Vetëvendosje: Arrestimet, në shërbim të negociatave

17 Mars 2011, 13:32Rajoni TEMA

Lidhur me arrestimet e djeshme nga EULEX-i ka reaguar sot Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se “në kohën kur Kosova po lëngon nga korrupsioni i zyrtarëve të lartë… EULEX-i e zgjodhi persekutimin e UÇK së”.

“Populli i Kosovës gjatë vitit 2010 pa vetëm bastisje spektakolare ministrish e vilash të shtrenjta, si dhe premtime për arrestime ‘peshqish të mëdhenj’, por krejt çka po shohim sot janë politikanët e korruptuar që po i binden negociatave me Serbinë të sponsorizuara nga OKB ja e të ndërmjetësuara nga BE ja”, theksohet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Sipas kësaj lëvizjeje, “është BE-ja ajo që qeveris me Kosovën dhe që i bastis këta politikanë pa ndonjë drejtësi pasuese, të cilët përfundojnë në negociata me Serbinë e cila i nevojitet BE së”.

Ndërkaq për veprimet e EULEX-it, Vetëvendosje thotë se ky është një shërbim i radhës për Serbinë në negociata dhe se “nëpërmjet kësaj strategjie EULEX i po mundohet ta diskreditojë Kosovën si dhe t’i japë përparësi morale Serbisë”.

Për Vetëvendosjen “është i papranueshëm vetë EULEX-i si instancë e padrejtë dhe e panevojshme ekzekutive përmbi institucionet e Republikës së Kosovës të cilave u mohohet ushtrimi i sovranitetit”.

“Po ashtu është e papranueshme akuza dhe fushata e EULEX-it kundër UÇK-së. EULEX i nuk duhet të ketë të drejtë të merret madje as me rastet e korrupsionit: politikanët e korruptuar duhet të hetohen dhe arrestohen nga institucionet e pavarura të drejtësisë së Republikës së Kosovës”./zëri/

Lini një Përgjigje