Vijnë tonelatat e para me plehra nga Italia, drejtohen për në Elbasan, shoqërohen nga makina zyrtare

5 Prill 2011, 18:52Sociale TEMA

Sot (dje) rreth orës 4 të pasdites disa kamionë, të cilët mbajnë logon e firmës “Shpati” kanë futur nga porti i Vlorës tonelatat e para me plehra nga vendi fqinj. Këto kamionë shoqëroheshin nga një makinë zyrtare (me targa Z), tip Mercedes-Benz, ngjyrë të bardhë i cili mbante logon e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Denoncimi është bërë nga Rinia Aktive, e cila ka protestuar vazhdimisht kundër projektit për importimin e plehrave. Megjithatë, këto ngarkesa janë ilegale për vetë faktin se qeveria shqiptare nuk ka krijuar legjislacionin dhe nuk ka krijuar impiantet e djegies së plehrave. Sipas deklaratave të qeverisë importi i plehrave do të fillonte pas realizimit të legjislacionit dhe impianteve. Më poshtë është deklarata e plotë e organizatës Rinia Aktive.

 

“Sot rreth ores 16:00 të mbasditës kanë filluar të zbarkojnë në portin e qytetit të Vlorës kamionët e parë më plehra nga vendi fqinj, Italia. Kamionët, të cilat janë të mbushura me plehra kryesisht spitalore, mbajnë logot e firmës “Shpati”. “Shpati” është firmë e import-eksporti të mbetjeve spitalore të vendit tonë. Kamionët e kësaj firme shoqërohen nga makina me targa zyrtare tip Mercedes-Benz, ngjyrë e bardhë dhe me logo të “Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”. Një plan i tillë mafioz ka startuar tani pikërisht në kohë fushate, duke ditur se fushatat e partive kërkojnë fonde të mëdha, zgjidhja është parë tek shkatërrimi i vendit tonë. Me informacionet e deritanishme, mendohet që kamionët me plehra po i drejtohen qytetit të Elbasanit, pikërisht impiantit të landfillit në këtë qytet.

Njëkohësisht që sipas premtimeve të qeverisë, mendoheshin të ndërtoheshin impiante moderne, të cilat do të kishin nivel të ulët të ndotjes. Edhe këto ide mafioze të qeverisë, janë jashtëzakonisht të dëmshme për vendin tonë, por edhe për jetën e qytetarëve shqiptar. Tashmë importi i plehrave ka filluar në një mënyrë disa herë më të dëmshme se impiantet vdekjeprurës. Djegiet me tonelata kaq të mëdha të mbetjeve do të thotë shfarosje për popullin shqiptar.

Rinia aktive i bën thirrje qytetarëve të Elbasanit që të mos lejojnë këto kamionë të mbushur me ndotje për këtë qytet por edhe për të gjithë Shqipërinë, të hyjnë në Elbasan.

Rinia aktive do të aktivizojë të gjithë strukturat për të mos lejuar këtë dëm ekologjik dhe vdekjeprurës për shqiptarët.

Ne paralajmërojmë bllokim të punëve në portit e Vlorës, por edhe akseve rrugore të rëndësishme të vendit për të mos lejuar që këto kamionë të mbushur më plehra të ndotin jetën tonë.”

19 komente në “Vijnë tonelatat e para me plehra nga Italia, drejtohen për në Elbasan, shoqërohen nga makina zyrtare”

  1. turizmi says:

    Faleminderit per informacinon ne kohe Mero!!

  2. turizmi says:

    Kishim kohe qe e kishim degjuar por nuk e besonim, sepse ai minister qe vrau ne Gerdec bashke me dy motrat MADHI/ Zonjat Arjan dhe Abdullah kane kohe qe sillen ne kete qytet. Urojme qe Elbasani ti thote JO qe neser.

