Në disa regjione të Kosovës policia e EULEX-it ka arrestuar sot në mëngjes disa persona të dyshuar për krime lufte. Sipas burimeve të gazetës ‘Zëri”, personat e arrestuar dyshohen se janë të përfshirë në rastet e keqtrajtimit të personave civilë.
Gjithnjë sipas këtyre burimeve, arrestimet e EULEX-it janë bërë në regjionin e Prizrenit, të Drenicës si dhe në atë të Malishevës.
Se janë bërë disa arrestime e ka konfirmuar edhe EULEX mirëpo nuk janë dhënë shumë detaje nga zyrtarë të këtij misioni.
“Sot Policia ekzekutive e EULEX-it ka kryer disa arrestime. Arrestimet kanë të bëjnë me akuza për krime lufte. Janë kryer edhe disa bastisje. Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës. Hetimet janë duke u kryer nën mbikëqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK). Për momentin nuk mund të thuhet asgjë më shumë”, kanë njoftuar zyrtar të EULEX-it. /Zëri/