Britani, edhe fëmijët 7 vjeç kanë marrë licenca për shotgun

24 Mars 2011, 17:53Lifestyle TEMA

Të dhënat zyrtare në Britani bëjnë me dije se edhe fëmijë në moshën 7- vjeçare kanë marrë një licencë për përdorimin e shotgun, një armë zjarri kjo. Sipas këtyre të dhënave, 13 fëmijë 7 vjeç kanë marrë licencën gjatë tre viteve të fundit. Në total në tre vite janë dhënë 7 mijë licenca për shotgun për persona nën moshën 18 vjeçare.

Sipas ligjit, edhe fëmijët mund të përdorin armë nën mbikëqyrjen e të mëdhenjve. Shpesh është shtruar për diskutim ndryshimi i këtij ligji. Por qytetarët janë të mendimit se përdorimi i armëve në moshë të re mund të jetë një arsye më shumë për të pasur kujdes ndaj tyre.

Lini një Përgjigje