Prania ndërkombëtare në Kosovë është e shqetësuar se situata e sigurisë si dhe stabiliteti institucional mund të rrezikohen pas arrestimeve të EULEX-it ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe fletarrestimit ndaj Fatmir Limajt. Përkundër disa shenjave shqetësuese në aspektin e sigurisë publike, brenga më e madhe e tyre është megjithatë stabiliteti politik.
Një zyrtar i lartë në njërin prej misioneve ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë i ka thënë gazetës “Zëri” se të huajt janë jo pak të shqetësuar për gatishmërinë e dhjetëra banorëve të Kosovës që të mblidhen brenda pak minutash në mbrojtje të atyre, që ndërkombëtarët duan t’i arrestojnë për krime lufte.
“Situata nuk mund të thuhet se është aq e ndjeshme se sa në marsin e vitit 2004, mirëpo habitemi se si gjëra kaq të ndjeshme i ndodhin Kosovës çdo herë në muajin mars”, vlerësoi zyrtari ndërkombëtar që pranoi të flasë në kushte anonimiteti.
Ky i fundit kujton trazirat që eskaluan në dhunë dhe shkatërrime gjatë vitit 2004, derisa thotë se “grupe të caktuara njerëzish që shfaqin gatishmërinë të mos lejojnë as arrestimin e personave që drejtësia i kërkon në dyshimin për krime gjatë luftës është jo pak shqetësuese”.
Përpos kësaj, një tjetër shqetësim për ndërkombëtarët është edhe kriza e mundshme institucionale që jo vetëm ndërkombëtarët dyshojnë se mund të shkaktohet pas ngjarjeve të ditës së mërkurë. Sipas të njëjtit zyrtar, Qeveria e Kosovës është jo pak e shqetësuar me bisedën që Fatmir Limaj ka pasur ditën e mërkurë me zyrtarë të EULEX-it.
“Zotëri Limaj të mërkurën ka qenë shumë konstruktiv dhe i hapur për prokurorët e EULEX-it,” tha ky zyrtar ndërkombëtar pa dashur që të futet në detaje.
Limaj, jozyrtarisht thuhet se më herët gjatë ditës së mërkurë është takuar edhe me zëvendësshefin e misionit të BE-së, Andy Sparks.
Sparkes jozyrtarisht mësohet se pas takimit me Limajn ka shkuar direkt në qeveri.
Fatmir Limaj, ish-ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit, është i vetmi që zyrtarisht është tërhequr nga të qenit pjesë e “Qeverisë Thaçi II”, si pasojë e kërkesës së ndërkombëtarëve për një qeveri me “duar të pastra”.
Deri tash është spekuluar jo pak për një rivalitet të madh në mes të ish-ministrit Limaj dhe kryeministrit aktual Hashim Thaçi brenda partisë më të madhe të vendit, PDK.
Që nga muaji prill i vitit të kaluar, Limaj ka qenë nën hetime të EULEX-it lidhur me punët në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit.
Sikur kjo të mos mjaftonte, të mërkurën, rreth orës pesë të mëngjesit forca të shumta policore të EULEX-it, janë parë në afërsi të shtëpisë ku banon Fatmir Limaj.
Zyrtarë të misionit evropian për forcimin e sundimit të ligjit, ndonëse gjatë gjithë ditës ishin kontaktuar nga mediet, janë shfaqur kinse nuk dinë gjë për përfshirjen e Limajt në ngjarjet e së mërkurës.
Megjithatë, krejt vonë në mbrëmje, Fatmir Limaj u pa të dalë nga qendra e Policisë së EULEX-it në dalje të Prishtinës, duke thënë se ai “është i gatshëm për bashkëpunim me drejtësinë”.
“ZERI”
Comments are closed.
Marsi konçidon dhe me fillimin e pranverès, stinès ma tè bukur.
Pèr draditè shqipètarèt nè kètè stinè ‘zgjohen’ nga gjumi, bashkojnè forcat.
Ky Marsi i sivietèm shènon dhe 30 vjetorin e e lèvizies sè studentève, tè gjithè popullit tè Kosovès
kundèr sundimit serb. Ajo lèvizie hodhi bazat e asajè qè do tè vinte nè ’89 deri nè pavarsinè e saj.
Shqipètarèt nè pranverè janè mè tè vetèdijshèm, mè tè bindur nè idetè e tyre. Ndaj dhe nè kètè stinè ngrihen natyrshèm pèr njè Kosovè siç e duan ata: Tè lirè dhe me flamur kuq-zi. Nuk ka komb pa flamur, nuk ka Kosovè pa Shqipèri. Kètè e dinè dhe miqtè e shqipètarève, kudo qè janè. por kjo i tremb armiqtè e tyre. Ndaj ato bèjnè çèshtè e mundur t’ja prishin gèzimin e ‘pranverès’ shqipètarève.
Duke qènè larg ndoshta mund tè gabohem, por sa herè nè pranverè ndodhin dhe arestimet,vrasiet pas shpine dhe tètjera gjèra krejt tè pazakonta. Shqipètarèt nuk tremben, Po tè jemi tè bashkuar dhe me duar tè shtèrnguara tek flamuri do bèhet mè e mira. Kur do ta dègjojmè dhe njè herè ‘Bac ! U kry. atè fjalè tè bekuar nga zoti.