Presidenti voton me familjen: Thirrje për pjesëmarrje masive

8 Maj 2011, 11:04Politika TEMA

Kreu i shtetit ka votuar me Zonjën e Parë dhe dy vajzat e tij në shkollën Servete Maçi në Tiranë. Presidenti tha se ishte i emocionuar sepse votonte në shkollën e tij fillore, madje aty ku ka bërë klasën e parë. Topi tha se ishte emocion edhe pse votonte për progresin e demokracisë.

“Është një ditë e bukur, një ditë pranvere. Dëshiroj tu them të gjithë bashkëqyetarëve ta shfrytëzojnë këtë ditë. Të votojnë për dinjitetin e tyre. Apelin e kam për një pjesëmarrje masive dhe e dyta për të gjithë komisionerët dhe forcat e rendit që të sigurojnë që procesi të kalojë qetësisht,” tha Topi.

4 komente në “Presidenti voton me familjen: Thirrje për pjesëmarrje masive”

  1. Frederik says:

    Uroj qe te mos kesh votuar familjarisht per Lul vrasesin,hajdutin dhe tradhetarin e shqiptareve .

  2. ilir111 says:

    Ka informacion ndonjeri per shpalljen e rezultateve se sipas nje shokut tim, ai karagjozi i KQZ-se ka deklarurar se do duhen dite per te shapallur fituesin?

    1. melisa says:

      jo dite ILIR-por nje muaj ka thene,,,,,e kupton cbehet,mgjse shpresojm te mos jete kshu por sa me shpejt aq me mir,se po u zvariten meret me mend cmund te behet,….

  3. ilir111 says:

    Flm shpresojme jo aq shume se ashtu i mori lumi votat, edhe India me mbi 700 milione votues i nxjerr per 2 jave.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje