Për një vit, që pas zgjedhjeve të përgjithshme më 13 qershor 2010, Belgjika nuk ka pasur një qeveri zyrtare. Ndërsa negociatat për koalicionin po zvarriten, vendi do të duhet t’ia dalë me një kryeministër kujdestar. Por sa mund të zgjasë?
Kryeministri belg, Yves Leterme, dha dorëheqje prillin që shkoi, por sërish ai shkon në punë. Në fakt, në mes të gushtit ai ishte kryeministër kujdestar më shumë se ç’kishte qenë kryeministër i zgjedhur.
Duket e çuditshme, por Belgjika është vendi i surrealizmit- por më e çuditshmja është se edhe pas një viti, nuk duket asnjë zgjidhje në horizont.
Belgët pretenduan me krenari rekordin botëror në shkurt, për vendin që ka qëndruar më gjatë pa një qeveri.
Një faqe në internet numëroi ditët- 17 shkurt- titulli iu mor Irakut, që kaloi në vitin 2009 289 ditë pa formuar një qeveri. Faqja në internet shpalli: “Po belgë, ne ia dolëm”.
Të tjera burime thanë se në fakt ky rekord mbahej nga Kamboxhia, e cila kaloi 353 ditë për të formuar një qeveri në vitin 2003. Belgjika e ka kaluar këtë shifër më 1 qershor.
“Teknikisht kjo mund të zgjasë deri në vitin 2014 kur do të mbahen zgjedhjet e reja federale,” thotë eksperti i politikës, David Sinardet.
“Le të themi që kemi zgjedhje në vitin 2014 dhe hasim probleme në krijimin e qeverisë. Kjo qeveri kujdestare do vijojë edhe më tej. Përsa kohë komandon një maxhorancë në parlament, e vetmja pengesë në vijim do ishte frika nga absurditeti”.
Padurimi
Shumë pak në Belgjikë besojnë se mbajtja e zgjedhjeve të reja do të ndihmojë.
Problemi është shfaqur për shkak të ndarjeve të thella mes zonës që flet holandisht dhe pjesës tjetër që flet frëngjisht dhe mungesa e besimit tek ndonjë parti vërtet nacionale.
Negociatat e pafrytshme për koalicion gjatë vitit të fundit janë përqendruar në kërkesën e pjesës që flet holandisht për të transferuar pushtetin nga qeveria qendrore.
“Ajo që shihni është padurimi, por mbi të gjitha një mungesë e përgjithshme interesi. Njerëzit janë të lodhur nga kjo gjë, veçanërisht sa i përket pjesës institucionale,” thotë gazetari i De Standaard, Marc Reynebeau.
“Njerëzit flasin për të njëjtën çështje gjithmonë, duke përsëritur të njëjtat fjali. Po i lodh shumë njerëzit. Kjo forcon tjetërsimin e qytetarit nga elita politike”.
Zgjedhjet e reja, argumenton ai, do prodhojnë të njëjtin rezultat si vitin e shkuar, ose më shumë parti populiste do fitojnë terren.
Pavarësisht të qeshurave për rekordin e ri, shumë belgë nuk duken të qetë me këtë.
“Nuk është ky rekordi që duam të vendosim. Nëse njerëzit qeshin, e bëjnë për të fshehur turpin,” thotë Marc Reynebeau.
Në janar mijëra njerëz protestuan kundër dështimit për krijimin e një qeverie.
Përpjekjet e fundit për të mobilizuar protesta kanë dështuar dhe disa arsyetojnë se zemërimi është kthyer në dorëzim. Por një sondazh i fundit tregon se 57 përqind e belgëve thonë se shqetësimi më i madh i tyre është situata politike, një shifër shumë më e lartë në krahasim me vendet e tjera evropiane.
“Një demokraci e re”
Ka shumë pak bazë ligjore në Kushtetutën e Belgjikës për një qeveri kujdestare afatgjatë.
Përgjithësisht ajo mund të ndërmarrë hapa urgjentë, ose të vijojë implementimin e politikave të qeverisë së mëparshme.
Çështja e madhe është nëse qeveria kujdestare do të nisë të merret me reformën afatgjatë në fushën e financave publike, për të cilën gjitha palët bien dakord se është e nevojshme, në mënyrë që të trajtohet borxhi gjigant i Belgjikës, i treti më i madhi në BE.
Por në një vlerësim ditë pas dite, Belgjika po ecën përpara mirë. Ekonomia po rritet, eksportet gjithashtu, investimet e huaja janë rritur, presidenca e BE në vitin 2010 ishte një sukses dhe vendi po kontribuon në bombardimet mbi Libi.
Kjo vjen pjesërisht për shkak se kujdestarët dhe punonjësit civilë janë menaxherë të mirë, por edhe për shkak se shumë pushtet i ka kaluar qeverinë rajonale të Belgjikës- pa përmendur bashkimin e sovranitetit me vende të tjera të Eurozonës dhe Bashkimit Europian.
“Ne kemi një formë të re qeverie, një formë të re demokracie, duke i provuar botës se kjo ideja e çmenduar që ju keni nevojë për një qeveri të plotë me fuqi të plota nuk është tamam e vërtetë,” thotë David Sinardet, një profesor në Universitetin e Antverpës, me një dozë të rëndë ironie.
Marc Reynebeau thotë se zgjedhjet e reja mund të thirren në vjeshtë ose vitin tjetër në të njëjtën kohë me zgjedhjet lokale.
Por një mundësi tjetër, thotë ai, është që parlamenti të ushtrojë më shumë iniciativë dhe që qeveria kujdestare të marrë përsipër më shumë pushtet. Në këtë mënyrë ai thotë se kjo mund të zgjasë edhe një vit.
“Nuk mund ta dish se kur do bëhesh kryeministër,” thotë ai. “Po këto ditë nuk e merr vesh kurrë se kur do të heqin nga kjo detyrë”.
Belgjika eshte nje vend ku sundon ligji dhe drejtesia dhe nuk ka rendesi fare nese ka apo nuk ka qeveri.
ne shtete te tilla te konsoliduara qeveria eshte sa per forme, ministrat jane te thjeshte dhe nuk shesinpordhe si injorantet e kriminelet qe keni ne, qe jane shperfytyruar e shendoshur sepse tani po hane hene hene si te babezitur sepse as buke per te ngrene nuk kane patur
no comment
Ça keni ju me Lulin, ai gjithmone vegël ka qene, i shkreti.
sistemi politik i belgjikes eshte i tille ne regionin wallon nje qeveri wallone ne bruxelles nje qeveri bruxelloise dhe ne regionin flamande nje qeveri flamande ndersa qeveria principale eshte mbi keto qeveri me siégé ne bruxelle megjithse qeveria principale ka nje vite qe nuk egzistone borxhi i brendeshem ka rene ne 0.5% kete vite ndaje lereni belgjiken shikoni albanine sikur te ishim sa gjysma e tyre do ishte mire
Mos u merrni me Belgjiken o Tema se Belgjika s’ka nevoje per shtet se funksionon pa shtet, ju kujtoni se ne Belgjike nuk zbatohen urdhrat e prokurorise apo si? Sikur te kishim qene ne si Belgjika me 3 gjuhe zyrtare deri tani do te kishim bere 3 luftra civile, po perkundrazi Belgjika per shume gjera eshte ne pararojen e shteteve te BE-se. Belgjika per ata qe se dine ka stacion kerkimesh ne Antarktide, stacion i pavarur 90% nga toka, persa i perket energjise me te cilen punon,dhe riciklimit te te gjitha mbetjeve te vete stacionit, vetem ushqimet ju shkojne njehere ne 3 muaj. Ja kjo eshte Belgjika. Kur te behemi sa 1/100 e Belgjikes atehere mund te themi se kemi filluar te drejtohemi pak.
Vetem qe ekonomia e Belgjikes eshte ne prag “falimentimi”.Mbas Greqise , Portogalise,Irlandes Spanjes..Shpresoj te mos jete keshtu por….
