Putin, qytetar nderi i “Kosovës dhe Metohisë”

14 Mars 2011, 16:46Rajoni TEMA

I ashtuquajtur Kuvend i Bashkësisë së Komunave Serbe të Kosovës, do të mblidhet të martën në Zubin-Potok për të shpallur qytetar nderi të “Kosovës dhe Metohisë”, kryeministrin e Rusisë, Vlladimir Putin, i cili më 23 mars viziton Serbinë. Këtë njoftim për mediet serbe e ka dhënë nënkryetari i këtij kuvendi, Marko Jakshiq.

Ai saktësoi se mbledhja do të jetë solemne, e jo mbledhje e punës, në të cilën kryeministri rus Putin, për shkak të meritave për ruajtjen e tërësisë së Serbisë, do të shpallet qytetar nderi i “Kosovës dhe Metohisë”.

“Mbledhja nuk do të jetë e punës por solemne, kurse delegatët në përbërje të zgjeruar do të shprehin nderimin e duhur ndaj kësaj ideje, duke marrë parasysh meritat e kryeministrit Putin dhe të Federatës Ruse për ruajtjen e tërësisë së shtetit serb”, ka thënë Jakshiq.

Kryeministri rus, Vlladimir Putin do të qëndrojë më 23 mars në vizitë pune në Serbi dhe gjatë qëndrimit në Beograd do të takohet me kryetarin e Serbisë, Boris Tadiq, dhe me kryeministrin Mirko Cvetkoviq. Vizita e kryeministrit rus zhvillohet në 12-vjetorin e bombardimeve të Serbisë nga ana e Aleancës Veriatlanike (NATO)./zëri/

4 komente në “Putin, qytetar nderi i “Kosovës dhe Metohisë””

  1. ilir111 says:

    Epo ta provoje prape me Nato-n po ja mbajti………… Putin ben gam gam kot, se vetem te shese gaz e te terheqe EU per hunde kerkon, per Serbine as del ne dere.

  2. saranda2001 says:

    Rusia po mundohet te ruaje influencen e saj ne ballkan,por gjerat kane ndryshuar popujt jane zgjuar dhe nuk mund te shkojne me ne zgjedhen e Rusise.E vetmja shprese per ta eshte te mbajne pas vetes Serbine,por edhe me te nuk kane per tja dale .Sot edhe ne Serbi e dine qe e ardhmja eshte BE.

  3. AdrianGJ says:

    Putin ka frike se kosova perbene nje precendent qe mund te perdoret ne rusi… p.sh. Spania per te njejten arsye nuk ja njef pavarsine kosoves…

  4. 1444 says:

    rusia,greqia dhe serbia te na hane m***n….

Comments are closed.

Lini një Përgjigje