Sarkozi, kërcënime gazetarit për Karlën

9 Prill 2011, 09:49Lifestyle TEMA

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, para se të martohej me Karla Brunin, kishte kërcënuar një gazetar so do “ti thyente turinjtë”. Shkak për këtë ishte bërë një shkrim i gazetarit Patrick Beson, i cili aludonte se Bruni është një grua imorale. Kjo gjë është zbuluar në librin e Olivier Gisbert. Sipas këtij të fundit, Sarkozi i kishte thënë gazetarit se, “shkrimi është neveritës dhe për këtë arsye meriton që të të thyej turinjtë. E meritoni. Si do të ndjeheshit ju nëse do t’ju thoshin që gruaja juaj është kurvë dhe madje, mund të flejë edhe më djemtë tuaj”.  Përgjigjia e Sarkozisë erdhi pas shkrimit të gazetarit, i cili i kishte dhënë “këshilla” atij që mos ta prezantonte Karlën me djemtë apo me Barak Obamën dhe meshkuj të pashëm. Karla Bruni ka qenë e lidhur me shumë njerëz të njohur, si Eric  Cleptonin,  Mick Jeggerin dhe  Donald Trump.

2 komente në “Sarkozi, kërcënime gazetarit për Karlën”

  1. genti says:

    nuk eshte kryeministri por presidenti.pak me te kujdesshem:).pune te mbare

  2. raimondi says:

    Bruni nuk eshte imorale –ajo eshte …hot

Comments are closed.

Lini një Përgjigje