O tironc kam qene ne Lugano para teje xhaxhi, kur ti ke qene ne Tirane une kam qene ne Lugano, pastaj i ke syte ne balle apo jo, e ke lexuar mire artikullin ça thote se ekonomia rritet, eksportet rriten, etj etj, apo ti kujton se Zvicra eshte qendra e botes. Belgjika ka lene prapa per eksporte Angline dhe Rusine ne 2009-2010, ndersa Zvicra as qe figuronte fare per eksporte ne vendet e para. Zvicra ka standart po nuk e ka nga eksportet e medha po e ka ne pjese te madhe nga bankat e shumta ne territorin e saj prandaj informohu ose te pakten lexo mire artikujt o burre se aty e ke te shpjeguar mire. Ta kujtoj edhe se lufterat kane kaluar nga Belgjika dhe Hollanda shtete punetore qe edhe pse te shkaterruara kapen shpejt standartet e Zvicres edhe pse Zvicra nuk e pesoi fare nga lufta. Sigurimi social i Belgjikes eshte i pari ne Evrope qe edhe CNN ben reklame me ironi, “po deshet te thyeni kemben thyejeni ne Belgjike se ja u sherojne gratis”. Une kam qene atje ku je ti edhe ne Itali edhe ne Belgjike edhe ne Hollande dhe i kam bere krahasimet midis ketyre shteteve. Qenke pak siperfaqesor me duket i merr informacionet te gatshme pa u thelluar fare, po e leme se s’me duket e udhes te vazhdoj. Ai qe ke lexuar aty nuk eshte borxh qe Belgjika ju ka shteteve tjera po ai eshte nocion ekonomik po une s’po hyj ta shpjegoj ketu se eshte i thelle.
Rani.Se kuptoj pse merr” zjarr”?E para ske shans te kesh qene ne Lugano para meje.Nejse.Une se di fare qe jeton ne Belgjike e skam asnje qellim te bej krahasime ndermjet dy shteve se kush eshte nejra apo tjetra sepse jane gjera qe flasin vete.Gjithsesi te uroj me te miren atje ku ti jeton.Duke u kthyer tek ekonomia e Belgjikes, kjo nuk eshte nje gje qe e them une por analiste te ndryshem e ku ka ze nuk eshte pa gje.Une kete gje sdo e uroja.E di pse’?Shum e thejshte se euro pastaj sic po duken gjerat do barazohej me frangen.E kjo do kishte ndikim tek ekonomia Svicres.Sa per eksportet duke qene se Svicra nuk ben pjese ne BE(fat shume i madh qe nuk ben pjese) normalisht nuk e japin fare ne statistika.Ne Svicer i dashur Rani ka disa kompani aq te medhaja qe belgjika as qe i paramendon.Me kujtohet nje rast para rreth 7 vjetesh me Swissair, e cila falimentoi pasi bleu kompanine shteterore Belge Sabena ne mos gaboj.Edhe nje here nuk ishte ky qellimi im.Sa per info jetoj ne Zyrih.Lugano eshtre nje parajse me vete brenda “parajses” pastaj e cila mua me pelqen shume.
o lale..mos u zini mer jahuu !
A jeni me mire se ne Tirone?
Hallall!
Nishti qe ina m Schengen, mase e pime i kafe ene n Lugano.
Shyqyr qi pasaporten Biometrike e kena Vlore-Shqiperi e jo ka nai ven qi s’i qasin sviceronet
Fat shume i madh qe nuk ben pjese Zvicra ne BE, e pse na qenka fat, po kush pyet Zvicren o tirons mos kujto se ka aq peshe Zvicra o burre, kur deshi t’ju vinte gjobe kamioneve te tonazhit te larte qe kalonin neper territorin e saj, kur ja trashen zerin BE e mblodhi bythen Zvicra se kujtonte se po fliste me Shqiperine, edhe e hoqi menjehere se e kercenuan ti vene takse eksporteve te Zvicres nqs ata do te aplikonin taksen per kamionat. Ato statistikat qe te them une nuk jane te BE se Rusia nuk eshte ne BE apo e ke futur ti paradhenie, po jane te Bankes boterore dhe nuk i kam shpikur une. Une e di se Zvicra eshte Zvicer po e kam kuptuar qe nuk ka aq peshe sa kujtojme ne. O tirons une i di shume mire ato kompanite e Zvicres se ti i ke mesuar atje ndersa une i kam ditur para se te dal ne Evrope prandaj te flas. Kompanite e Zvicres jane “Nestle”, Swissair, Novartis e ndonje tjeter, ndersa Sabenen e falimentuan belget vete se mbulonte Afriken me humbje prandaj, edhe nuk ka qene shteterore po shteti kishte 33% kaq. Edhe diçka te te mbushet mendja qe te mos ecesh me idene se vetem Zvicra eshte dhe s’ka te tjere se te them te drejten perpara edhe une si ti mendoja po jo tani. Ne top 10 e shteteve qe kane numrin me te madh te milionereve per fryme per 2010 ne baze te popullsise nga vendet evropiane ishin Zvicra ne vend te 3 dhe Belgjika ne vend te 8 edhe une u çudita se mungonin disa shtete si Norvegjia ose Danimarka qe jane shtete shume te pasura dhe ne vite te veçanta i kane dale para Zvicres po ketu flasim per milionere individuale prandaj. Ne Anvers qe eshte porti i trete me i madh ne bote eshte edhe qendra me e madhe e perpunimit te diamanteve ne bote.
Edhe per te te mbushur mendjen qe kam qene ne Zvicer, po te them Cannobio, nqs je ne Zvicer interesohu ku eshte edhe e gjen, apo Belinzona apo Zug apo etj etj.
Jetoj vete ne Belgjike dhe them me plot gojen se Rani ka te drejte
Rekordin do ia kaloje bashkia e Tiranes,mesa duket
ose Shqiperia, Beso. Se mos pretendon ndonjeri se kemi qeveri dhe kryeminister?
Rani.Sigurisht te pershendes.Svircen mua sma ka bere as nena e as baba ndaj as qe kisha asnje qellim qe ta peremndja por ti e spostove biseden ne ekte menyre.Sa per kamionat se ti vete i hap bisedat, Kamionet paguajne e paguajne mire edhe pse BE e trashi zerin sic thua ti.Sjam shum i sakte por mesa di une pagajne rreth 250sfr per rruge.Ghithsesi ju bjen me mire kamioneve te huaj te paguajne se sa te kalojne nga Austria. Edher pse gjate rruges ne territorin e cantonit te Ticinos kamionet e huaj i diskriminojne ne kuptimin e vertete te fjales( e kjo nuk eshte gje e mire natyrisht).Sta them dot me fjale e mbase sgjatem shume per te treguar pse eshte me fat Svicra qe eshte jashte BE(une vete kam votuar qe para disa vjetesh qe Svicra te mos hynte ne BE) thjeshte dueht te jetosh ketu qe ta kuptosh, dhe e kupton menjehere.Pastaj Rani nuk eshte mire se si flet ti..une i diaj qe perpara keto gjera..ti mua sme njeh sigurisht as uen ty por nuk eshte mire qe gjerat te transmetohen ne kete menyre se i bie si “personale” pastaj gje qe vertet se kam per qef.Cdo njeri ka mendimin e tij sigurisht pa ofenduar tjetrin.Swissair ka kohe qe nuk figuron me si kompani, ka falimentuar me kohe dhe nuk ishte tek kompanite e medha.Thjeshte njihej si kompania me e sigurte me te cilen udhetoje vertet mire sic i thone made in Swiss.Spo zgjatem me se ska sens.
Ceno.Ty ishalla ta bofte zoti mar me ardh knej e sigurisht dal e ne te pres,Por…mos me dredho shum se neshja maro qysh sonte e kismet ket fun jave e pijme i birre ne Tirone.. Ska mo te shtyme….
Rani.Qe ke qene ne CH si cdo njeri as qe e ve ne dyshim.Bellinzona eshte fiks si Berati.Zug eshte nje kanton shum i vogel, fare i vogel por eshte nje parajse fiskale.Kompaniet e cigareve si Britsh American Tabaco apo Philips Morris e kane qendren aty.Per Cannobion se di ku ke qene ti se ka dy te tilla.Njera eshte ne Lugano e tjera ne kufi me Svicren por ne territorin italian.Te dyja jane me liqen.Rano mos na “lodh” me.Te pershendes
Edhe une te pershendes edhe jam dakort se ne Zvicer ka diçka qe shume shtete se kane; qetesia qe eshte ne Zvicer rralle se ekziston ne vend tjeter, edhe qe nuk ka rraca te pista atje siç ka ne vende te tjera (megjithese ka edhe atje po jo aq shume) edhe me kete jam dakort, po une thjesht debat po beja, se kur te vije puna per çeshtje strategjike Zvicra nuk mund ti kundervihet ujqerve te medhenj te BE se e hane ata se eshte e rrethuar nga ata Zvicra. Kamionet normal qe do te paguajne , por nuk paguajne aq sa ka dashur Zvicra ne fillim.