  3. LORA says:

    Per gjithe shqiptaret qe e duan vendin,jeten dhe te ardhmen e tyre te shendetshme mbi token e te pareve tane: Pasi vrau popullin e Gerdecit;pasi e mbyti pese here Ultesiren Veriperendimore duke ja shkallmuar jeten,nervat e pasurine;pasi vrau ne bulevardin qendror te Republikes pese burra;kjo Qeveri ilegjitime nisi luften me monstruoze qe njeh historia jone, per te marre jeten ne mase te shqiptareve me agresion te paprecedente ambjental.O sot o kurre,dy duar per nje koke,te behemi BARRIKADE qe ne portin e Vlores,ne rruget e vendit,ne Elbasan e kudo me PROTESTA te PANDALSHME.Shqiperine e meritojne ata qe e duan e qe sakrifikojne per te.

  4. protesto says:

    TE LUMTE LORA! Plehrat sjelli plehra dhe qe te pastrojme politiken vendin dhe vehten tone nga plehrat duhet vetem te protestojme fuqishem ,te gjithe per cdo dite ne rruget e qyteteve tona,per ta shkulur me rrenje te keqen e politikes shqiptare qe po na percmon per dite Ne.

  5. zjarri says:

    Sali Sllobodanka, detin E shiti, pasurit e shqiptarve ja dhurrovi daje-Fazllici, Eshtrat e Patriotev i shiti ne greket, Jonollatos dhe Bollonos bene ligjin, Dhe me ne fund te jetes se ti, SJELL PLERAT e Italianit (Helme per te helmuare shqiptaret… E po CPRESIM! KUSH ME LITAR, KUSHE ME BAJANETA, KUSHE ME SEPATA, KUSHE ME HANXHARE, ME GURE DHE ME BALTE O SOT O KURRE..

  6. Robert says:

    Te lumte Lora. Une kam propozuar qe tju japin titullin mjelse e dalluar e kooperatives tonte te shquar. Me ato thirrje qe ben vertet qe ke lindur ne epoken e gabuar. Lenka Cuko ty ste vinte as deri te thori kembes.

    1. rrapi says:

      ti robert po flet si kaposhi ne maj te plehut…

  7. Cloridia says:

    O Lora, mos degjo se c’thote Roberti, se mire e ke thene, duhet me patjeter qe shqiptaret te rrevoltohen, edhe nje here, edhe 100 here deri sa t’ia arrijne qellimit te largimit te plehrave nga shqiperia, plehrave ne krye te pushtetit, dhe plehrave qe ato po i importojne me kamiona, duke harruar te ardhmen e femijeve, dhe duke menduar vetem si e si te mbushin xhepat e tyre me euro e dollare. Ah popull i shreke e i vuajtur, sa keq te shkuar puna…..

  8. 21Janari says:

    Ti Robert, për nga mënyra se si shkruan , vë bast se duhet të jesh Muho Asllani. Të bukur e paske zgjedhur pseudonimin!

  9. turizmi says:

    Robert mama, c`hall ke me loren ti, tu prish gjumi ty?? shko rri me shefin tend e prit diten e gjykimit, ju jeni me shume se kriminele, ju s`keni menduar per fundin tuaj dhe te familjeve tuaja o ditezinj po e kerkoni denimin me deshire. Tani u mbush kupa prisni grushtin e ketij populli te vuajtur…

  10. Andreas says:

    Jeni vetem llafe interneti dhe asgje me shume. Po te ndodhte ne ndonje vend europian kjo gje, atyre kamionove ua kishin ngjitur ambientalistet nga nje molotov(asaj makines ne krye 2) per koke dhe i kishin bere shkrumb qe ne port. Me pak fjale do i kishin bere hi dhe shembull shume me shpejt se lajmi te dilte neper gazeta. Po ju trimat dhe teoricientet e internetit, preferoni te krijoni kauza inekzistente per ti luftuar ato ne komoditetin e plote te mungeses se armiqve. Pune allashqiptarçe!

  11. Nabukodonosor says:

    Me habit fakti se populli ne Elbasan eshte kaq i qete.Aq me teper qe behet fjale per mbetje spitalore te cilat,jam i sigurt,kane per tu djegur pa impiant.Kujtoni reagimin e Sali Berishen kur Fatos Nanua vetem e zuri ne goje importin e plehrave.
    Fakti eshte se nga djegia e tyre do te vuajne me pas te tere shqiptaret.Personalisht mendoj se duhen djegur e para ajo makina e deputetit,kamionet me pas dhe ne fund bashke me plehrat edhe Sali Berisha.

  12. vinny says:

    Nisma e ndermare nha Rinia Aktive eshte per tu permendur si nje xhest qytetar, ndaj duhet pergezuar.
    Problemi eshte se ne organizim dhe ide çalojme dhe ngelen fatkeqesisht ne faze nisme e nuk perfundon nodnjehere.
    Nese populli eshte koshient per fuqine qe ka nese bashkohet, Saliut me shoke i dridhen kembet e perfundojne si Ben Ali & Co.
    Mjafton qe te sulmohen gjithmone kaminet e firmes Shpati, tu çpohen gomat kudo qe jane, te nxirret shoferi nga kamioni (dhe pse do me thone ska faj shoferi, per mua ka se kur e di qe puna jote kontribon te helmoje popullsine, nderro pune, ose perndryshe je dhe ti si pronari yt).
    Kur pronari i firmes Shpati te shohe se sa do ti shkoje kostoja e transportit me gjithe masat e sigurise per transportimin e plerave qe do te shtoje, do e e kuptoje se nuk behet kollaj tregeti e pasuri me shendetin e popullit.
    Keshtu qe eshte e thejshe, kudo qe te shihni firmen Shpati, çponi gomat e kamioneve.

  13. estilen says:

    Robert,e meritoke titullin,”Plehraxhiu qe vdes per dhe mbi plehrat e botes”.O shqiptar i kryqezuar keq,c’te duhet ajo mendje shterpe,sepse edhe padronet qe ti ju sherbyeke nuk te duan kaq steril.Le qe kryep(lehraxhiu)MINISTRI me mbeturina ka ndertuar piramiden shteterore.

  14. merre me leng se mishi u maru says:

    kemi pare ne itali te behet lufte per te mos marre plehrat nga nje qytet ne tjetrin …..dhe ato jane kryetaret e komunave qe e organizojne .ndersa ne me gjith ato organizata jo qeveritare si mjaft ,zgjohu etjer etjer rrine urte dhe nuk degjohen .nevend qe ti bllokojne keto kamiona .pse ai shpati si qon ne shtepin e vet……………..a popull budall paskesh qene ………….per te vajtur per te demostruar per kutit ne tiran shkuan ndersa per te ruajtur shendetin dhe te ardhmen e tyre ……..kush e ka problemmmm eh te mjeret ne sa te trash jemi………ishalla u del gjumi shpejt…………….bini kembanave………..o njerez

  15. Elza says:

    Te lumte Lora,bashkohem me ty.
    Mor po ky me gjithe mend qe eshte nga fshati gruas se tij, serb.
    Vetem nje antishqiptar fal hapesira detare,shet terrene tokesore me 1 euro,dhe tani kerkon ta mbyse kete popull me plehra te ardhura nga jashte.
    Je me gjithe mend armik i betuar i popullit.

  16. tha says:

    te rrime duarkryq e te kqyrim renimin apo te veprojme? a e keni ne mendje kete dileme?

  17. turizmi says:

    Kjo eshte menyra me e mire per te pare reagimin, jam i sigurte qe plehrat do te fillojne te shkojne ne Elbasan mbas 8 majit se keshtu funksionon ne xhungelen ku jetojme. hidhet fjala dhe me pas behet realitet….

  18. marsi says:

    Bashkepunimi mes Italise dhe Shqiperise po tregon cdo dite anen e saj me negative dhe demtuese qe mund te konsiderohet si “marredhenie e ngushte” mes vendeve mesdhetare. Jane PLEHRAT, me qindra CALL CENTERS, BIZNESE FANTAZEM dhe ato te KEQ ADMINISTRUARA – me te cilat LAHEN PARATE qe vijne nga MAFIA Italiane dhe priten nga organizmat simotra shqiptare.
    Propozoj te festojme serisht nismen: “Nje popull, nje det, nje mafie” edhe kesaj vere ?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje