Në Shkup s’ka vend për nxënësit shqiptarë

21 Mars 2011, 10:28Rajoni TEMA

Në mungesë të ambienteve në objektin e Shkollën e Mesme “Cvetan Dimov”, qyteti i Shkupit nuk jep pëlqim për hapjen e dy paraleleve në gjuhën shqipe. Përgjegjësi i kësaj shkolle, Abil Baush thotë se interesimi për regjistrimin e shqiptarëve në këtë shkollë shkon vazhdimisht duke u rritur, kurse kërkesa e tyre për rritjen e paraleleve shqipe refuzohet tani dy vjet me radhe. “Duhet të gjejmë një zgjidhje sepse interesimi është shumë i madh. Momentalisht kemi tre paralele në drejtimin e përgjithshëm gjimnaz, dhe tre paralele të ekonomisë. Kërkuam të na shtohen dy paralele shqipe, por kërkesa jonë u refuzua për shkak të mungesës së hapësirës”, citon “Lajmi” i Shkupit Baushin. Ai shtoi se gjithashtu profesorët shqiptarë rrezikohen të mbesin pa punë pasi nuk u plotësohen orët. Ndërkaq Halide Palloshi, anëtare e Komisionit për Arsim në Qytetin e Shkupit tha se kjo shkollë nuk ka hapësirë që të shtohen paralele, por sipas saj duhet të shqyrtohet puna e klasave ekzistuese, pasi paralelet në gjuhën maqedonase kanë nga 20 nxënës në një klasë kurse ato shqiptare nga 40. “Në vend se të hapen paralele duhet të shqyrtohet puna e numrit të nxënësve në klasa. Në paralelet shqipe ka nga 40 nxënës kurse në ato maqedonase nga 20 nxënës. Këtu ka shkelje të ligjit andaj duhet të rregullohen këto çështje”, tha Palloshi. Ajo shtoi se drejtorët dhe përgjegjësit e shkollave fillore duhet të kenë koordinim dhe t’i drejtojnë fëmijët në ato drejtime për të cilat kanë kapacitet. “Jemi angazhuar dhe jam takuar me drejtorët dhe përgjegjësit e shkollave shqipe dhe kam thënë që duhet t’i këshillojnë fëmijët se për në cilin drejtim të shkojnë, nuk munden fëmija me notën mesatare mjaftueshëm të shkojë në gjimnaz, mjekësi apo ekonomi. Ne nuk jemi këtu për të plotësuar dëshirat e prindërve sepse ashtu iu shkatërrojmë jetën fëmijëve”, tha Palloshi. Ndërkaq në Shkollën e Mesme “Cvetan Dimov” në Shkup, në paralelet maqedonase mësojnë rreth 90 për qind shqiptarë të cilët nxënës janë shumë të dobët, dhe pranohen me të vetmen arsye që të mos humbin punën mësimdhënësit maqedonas./kohaditore/

3 komente në “Në Shkup s’ka vend për nxënësit shqiptarë”

  1. rexha italia says:

    OOOO SHQIPTAR te kosoves te maqedonise edhe te shqiprise
    BBAASSHHKKOOHHUUNNII

    DO TE BRIDHNI SI CIFUTI NEPER BOTE
    E SDO TE GJENI KURRE VATANIN TUAJ

    1. hajriu says:

      Fiks fare o rexh

  2. raimondi says:

    Epo ata maqedonasit qe jane nje shtet i pjerdhur torturojne njerezit tane atje !!!—-Turp per shtetin shqiptar ne Tirane
    Shqiperia duhet ta kercenoje Maqedonine , ose ta shkateroje fare –Ta disrketitojme ate qen shtet

Comments are closed.

Lini një Përgjigje