EULEX arrestoi 8 ish-pjesëtarë të UÇK-së, fletë-arresti edhe për Fatmir Limajn

16 Mars 2011, 16:58Rajoni TEMA

UPDATE- Aksioni i EULEX-it, i filluar sot në mëngjes, për arrestimin e disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, me dyshime për krime lufte, ende nuk ka përfunduar. Ai po zhvillohet në disa lokalitete të Kosovës.
Forca e policisë së EULEX-it kanë bastisur shtëpinë e Drejtorit të Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi dhe u tentua arrestimi i tij. Sipas burimeve të Info Globi, në momentin e arrestimit të komandantit Krasniqi, ka reaguar një grup i vogël qytetarësh, të cilët krijuan barrikada lokale dhe kanë penguar arrestimin e tij.
Nexhmi Krasniqi gjatë kohës së luftës ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
Ndërkohë mediat njoftojnë për arrestimin e  Refki Mazrekut, i njohur me nofkën “Van Dami”, Naser Krasniqit, Behlul Limajt, Naser Shalës, Sabit Shalës, Shaban Shalës, Besim Shurdhajt dhe Osman Hoxhës.
Sipas informacioneve të fundit, ekziston fletarrestimi edhe për Fatmir Limajn, ish-ministër i Transportit dhe aktualisht deputet e nënkryetar i PDK-së. Sipas fletarrestim, ai është i dyshuar për krime të luftës në Kleçkë.

Burime të pakonfirmuara i thanë Koha. net se ndër të arrestuarit nga EULEX-i, përveç Nexhmi Krasniqit, janë  edhe Refki Mazreku –  Vandami, i vëllai i dëshmorit nga Malisheva, Ibrahim Mazreku, pastaj Besim Shurdhaj e Behlul Limaj, si dhe katër të tjerë. Arrestimin e Refki Mazrekut e konfirmoi edhe avokati i tij, Haxhi Millaku.

Ndërkohë agjencia Kosovapress shkruan se urdhër-arresti është lëshuar për 11 ushtarë të brigadës 121 – “Kumanova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa thuhet se janë arrestuar katër prej tyre.

Policia e EULEX-it ka arrestuar disa zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, në mesin e të cilëve edhe komandantin rajonal Nexhmi Krasniqi. Lajmi është konfirmuar edhe nga zyrtarë të lartë të EULEX-it. Të arrestuarit, sipas EULEX-it,  akuzohen për krime të luftës. Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga gjykata e Qarkut të Prishtinës. Hetimet janë duke u kryer nën mbikëqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Tre persona janë arrestuar  nga policia e EULEX-it në rajonin e Prizrenit. Në komunikatën e shkurtër të EULEX-it, thuhet se personat e arrestuar dyshohen për krime të luftës në Kosovë.  EULEX-i, njofton se ka pasur bastisje, por nuk ka cekur vendin se ku kanë ndodhur bastisjet.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se nuk kam informacione se çfarë është duke ndodhur në Prizren. “Kjo është çështje e EULEX-it dhe e Policisë”, ka thënë ai. Përderisa edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk ka dhënë ndonjë qëndrim të Qeverisë, duke thënë se nuk ka ndonjë informacion rreth këtij rasti.

5 komente në “EULEX arrestoi 8 ish-pjesëtarë të UÇK-së, fletë-arresti edhe për Fatmir Limajn”

  1. Tan_Tironci says:

    Ore, Ju te EULEX-it…. si ka mundesi, mbas dhjet-te-dhjevsha Europen….kerkoni arrestime per ish-luftetaret e Lirise te Kosoves? Po pse o K**** ( kurva e kisha llafen), ku shkuan ata? ne Dasem, apo ne Lufte????…Po ju qelbesirat Europiane, qe hani pini, e pasuroheni ne emer te Europes, qe vetequani veten EULEX, pse nuk i merrni mbare, Qelbesirat Serbe, qe bene ate cka nuk arriti ta bente as Hitleri ne Kosove gjate luftes se dyte boterore…. Pthu pthu pthu, ju peshtyj ne emer te popullit shqipetar, qe mbroni kriminelet e luftes, qe nga Mlladic-Karaxhic-Miloshevic….mos vazhdoj ketu me nje liste…..Si ka mundesi, Te ngrini akuza per cdo vrasje….o Koqe Europe, ose Kurve Plake, sic ju ka quajtur Luigj Gurakuqi, Skeni byth ( e kom llafen per legenat hollandeze qe mbronin trevat, ku u kryen masakrat me te medhaja mbas luftes se dyte boterore) te kapni Mlladic, dhe i bini Fatmir Limajt, apo Hashim Thacit…. Turp per Ju, per Gomarin Dick Marty ( qen nga emri Dick qe ne shqip dmth K** merret vesht K**lliku i tij), dhe ate, rrospien…damn it, ahh…. Del Ponte.

    1. hajriu says:

      Te lumt goja Tan

  2. Nabukodonosor says:

    Pse nuk arrestoni serbet mor moterq…. e EULeshit.Fatmir Limaj eshte gjykuar nje here dhe ka dale i pafajshem,perse duhet te gjykohet perseri.Sa euro keni marre nga kelyshet e Sllobodanit?
    Sado te beni ju ngelet fakt se trimat e UCK-se kane luftuar dhemb per dhemb dhe ne plot raste i kane vene para si delet serbet e e k… edhe pse ne disavantazh numerik e ne pajisje.
    Kusurin ju a ka thene Tani me lart.

  3. Sokol Tirana says:

    Pa mè tè voglin dyshim ky èshtè vazhdimi i presionit tè Europès mbi mè tè dobtin, mbi tè pa fajshmin.
    Kjo tregon se Kosova nuk èshtè sovrane. Arestohet zv. kryeministri sikur tè qe njè i pa vlerè ?!?!
    Ky èshtè njè provè e ndryshimit tè politikès sè perèndimit me ne. Ato nuk mund ti japin zgjidhje definitive, nuk mund ta gjunjèzojnè dot as Serbinè e as Rusinè qè ndodhet pas. Kjo èshtè vèrtetè koha pèr vetèvendosje.

    1. mendimi_im says:

      E drejte ajo qe thua Sokol, nuk ka nevoje per me teper komente.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje