu kthyer tek tema, une nuk e ve ne dyshim patriotizmin e Kurtit, po kjo nuk perjashton faktin qe ne emer te ketij patriotizmi, Kurti behet qesharak ne kerkesat e tij. Dhe ju qe nuk dini as te mbani qendrim e as ta kritikoni(gjithnje ka vend per kritike nese i do te miren dikujt), nuk beni gje tjeter veçse ndikoni ne shtimin e joseriozitetit mbi figuren e tij.

  4. mic sokoli says:

    Albin Kurti shume i sakte dhe i drejte. Njeri me ideale, jo si disa te tjere qe shesin vendin e tyre per interesa personale. Vetevendosje mbare Shqipetare!

  5. tasitaplasi says:

    menje fjale ti andreas na dashke te miren ? pse sma ha mendja te besoj asnjeri ktu zotrin tate.mo kto qe je duke na thene.

    1. Andreas says:

      Besimi eshte nje virtyt qe jo te gjithe e kane ?

      1. tasitaplasi says:

        tani po na e mbushe mendjen.

      2. raimondi says:

        Prandaj edhe ka lindur fjala …..KAUR

      3. hajriu says:

        Fole tamam per virtytin me te larte qe “kane” grekerit!!!!!!…. hahahahahah…..
        Ruhu nga greku edhe kur te bene dhurate.
        Kur ti japesh doren nje greku mire qe duhet ta lash doren , por duhet te numerosh edhe gishterinjte nese i ke tamam . Ik vishu dhe futi nje vrap deri tek fanari, hajt bej adetin goc e mbare…..

  6. eddy says:

    THACI PER MOMENTIN ESHTE I NEVOJSHEM PER POLITICEN SERBE PASI E KUPTUAN QE ESHTE NJERI PA VISSION NUK HYNE FARE NE RANGUN E POLITIKANVE DHE DUHET ME VONE KUR NUK DO KEN NEVOJE PER TE DO TA DERGOJNE NE GJYQIN E DEN HAGES

  7. rexha italia says:

    Zotrij te mjere Mos mbani shpresen nga qeverite sepse ju po e shihni se cfar po ndodhe
    Greqia italia shqipria etj po marin neper kembe te gjitha interesat e popullit e lere te flasim per shtetin e ri te kosoves ku te gjithe duan te marrin nga nje cope toke Kur te mbaroni nen thundren e JUGOSLLAVISE do te jeni nen thundren e BASHKIMIT EROPIAN sic po veprohet me SHqiprine

    PO TALLEN ME NE
    QE TE KUPTONI DHE JU
    SDO TE MERRNI FRYME
    PA ME PYETUR MU
    ky eshte mesazhi i europes PLAKEEEEE

Comments are closed.

Lini një Përgjigje