Gjykata Kushtetuese: Zgjedhja e Pacollit president, jokushtetuese

28 Mars 2011, 15:23Rajoni TEMA

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur njëzëri të shpallë se “vendimi i Kuvendit të Kosovës, nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës më 22 shkurt, 2011, është jokushtetues”.

Sipas vendimit të gjykatës, “zgjedhja është në kundërshtim me kërkesta e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty”.

Çështja e vlerësimit të kushtetushmërisë së zgjedhjes së presidentit Bexhet Pacolli ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga deputetët e opozitës./RFE/

3 komente në “Gjykata Kushtetuese: Zgjedhja e Pacollit president, jokushtetuese”

  1. Gramozi says:

    —-s’hidhni dot gje tjeter ne gjyq ju po merreni me Pacollin..

  2. saimir says:

    Bravo !Gjykate Kushtetuese qe se fundi siç e keni emrin edhe veproni.I lumte trupes se kesaj gjykate qe akoma nuk eshte vene nen kthetrat e Saliut(Thaçit).Kujdes nga ambasadori te nderuar vellezer!Ne fakt paçolli ,as nuk ka vrare si ne 92,as nuk ka bere 97,as nuk ka bere Gerdec,as nuk ka vjedhur nje popull te tere as nuk ka perdhosur kerkend,por ka qene e eshte nje vegel si i yni ne duart e ambasadoreve per pune te pista e jo per te bere Kosoven.Po gjykata Kushtetuese Shqipetare ku eshte!A ka gjykate,a merr vendime kjo gjykate a ka guximim e burrerine e vellezerve tane ne Kosove per ti thene kujdo qe kush del,manipulon kushtetueten del i jashteligjshem.Rast ky per tu pershendetur nga i gjithe populli yne qe po e mbyt nga dita ne dite nje mosfunksionim i ketyre organeve ,e ku per pasoje edhe ne nuk do te kishim nje president te dale nga pazare te pista,nje kryeminister qe vret e quhet “burre shteti” nje njeri qe luan lojrat e interesat vetem te padroneve te tij e nuk do t’ja dije per nje popull te tere.Ju lumte Ju o Gjykate Kushtetuese e Kosoves.Ju o popull i Kosoves mos i lini kurre keto organe te bien ne doren e Thaçeve si ne ketu qe te gjitha i ka uzurpuar fenomeni Sali me ndihmen e Ambasadorit qe po te kishte nje gjykate te tille nuk do te ishte sot ketu,por andej nga ka ardhur.

  3. LORA says:

    Gjykata Kushtetuese e Kosoves e kreu detyren e saj,urime.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje