Sundimtari i sëmurë i një kombi me probleme

18 Maj 2011, 20:23Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Unë nuk e di kush ka fituar. Rama doli dhjetë vota përpara, por përderisa gara ishte me rezultat kaq të ngushtë, nuk është çudi që praktikisht të ketë fituar dhe Basha. Unë gjithashtu nuk e di se ç’thotë saktësisht ligji lidhur me votat e kandidatit që hidhen në kutinë e gabuar. Logjika ta thotë se në ato vota është shprehur një vullnet i qartë nga ana e atyre pak votuesve të matufjepsur, e për rrjedhojë ato duhen futur në hesap. Ah, nëse ligji e përcakton ndryshe këtë punë, duhet respektuar ligji, sado i gabuar të jetë, e nuk duhet ndjekur logjika, sado e saktë të jetë. Mirëpo ligji na u interpretoka në mënyra të ndryshme. Nga ana tjetër kemi një precedent që daton në zgjedhjet e vitit 2007. Atëmot, votat e hedhura në kutinë e gabuar janë konsideruar të pavlefshme. Edhe? Edhe prapë unë nuk di ç’të them.

Por problemi nuk është fare këtu, të dashur miq. Pamjet televizive të ballafaqimit të sotëm allasoj midis policisë e deputetëve (ishte e turpshme ajo që na panë sytë), dhe KQZ-ja që mblidhej për të vendosur (ashtu si e ka vendosur tanimë Sali Berisha) nën presionin e opozitës e nën mbrojtjen e policisë së regjimit, janë thjesht episodi i radhës i një filmi serial të gjatë. Problemi pra nuk duhet kërkuar tek ky episod. Problemi, më anë tjetër, nuk është as ligji, as Basha, as Rama, as këto zgjedhje. Problemi është Sali Berisha, i cili nuk di të bëjë tjetër në këtë botë, veçse të mbjellë sherr për të sunduar, dhe të sundojë duke mbjellë sherr.

Kjo që po ndodh këto ditë nuk është një gjë e re. Këtë punë kemi pasur ne qysh prej vitit 1991. Sapo mbyllet a fashitet një konflikt, vjen tjetri, dhe në të gjitha këto konflikte shkëlqen me praninë e vet Sali Berisha. E pse e paska fajin posaçërisht e domosdoshmërisht ai? Hm, në këtë mes nuk ka nevojë të japësh konsiderata e të shqyrtosh veprimet e tij; është mjaft të veçosh faktin, që në të gjitha konfliktet njëra palë e ka pasur emrin Sali Berisha. Pala tjetër quhet sot Edi Rama, por nuk ka pasur këtë emër në vitin 1996, 1997, 1998, e në plot rrethana të tjera pas vitit 2000. Jo, e ka pasur njëherë Fatos Nano, njëherë tjetër Servet Pëllumbi, njëherë tjetër Rexhep Meidani, njëherë tjetër Ilir Meta, njëherë tjetër Pandeli Majko, njëherë tjetër Alfred Moisiu, njëherë tjetër Arben Rakipi, Dhori Sollaku, Ina Rama, njëherë tjetër Bamir Topi.

Kështu që mos e lodhni trurin kot në përpjekje për të interpretuar ligjin, për të lexuar qëndrimet e mesazhet e ambasadorëve, e për të kërkuar tek Edi Rama një njeri të lig e të shkarë nga trutë. Me që ra fjala, po qarkullon në internet një fabulë, sipas së cilës Edi Rama e të tijtë kanë ushtruar dhunë mbi Gramoz Ruçin; nuk kam ide nëse kjo është e vërtetë, apo jo, por edhe nëse s’është e vërtetë (Ruçi sot u shfaq ai që ka qënë, në mbështetje të Ramës), ua pohoj dhe unë që Edi Rama është edhe i lig, edhe i shkarë nga trutë; e megjithatë, konfliktet në politikën shqiptare nuk i kemi peshqesh prej tij; mund të kemi peshqesh, në atë masë që mund të kemi, këtë konfliktin e fundit, apo këto të viteve të fundit, por puna është se konflikti e sherri kanë hyrë në politikën shqiptare (madje, shumë më fort se sa sot) qysh në kohët, kur Edi Rama ka qënë një qytetar si gjithë qytetarët. Përsëris: Edi Rama është thjesht emri i herës që ka njëra palë në konfliktin e përjetshëm, ndërsa Sali Berisha është emri i të gjitha herëve që ka pala tjetër.

Po i mëshoj idesë sime: Nuk do ish as e drejtë, as inteligjente, të ngecnim në llucën e detajeve të konfliktit më të fundit, në të cilin ka plot emra e plot teprime të ngjyrave më të ndryshme. Nuk do ish e drejtë të merreshim me Arben Ristanin, me Tom Doshin, me Tualant Ballën, me Njazi Kosovrastin, me policët, me forcat e ndërhyrjes së shpejtë, me Erjon Braçen, me Lulzim Bashën, me Genc Rulin, me Edi Ramën vetë. Të gjithë këta e të tjerë, ose janë pala e radhës, ose janë të përdorurit e radhës, ose janë sherrxhinjtë e radhës, në një konflikt të përjetshëm të mbjellë më së pari nga një njeri i sëmurë, shumë i sëmurë, tmerrësisht i sëmurë, të cilit i janë lagur e nuk i punojnë më aletet inhibitivë të psikës së tij, i cili sherrin nuk e ka më gjetje taktike, por e ka një gjendje mendore, dhe i cili është shumë, shumë, shumë i rrezikshëm. Edhe fakti që ai nuk bëri asgjë për ta evituar këtë konflikt (po bëj avokatin e djallit, e po supozoj se e bënë të tjerët këtë konflikt) lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë, i cili, konflikti pra, ishte gjëja e fundit që i lipsej në rrethanat, kur ai ka fituar, tregon se sa i sëmurë dhe sa i rrezikshëm është ai njeri.

Thashë “ka fituar”? Po, po, ka fituar. Me kutin e pritmërive të mija, Berisha i ka fituar këto zgjedhje. Unë prisja që shqiptarët t’i tregonin vendin këtij njeriu të sëmurë në një proces zgjedhor ku, në mos tjetër, numërimi ishte transparent, por s’ndodhi kështu. Ai ka humbur thellë e qartë në qytetet e mëdha të vendit por, me ndihmën e koalicionit të vet, ka marrë pothuaj 100 mijë vota më shumë se sa opozita në gjithë Shqipërinë. Ai ka marrë, gjithashtu, votat e gjysmës së banorëve të Tiranës. Dhe këtë unë e quaj alamet fitore, siç quaj alamet fitore mbi 100 mijë votat që ka marrë Ilir Meta, alias njeriu me bllok,, apo mbi 70 mijë votat që ka marrë Fatmir Mediu, alias njeriu i Gërdecit. Këto shifra të rezultatit të zgjedhjeve tregojnë, se ne vetë, që të gjithë, jemi një komb me probleme të mëdha. Një komb i sëmurë, gjithashtu.

111 komente në “Sundimtari i sëmurë i një kombi me probleme”

  1. tourkofagos says:

    ja dhe kandidati ideal,per myftiun e shqiperise,mbas ndertimit te big xhamise,,,,,,

    1. bazarhesap says:

      Mos u be merak per xhamin se sa te kemi miq dhe vellezer (TURKUN) gogolin e grekve ne regull jemi. dhe te lutem shume mos harro numrin magjike 500 (vjete) lepe peqe

      1. tourkofagos says:

        edhe une po te fale gogolin e shqiptareve turkoshqiptarin AL SALI, ta gezosh myftiun tend e ti shohesh hajer,por mos harro ti maresh pak metrat,per citjanet e bardha,mos ti kete te shkurtera se callmen e do XXXL,pasi ka koke te madhe,,,,,!!
        sa per numerin magjik nuk je i sakte,se ke 600vjet qe rri me koken poshte e b…..n,larte!!! cok gyzel arrnaut!

        1. Vllazeni says:

          Ju qeka bo menja çarap, vallahi. Ç’lidhje kanë komentet tuaja poshtë këtij shkrimi.?

    2. 1444 says:

      COHU O POPULL PER SHQIPERINE !!!!

      O SOT O KURREEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE!!!!

      ____________________________####________________________________####__________________________________ _______####________##___###############________##############___##________####______________ _______#####________#################___________#################________#####_____________ ________######________#################_______################_________######______________ ___________########__###______###########___##########_______###__########_________________ ________##____##############_____########_########_____##############_____##______________ _______#####________##########_____###############_____##########________#####_____________ ________######################____##############_____######################____________ ___________######___###########_____#############______##########___######_________________ _______####________###############################################________####__________ ________##################################################################___________ ___________#####____#############################################____#####______________ __________________#################################################_______________________ _______###########_###############################################_###########______ ________#######____###############################################_____#####___________ ________________####_############################################_####___________________ _______############_##########################################_############__________ ________#######__#################################################__#######___________ _________________####################################################____________________ _______##_____####__#############################################__####_____##__________ _______#########___###___###_###########################_###___###___#########__________ _________#####___####___###__###__###################__###__###___####___#####____________ _______________####____##___###__#######################__###__##____####____________________ _______###########__#####__##__######################__##__#####__##########____________ ________########____####______#######_########_########________####____#######_____________ ____________________________#########___#########___#########___________________________________ ____________#__________###########____##########___###########_________________________________ _________#####________#########_____############____##########_______####____________________ _____##__#_###___#####__#####_____##############____#####_######___####__###_______________ ______###########________________#################________________###########________________ __________####____######_____########################______######____####_#_________________ _________###_______________######__###############__######______________####___________________ _________#_________________________###################_____________________________________________ ____________________________#############################_______________________________________ ______________________________##___################___##___________________________________________ _________________________________#####__#######__#####______________________________________________ ________________________________________#########_____________________________________________________ _______________________________________##########____________________________________________________ ________________________________________#########_____________________________________________________ _________________________________________#######_______________________________________________________ __________________________________________#####________________________________________________________ ___________________________________________###__________________________________________________________ __________________________________________

    3. Moisiu ai i Dibrès. says:

      Si shumè po i jepni kètijè Mustafa Ibrahimit Jalla Jalla. Mè mirè ta pèrciellim pèr nè Izmir.
      Po ku e gjen gjithè atè guxim ky lloj Mustafai qè ofendon gjithè kombin tonè ky ‘edepzus’?!
      Mustafa ‘Jazik jazik tè qoftè. Vish brekushet edhe ik..ik…..ikkkk. Lanet.

  2. lesi says:

    I nderuar z.Nano!Ne kete kohe demografike qe jetojme ka ardhur koha qe te shkruajm te gjithe se ma do mendja se nuk na lexon kerkush,por ama kur shkruan Ti or Muç e te lexoje une me rendohet aq shume koka se per nje moment me duhet sikur kam pire kazan rakie!Kerkon te godases Berishen e godet Edin.Shkrim me te goditur rrum-palle nuk mund te gjesh, e qe ne jemi si komb te semure kjo tashme eshte evidente se ndegjova thirrjen qe beri lideri opozitar per te dale te gjithe ne shesh e te zbojme zgjeben nga qeverisja hajdute ,thashe do dal edhe une neser po ku te le ti!Sa te lexon ty pernjeheresh mbledh vehten e thua ,”Ja dola neser po a mbarojne budallenjte intelektuale ne kete vend”?E pergjigjia te vjen vetvetiu Po iku Saliu,duhet te iki Sabriu,pastaj Rrushdiu,pastaj Lutfiu.

    1. tourkofagos says:

      hahaha,,,,mjafton te pritet koka e se keqes,SALIU,se te gjithe ata qe vijne mbas tij,,,,e nderrojne pllaken,tradhetia mes antishqiptareve eshte kulture,,,,,

      1. stalinsali says:

        Po ti kush na qenke gjakprishuri qe do na nxjerresh nga kriza me ndihmen e qafzinjve ?

        1. tourkofagos says:

          replika e mesiperme ndaj patriotit tend,bazarhesap,vlen edhe per ty,myfti efendi,se nuk duhet me trashe trute me ju mostra,,,,

          1. stalinsali says:

            E di vete ti se si perfundojne te shiturit kur mbaron filmi.
            Qafzinjtee, kur nuk do tju hyni me ne pune, dhe juve helene_wannabe, thiken mbas shpine do tua japin !

    2. zana19 says:

      Jam dakort me ty “lesi”,
      duket sikur lexon Fatos Lubonjen jo M. Nanon. Duket sikur ky po i bie berishes dhe na nxjerr te tere Kombin te semure. Ka bere nje loje fjalesh shume te ulet ne kete shkrim. Sikur s’e di Mustafaja qe % qe jep ketu s’jane e s’kane qene asnjehere te verteta. Sala s’ka fituar asnjehere ne Shqiperi dhe me vjen ndot me ca njerez qe akuzojne popullin tone ne kete menyre. Muci me mire se kushdo e di se cfare manipulacionesh ka bere saluqi gjate fushatave me votat dhe si i ka numeruar votat pas cdo zgjedhje. Muci ka qene nje here e nje kohe me salen ne keto fushata, dhe eshte njeriu qe e di me mire se kushdo nga ne qe sala s’ka fituar asnjehere, por ka fituar sharlatanizmi, manipulimi vjedhja, dhe violenca e ushtruar gjate zgjedhjeve. Turp ti vije M. Nanos qe na quan Komb te semure. Se kuptoj pse Tema ja ka postuar kete shkrim. Ky shkrim praktikisht hedh uje tek mulliri i mullixhiut sali dhe i ngjan shume shkrimeve te intelektualeve te semure qe i kemi me qerre ne Shqiperi.

      1. plaku says:

        zana19,
        Edhe une, nuk kam qene kurre dakord per vleresime kolektive sic beri Nano ne shkrimin e tij te mesiperm. Kam mendimin se, keto i perdorin njerez me jo shume horizont. Nga ana tjeter kam mendimin, se problemi me i madh qe kemi ne, eshte se nje pjese e mire e elektoratit nuk ka nivelin e duhur aresimor dhe kulturor dhe ky nuk eshte faji i tyre. Mendoj se, nuk eshte nevoja te vendos ne kete shkrim videon ku nje shqiptar me kater veta ne familje, vete dhe gruan pa pune, qe jetojne me vetem ndihmen prej 45.000 leke te vjetra ne muaj, shkon dhe voton per Salen ( ne se nuk e ke pare te dergoj videon me nje here ).
        Kete pjese te elektoratit e njef Sala shume mire dhe di si ta manipuloje me media dhe me genjeshtrat e tije bombasdike. Ne mund te flasim ketu ne forum te nervosuar ne lidhje me poshtersite qe ben Sala. Jam dakord me ty, se ai duhet hequr, por ama ne rruge demokratike. Arma kryesore ne rrugen demokratike ( ti e di me mire se une ) eshe vota dhe vota e cdo qytetari ka te njejten vlere para ligjit, eshte ky qytetar ne nivelin tend dhe timin ose ne nivelin e njeriut qe tregova me lart. Qe kjo pjese e elektoratit te vije ne nivelin e duhur, duhet shume kohe dhe shume mundim. Mendoj se alternativa e vetme eshte vota
        dhe vetem vota. Ti,une dhe shume anetare te tjere te forumit mund te rrime pa gjume ( jam i sigurte sonte naten nuk do fle nga inati i Ristanit ), te grindemi me njeri tjetrin, te kritikojme zotin e fatin, te citojme kete apo ate filosof, te krahasojme demokracine e ketij apo atij vendi, te gjitha keto nuk jane alternativa, alternativa eshte ngritja e nivelit te popullit. E di qe do me thuash :
        “atehere prit gomar, sa te mbije bar.” Une per vete personalisht nuk kam alternative tjeter, di vetem qe kur shof Salen dhe Jozin me dhembin syte dhe me vjen shume keq per vendin tim.

        1. zana19 says:

          Plaku,
          Nqs e lexove me kujdes komentin tim, une s;kam bere asnje koment ne lidhje se si duhet ta permbysim sale kapedan kokeposhtin( sa e perdora kete epitet ne nje koment tjeter dhe po me pelqen), por per menyren se si M. Nano ka perdredhur fjalet dhe nga Sala i SEMURE na del me mbylljen “Komb i semure”.
          Lexoje edhe nje njehere me kujdes artikullin e tij. Seriozisht, eshte artikulli i nje intelektuali, qe hedh helm, jo qe sqaron gjerat, nuk eshte opinion, por artikull buke-shkale qe perdredh fjalen ne menyre shume tinzare per te ofenduar opoziten aktuale duke e futur ne te njetin thes me Tos dhe ilir tradhetaret dhe ul poshte kombin tone. Kush e lexon ate artikull ka te drejte te thote cfare i do qefi per ne.
          Dhe ti pergjigjem komentit tend:
          nqs ka njerez te varfer qe per nje cope buke e kane shitur voten, cfare do beje ti dhe une nqs se s’do kishim buke ne sofer per femijet nqs na jepeshim 50, 60, 100 euro?
          Une nuk e di se cfare do kisha bere per te vene nje kafshate buke ne sofer, a ti bleja femijve ca rroba, a te kaloja nja tre muaj me kursim, por s’mund ta quaj kombin tim te semure, megjithese. bashkeatdhetaret e mij te mjere per nje mbijetim te momentit shesin voten e tyre. Kush i beri te varfer, ai eshte pergjegjes. Une nuk mund ti fajesoj ata.Nuk e kane nga injoranca e kane nga halli, por une jam e bindur se edhe me keta qe kane votuar per shkak varferie per salen, jane bere shantazhe dhe manipulacione me te renda gjate te gjitha zgjedhjeve, dhe kam bindjen e thelle qe saluqi asnjehere s;ka fituar realishtpor i ka vjedhur votat si ti kete ardhur davaja.

          Dhe sa per ta hedhur nga froni kapedan kokeposhtin me vote: Nuk e shikon si i vodhi prap votat sy me sy pa ju dredhur qerpiku, megjithe perfaqsuesit e huaj prezent?

          Une s’kam pergjigje plaku, dhe jam me ty per demonstrata paqesore, por a do fitojme nqs se dalim krah per krah duke degjuar himne? Ishte madheshtore kur u nderuan kujtimet e te reneve per demokraci, por nuk i fusin friken zagarit sale demonstrimet paqesore.

          1. plaku says:

            zana19,
            Siper fare shkrimit tim une kam shkruajtur :
            “Edhe une, nuk kam qene kurre dakord per vleresime kolektive sic beri Nano ne shkrimin e tij te mesiperm. ”
            Une mendimin “komb i semure” e kuptoj si nje vleresim kolektiv ( sepse fjala komb per mua eshte nje fjale si te thuash ne shumes ). Ne fakt, ti ke te drejte, une duhet te isha shume me i kjarte ne formulimin tim te mesiperm.
            Zana19, tani sapo kam lexuar nje gje shume te bukur te Bazes dhe konkretisht :
            “duhet të bëhemi gati për një betejë finale, e cila duhet të lartësojë dinjitetin e Shqipërisë si një betejë demokratike dhe jo si një kacafytje primitive.”
            Nuk e di se cfare mendimi ke ti per kete alternative ?
            Te falenderoj per debatin civil. Pershendetje

          2. plaku says:

            Zana19
            Po te dergoj videon, mendoj se ky person nuk voton per Salen se i dha disa Euro, por sepse ky mendon ( kjo eshte e drejta e tij ) se Sala meriton voten e tij.
            http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be

          3. Ann says:

            zana 19,
            Nuk besoj se nje familje e varfer mund te shese veten per salin sado te sforcuar te jetojne, madje shume familje njoh dhe kurre nuk e kane aprovuar salin.. Une injorancen me te madhe e kam pare nder ata qe pretendojne se jane ‘inteligjent’ ose me shkolle te larte. Ne sa raste jam cuditur kur ‘inteligjenca ‘ ka shitur voten per te mbajtur postin, ose injoron faktin qe ne Shqiperi ka probleme.
            Konkretisht flasim, per nje popullsi te semure qe do votoje e do mbeshtese salen si me vote apo me heshtje, qe per fatin tone te keq pjesa me e madhe kete po bene.Per mua eshte pikershit kjo ‘intelegjence’ e semure qe eshte shperndare si virus kudo qe shkon dhe me e keqja ka prekur rinin, studentet. Eshte seriozisht nje tjeter fatkeqesi per ne.

          4. plaku says:

            zana19,
            Me fal e kam nga pleqeria, desha te shtoja :
            Gjermanet kane nje proverbe te bukur sipas se ciles, ne nje peme te rrezuar, te gjithe shkojne dhe bejne dru. M.q.s. Edi sipas horrlliqeve te Sales sic duket humbi, mos valle dhe Nanoja yne ka vendosur qe dale nga dale te nderroje supen? Shpresoj se jo, koha do ta tregoje, une personalisht uroj qe jo, but who knows ?

          5. Lugat says:

            O Zana 19 dhe Plaku, pse cuditeni ju me arsyetimin e M. Nano? Une personalisht, nje qytetar i thjeshte fare, mendoj se populli shqiptar e ka hak te gjithe cka po heq.
            Ne rradhe te pare e ka hak, sepse ka hedhur vazhdimisht balte mbi te shkuaren e tij, pa bere kurre nje analize objektive.
            Ne rradhete dyte e ka hak, biles e meriton shume, sepse votoi S.Berishen ne 2005 duke i dhene pavdekshmerine.
            Se treti e ka hak, sepse duke ringjallur nje figure te tille, nuk beri asgje tjeter vecse te realizoj, jo endrren, por planin e nje super agjenti te Beogradit.
            Revolte popullore nuk ka per te patur se shqiptaret e kane lepurin ne barke tashme, sidomos ne Tirane ku apatizmit i duhet ngritur nje monument madheshtor ne qender te kryeqytetit.

        2. 1 maji says:

          po sikur te fitonte basha me 10 vota, do i hapte kutite s.b.?

          1. bubi kacurel says:

            o zana 19 dhe ti plaku aq mire e ka thene M.Nano te artikulli i tij se me te vertete jemi popull i semure sepse sala me banden e tij nuk duhej te merrte asnje vote prej nesh ne keto zgjedhje po ne si popull sylesha qe jemi votojme perseri per kete qeveri vrastare jo une personalisht eeee,por i madhi Churchill ka thene”Cdo popull meriton qeverine qe ka”kuptojeni pak se ne ckuptim e ka thene dhe pastaj flisni ….

        3. zana19 says:

          Plaku,
          E lexova artikullin e Bazes dhe me pelqeu shume.Ishte si antidot pas shkrimit te Nanos. Fraza qe permendni eshte shume e forte: “duhet të bëhemi gati për një betejë finale, e cila duhet të lartësojë dinjitetin e Shqipërisë si një betejë demokratike dhe jo si një kacafytje primitive.”
          Por do njerez me intelekt te mprehte, nje organizim te persosur, angazhim dhe perkushtim. Tiranasit nuk i ke per demonstrata, ( ne ty dy jemi rritur ne Tirane, por nuk e di po te ishim atje do ishim aq trima?)

          Dhe Edi s’mund te bazohet ne njerezit nga rrethet. Tiranasit s’e kane thiken ne palce si ne rrethe dhe ne krahina. Jeta ne Tirane, si gjithmone eshte e nje niveli shume me te larte ne krahasim me rrethet. Mireqenia e minimizon shpirtin patriotik, ose te heq trimerine. Sa vete ishin sot perballe KQZ? Duhet nje shkalle e larte qytetarie qe ti beje njerezit ne Tirane qe te dalin ne protesta qofte edhe paqesore, dhe te lene punen duke menduar edhe se edhe mund ta humbin. Por, mendon ti se zgjidhet problemi me protesta ne fundjave me njerez te ardhur nga rrethet?

          Tirana eshte epiqendra e Shqiperise, ja pse ky SoB po lufton me dhembe e me thonj ta manipuloje zgjedhjet.

          Ai e di, nqs ka ne dore administraten e Tiranes, do e kete me te lehte te fitoje zgjedhjet e ardheshme per pushtetin qendror.
          Praktikisht me marrjen e Tiranes nga ky SoB, Shqiperia do jete ne nje rrezik katastrofik.
          Dhe perseri po e them,
          Nuk e di cfare eshte zgjidhja. Edhe sikur te jepja nje opinjon, e di se nuk do ishte i sakte apo i drejte se nuk banoj atje. Keto vitet e fundit, sa me shume plakem aq me shume ndihem, se nuk di asgje. Bota po kalon nje faze jo te mire, dhe kjo reflektohet tek njerezit, dhe njerezit shesin parimet, dhe njerezit bejne gjera qe s;duhet ti bejne, JA PSE nje komb ka nevoje per udheheqesa te mire, qe te jene teper te zgjuar, te jene intellektuale, trima, dhe ta duan kombin pa kusht. Ketu ne Amerike eshte e fameshme thenia e Kenedit: “Mos pyet se cfare mund te beje Kombi per ty, por pyet se cfare mund te besh ti per Kombin!” Kjo duhet te jete dhe motoja e politikaneve, intelektualeve, dhe njerezve te thjeshte Shqipetare nqs e duan Shqiperine sado pak dhe duan qe femijet e tyre te jetojne ne nje Shqiperi dinjitoze.

        4. zana19 says:

          Ann,

          jam plotesisht me ty kur vjen puna tek qendrimi i intelektualeve.Sapo diskutoja me djalin ne lidhje me kete gje, dhe une permenda Artur Zhejin. Ky njeri ka pashaporte Italiane, qe eshte nje avantazh qe se kane shume te tjere. po ta donte Shqiperine, nuk do ti lepihej SoB me artikujt e tij, qe mua me vjen kthehet stomaku kur i lexoj. Nje njeri me intellekt shume te larte qe e ka humbur veten ne vorbullen makbethiane te SB. Ai e ka nje zgjidhje : Ti hipi avionit e te shkoje ne Itali e ta distancoje veten me kete bande hajdutesh dhe tradhetaresh. Por ai se ben! te tjeret mund ti hipin avionit dhe te kekojne azil nqs ju dhimset koka e nqs ju dhimst Shqiperia sado pak. Por ata pranojne te lepijen nje kocke te hedhur nga SB, se sa te tregojnepak dinjitet. Sa e trishtueshme qe intellektuale te tille humbin vlerat e tyre ne kete menyre. Per kohen e monizmit justifikohen se ishin te surpresuar, po tashti cfare i ndalon te tregojne pak dashuri per kete shqiperi te mjere? Historia do i gjykoje rende, por si e tha plaku, s’e kane per gje te “vene tek pema e rrezuar e te bejne dru”. Ishin mire ne kohe te monizmit, jane mire me SB, do jene mire nqs kursi ndryshon.

          Por, perseri, nuk mund te gjykoj dot njerezit e thjeshte dhe te varfer dhe te ve etiketa mbi tere kombin!

          1. plaku says:

            zana19
            Desha te shtoja dicka ne lidhje me Zhejin. Ti me te drejte shkruan :
            “Ti hipi avionit e te shkoje ne Itali e ta distancoje veten me kete bande hajdutesh dhe tradhetaresh.”
            Mendoj se Zheji ka nje problem qe nuk hiken. Une nuk e di per cfare ka mbaruar Zheji ? Nuk e di ne Amerike, por di qe ketu ne Zvicer nuk i njohin diplomat e Universiteteve shqiptare. Une kam diplome te USHT si inxhinjer elektrik.
            Ne fillim follova pune ne Zvicer si lares pjatash ku perfshihej dhe larja e WC-ve. Mendon ti se Zheji do veje ne Itali te pastroj WC, nuk besoj. Kemi ne te drejte, ti themi atij dhe familjes se tij qe, te shkoje ne Itali te laje WC? Ketu nuk behet fjale per larjen e WC, sepse sic thone populli, zogu eshte bere per te kenduar dhe njeriu per te punuar, ose sic thuhej ne kohen e Enverit puna eshte nder dhe lavdi ( dhe kur denohej dikush per dicka, e hiqnin nga zyra dhe e dergonin te bente pune te rendomta fizike ). Problemi eshte se rroga eshte shume e vogel ne krahasim me pune te tjera. Dinjiteti eshte nje fjale shume e bukur por ka cmim shume te larte. Pershendetje

          2. zana19 says:

            Plaku, Artur Zheji ka punuar ne nje stacion televiziv italian para se te vinte ketu, s’ka lare pjata ndonjehere. Mos ja qaj hallin, se kane qene mire( me mire se te gjithe ne) eshte mire, e do jete mire. Mos e krahaso me vetveten, apo me shume intellektuale shqipetare anembane botes qe bejne pune te rendomta.

          3. plaku says:

            zana19,
            Desha te thosha :
            – A je e sigurte qe Zheji ka punuar ne nje television italjan ?
            – Kur shkoj ne Tirane, degjon vetem se vajza e tij, djali i atij ka mbaruar kete e ate dhe punon ketu dhe atje. Te gjithe jane bere profesore dhe doktore me llafe.
            – Zana para disa vjetesh, kam njohur ne avjon ish shefin e katedres se metalurgjise se zeze ne UShT, gruan e kishte profesoreshe ne fakultetin e mjeksise dhe me tha, pa doreza se, qe te dy kane dy tre pune si pastruesa ne New York, dhe se pronojne te jetojne atje, vetem per femijet e tyre. Une personalisht kam respekt te madh per keto familje.
            – E di qe bej gabim ta them, m.gj.ate po e them, mbeti Tv italjan per Zhejin.
            Pershendetje

        5. Sociologu says:

          Plaku… [|M.nano] zgjidhja qe i jep ti kesaj situate eshte parrugedalje! Eshte dorezim, kapitullim pa kushte, per arsye te injorances se shqiptareve… Saliu e ngriti ne sistem injorancen, se ashtu fiton me lehte… Dakort? Kur shqiptaret filluan te hapin syte e te behen me ” zgjuar ” se dikur, Saliu eshte aq i mencur sa arrin perseri t’ua ule nivelin emancipimit duke sjelle autobuzat e mbushur me kosovare e tropojane e malesore te tij… Pra dicka duhet bere per kete tumor malinj qe i ka zene gryken shqiperise e po perhap metastazat e veta ne jgjithe trupin… Apo ta leme vendin te vdesi. Qe te ushqehen hijenat e familjeve te tyre, nga berishajt te Meta e Basha me kompani? Pas 21 janarit atyre iu drodh toka nen kembe, po diplomacia sygjeroi votime te lira! Dhe kjo qe narkoza me e mire per urrejtjen popullore. Saliu vetem kete deshironte… ” zgjedhje te lira”. Dhe koha e vertetoi se Saliu kishte te drejte, diplomacia perendimore qe ne Afrike mbeshteti revolten popullore, iu tha shqiptareve “JO! Pranoni paqen me Diktatorin!” Ai do kerkoje e mundohet te zvarritet edhe per ca kohe derisa inati popullor e urrejtja kunder Saliut e kompani te arrije ku s’mban me. Me sa duket akoma eshte heret qe kjo te ndodhi… Por do te ndodhi. Besome!

          1. plaku says:

            sociologu,
            Une desha te thosha keto gjera :
            – Ti thua :
            “diplomacia perendimore qe ne Afrike mbeshteti revolten popullore, iu tha shqiptareve “JO! Pranoni paqen me Diktatorin!”
            – Jam plotesisht dakord me thenjen tende,sepse ky eshte nje fakt.
            – Kam gjithmone mendimin se i zoti e nxjerr gomarin nga balt dhe se cdo popull meriton qeverine qe ka.
            – Nderkombetaret para se gjithash duan te mbrojne ne radhe te pare interesat e tyre ne kuadrin gjeopolitik.
            – Perpara se egjyptianet te ngriheshin, nderkombetaret mbeshtesnin diktatorin Mubarak dhe ne plan te pare vinin STABILITETIN ne rajon ( paqja e Egjyptit me Israelin, Mubaraku luftonte terroristet, sheti me i madh arab, etj )
            – Te njejten gje bejne nderkombtaret me ne. Per sa kohe qe nuk ka demostrata te fuqishme paqesore, nderkombetaret do te vene ne plan te pare STABILITETIN ne rajon dhe jo zhvillimin e metejshem te demokracise ne Shqiperi.
            – Ne se populli yne ngrihet si egjyptianet, atehere ndryshon puna, atehere nderkombetaret ne plan te pare do vene demokratizimin e Shqiperise dhe do flasin me tjeter gjuhe.
            – Desha te thosha se Sala nuk kapet me gjethe fiku, ai eshte gjithmone nje hap para Edit dhe i ve nderkombetaret para faktit te kryer. Pse nuk kishin votat per Minibashkite nje ngjyre tjeter por te njejten ngjyre si votat per Kryetarin e Bashkise te Tiranes ? Sala e beri kete trik dhe socialistet e hengren. Sala ben cfare te doje me numurimin e votave sepse ne KQZ ai ka shumicen.
            Shif se cfare ben Berlusconi ne Itali. Ai ben cfare te doje se ka shumicen ne parlament si Sala. Italia eshte demokraci me e vjeter se demokracia shqiptare por ja qe Berlusconi del fitues.
            Sociologu mor mik, me fal se e zgjata. Une nuk jam publicist dhe nuk marr vesh shume nga politika, thashe vetem mendimet e mija dhe nuk pretendoj se kam te drejte. Te faleminderit per komentin civil. Pershendetje

          2. zana19 says:

            Kjo eshte per plakun,

            Plaku, ketu ne amerike shume shqipetare kane bere equivalentimin e diplomes dhe me disa kurse shtese kane marre bachelor degree qe eshte equivalente me diplomen tone universitare dhe kane vazhduar studimet pasuniversitare. Shume jane bere mesues, mjeke dhe pedagoge fakultetesh. Shume te tjere, ngaqe s’e kane marre mundimin te mesojne gjuhen( kuptohet qe s’eshte e lehte sidomos kur je ne moshe te thyer) bejne punera te zakoneshme. Kam nje pyetje dhe jam kurioze, po si teknik elektricist nuk mund te kualifikoheshit ne Zvicer?

            Sa per personin qe ke takuar ne avion, me shtyn kureshtja t’ju pyes: A ishte burre i moshuar apo ne moshe rreth te dyzetave? Nqs ka qene rreth moshes tende, gruan qe ka permendur e ka grua te dyte, ajo s’ka punuar ndonjehere ne Amerike, dhe ai vete ka jetuar me shume ne shqiperi se ne amerike . Femijet e tij kane dhjete vjet e ca qe kane mbaruar fakultetin ketu ne Amerike pa mbeshtetje financiare nga i jati dhe punojne ne punera shume te mira. ( i njoh ish te shoqen) Dhe nje fakt teper interesant eshte, se ka ardhur ketu ne amerike keto dy javet rreth e qark zgjedhjeve qe ti shmangej votes. Keshtu, ca genjejne se bejne fakultete jasht shtetit, ca genjejne qe punojne tre pune ne pastrim per ta kaluar veten si te pervuajtur.
            Por ketu ne amerike shume njerez intellektuale ja kane dale mbane( po flas per brezin e moshuar qe erdhi ne amerike pak vone) se pastaj ka shume shqipetare te moshave me te reja qe jane diplomuar e kane zene pune shume te mira.

          3. plaku says:

            zana 19
            Kisha keto gjera :
            – Me fal se sic e shef une tani sapo lexova shkrimin tend dhe ora ketu ne Zvicer eshte 00:23 e nates.
            – Edhe ketu ne Zvicer ne se do te behesh Inxhinjer ekektrik ti mund te mesosh vete ne shtepi dhe te japesh te gjitha provimet qe japin edhe zvicerjanet. Pra ti duhet te punosh per te ushqyer vet-veten dhe familjendhe te japesh gjithe provimet si zvicerjanet qe shkojne ne shkolle dhe per pese vjet me radhe mesojne dhe marin leke nga shteti i tyre.
            Pra ata me qeillim nuk duan qe ti te shkollohesh se je i huaj. Merre me mend ata nuk njohin as edhe diplomat amerikane. Ata ka dy vjet qe njofin vetem diplomat e vendeve te BE.
            Kam nje mik cek, i cili ishte teknik elektricist, per 25 vjet nuk ja njifnin diplomen dhe punonte si ndihmes elektricist. Ka tre vjet qe ja njofin diplomen sepse Zvicra ka bere mareveshje me BE.
            – Une ne Zvicer qysh ne fillim ( tre muaj kisha ne Zvicer ) kam dhene provimin e gjuhes angleze : ” First Certifikate in English te Universitetit te Cembrixhit ” dhe kam marre diplome.
            – Kam shkuar ne shkolle nate nje vit dhe kam marre diplome zvicerjane ( jo shteterore ) per pune zyre ne Zvicer.
            Ne shkolle shkoja dy here ne jave dhe per nje vit kam paguar 8mije dollare.
            – Kam shkuar ne nje shkolle nate , tre here ne jave per dy vjet qe te me jepej mundesia te behesha shef montimi dhe kontrollor elektrik. Shkollen e bera por nuk lejohesha te jepja provimin prane shoqates se elektricistave te Zvicres.
            Duhet te prisja edhe 6 vjet qe te merrja nje dokument qe kisha punuar si elektricist ne Zvicer per nje kohe prej 8 vjetesh.
            Pra kur mbusha kohen prej 8vjetesh dhashe provimin dhe jam tani shef montimi dhe kontrollor elektrik me diplome shteterore Zvicerjane.
            M.gj. kete, m.gj.se kane kaluar 10 vjet nuk kam gjetur pune si shef montimi dhe kontrollor elektrik, vetem se isha i huaj dhe isha ne moshe.
            Me vjen keq por sich thote populli : ” Nuk eshte flori gjithcka qe shkelqen”, zvicerjanet jane racista.
            – Per kurjozitet, tani zvicerjanet kane probleme te medha me gjermanet se, keta ju kane bllokuar spitalet, universitetet dhe bangat. Kane ardhur shume gjermane dhe sidomos media e djathte ka shume frike prej tyre.
            – Une jam tani 64 vjec dhe po bej dokumentat qe te dal ne pension. Pensioni do dali shume i vogel ( se une kam punuar vetem reth 20 vjet). Nuk e di se si do tja bej. Problemi eshte se kam djalin e vogel ketu ne shkolle. Prindi lufton qe ate qe ai e enderroi dhe nuk e arriti ne jete ta arrine femijet e tij.
            – Mendoj se personi i avjonit duhet te jete tani ne moshe reth te gjashte dhjetave. Ishte nje person shume i mbajtur dhe me shume kulture. Me beri nje pershtypje shume shume te mire.
            – Une ne avjon kam takuar vetem ate. Me sa me kujtohet ( ndoshta gabohem se kjo histori ka me shume se pesembedhjete vjet ) ai kishte ardhur ne Shqiperi se i kishte vdekur i jati me duket.
            – Ai me tregoi se e shoqja dhe ai punojne si pastrues naten ne zyra te ndryshme dhe bile me kujtohet se ai me tha se krevatin e kishin marre nga kazanet e plehrave dhe se vetem dyshekun dhe carcafet i kishin blere te rinj. Edhe nje here ai me la nje pershtypje shume te mire.
            – Une kam qene ne New York me gruan, dy jave, para 15vjeteve mendoj, dhe kam jetuar ne Manthatan ne Hotel Makeles ( emri nuk me kujtohet mire ) dhe bile kam pare atje cfaqjen : Phanthom of the Opera.
            Pershendetje

  3. nini fier says:

    ke shume te drjet. se ka fajin SALIU POR E KA FAJIN VET POPULLI QE SI ZHDUKIM KETA PLERA NGA QEVERISJA E VENDIT TONE. POSHTE QEVERIA POSHTE TE GJITHE ANTI SHQIPETARET DUHET NJE ”RESTART” PA ASNJE NGA KETA PLERAT QE PO KOMANDOJN
    NE EMBER TE POPULLIT JENI TE PUSHKATUAR TE GJITHE QVERITARET .

  4. 1444 says:

    fundi po afron…

  5. eddy says:

    KY ESHTE SKIZOFREN SHIKONI CFARE FYTYRE KA SI KAFSHE

    1. fiks fare says:

      fytyra e dhunes..

  6. bledi says:

    UNE BESOJ QE ME KETE K.Q.Z JO VETEM SHQIPERIA POR EDHE KINA DEL BLU

  7. ArsenC says:

    mos u nxito nano..fitoren e vendos populli shqiptar qe ka duruar shume kete felliqsire vucidoli

  8. DRINI L says:

    I NDERUAR MUC !
    QE ESHTE SUNDIMTARI I SEMURE AJO DIHET POR ATE QE NUK E PRANOJ
    DHE KE HYRE NE GJYNAH ME KOMBIN ESHTE SE AI ESHTE SI KOKRRA MOLLES.
    TI NUK THUA NJE GJE QE ESHTE ME E NEVERITESHMJA SOT NE SHQIPERI
    DHE AJO QUHET MEDIA = GAZETARE + ANALISTE QE ESHTE SHTRESA ME E KAMUR
    DHE ME E SHPIFUR E SHOQERISE SE NUK GJEN DOT GAZETAR QE NUK KA HYRE E KA DALE NGA DYERT E PARTIVE SI PROSTITUTA .ME GJITHE RESPEKTIN QE KAM PER JUVE
    SI GAZETAR DHE JU NUK I KENI SHPETUAR PROSTITUIMIT.JU KRIJUAT ENVERIN DHE SALIUN
    DHE JU JENI VIRUSI ME I KEQ SE BASHKU ME BLENDIN ,FRANGAJ,DHE BALLIUN
    QE KA DHE SHOKE ME POZITE KETU NE AMERIKE…SHKO DIL NE SHESH O MUC FIKE KOMPJUTRIN SOT NUK KA KOHE PER KOMENT
    ..manhatten may 18

    1. zana19 says:

      Drini L.

      Me pelqen komenti tuaj. Une bera nje koment te ngjashem pak me siper.

      Beja fora NY!

  9. Kallarati says:

    Saliu , nuk po mbjell sher por po ben ate qe ka bere plot 20 vite qe ku eshte shfaqur ne politikene vendit tone fatkeq!!! Saliu po kerkon te hapi varre te tjera , ashtu sic ka bere gjithmone dhe do vazhdoj te bej deri sa ne si popull NAIV dhe i neperkembur ta durojme ne te gjitha poshteriste e tij te pafundme…Saliut , nuk i intereson askush, pervese qellimet t ij percarese dhe sunduese!! Saliu , nuk eshte i semure aspak, ai po semure cdo dite e me shume kete popull, nje i semure psiqik me simtoma patollogjike te renda nuk do mendonte dhe nuk do studjonte kaq me hollesi si t’ia merrte frymen ketij populli vetem per interesat dhe egon e tij personale… te semure jemi ne populli qe po e durojme prej 20 vitesh dhe nuk po i tregojme vendin ashtu sic duhet ketij DIKTATORI demagog, mashtues dhe manipulues i te gjitha formave…Saliu din ti shperbleje me shuma te majme dhe me poste kyce bashkepunetoret e tij, prandaj dhe ata i sherbejne me kaq devotshmeri…pra per te gjitha keto, nuk e ka fajin Saliu, por opozita qe ja ka lejuar prej kohesh ketij DIKTATORI te bej ate qe deshiron ne kurriz te popullit tone shume te mjere! Uroj te mos kete me gjakderdhje dhe Klani i Saliut te bej ate qe i do qejfi. tashme Folene e SHQIPONJES e kane prishur dhe shkaterruar… s’na ngelet asgje tjeter vetem te dorezohemi e te behemi skllever jo vetem te Saliut e klanit te tij , por dhe te fazllicave, vorioepirit e kujdo qe don te na bleje per nje euro , ashtu sic kane blere trojet tona!

  10. albgentius says:

    Te ura, te Ura,

    Vajtoni, o burra,

    Thomsonin e ngratë që ju vet’ e vratë,

    Që pas nuk i ratë, po vetëm e latë,

    Kur shkonte kaluar të vdesë për ne,

    Për ju, të mallkuar, që s’doni Atdhe.

    ******************************************

    Se ç’ u çporr xhumhurieti,

    Se ç’u rahatos mileti,

    Se Sulltanin prap’ e gjeti,

    Se, që kur e humbi, s’fjeti!

    Ç’ka sepse i vjetri qe

    Madhështor sa një deve

    Dhe ky s’bën as për meze!

    Rroftë sa jep ylefe.

    Se ç’ na u gëzua xhani,

    Se ç’na preu Ramazani,

    Se ç’ na piu Italjani,

    Rroftë pra Salep-Sulltani

  11. labi says:

    kjo eshte dhurata e kosovareve,une vete jam jo pateriot po me shume se aq,jam nacionaliste,por kur shikoj qe shqipetaret duhet te vuajne kaq shume pasi disa kosovare antishqipetare vijne me “pushime” per te votuar per ate qe i shiti kosovaret te serbet,atehere me keqardhje do te shtoja qe me behet qejfi jashte mase qe te denohen per krime lufte te gjithe.Ne jemi futur ne borxhe per te ndertuar rrugen e kombit e cila i sherben serbeve te saliut te vijne dhe te votojne per te

    1. geni says:

      Ti labi jo qe je”patriot” por ti je nje bastard i perkryer Grek.

  12. bashkim says:

    Zoti Nano, nuk eshte nevoja te bejme analiza te holla e te sterholla ne nje moment te tille do thoja une, kur diten ne dreke, per te saten here, perdhoset ajo pak demokraci qe kemi.

    Nuk mendoni qe eshte kjo ajo qe duhet denoncuar si majtas ashtu edhe djathtas!? Sepse ne, e nenkuptoj edhe ju, kemi rene ne gracken e berishes si me ate budallin qe hedh gurin ne lume, e vazhdojme te analizojme; jo pse, jo qysh, jo kur, jo me ke, jo si e hodhi, e jo poshte e jo larte.

    Keto ne nje moment te tille jane dengla, pa ofendim, por vendi pret nga intelektualet te flasin qarte, ne momentin kur duan te komunikojne me popullin, kur ky i fundit, rasti mbase e do te jete jo shume i kthjellet mbi retorikat e analizat e rafinuara per te ndare shapin nga sheqeri. Ne nuk mund te merremi me shume hamendesime pse e qysh berisha po dhunon gjithe shqiparet por duhet te denoncojme me te madhe shkeljet e vazhdueshme qe ai i ben ligjit. Duhet te aktivizohemi te gjithe qe nje figure e tille te largohet sa me pare nga kontrolli i pushtetit qe ka instaluar per te liruar kete popull e pastaj, nese duam te bejme analiza per mos te rene me brenda ne nje te ardhme, mund shume mire ta bejme mbasi ai te jete larguar, e bile, te kritikojme edhe figurat e tjera te politikes shqiptare kur ta doje rasti.

    First things come first (gjerat e para jane te parat) thone anglezet. Qe do te thote, te zgjidhim problemet me te medha, e pastaj hajde ulemi e kuvendojme nese do na duhet te kuvendojme fajet e Rames apo te ku e di une kujt tjeter.

    berisha DUHET TE IKI SA ME PARE. KAQ.

    Qarte e prere. Ka vrare, ka dhunuar, dhunon, shkelur ligjinin ne cdo instance te mundeshme e ka instaluar (sic thote avokati) nje oligarki te vertete, qe dita qe kalon, nuk mund te zhbehet me.

    Ju kerkoj me respekt e perulje, me vleresimin qe kam per ju si nje nder me te miret, nga keta pak qe kane ngelur ne Shqiperi, te merrni ne konsiderate apo te reflektoni mbi kendveshtrimin tim.

    SHQIPERIA PO LENGON. E KA SHUME VJET QE LENGON.

    Ju falenderoj dhe pergezoj per punen tuaj.

  13. bbb says:

    Nuk eshte vetem e keqea Berisha.Edhe populli ka fajin e tij qe pas katraures 1997 ricikloi me vote nje kriminel si Berisha qe varu 3000 vete me 1997. Kur mendon se 125 000 qytetare te Tiranes votojne ende per Saliun, kjo tregon se kemi nje pjese popullit leshko dhe pa dinjitet.

  14. Aniko says:

    Ke shume te drejte z.Nano kur thua qe kombi yne eshte i semure. Si mundet nje komb te fale tragjedite qe e kane shoqeruar prej vitesh.? Si mundemi te hidhemi e te flasim kundra ndaj 4 te pafajshmite e 21 Janarit? Si mundet qe jemi ndare ne ngjyra blu e te kuq? Jemi ndare ne malok e jugor?
    Nuk me kane zene syte e skam degjuar ndonje komb me te percare si ky i yni. Dhe ai shkaktar eshte vetem sal ram berisha kur tek produkti i ri fabrikuar inspiron te ardhmen e PD qe do te na varrosi njehere e pergjithmone si komb edhe shpresen se mundet te behemi ndonjehere.
    Per fat te keq nuk ka ilac per ne. Po humbasim edhe ata shprese qe kishim. Nuk do jete larg besoj kur edhe ‘miqte ‘ e Edit do ta lene ne rruge te vetem. E mjere ne , do referehomi ‘Na ishte njhere nje komb me emrin Shqiperi dhe………..

  15. Zana says:

    I nderuar zoti Nano,
    Ti i mençur je por gjerave bjeru drejt. O saliu o Edi kane faj. Ki kurajo dhe thuaje kete. Mos u fshih pas lojes se fjaleve.Ne kete kete rast gjuko fain tamam. Ti je i sigurt per kete mos u bej frikacak.
    Zana.

  16. demokrati says:

    Mjaft me z.Nano. Me falni per shprehjen por keni mbetur nje analist i “sterilizuar”. Logjika juaj eshte e njejte me logjiken e Berishes, kur thote se ne fituam se kandidati yne beri nje fushate me civile se kundershtari, ndersa ju thoni se Saliu ka te drejte te ndryshoi rezultain me veglene tij Ristanin sepse ne gjithe vendin na paska fituar 100000 vota me shume dhe bashkefshatari juaj Z.Meta na paska jo pak po 100000 shqiptare si vetja e tij. O tempora o mores. Te paditurit si puna ime ne kete moment tragjik presin nje fjale me mend nga ju Z.Nano, tamam si atehere ne 2005 kur u the shqiptareve se kete radhe Saliu ka ndryshuar dhe ju nuk votoni vetem per ate por edhe per Neritan Sejaminin.Kthjellohu, Z.Mustafa dhe dhe do shohesh se faji nuk eshte i Allendes por i Pinocetit, lere menjane antipatine personale per kryetarin e opozites dhe do shikosh se Shqiperi nuk eshte me ne buze te gremines eshte brenda vetem pret te mbulohet.

  17. Dean says:

    NDARJE 1 here e pergjithmon nga BARBARET.
    Ne Shqiperi nuk ka pasur kurre konflikt midis 2 ideologjive,te majte apo te djathte,sepse thjesht keto 2 ideologji nuk kane gjetur kurre hapsire ne realitetin Shqiptar.Ne Shqiperi ka pasur vetem LUFTE midis JUGUT dhe veriut,kart te cilen BARBARI i vucidolit e luajti me mjeshteri.Sado qe ta fshehim,thelle thelle ne e dime shume mire se ky konflikt EGZISTON.Duke qene se BARBARET kerkojne DOMINIMIN e Shqiperise,gje e cila per JUGORET quhet SKLLAVERI,atehere nuk na mbetet vecse te shkojme ne rruget tona,gjithsecili.
    NE nuk jemi 1 soj,jemi 2 mentalitete te Ndryshme.Ne perkrenaren e Skenderbeut shkruhej:Princi i Shqiperise dhe Mbret i Epirit. Pra 2 Shqiperit kane egzistuar qysh para 600 vjetesh.Ose me mire do citoj 1 thenie te 1 udhetari Anglez te viteve 1100-1130:Sa here qe Shqiptaret e EGER zbrisnin nga MALET ne qytet(DURESI,ne kete rast),gjithmon pasonin rremujat me Shqiptaret vendalinj…….”
    ATA nuk ndryshuan dot per 900 vjet.Mendoni se do te ndryshojne tani??????????????????
    NDARJE,NDARJE,NDARJE nga Barbaret.Cdo forme bashkeegzistence me ATA,quhet SKLLAVERI
    Berisha nuk eshte i vetem. ATA jane te gjithe 1soj.

  18. Dule Bisha says:

    Do te doja ti thosha dicka vetem Edi Rames dhe opozites ne pergjithesi:
    Ne rradh te pare nqs doni te beni nje rrevolte popullore ju te nderuar nuk duhet te njihni me kete qeveri si legjitime per te pakten gjysmen e shqiperise ( pra per popullin opozitar ). Kete duhet ta beni haptazi dhe ti dergoni dhe leter te gjitha ambasadave. Ky eshte hapi i pare i nje revolte qe akoma nuk e kemi pare. Se dyte duhen hartuar mire te gjitha hapat qe do ndermeren dhe te mendohen mire jo te jene thjesht nje ide e castit dhe me pas te lihet per gjysem dhe gjithshtu populli duhet inkurajuar cdo sekond per hapat qe do ndermiren jo nje deklara cdo 12 ore sa per te thene.
    Dhe se treti ajo qe eshte me e rendesishmja eshte se KUSH ESHTE LIDERI I KESAJ REVOLTE POPULLORE. Revoltat kane nje lider zoti Rama, nqs ti ndjehesh si i tille dil dhe hudhehiq popullin sepse vetem ne kete menyre populli mund te te ndjeke ai. Diktatori jone bene ate qe do sepse e di qe ti ke frike, prandaj ndodhin te gjitha keto. DIL ZOTI RAMA DHE UDHEHIQ POPULLIN, edhe sikur te rezikoni burgun, sepse lideret nuk kane frike, nuk mund te kene frike…

    Shpresoj qe kete mesazh ta lexoj dikush nga opozita dhe ta trasmetoj atje ku duhet.

    1. deshperimi says:

      Ndaj te njejtin mendim me ju… Opozita duhet te dale me nje moto te qarte ne krye te turmes…Per cfare do dale ne revolte???A eshte mosnjohjeje per per vjedhjen e Votes ne Tirane, apo me gjere, rrezim me cdo kusht i qeverise, formimi i nje qeverie teknike, dhe zgedje te menjehreshme per pushtetin qendrom, nen nje monitorim dhe vezhgim me fuqishem nga nderkombetaret….Une mendoj qe revolta duhet te jete mese e qarte dhe te thuhet fuqishem… Le te kushtojne zgjedhjet nje dreq e gjysem me shume, po do jete me pak se nje gjakderdhje qe behet kur nuk ke nje program ne revolten tende e del rrugeve me britma koti… Ti thuash Sales vetem Hajdut e Diktator, eshte njelloj sikur po e Dekoron. Ai kete e ka pathollogji dhe po e jeton me sukses. Thirrja duhet e fuqishme.RREZIM I QEVERISE DHE DIKTATURES SE SALIT…

  19. dr tr el ko says:

    Ne ne fakt e kemi fajin,ne ,qe Saliut i dhame prape mundesi ne 2005,ne,kemi faj qe Saliu fitoi ne 2007,ne,kemi faj qe ai fitoi ne 2009,por,perseri ne kemi faj qe ai po e merr tani ne 2011.Kur ndodhi ’97 une mendova qe ky njeri s’ka per t’u qasur me ne politike (ne fakt duhej te behej nje referendum popullor qe ketij njeriu t’i mohonin ca te drejta).Ai u rikompozua prape dhe arriti te mare vota per t’u kthyer ne pushtet ne 2005.Filloi te qeverise me klientelizma,dhe doli ne zgjedhjet e 2007 vetem me fitore te fshatrave,por prape mori vote nga populli. Beri kasaphane ne Gerdec dhe populli prape e votoi ne 2009.Beri kerdine me vrasje ne bulevard me 21 janar dhe prape populli e votoi.Ja pra,ka te drejte te thote qe kam fituar (pavaresisht se ai ne te gjitha keto zgjedhje ka bere manipulime),perderisa jemi ne qe i japim perseri vota.O POPULL,PO PSE HARRONI KAQ SHPEJT ? FAJIN E KEMI NE !!!

    1. jim says:

      ktu esht problemi qe akoma ka njerez qe e duan saliun, jan qerruar nga propaganda e tij, se kuptojn qe jan vrar me shum shqiptrar gjat ktyre 20 viteve se gja 50 viteve diktatur, shkodra u mbyt 2 vite radhazi dhe prap ja dhan voten pd dhe e dim mir se qeveria nuk u shqetesua shum per permbytjet. jemi prap nje vend diktatorial

  20. Miri says:

    O Mustafa ca na ben kot si kopetent me keto argumente enigmatike. Te shkruash keto qe shkruan ti ose duhet te jesh bere tape me raki shalqini ose duhet te kesh jetuar maje ndonje peme qe prej 20 janarit e sja ke idene se cfare ka ndodhur ne toke. Edhe ne qe jemi 10000km larg nga Shqiperia e dime se cfare votimesh e cfare fitore ka Sali Berisha. Hajt ma bofsh gjymin e embel pasi ti plako je akoma ne dyshek. Trap.

  21. Ndoc Sukaj says:

    Shqiperia fatkeqesisht ka shum vite qe qeveriset nga nje korporate mafioze qe nuk po ka as dhimbjen me minimale per nivelin ekonomik e social ku eshte zhytur shqiptari por po mendon vetem per interesat mafioze te klaneve pjestare te korporates se turpeshme.Lufta e perhershme dhe organizimi mafioz i zgjedhjeve ne te gjitha nivelet tregon qarte se ne kushtet e mungeses se shtetit ligjore lulezojne mafioze dhe korporata mafioze te te gjitha dhojeve te cilet po rrezikojne ta kthejne Shqiperine ne nje Palestine te martirizuar per shume vite.Kush e ndjen se ka sado pak force per ta dhene per te ardhmen e vendit te tije femijeve dhe familjes se tije ta jape sot kur orteku i Budallallekut te Sali Berishe dhe klanit te tij nuk na ka zene per te na shtypur sic na shtypi ne vitin 1997.

  22. Rajmonda says:

    Akoma nuk e kuptojne keta ambasadoret apo ata te BE qe i vetmi qe ben rremuje,ben e zhben ligje sipas qejfit te tij ka vetem nje emer dhe ky eshte Berisha.Po nuk u lodhen keta qe kane 20vjet qe dergojne sekretaret e tyre apo te derguarit special per dialog vetem me te njejten njeri Berishen.Nuk e di cfare te them.Sa per ate qe thote zoti Nano,nuk arrij ta kuptoj sa votues kane marre pjese ne votime kur te gjitha partite kane pasur rritje pa perjashtim,rritje por rritje te medha sic thone vete ata.

    1. deshperimi says:

      O Monda Ata po vene dhjam me ne. Prit kur te shkruajne ndonje skenar per filma e te bejne biznes me Holliwudin.Po pse ca kujton ti se ata do na e heqin Salushin ne, apo do na e marin me pranga? Jemi ne vete qe duhet ta bejme…Opozita kete duhet te kete qellim te sajin….Rrezimin, mosriciklimin e Vicidolit dhe finalizimin ne Denimin e tij….Kete e bejne vetem shqiptaret.. Te huajt e shumta nuk do njohin procesin e zgjedhjeve, do na heqin ato viza qe na dhane, e Evropin ta shikojme nga xhamat e ambasadave prape.Natos ti bejme fresk me ndonje ambasador e shumta.. dhe Salen po se denuam dot vete…le te vuajme ne ato ato denime me siper….

      1. Rajmonda says:

        Do te me vinte keq ne q.se do hiqeshin vizat,por do te me pelqente ne qofte se Europa mos ti njihte procesin e numerimit te bere nga KQZ,sepse zgjedhjet i fituam dhe me merite.E di qe po vene dhjame me ne,po dreqi ta haje na lini te ngrejme pak koken dhe ne nuk po kerkojme salltanete,por vetem te njihet rezultati qe u pa boterisht qe fitoi Rama.

  23. mando says:

    sundimtari i semur i nje kombi te semur….

  24. beso says:

    Ishte nje mbret i quajtur Hediala.Ai mbret kishte qejf qe ti tallte dhe ti poshteronte te mencurit e vendit te tij.Dikujt i bente pyetje te cuditshme,dikujt i jepte te hante zjarr,dhe keshtu kur ai vendoste te therriste te urtin e rradhes njerezit vinin e degjonin dhe tmerroheshin nga egersia e ketij mbreti gjakatar.Keshtu rradha i erdhi nje plaku te urte qe respektohej shume per keshillat e tij.Hediala i beri nje pyetje:
    -Pa na thuaj o plak,kur nje gur rrokulliset brenda nje qypi,kush ben zhurme,qypi apo guri?
    Plaku i urte u mendua dhe tha qe te dy benin zhurme.
    -po kush ben me shume tingull,guri apo qypi?-tha mbreti.
    Plaku u zu ngushte.Hediala filloi ta talle dhe ta trembe me denim kapital.”-He mo plak,qe te mbajtkan per te mencur,nuk ditke me shume se nje gur dhe nje qyp…”.
    Aty nga turma doli nje i cmendur dhe i thirri mbretit me sokellime:
    -e gjej une o mbret,e gjej une…Te gjithwe i hapen rrugen te cmendurit qe i shkoi afer mbretit.-Pa he-i tha mbreti me tallje-ti qe dikerke me shume nga ky plaku.I cmenduri hapi krahun fort dhe i dha mbretit nje shpulle te forte qe u degjua gjer ne fshatin fqinj.Iu be flake mbretit faqja dhe te gjithe u shtangen,ndersa vetem i marri po qeshte vesh me vesh:
    -He o mbret Hediala,kush beri tingull,shpulla ime apo faqja jote,dhe kush kerciti me shume?Pergjigju shpejt o mbret se e kam gati tjetren…

    Morali:Vetem nje i cmendur mund ti jape leksion nje satrapi te cmendur.
    Shenim:Perralla eshte afrikane e sjelle nga Amadou Hampate Ba,dhe mendoj qe Berishes i duhet treguar se eshte rasti i duhur.

    1. plaku says:

      beso,
      Na cmende mor mik. Ku i gjen keto fabula kaq te bukura ? Non ho parole !
      Faleminderit dhe respekt.

    2. zana19 says:

      Thone qe te cmendurit kane mencurine e tyre dhe shpesh bejne gjera qe ata qe i kane mend ne koke nuk u shkon mendja ti bejne. Po ku eshte ky i joni ne kete rast?

      Ka humbur rrugen me sa duket.

  25. Frederik says:

    Eshte shume i drejte vleresimi juaj z. Nano , se nuk eshte i vetem Berisha njeriu i semure , por njerez me probleme mendore jane te gjithe ata qe votojne Berishen dhe mbeshtetesit e tij me dosje kriminale. Shqiperia ka nevoje tu beje nje terapi kesaj lloj marke , e cila e meriton te vuaje dhe skllaverohet , pasi ate mentalitet ka.

  26. Elza says:

    Z.Nano.Te gjithe e dime qe Berisha eshte nje njeri i çmendur e per kete nuk na the ndonje te re. Ajo qe me ben pershtypje eshte qe e ben Edi Ramen ,nje njeri te lig e te shkare nga trute. Me sa kemi degjuar ai ka bere shume per Tiranen e nuk dime per ndonje krim te kryer prej tij , veç vendosmerise per te ecur perpara e per te kundershtuar kete qeveri hajdute me Salen ne krye.Mos valle keto e bejne ate nje njeri te lig e te shkare nga trute…..
    Merr neper goje edhe deputetet e opozites qe u perballen me policine, sepse duan te mbrojne votat tona jo tenden.
    I shave te gjithe , veç njerin paksa na e permende, Lul Bashen,hajdutin,vrastarin e qe tani po na rrufit edhe votat tona, mos valle vetem ai eshte i mire per ty ?
    Flet me urrejtje per te tjeret por po behesh vete i urryeshem.

    1. plaku says:

      Elza,
      Gjermanet kane nje proverbe te bukur sipas se ciles, ne nje peme te rrezuar, te gjithe shkojne dhe bejne dru. M.q.s. Edi sipas horrlliqeve te Sales humbi, mos valle dhe Nanoja yne ka vendosur qe dale nga dale te nderroje supen? Shpresoj se jo, koha do ta tregoje, une personalisht uroj qe jo, but who knows ?

      1. Sociologu says:

        100 per 100 dakord. S’e luan topi. Respekt, plaku!

    2. LORA says:

      Respekt,Elza,per arsyetimin.Muc Nanon e paska zene lemeria “ka te mbaje”.

  27. sn0m says:

    Eh stha kot ai i shkreti, shqiperi te kam dhje.re ste morra vesh njehere.

  28. fre says:

    turp i madhe

  29. iliri nga tirana says:

    E gjithe kjo qe po ndodh eshte maskarade qeveritare per te marre parate e bashkise qe kane dy vjet te bllokuara pasi nuk mbidhej keshilli bashkiak. Thesari i qeverise eshte bosh. Ne tirane jane sjelle rreth 45.000-50.000 vete qe kane votuar pa qene banor te tiranes (me kontrata qeraje fiktive dhe karta fallco) po te behet nje hetim te gjitha dalin.Opozita ka kapur vetem 2 karta fallco, kur dihej qe PD do luftonte vetem per Tiranen. Para zgjedhjeve te gjithe e dinim qe po ngaterrove kutine, fleta behej e pa vlefshme. Shume qytetare kete gje e kan bere me dashje per ta bere fleten te pa vleshme se kan bere votim te imponuar.Atehre pse KQZ i ben te vlefshme?

  30. I zhgenjyeri says:

    Hallall te qofte o Muç, nuk e prisja kete lloj shkrimi prej teje.i. Jam i djathte, nuk jam dakod me ty per konkluzionet per Berishen, per mendimin tim je antiBerishist ekstremist (megjithse jam shume koshient qe mund edhe tja fus kot), por per pjesen tjerter te shkrimit (megjithese absolutisht nuk ndaj te njetin pozicion me ty) te pergezoj per realizmin qe tregon. Per te tille gazetare te ndershem e realiste ka nevoje sot media shqiptare. Le te marre shembull nga ty edhe botuesi i nderuar i “Temes” (shpresoj se do te ma botoje kete koment)

  31. DUSHKU says:

    O SALI TI QISH NENE KETIJ POPULLI QE KUR TE LE TE BESH SIPS QEFIT NUK JA UKE LERUA TI PO VETE VETEN E TYRE QE KUR TE LENE TY TE BESH SI TE DUASH MIRE JA U BEN SE KANE 20 VJET DHE SKUPTOJNE DHE AS KANE PER TE KUPTUAR MBI KURRIZ QENDROJU SE VETE POPULL ESHTE IDIOT FRIKACAK ME KETE POPULLO SALI TI RRI E20VJET NE PUSHTET TE GARANTOJ NUK NXJERR DO QIMEN NGA QULLI KE POPULL ME EDI RAMEN DUHET NJE DREJTUES TRIM E JOF RIKACAK SI EDI RAMA KY PUSHTET OPOPULL NUK LEVIZ E100 VJET ME KETE MENDJE QE KINI JU COHONI O POPULL NGA GJUMI ME MIRE NE DHET SE SA ME KETE REGJIM KRIMINEL TE SALI QENIT…..

  32. PERMETARI says:

    o tema kujdes me keto fotot ju lutem. her tjeter botojeni artikullin por pa foto. nuk mundem ta shikoj dot me kete perbindesh

    cuna erdhi dita. nuk ka kthim mbrapa per ps kesaj radhe. kesaj radhe un shikoj qe saliu ka per te rene brenda dy ditesh mbas fillimit te sulmeve. deshte te merete bashkine tani ka per te lene dhe qeverine.

    1. plaku says:

      permetari,
      Ke te drejte, te botojne artikullin pa foto. Mua me dhembin syte kur shof kete typin dhe Jozin.

    2. LORA says:

      Keshtu do te behet dhe vetem keshtu.

  33. bbb says:

    Thash edhe me lart se faj ka edhe ajo pjese e ketij populli matuf qe voton Saliun pas asaj qe katranosi me 1997. Trashesi dhe kokeboshlleku i ketij populli po kalon masen e budallekut konstant qe e zhyt kete vend ne humnere. Qe ke afro 120 tiranes qe edne votojne Saliun, kjo dmth fatkeqsi shoqerore shume shqetesuese

  34. Elza says:

    Plaku,
    Kurre nuk i dihet. Mbase ka ngrene edhe ai nje luge çorbe te prishur.

  35. Lex Rex says:

    Ato 100 mije votat e LSI dhe 70 mije te PR nuk duhen marre aq seriozisht. Nard Ndoka kishte marre 65 mije me sa mbaj mend. Edhe PBDNJ kishte dale force kryesore ne Rreshen ? Zgjedhjet lokale kane vecori ne krahasim me ato te pergjithshme: me 50 vota mund te behesh keshilltar komune (keshtu qe mjaftojne votat e farefisit) por duhen rreth 10 mije te beshesh deputet. Qytetet me te medha i mori opozita, ne cdo vend tjeter ky rezultat do te kishte shkaktuar termet politik. Ne Shqiperi pothuajse askujt nuk i ben pershtypje qe prej vitesh Partia Demokratike merr vota kryesisht ne zona te largeta rurale dhe humb ne qytete. Kesaj radhe humbi edhe ne Kavaje

  36. xhejmsi says:

    ketu te gjithe e shajne saliun …. spo marr vesh kush e ka votuar gjithe keto vjet boooo …. mbase mbase ne ?????

    1. Rajmonda says:

      Nuk e ka votuar askush por ai i merr vete me force pa perfillur as nderkombetaret.Keshtu qe eshte e kote te votojme me kur i numeron sic do ai dhe rezultatin e nxjerr sic do po ai.Addio per sempre zgjedhjeve.Pse te vine kot vezhgues nga bota apo numerues e komisionere kur keto i ben vetem nje njeri,edhe kohe kursejne po edhe leket qe do u jepnin atyre i marrin vete.

  37. agushi says:

    Saliu nuk eshte as i semur e as i cmendur .Po te pranoj humbjen ai ka hapur deren e ikjes dhe po kaloi ate dere ai e di shume mire se ka hapur edhe deren e burgut per shume vete dhe ne mes tyre dhe te femijve te tije .

  38. Ed says:

    mustafa nuk kam c’te them me te semuret jemi ne si popull , te semure rende sic kemi qene ne tere historine tone shtet formuse, ta shikosh keto shifra per proporcionalin eshte e tmershme . kur lsi duhej te mos figuronte gjekundi mer 100 000 vota!!!!!!! keshtu qe ne POPULLI jemi te semure SALIU ESHTE SIMPTOMA e semundjes tone !

  39. Doni says:

    Pyesja veten gjthnje…… Po ky Muc Nano nga eshte?? Nuk e kemi pare me ne Top-channel me analizat per zgjedhjet!!!!! Tani kuptova.! Po Jo o jo…. Nuk behet vendi yne me keta njerez. Analiste qe i lepihen kesaj qeverie !!!! E thone pastaj: popull i Semure . Varferia ka bere qe njerezit te shesin gjakun e trupin e tyre e Jo me voten! Ju inelektualet qe keni inate personale me te paktet njerez qe duan te cojne Perpara Shqiperine, e keni te veshtire ti tregoni ketij populli vleren e votes se tij.

  40. Gjoe says:

    Mbaj mend qe pas viteve 90 erdhen plot makina dhe te gjithe u bene shofere. Dhe sa here qe ndodhte aksident ne rrugen Tirane-Shkoder dhe njoftohej policia per te shkuar ne vendin e ngjarjes ata pyesnin: Kush eshte shoferi i dyte i perfshire ne aksident? Se i pari dihej ishte shkodrani. Keshtu na ka dal dhe ne me gjithe sherret ne keto vite te demokracise. I pari gjithmone dihet se eshte Sala. Lum Shqiperia qe e ka dhe e mba.
    Thone qe te paret e fisit te Berishajve kane ardhur nga Kosova. Dhe dy here eshte djeg Kosova prej tyre. Tani me duket se do me e ndez zjarrin e dyte dhe ne Shqiperi….. Shpresojme qe te mos ndodhe keshtu dhe populli shqiptar ta kuptoje kete dreqni te tijen.

  41. ilirian says:

    z Nano,me vjen keq por nuk jam aspak dakort me ato cfar thoni youve ne kete artikull! Pse?

    1- Sali Berisha nuk ka luajtur nga ment e kokes! Apsolutish jo! Sali Berisha eshte agjent Rus qe punon per Greket dhe Serbet. Perse nuk e thoni you kete?!! Mos valle nje intelektual si you nuk e din nje gje te tille?!!!

    2 – Populli Shqiptar (Kombi qe thoni you) nuk eshte aspak budalla, ne menyre apsolute qe nuk e ka votuar rrjetin kriminal te Berishes! Populli shqiptar do te kishin votuar edhe nje mu*t te madh vec te ishte nga opozota, por i jane vjedhur votat! Ato 10 Rama doli teper eshte nje gabim human i atyre qe vodhen! Gjeni ju lutem se cila ishe menyra e re, menyra spektakolare se si u vodhen votat!

  42. pelivan says:

    Z.Mustaf urime,une pelqej shkrimin tuaj,eshte domethenes….Por,Kombi yne nuk eshte i semur dhejam i bindur qe ju e thate kete,(Kushdo do e thoshte!),nga zemerimi qe ju ka pushtuar ashtu si dhe ne te tjeret kudo qe ndodhemi,per faktin qe Meta dhe Mediu markan nga 100 e nga 70.ooo vota(!)Mustaf! Ata e kane xhepin te fryre,shume te fryre…Dhe ne s’jemi te semure,por te varfer,shume te varfer….Varferia,eshte me zi se tradhetia,me zi sehasmeria,ajo t’a fut koken ne mender h….dhe per meten rrahin100mije zemra,sic u shpreh vet ai….Nejseune do te zbavis pak me vargje….
    Pa n’a ish njehere,
    nje lulush dhe nje salush,
    rrinin tok nga here,
    si dy lepurush,
    ashtu,gusha gush…

    Bashke hanin,bashke pinin…
    (Ata kurre nuk u ndane!)
    biles bashke edhe vidhnin,
    Edhe PLAC! Njerzit s’u thane!
    Deri sa qelben dynjane.

    Me salushin dhe lulushin,
    u be tok dhe nano pordha=F.N
    Nanushi u dha metushin,
    dashin me kater kembora,
    nje lloj horri,permbi horra!

    Nje dite ky salush-lulushi,
    n’a ngulet e beka plan!
    qe neser lulush askushi,
    te behej njeri me fame,
    por me pare do mbillnin flame…

    Dhe te dy i’u futen punes,
    mbollen flam e korren helm!
    dhe e shiten ndane rruges,
    aq sa helmi mori dhene…
    se u shitkej per melhem!

    Ama,neser gedhin nje dite,
    s’pyet lalush e salush,
    Spyet as per perendite!
    me barut bythen t’a mbush,
    pa t’a ngul bythen ne prush….

    jane dhe nje qind strofa,kur t’u vi radha….

  43. ed says:

    Nano mos mendo se shqipetaret nuk e kuptojne mesazhin tend ti na ul Te gjitheve kur na quan Te semure perse nuk eve gishtin ne plage apo Te dhemb

  44. Ericson says:

    Gazetari Mustafa Nano nuk i perket ,te pakten qelbebesirave mediatike te sojit TVSH, fletushkes “55” ,qe eshte gazi i botes,pasi i thote priftit ,hoxhe e gruas me barre, shterpe..
    Vini re,ju lutem,spazmat e fundit te nje rregjimi malok thuajse komunist,,tribal,vrases e hajdut,te frymezuar nga matufi i poshter plak i PD-se,,njekohesisht nje”‘zhigolo” politik,
    Nuk e di me saktesi matematike,por me rezulton se nje pjese e mire e popullit shqiptar e voton ende kete kerme,Ducen shqiptar,se ne fakt eshte nje malok,qe sipas Kanunit te Maleve,duhet t’i shkulen te kater qoshet e thememelit te kulles,kudo qe te ndodhet,n’dac ne Vicidol,Tirane,apo Stamboll,Milano,Pakistan e Emiratet e Bashkuara Arabe!
    Ky tip,nuk hahet as me vaj,as me uthull,si thote nje fjale e urte e popullit shqiptar.
    Ky malok,frikaman e pordhaman,nuk ka asgje te perbashket me trimat e Malesise si Dede Gjo Luli,Isa Boletini,Syl Vokshi,pale trima si Azem e Shota Galica (sa per dijeni ,kete te fundit Zogu e la te vdiste per buke).
    Megjithese me vjen jashtezakonisht keq,mund te pohoj se nje fare (ne fakt sekretar i organizates themelore te PPSh-s ,sipas akademikut shqiptar Rexhep Qosja) Salahudin Berisha, tepke sic thone korcaret,e taman sic thone shkodranet eshte thjesht nje domuz,qafir e ibliiz,qe edhe kostumi i shkon si shale gomari..Shquhet sidomos per malokerine (shprehje e shpikur sefte nga une) qe do beje zap qytetarine shqiptare.
    Mbetem,si te thuash,nje shkrimtar i paafte te pershkruaj nje dobic te Shqiperise postkomuniste.!

  45. deshperimi says:

    Sa per shkrimin e M.Nanos, jam dakort me dike siper qe denon median ne rrolin e saj, si fajtore ne deformacionin qe i ben konflikteve dhe Sherrxhiut. Asnjeher nuk eshte kapur fuqishem roli shkakatarit te konflikteve dhe Sherrxhiut… Sigurisht media edhe mund te kete pasur te drejte, deri ne 2005, kur pame se si te gjithe kundershtaret e sherrxhiut perballe tij, u kthyen ne bahcevane te tij dhe jane duke gezuar frutet e bahces se pushtetit te gjithe se bashku…Po a nuk erdhi dhe kjo si pasoje edhe te rolit qe pati media, duke luftuar me fuqishem kundershtarin e Sherrxhiut dhe keshtu i bene atij nje sherbim te madh???!!!Sala duhet luftuar fuqishem ne Media, Ai eshte Shkakatari kryesor i gjithe kesaj katraure ku gjendemi ketu e 20 vjet??/Duke orientuar popullin ne gjykimin e tij, se kush eshte ky monster, mund te bejme ate qe edhe me vjedhje votash, ai te perfundoj ne rezulatatin qe hengri per kushtetuten ne ’94. Pasi denojme ate,i japim mesim edhe kujtdo qe vjen ne pushtet e opozite.

  46. SKENDERBEU says:

    EDHE KY MUCI QULL FARE E QULLOS ME MAJA FARE.KUVENDON SI NJE I CMENDUR QENKA BERE MENDJE FENDUR.QE KUR ERDHI NGA SKRAPARI E GOSTII ILIR K.RI.NDAJ DHE FLET SI GJOJA MBARE SE MBI SHPINE KA SAMARE.SAMARIN E BLLOKUT VARUR KOLLODOKUT,KOLLODOK I COROVODES,PO I SHET MEND EDHE BOTES.KUR MENDJEN E LA TEK FROKU SE JU THYE KOLLODOKU KETIJ QENI DHE ATIJ MALOKU.

  47. Sociologu says:

    Mustafa nano duhet te reflektoje me mire per ato qe shkruan. Ne kete situate, populli nuk ka nevoje per ta fshikulluar edhe me shume, pas gjithe shuplakave qe po i ben Saliu e Ristani, Meta e Mediu. Por ai ( populli ) ka nevoje per inkurajim pozitiv. Kjo eshte detyra e patriotit te vertete! Merr shembull nga Mero Baze!!!! Me respekt!

  48. raimondi says:

    Kete shkrim e ka bere shume bukur Mustafa Nano — ——– eshte tamam ajo qe thote Mustafai se ne kemi nje njeri qe gjeneron konflikt dhe kjo ndodh sepse ky njeri , Saliu , e quan kundershtarin politik Armik
    21 Janari tregoi fytyren e vertete te Sales , instiktet Agresive qe fshihen tek ai . sepse Sala vrau me paramendim , me gjak te ftohte njerezit e opozites

    —Kjo ishte Skandal — Ishte shfaqja me kriminale e Armiqesise qe mund te shprehi nje pushtet , dhe opozita ju pergjigje me …heshtje , nderprerje te protestes …!!!!!??? –Tamam Kapitullim para pushtetit kur duhej te vazhdonte luften kunder ketij pushteti kriminal qe kerkon akoma gjak

    .———Por mbylljen e shkrimit e ben gabim Mustafai

    –Nuk fajesohet populli kurre ———— Eshte ruga me e lehte te fajesosh popullin dhe po t akthesh medaljen nga ana tjeter tregon nje injorance te pafund

    ———-Pse Sala dhe sherbetoret e tij marrin aq shume vota nuk e ka fajin populli , por e ka opozita e cila megjithse ka te drejte
    dhe eshte e goditur nga Pushteti , ajo , opozita, dhe media e saj nuk jane te afte te jene bindese ne luften e tyre politike kunder Pushtetit,
    ti bejne njerezit te NDERGJEGJSHEM per KRIMET EKONOMIKE, POLITIKE DHE PATRIOTIKE TE KETIJ PUSHTETI KRIMINAL

    —–Dmth Opozita nuk ka aftesi ta diskretitoje Salen per te gjitha pislleqet qe ai ka bere ne keto 20 vjet
    —Nuk di te beje POLITIKE—-Nuk eshte politikane e Zonja ,
    sepse nuk i shfrytezon te gjitha shancet qe i jep SALA ———— Opozita e kritikon Salen vetem per gjera te dores se dyte
    dhe nuk e kritikon per Ceshtje Principale , Kryesore qe prekin zemren dhe mendjen e cdo qenie njerezore te kesaj kohe moderne

    ———- Dhe kur opozita nuk e kritikon Saliun per ceshtjet kryesore ,atehere njerezit e shikojne qe opozita ne luften e saj kunder Sales del e ….Cenuar, jo esinqerte –Pavaresisht se e drejta eshte ne anen e saj

    ——— Sepse qe ta kuptosh ti o Mustafa , (se edhe ti e ke kete te mete qe ka opozita ) njeriu nuk eshte si puna e atij qenit te rugeve
    qe mjafton ti hedhi dikush nje kocke te shijshme dhe ai do lehi gjithe dtien per te……

    ——-Jo or jo, Njeriu eshte nje qenie ME BOTE SHPIRTERORE TEPER TE NGRIUTUR KRAHASUAR ME KAFSHEN
    dhe qe perpara ushqimit kerkon te kete dinjitetin e tij si NJERI me Identitetin e tij Kombetar .Dhe kete dinjitet ta jep Respekti dhe mbrojtja e ….PATRIOTIZMIT …….,pastaj vijne te tjerat

    —- Tani ore Mustafa, pse ti dhe ndonje pjese e opozites nuk e quan te nevojshme kete Ndjenje Fisnike qe zbukuron shpirtin
    dhe mendjen e cdo njeriu te kesaj kohe moderne , NDJENJE qe eshte themeli i personalitetit te cdo qytetari te sotem ,
    kjo nuk do te thote se jemi te gjithe si puna juaj –

    — Ju qe nuk keni respekt per patriotizmin jeni nje Handikap i shoqerise , , natyrisht edhe Sala qe e ka shkateruar patriotizmin shqiptar gjithe keto vite eshte njelloj si ju ..——- POR…..

    ……..Sala eshte treguar dobic,”bir kurve” ne karahasim me ju , — Saliu ashtu sic ben tradhetarin me vepra ,
    ben edhe Patriotin me fjale ……

    ——-Ketu SALA ua ka futur kaq bukur saqe ju nuk e merni vesh fare ——-Dhe duke bere patriotin me fjale ,
    Saliu ka terhequr ne elektoratin e tij gjithe njerezit qe jane naive por e kane ne zemer Shqiperine , patriotet , pavaresisht se Sala i ka dhene grekut cdo gje

    Sepse njerezit tani e shohin se JU, Opozita nuk flsini fare , as edhe nje fjale te vetme per patriotizmin , ndersa Sala i ben te dyja , eshte jashtezakonisht politikan dinak

    —— Ai flet lart e poshte per patriotizmin, i bije gjoxit neper tribuna dhe ndersa ju nuk flsini azgje kur Sala ben veprime pro- politikes greke ,
    Por ama NE TE NJEJTEN KOHE Sala flet pro- patriotizmit atehere njeriu i thjeshte mendon se Sala ato veprime antikombetare
    i ka bere i detyruar nga rrethanat politike nderkombetare ………

    …..Keshtu qe SALA del prape i fituar se keta njerez nuk votojne per opoziten por per Saliun qe shfaqet si patriot

    ————Ndaj Opozita ore Muci duhet te shprehet hapur pro patriotizmit dhe ti shfrytezoje ne maximum gabimet e Sales ne kete drejtim ne menyre qe te ritet elektorati i saj …….

    ————-Sepse edhe ne Shqiptaret nuk bejme dallim nga popujt e tjere qe jane patriote te vendit te tyre.

    Opozita i ka te gjitha ne dore qe te shpreehet pro patriotizmit ,mirpo nuk do —Dhe kur nuk do eshte mire ne opozite .
    ——-Ndaj nuk ja ka fajin populli ,
    por e ka fajin vete opozita qe nuk di te beje politike …..Patriotike gjithmone e kam fjalen ……

    …….. 2300 vjet me pare Aristoteli thote qe ;…Njeriu eshte nje — Kafshe Politike ,sepse ne dallim nga kafsha merret me politke

    …. Ndersa ne keto kohet moderne une do thosha qe ;….. Njeriu eshte nje KAFSHE PATRIOTIKE …

    ———-Sepse sot eshte Patriotizmi ai qe e dallon Njeriun nga Kafsha ———- Eshte patriotizmi ai qe nuk e le njeriun te behet si kafsha,
    qe te lehi rugeve per kedo qe i jep nje kocke , por e mban te lidhur pas Integritetit te tij moral ,
    —– dinjitetit,
    respektit dhe dashuirise per te emrin dhe historine e kombit te tij ,virtyte keto qe e lartesojne njeriun ,——-
    …………. e bejne te Denje per Emrin Njeri
    ……
    Une mendoj se kjo Opozite ka difektin e madh se kerkon te krijoje njeriun e ri Jo -Patriotik , qe te mendoje vetem per mireqenien,
    por jo per Patriotizmin , e nxitur kjo edhe nga shkrimet e tua or Mustafa —
    ———Pse e beni ju kete ? –Ku e keni gjetur ne kete bote ju kete lloj Njeriu qe te jete anti -patriotik ?–

    Ketu ne USA keta kane nje jete te shkelqyer dhe ne emer te Patriotizmit Amerikan femijet e ketyre shkojne e vriten ne cdo kend te botes,
    —— biles keta u vrane edhe per patritoizmin tone .
    Vajten dhe luftuan ne Kosove ,

    Ndersa ju na mesoni qe Patriotizmi eshte dicka e vjeter ……….!!!!!!!!—- A jetoni ne kete bote ju ????

    ———– Dhe pasi paraqiteni me kete mentalitet antipatriotik,mentalitet i gjymtuar , ju harrini te thoni e ka fajin Populli qe voton Salen –Jo ore mik

    –Fajin e keni ju qe njerezit votojne Salen———Sepse Sala duhej te kishte fluturuar nga pushteti me kohe per te gjitha
    aktet e tradhetise qe ka bere, pervec ekonomise qe e ka bere hale fare —por ju nuk i shfrytezuat ato raste dhe
    Sala ne te kundert po ben edhe patriotin tani duke ju marre votat ….. shtoji kesaj edhe manipulimin dhe Sala del gjithmone fitimitar

    ——– Sepse Patriotizmi eshte nje ndjenje qe lind me njeriun por sa ta kutponi ju do kalbeni ne opozite ….. dhe pastaj do qaheni se fajin e ka ..populli

    ——-Jeni ju Absolutisht e vetmja Opozite ne boten moderne qe kerkoni pushtetin pa perdorur Patriotizmin ….

    –Pa asnje dyshim JU Jeni Cudia e ketij shekulli …….————– Patriotizmi eshte nje ndjenje gjithmone e re ,
    sepse eshte , Perjetesisht i rrethuar nga Dashuria e pafund e njerezimit ……..

  49. Lir Koka says:

    OR MUC PER ATO GJERA QE NUK I DIN MOS SHKRUJ, AS MOS SHPREH ANESIM.E

    KE DREJT PER SALIUN SI PALE KONFLIKTI SI DHE PER POPULLIN PRIMITIV SHQIPTAR.

  50. albi says:

    kjo qe po degjojme e shohim sot eshte vertet e dhimbshme.kam nderin qe te jem 17 vjet ne nje nga vendet me demokratike te evropes dhe te shoh shqiperine ne kete dite te hallit me pikon zemra gjak.une jam rritur nen sistemin komunist dhe e lash shqiperine ne 92.ishte gje e keqe por dhe shume e mire.ishte e keqe se lashe mbrapa familjen,shoket dhe vendin tim te dashur ku guri peshon sic duhet.ne te njejten kohe ishte nje gje shume e mire se dhe mua mu dha rasti te jetoja ne demokraci.dhe ska gje me te bukur.vendi ku une punoj e jetoj eshte londra me nje demokraci te konsoliduar.por demokracia sipas mendimit tim eshte nje sistem qe nepermjet ligjeve dhe kushtetutes u jem mundesi te gjitha shtresave te popullsise te jetojne ne harmoni.por kur ligjet mungojne ose vihen por jo te plote atehere lihen hapsira te qellimshme per manipulime.u zgjata por ajo qe dua te them eshte se shqiperia ka nevoje per ligje dhe kushtetute te re pra ne duhet ta fillojme nga aja.une jam simpatizant i z rama por zgjigjen e shoh vetem tek zgjedhjet e parakohshme por jo me ramen ne krye por e para te shperndahet kjo qeveri e shpifur dhe te ndertohet nje qeveri e perkohshme ku te pergatise terrenin per zgjedhjet e tjera me nje kod te ri e te pranueshem nga te gjitha palet dhe me nje kushtetute te re ku te garantohet riciklimi i politikaneve sepse une besoj se riciklimi i politikaneve do ti pastroje partite nga te gjith njerzit e implikuar me korrupsion.
    rrofte shqiperia,ne djall vafshin tradhetaret

  51. PERMETARI says:

    edi rama , gjithashtu mos e dorzo bashkine ne asnje lloj menyre. ik fillo punen ne bashki dhe ne asnje lloj menyre mos e ler bashen te futet brenda. gjithashtu blloko rruget ne jug. mblidh ter ish oficeret dhe ish policat me pervoje qe i ka nxjer sala ne pensjon sepse jan socjalista dhe krijo disa forca specjale qe te komandohen nga ju. dil ne televizor dhe beju thirje policise dhe ushtrise se shtetit qe te distancohen nga sali bisha sepse saliu vetem vellavrasje kerkon. EDI RAMA NQS EDHE KESAJ RADHE BEN PROTESTA PAQESORE , ATEHER VELLA I DASHUR LERI VENDIN NONJE TJETRI QE KA SHPIRT LUFTARAK DHE MOS MER ME QAFE SHQIPERINE. JEMI TE LODHUR NGA PROTESTAT PAQESORE TE TUAT. EDHE SALIU QESH ME ATO PROTESTA QE BEN TI. nqs ti se ke problem te shikosh saliun duke qeshur , ne or shok e kemi. nuk mundemi me qe te shikojme ate kriminel te qesh me ironi dhe te tall b…. me ne

  52. ALBAN DEGA says:

    E VETMJA GJUHE QE KUPTON SALI BERISHA… TAHRIRI!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Shqiperia ndodhet ne buze te gremines politike e njerezore ku e ka cuar politika kryekeput staliniste e bolshevikut te fundit ne Evrope Sali Berisha. E vetmja strategji, e vetmja parulle, i vetmi qellim i Padrinos Berisha eshte te fuse te gjitha pushtetet: politike, juridike, ekzekutive, mediatike, qendrore e lokale ne duart e veta dhe te pjelles se tij krejt te inkriminuar si Lulezim Basha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Genc Ruli, Albana Vokshi …. E vetmja ideologji e Sali Berishes eshte ajo leniniste ” Vse vllasam sovjetam” e cila qendron shume me lart se politika e strategjia berishiane “Vse vllasam Berisham!”.
    Me katrahuren elektorale, me vjedhjen e hapur e brutale te votave qe po realizon nepermjet Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, qe eshte bere fund e krye Komisioni Qendror i Vjedhjeve ai po e shton per cdo cast e me teper vlimin e kazanit te revoltes popullore ne organizim e shperthim. Deri edhe fyerjet, sharjet, gjuha, mimika e Arben Ristanit ka marre pamjen kanibaleske te Radovan Karaxhicit shqiptar nga pamja e shpirti kriminal Sali Berisha dhe te Damir Fazlicit shqiptar nga makuteria dhe pangopesia me pasurite e shqiptareve. Arrogant, brutal, cinik… edhe me i pafytyre se shqiptari me i pafytyre ne Boten e sotme Sali Berisha.
    I vetmi mision qe po kryen tash 10 dite etash tre vite ky kamikaz i Sali Berishes dhe regjimit te tij fashist eshte te vertetoje me cdo kusht e me cdo cmim, qofte edhe me gjakun e 4… 40… 300 apo mijera shqiptareve, “te dhenat e mia qe tregojne se fitues i Tiranes eshte Lulezim Basha” te Sali Berishes. Ne vend te certifikoje votat e numeruara e sternumeruara deri edhe ketu ne Nju Jork nepermjet ekraneve televizive, Arben Ristani dhe banda a katershes se Sali Berishes ne KQZ= KQV-ne e tij po prodhojne dhe ligjesojne votat e falsifikuara e te futura aspak mjeshterisht ne kutite e Vicidolit dhe Prifcit te Sali Berishes!
    E keqja shkon edhe me tej, kur falangistet e Ristanit e kthyen dy ditete e fundit skenen e ketij instititucioni jo vetem ne nje fabrike prodhimi e legalizimi votash te vjedhura. E kthyen para kamerave te shumta edhe ne nje arene gladiatoresh e grushtesh te gangsterve te Ristanit kunder deputeteve dhe kunder perfaqesuesit ligjor te opozites qe e kapi kamikazet dhe falangat e murrme te Berishes me preshin e kusarise se votave ne duar. Nje vote gjoja “e panumeruar” per Lulezim Bashen doli ashqiare se ishte futur ne kuti pasi ato ishin numeruar e protokolluar nga komisionere te te dy koalicioneve!
    Mendimi i anetareve te opozites ne KQZ tallet, dhunohet, perdhunohet brutalisht nga ” i forti i Berishes” me urdherat e “super te fortit Sali”. Cfare thote Sala ben Arben, cfare do Berisha realizon Ristani dhe banda e hajnave te votave, qe nepermjet votave te vjedhura te 2009 -es vodhi Shqiperine, qe me mundin e djersen e vjedhur te Shqiperise nuk po lene gur e dru pa levizur per te vjedhur edhe keto vota sic kane vepruar pa nda keto 15 vjetet e fundit. Hajnia e demokracise eshte kthyer ne kryehajni te Shqiperise. Jo vetem krye- kusari por edhe vrastari.
    Vrasesit e demokracise shqiptare vrane publikisht edhe luftetare krejt te pafajshem te saj me urdherat e kryevrasesve Berisha e Basha ne zemer te Tiranes qe paten pafytyresine qe edhe ti kerkojne votat qe i humben!. Me arrogancen e shfrenuar dhe nje cmenduri 24 karat ala Berishe po e vrasin edhe Shqiperine duke i vrare te ardhmen evriopiane te saj e duke urdheruar falangat e tyre te murrme apo me unfirome tu versulen deputeteve, perkrahesve te saj ne mbrojtje te votes.
    Cartani Sali Berisha me fabrikimet, mashtrimet, manipulimet, fabrikimet e votave te munguara per beniaminin e tij Lulezim Basha, me kamikazin Arben Ristani, me falangat e murrme dhe skuadronet e vdekjes se SHIK-ut paralel te tij, po e cojne Shqiperine drejt nje katastrofe te re me permasa te paparashikueshme e pasoja qe jane ende te fresketa per kujtesen tragjike te shqiptarve ne 1997-en, ne qender te Tiranes me 14 shtator 98, ne Gerdec me 15 mars 2008, ne Sheshin Skenderbej me 21 janar 2011. Teper te fresketa per tu harruar. Tejet tragjike per tu perseritur.
    E vetmi mjet dhe e vetmja rruge e mbijeteses staliniste te Sali Berishes ne politiken shqiptare eshte konflikti, perplasja, dhuna. E sic dihet dhuna pjell dhune. Si e tille ajo mbetet nene a te gjitha fatkeqesive jo vetem por sidomos ne Shqiperi.
    Cfare duhet te beje opozita e bashkuar dhe populli, demosi shqiptar perballe kesaj ofensive barbare te despotit Sali Berisha dhe falangave te tij politike, juridike, mediatike…. Te heshtin!? Te shtrojne kurrizin!? Te dorezohen!? te heqin poturet e zhveshin breket!?
    Kurrsesi. Kjo do te ishte nje vetvrasje jo vetem per opoziten, por edhe per Shqiperine e demokracine e saj, do ishte funerali i lirise dhe fillimi i marshit te zi te falangave te murrme berishiane mbi Tirane. Atehere si duhet vepruar !?
    Pergjigjen e jep vete Sali Berisha: e vetmja gjuhe qe njeh, qe kupton ai eshte ajo e idoleve dhe partnereve te tij ne korrupsion, kusari, autokraci, Hosni Mubarak, Ben Ali, Muamar Kadaf… gjuha e konfliktit!
    E vetmja gjuhe qe kupton e me te cilen duhet ti pergjigjet Sali Berishes nga cdo shqiptar qe e do sot Shqiperine kudo ndodhet eshte gjuha e Tahririt.
    Paqesisht por vendosmerisht derisa ta fshijne nga skena politike shqiptare kete kavie, kete mbetje te fundit toksike te stalin- enverizmit ne Evrope qe po e qelb Shqiperine!
    Kjo eshte edhe rruga e vetme per te shpetuar shqiptaret dhe Adtheun e tyre qe kerkojne hisen e tyre te Diellit mbi kete toke te shenjte!

    1. anticensurë says:

      alban, ke të drejtë për të gjitha,por si dhe ta ka shprehur një komentues tjetër para meje!
      ka mundësi të jesh më konçiz?!më shkurt dhe preçiz?!nuk është më koha për të prurë fakte për të bindur njerëzit!kush nuk është bindur deri sot për çmëndurinë e sali berishës,nuk do të bindet!ka interesa të tjera që nuk kanë të bëjnë me demokracinë,lirinë dhe shqipërinë!
      alban kur të shkruash shkruaj se ÇFARË DUHET BËRË!
      BINDI NJERËZIT PËR ATË QË DUHET BËRË DHE PËRSE DUHET BËRË!
      përshëndetje

  53. guri i qytetit says:

    Po mire more Muc.A thua te kete vene dore edhe kete radhe ne kuti ky Sala.Po si more burre nuk mund te n’a ndricosh pak rrugen qe ka ndjekur.Ku ishin ato kuti gjate gjithe ketyre diteve ,kush i mbrojti ,kush i solli ne K.Q.Z.Ti duhet t’i dish edhe keto .Pse flisni fjale ne ere dhe nuk tregoni plagen me emrin e vertete.Ne jemi ndoshta popull i semure por i semuri kerkon ilace per t,u sheruar . Dhe ilaci me i mire eshte t’i thuash vjedhjes ,vjedhje dhe te tregosh si eshte bere ajo.Gazetari nuk mund te jete gazetar po nuk investioi.Nje detaj i “fiks fare” vlen me shume se ky artikull ne syte e ketij populli te semure.

  54. beksi says:

    zoti nano (mustafa), se nuk dua te te ngaterroje me ate plehren nano qe i dha pushtetin saliut, te jape te drejte deri diku, por te semure si sali berisha u duhet pergjigjur vetem me nje gjuhe ate te dhunes. drisa ne rrime dhe presim qe te huajte t´i lepijne prapanicen saliut sikur te ishte vete Zoti, ky psikopat keshtu do te vazhdoje. nga njehere edhe demokracia ka nevoje per dhune. saliu nuk eshte dhe aq trim sa hiqet- le te kujtojme 97´ kur zoti sale mori arratine ne itali nga frika dhe ai” zog thiu” dhe kur i doli doza qe kishe marre u kujtua qe nuk ishte ne shqiperi por ne itali. ai “zog thiu” duhet ta dije qe ishte faji i tij qe u vrane rrethe 120 djeme nenash ne tropoje. dhe nje gje duhet ta dije zoti saaale se per ate gjake qe eshte derdhur ne tropoje historia nuk ka mbaruar! ndoshta tani ai mbrohet me gjithe makinerine shteterore qe ka ne pushtet por, kur karrigen te mos ta keshe ku do te futesh o ditezi! ndoshta ne te jugut edhe te falim, ndoshta kujtohemi njhere e pergjithmone te shporrim me dhune por tropojanet nuk ta falin zoti sale. mendohu mire zoti ku do te futeshe, ndoshta i vetmi vend ku mund te te japim strehim tani per tani eshte tunizia ose ti do vendosesh te vdesesh si burre, ne shqiperi pa hordhi qorrash qe te rrijne nga pase vetem per pare, vetkuptohet nese je burre me dy “rr” dhe jo me nje “r”!

  55. ISMETI says:

    e gjith SHQIPRIA ne kamb kunder diktatures FASHISTO-MALOKE shifja facen kti te smuri mendor edhe atyre pisave qe e rrethojn,ju lutemi shpetoni shqiprin

  56. eno says:

    ky eshte sali berisha

    http://a1.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash1/180190_194220133927597_116542811695330_797965_8164467_n.jpg
    Ta gezojne ata tiranas qe e kane votuar
    Kete po thote dhe zoti mustafa turp per tiranan qe i dha aq vota berishes diferenca duhet te ishte shume e madhe ne vota NE qytet e tjera te jugut ju e pate qe diferenca ne vota ishte shume e madhe

  57. SERENA bAJRAKTARI says:

    Komisioneret socialiste ne KQZjane kompromentuar rende.E them kete se ata duhet te largoheshin nga KQZ-ja perfundimisht dhe ne asnji rrethane te FIRMOSIN perfundimin e zgjedhjeve.
    Po keshtu Deputetet duhet te lene mandatet dhe te provokojne KRIZE parlamentare poe me para duhet qe edhe kandidatet e listes te mos pranojne te marrin mandatet kur ti therrase JOZEFINA.

  58. golemi says:

    Eshte nje koment i bere nga Lesi, te cilit nuk i heq dot asnje presje. Ky shkrim me shume ngaterron sesa sqaron. Autori rreket te analizoje cfare ka ndodhur dhe cafre po ndodh ne Shqiperine tone, por pas shume perpjekjesh, duke e hedhur fajin sa andej kendej, me ne fund e gjen fajtorin: ai qenka populli, qenkemi ne qe ne fakt kemi ne dore vetem voten, dhe jo mashtrimin, kemi ne dore ate qe pushteti e numeron si te doje. Ajo qe po ndodh sot eshte nje numerim antiligjor i fleteve te votimit, eshte diktati i votes se shqiptareve “te matufjepsur” (ne qofshin te tille, sepse kam pershtypjen qe jane shqiptaret mashtrues qe kane mbushur kutite e gabuara “pas pilafit”) mbi fatin tim dhe te shqiptareve te tjere. Me ben shume pershtypje fakti qe jo vetem ne kete shkrim, por edhe ne shume shkrime te tjera autori pasi shtron problemin nuk jep asnje zgjidhje. Shprehja e tij qe ne fakt me nervozon eshte “nuk e di” “nuk e kam idene” “nuk di te them gje”. Zoti Mustafa, nese nuk di gje, atehere me mire mos shkruaj. Ligji zgjedhor nuk eshte dokument sekret, mund ta marresh dhe ta lexosh, dhe te mos na thuash ” po qe se e ka ligji…”. Edhe nje here: eshte nje shkrim rremuje qe i kontribuon vetem ruajtjes se amullise, aq te deshiruar nga hajdutet. Uroj te kthehesh tek shkrimet e mira. Faleminderit

  59. anila says:

    Ore ti Faje, po te therras ne gjuhen tone tironse, ore ti malok Skrapari, qe dje erdhe per here te pare ne Tirone, kush ta jep ty ore derr ti quash votuesit te matufjepsur ???? Kaq tha se per te tjerat qe ke shkrujt s’ma ndjen fare.
    hajt tujqeta themi ne tironsit.

  60. eno says:

    http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be

    O anila ja ku jeni ju tiranasit me kulture qe i dhate 125000 vota saliut

  61. weee says:

    Përfaqësuesit e grupimit “Iniciativa për Kombin” i bejne thirrje Sali Berishes dhe maxhorances te ndalojne masakren zgjedhore dhe kerkojne qe Kryeministri Sali Berisha te jape doreheqjen!!!

    Intelektualet Shqipetare pa kufi

    -4 Aleksander Frangaj

    -3 Naim (Henry) Cili

    -2 Blendi Fevziu

    -1 Artan Hoxha

    0- Sonila Meco

    1. Adrian Civici

    2. Aleks Luarasi

    3. Ali Oseku

    4. Alush Shima

    5. Amik Kasoruho

    6. Besnik Alija

    7. Bujar Kapexhiu

    8. Dhori Kule

    9. Edmond Leka

    10. Elsa Ballauri

    11. Enver Faja

    12. Gamend Haxhia

    13. Jera Kruja

    14. Kujtim Cashku

    15. Margarita Xhepa

    16. Mentor Petrela

    17. Nevila Xhindi

    18. Pellumb Vorpsi

    19. Petraq Papajorgji

    20. Rajmonda Duka

    21. Romeo Hanxhari

    22. Sokol Nako

    23. Sotiraq Hroni

    24. Zef Preçi

    25. Zhani Ciko

    26. Kozeta Sevrani

    27. Valentina Duka

    28. Nevila Nika

    29. Elsa Ballauri

    30. Agim Nesho

    31. Grida Duma

  62. england says:

    Fiks ne daten e votimeve ne shqiperi,vendosa te blej nje qen!
    ditet kalonin dhe mu kerkua ta vaksinoj,ta kontrolloj qe sipas rregullave te kish nje certifikate
    ne kete dokument shkruhen dita e lindjes,rraca e qenit,ngjyra e tij,por me kerkohej
    qe ti vendos nje emer!!!
    Pasi kaloi nje jave dhe kisha pare disa karakteristika te qenit dallova qe ishte nevrik,i eger
    dhe shume hileqar,disa nga miqte e mi me sygjeruan ti vendosja nje emer te vendit ku une banoj
    por pergjigja ime ishte se m.q.se qeni eshte i huaj emrin do ja ve shqiptar
    Nuk do gaboja te merrja ndonje sugjerim nga disa komentues ne kete chat!
    por dje vendosa qe qenin tim ta quaj Sali!
    ideja ime ju duk interesante miqve te mi pereth,ata te merzitur nga moria e emrave te njejte
    te qeneve qe qarkullojne ne qytet filluan te me kerkojne mua emra te ndryshem per qente e tyre
    dhe une i listova disa emra si bubi Lul,bucja Fahri,zagari Ristan apo pitbulli Ilir…

  63. Search38 says:

    Analiza e Mustafa Nanos eshte 100% e sakte eshte e rende te thuhet po eshte e vertete, jemi kombi me i prapambetur ne Evrope, kemi mungese te thelle civilizimi, jemi Naiv, Budallenj, Mendjeshkurter, Te nxituar, dhe shume te tjera, por me keqja eshte se nga te gjitha kombet qe kemi perreth jemi me te prapambeturit, kjo na ve ne pozite shume te veshtire, po pesojme nje tronditje te thelle shpirtrore, dhe jemi te humbur, pyetja eshte a mund te bejme shtet ne, a mund te quhemi komb ne , kur shikoj Intelektuale Plehra, Analiste te mbaruar qe shiten e blihen, studente shqiptare qe shkojne ne universitete private te falimentuara, pra pyetja ngelet e hapur per ne.

  64. Themistokli says:

    Eshte per tu cuditur fakti qe edhe pse problemet shqiptare jane madhore dhe imediate ,vete ne ,shqiptaret,jemi me shume te angazhuar ne faktin se si mund te shitet gazeta apo website nga skandalet tona.Media ben punen e saj.Dha fale pacavureve qe krijon ia arrin qellimit te pasurohet me leket e ‘morfines’ qe i shet popullit.Sali Berisha dhe Edi Rama.Emra qe lakohen pafundesisht ,perdite sa situata ka aritur deri aty sa nqs ti nuk e di lajmin e fundit midis ketyre bufoneve ,je fare injorant dhe nuk ke asnje vlere.Ceshtja Ber-Rama po trajtohet si CESHTJA SHQIPTARE dhe nuk pyetet me per te tjeret.Ne nuk dime me c’behet me te semuret spitaleve te Shqiperise,me pensionistet,me femijet prinderit e te cileve nuk kane mundesi ti veshin dhe ti ushqejne,me njerezit qe nuk kane me besim,me studentet qe ju mbyllen dyert kur vjen puna per burse,qe se fundi eshte nje utopi,me emigrantin qe kur vjen ne Shqiperi per hall ose per pushime trajtohet zyrave te memedheut si qen dhe jo si biri i vet.Dhe kjo liste mund te vazhdoje pa fund.Nuk pyetet me per nje te ardhme te Shqiperise dhe shqiptareve,por per nje te ardhme skandalesh midis cockrouches te politikes shqiptare.POR une jam POPULL qe nje dite do tju shtyp me kembe dhe kur te levizni ato gjymtyret e shemtuara ne agoni do qesh dhe do tju mbyt me nje te peshtyre.

  65. anila says:

    O Faje edhe Presidenti Topi i matufjepsur eshte sipas ketij shkrimi tend ?????????

Comments are closed.

Lini një Përgjigje