Qeveria e Kosovës, përmes një deklarate, ka shfaqur shqetësimin me arrestimet e djeshme të ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga EULEX-i, me akuzën për krime të luftës.
Në deklaratë thuhet: Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh shqetësim për veprimet e fundit të EULEX-it, që rezultuan me ngritjen e akuzave për krime lufte ndaj disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).
Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli i Kosovës kanë zhvilluar luftë të drejtë, të pastër, ka respektuar normat dhe standardet ndërkombëtare.
Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se çdo përpjekje për njollosjen e luftëtarëve të UÇK-së do të dështojë edhe kësaj radhe.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e bindur se këto akuza do të vërtetohen si të pabazuara dhe të shpifura, për arsye se lufta çlirimtare e UÇK-së ka qenë në mbrojtje të vendit dhe popullit tonë.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e inkurajuar me bashkëpunimin e të akuzuarve me autoritetet e drejtësisë, dhe është e bindur se kjo është mënyra e duhur për të dëshmuar pafajësinë dhe luftën e drejtë që kemi bërë për lirinë e vendit tonë.
Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet sundimin e rendit dhe ligjit në mënyrë të pavarur dhe transparente.
Qeveria e Republikës së Kosovës fton qytetarët e Kosovës, të cilët me plotë të drejtë janë të brengosur dhe të indinjuar me këto veprime, që të përmbahen dhe të kenë besim në pafajësinë e të akuzuarve dhe në sistemin e drejtësisë, përfundon deklarata e Qeverisë së Kosovës.
“KD”
Comments are closed.
Ka ardhur koha qe Qeverija e Kosoves, ti tregoje kufijte e Thanes qelbesirave Europiane…Zot ne shtepine tende je vetem Ti e askush tjeter. Eulex-at, pijne per nate neper baret kosovare, se parate i marrin nga EU-ja (qe u zgafllofte nga tera anet) por edhe nga Serbet, te cilet, dijne mire se cfare bejne.