Albin Kurti: Protesta dhe demonstrata kundër bisedimeve

14 Mars 2011, 11:33Rajoni TEMA

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është i bindur se procesi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i filluar më 8 mars në Bruksel, do ta favorizojë vetëm palën serbe, duke ua mundësuar integrimin në BE, kurse për Kosovën, ky proces do të prodhojë vetëm pasoja negative.
Në një intervistë për gazetën “Zëri”, Kurti ka thënë se Vetëvendosje do t’i kundërshtojë këto bisedime në të gjitha format, përfshi këtu aksionet protestuese e demonstruese.
“Vetëvendosje do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet e saj që i ka në dispozicion. Për objektivat dhe qëllimet tona ne do t’i përdorim si mjetet institucionale, po ashtu edhe ato jashtëinstitucionale. Ne do t’i kundërshtojmë këto bisedime, përfshirë këtu edhe përmes aksioneve protestuese e demonstratave”, ka thënë Kurti në intervistën për Zërin.
Sipas Kurtit, bisedimet me Serbinë nuk janë legjitime dhe si të tilla, rezultatet nuk do të jenë të pranueshme për Kosovën.
“Për shkak të Planit të Ahtisaarit dhe vjedhjes së votave, shumicë në Kuvend janë pakica. Kjo pakicë pretendon që në emër të të gjithëve të bëjë kompromise të reja që na çojnë edhe më poshtë se Plani i Ahtisaarit vetëm dhe vetëm që kryeministri Thaçi dhe qeveritarët e tjerë të korruptuar e të shantazhuar të mbesin në pushtet”, ka thënë Kurti.

3 komente në “Albin Kurti: Protesta dhe demonstrata kundër bisedimeve”

  1. mendimi_im says:

    I dashur Albin, shum here ke pasur te drejte por me protesta dhe me demostrata nuk ka per te te ecur, po aq sa i eci edit… njerzit e pa afte bejn demostrata. Nese je i zgjuar arrija qellimit ne menyre gjeniale. Protestat nuk jan gje tjter vtem se derdhje gjaku pa qene nevoja, protestat jan vetem se vrasje vellazerore, asnje demokraci e vertet nuk sugjeron proteste. Me demostrate merr vetem pushtetin por nuk ndryshon gjendjen e nje populli. Ty te intereson pushteti apo populli?

  2. saranda2001 says:

    Kam frike se keta politikanet ne kosove po imitojne Tiranen( PS PD).Fjala debati dhe argumenti jane armet ne demokraci,ti perdorim me efektivitet jo dhune jo vllavrasje.Jemi komb relativisht i vogel dhe nuk duhet te humbim me kohe.

  3. Frederik says:

    Bravo Albin , rruga e vetme e fitimit te lirive dhe te drejtave te njeriut dhe ndertimit te nje demokracie reale eshte vetem sakrifica. Askush nuk te dhuron ate qe te ka marre padrejtesisht , pasi e di mire pse ta ka marre . Prandaj ne kushtet kur per lirine e Kosoves luftoi gjithe populli kososvar , askush nuk ka te drejte pa u votuar unanimisht te perfaqesoje Kosoven , e cila nuk eshte e disave , por e te gjitheve. Rezistence te plote deri ne fitore per te nxjerre jashte nga loja e ulet politike keta pushtetare te babezitur qe luajne me fatet e nje populli te tere. Turpi rente mbi ta.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje