Amina Abdullah, 34 vjeç, me mama amerikane dhe baba sirian, është bërë një nga zërat më të fuqishëm në protestat kundër qeverisë në pushtet. Këtë ajo është duke e bërë me anë të blogut të vet “A Gay Girl in Damascus”. E veçanta e kësaj është se 34-vjeçarja është lesbike, gjë që për ligjet strikte të Sirisë është një “blasfemi”. 34-vjeçarja është shprehur se do të vazhdojë betejën e saj me blogun e vet, por thotë se nuk do të vdesë si martire, madje edhe për një kauzë të drejtë.