Bogdanoviq: Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën

17 Mars 2011, 10:41Rajoni TEMA

Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq ka thënë të enjten se Beogradi është i interesuar që sa më shpejtë të arrihet kompromis në dialogun me Prishtinën dhe se takimi i ardhshëm i dy delegacioneve do të mbahet më 24 dhe 25 mars në Bruksel, ku do të ketë rezultate konkrete.

“Jemi të gatshëm të arrijmë deri te kompromis, sepse është mënyra e vetme që të zgjidhen problemet e përditshmërisë me të cilat ballafaqohen serbët dhe shqiptarët”, ka thënë Bogdanoviq për televizionin publik serb RTS, raporton Telegrafi.

Bogdanoviq ka vlerësuar se për Beogradin është i papranueshëm propozimi për autonomi të serbëve në veri të Kosovës në shkëmbim për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Sipas tij, takimi i parë në Bruksel ka ngjallë optimizëm tek të gjitha palët – përfaqësuesit e Prishtinës, Beogradit dhe BE-së. Por, Bogdanoviq ka ripërsëritur se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën si shtet i pavarur./zëri/

Lini një Përgjigje