Berisha ndërhyn për të pajtuar dy Thaçët

15 Mars 2011, 18:54Rajoni TEMA

Agjencia e lajmeve Albeu shkruan se marrëdhëniet mes Menduh Thaçit dhe Hashim Thaçit janë përmirësuar. Sipas saj, kryeministri Sali Berisha ka ndërhyrë për përmirësimin e marrëdhënieve mes të dyve. Menduh Thaçi drejton Partinë Demokratike Shqiptare në Maqedoni. Një deklaratë e Hashim Thaçit, bërë pak pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, se Maqedonia do njohë shtetin më të ri në Kosovë, thuhet se ka ndezur debatet. Menduh Thaçi ka deklaruar se Maqedonia do e njohë Kosovën kur të vendosë partia e tij, në atë kohë në koalicion qeverisës. Vetë Menduh Thaçi ka pranuar se marrëdhëniet mes tij dhe Hashimit janë përmirësuar.

1 komente në “Berisha ndërhyn për të pajtuar dy Thaçët”

  1. ed says:

    ky men(rum)duh shume perpjete e mban i duket vetja kerthiza e shqipetarise , fodull dhe qesharak dukej ky palopolitikani dhe me ’97 ku ne mbrojtje te sales deklaronte se partia e tij do te rishikonte dhe maredheniet me shtetin ame shqiperine po te vinte ne pushtet partia socialiste ……tani na paskash pasur ne dore dhe njohjen e kosoves nga maqedonia!!!!!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje