Drejtori për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG), Marko Prelec, është i bindur se veriut të Kosovës do t`i jepet një status i veçantë e që do të ishte një autonomi më e gjerë.
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ai shpjegon se si ka gatishmëri për këtë zgjidhje edhe nga vetë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Sipas Prelecit, autonomia për veriun do të ndodhë. “Mendoj se kjo na pret në vitet e ardhshme”, ka thënë Prelec.
Sipas tij, lloji i autonomisë duhet të definohet ndërmjet palëve, ndërkaq si shkëmbim, Kosova do të marrë njohjen e pavarësisë nga Serbia.
Prelec konsideron se nëse nuk ndodh autonomia, atëherë gjithçka do të shkojë keq. “Atëherë do të përsëriteshin skenat e dhunës apo do të krijohej ndonjë konflikt i ngrirë siç është rasti në Lindjen e Mesme. Kjo do të ishte një fatkeqësi e madhe”.
Comments are closed.
Idetè e zotit Prelec do tè ishin mjaft tè pèrshtatèshme pèr ‘Luginèn e Preshevès’ dhe jo pèr veriun. e Kosovès. Pèrderisa Kosovèn e quanè shtet multietnik, ai do tè garantojè tè drejta tè barabarta pèr tè gjithè etnitè. Ndèrsa pèr shqipètarèt e Luginès sè Preshevès rreziku èshtè gjithnjè e mè i madh.
Ndaj autonomia e gjèrè nè Preshevè duhet tè ndodhè. Nuk e kuptoj se pse njohja e Kosovès nga Serbia èshtè mè e rèndèsishme se sa njohja e kèsajè tè fundit ndaj krimeve shekullore, dèmshpèrblimet, nxjerjen e fajtorève para drejtèsisè etj. Nuk duhet tè harojmè se Serbia po nuk njohu Kosovèn nuk mund tè hyjè nè Europè. Ose mè drejtè èshtè tè thuhet se ajo duhet tè rregullojè mardhèniet me Kosovèn. EU nxiton ta fusè Serbinè sa mè shpejt nè ‘valle’ ndaj mund tè ushtrojè presion mbi Kosovèn, siç e nisi me Martin.D dhe e vazhdon me autonominè e veriut. Kosova nuk ka pse ngutet. Ah! po , Kosova duhet tè ngutet vetèm me njè drejtim: Tè pèrqafohet me ‘Nanèn e Vetè’.