Une kam qene ne Cannobion e Luganos normalisht dhe me ka pelqyer shume ai qytet i qete. Meqenese ra fjala ke shit noi çike miell Tironco apo jo hahahahah bej shaka ose ndoshta edhe jo hahah
Kot po hyj,mund te quhet Cernobbio(caenobio)dhe eshte qyteze italiane(ITA) ne kufi ngjitur me Como-n.Eshte nje rruge e ngushte me tynele kur del nga Como nord per te shkuar lart.Rruga tjeter te çon pergjate liqenit”Lago di Lario”.Tungj.
Ekonomia belge po lulezon pa Qeveri, mesim per shqiptaret,
suzana,
Rani me siguri e di me mire. Une nuk mendoj se, Belgjika eshte fare pa qeveri. Me siguri qe, Belgjiken e qeveris ndonje qeveri provizorisht ( ndoshta qeveria e fundit qe humbi zgjedhejet ).
Edhe nje here une nuk jam aspak i informuar. Ndosha Rani na thote ndonje gje konkrete, sepse une nuk mund ta konceptoj jeten e nje shoqeria demokratike pa qeveri. Ndoshta e kam gabim. Pershendetje
Plaku, parimi kryesor i çdo demokracie eshte qe “sherbimi publik te garantohet me çdo kusht” ( jo se e them une po e kam bere ne kuadrin e studimeve te mia ne te drejten administrative) dhe shteti ne kete rast eshte sherbimi publik se pa shtet nuk konceptohet bota (them bota se te ne konceptohet fakti i te qenurit pa shtet) edhe ne Belgjike ben funksion qeveria qe normalisht ka dhene doreheqje, po ti plaku e kupton se Belgjika nuk eshte Shqiperia dhe shteti ben punen e tij sikur s’ka ndodhur asgje, deri ne hyrjen ne funksion te qeverise se re. Pastaj nuk eshte vetem Belgjika, edhe ne Amerike kur shkuan ne gjykate supreme dy kandidatet per president ne 2000 apo 2004 se di mire nese s’gabohem ngeli Amerika 2 muaj pa president te mirefillte po ai qe po linte detyren garantoi detyren deri ne marrjen e funksionit nga presidenti i ri qe do te deklarohej nga gjykata supreme e USA-s. Plaku besoj ti duhet ta kesh degjuar termin “ad interim” qe do te thote pikerisht qeveria qe eshte provizore per arsye te ndryshme, ose ne raste te tjera perdoret edhe per ambasadoret qe kryejne funksionin deri ne marrjen e detyres nga ambasadori i ri. Pyetja qe shtrohet eshte “kur do te arrijme ne qe te qeverisemi ne menyre te rregullt” qofte nga qeverite qe kane fuqi te plote qofte nga provizoret? Kjo nuk dihet deri tani. Nuk po themi te kapim standartet e Zvicres apo te Belgjikes po te pakten te mundohemi.
Rani,
Shume faleminderit per shkrimin shume informativ. Pershendetje
Rani.Rri urte tani..jo per gjo po i prish menjen Cenit pastaj:))
Pershendetje
hahahahahah vazhdo shitjen ti plak dhe mos u merzit ça flasim ne ketu.
Beso.Ke te drejte qe aty ku ti thua eshte Cernobbio prane liqenit te Comos.Por eshte larg me vendin ku ka qene Rani(diku rreth 30km) pershendetje
Si rrine keta pa qeveri!!E dine belget se ca ben njeri tek ne per ate karrige??
Rrugen nga shqiperia ne belgjike do ta bente ne kembe me kuti votimi dhe taborr zgjedhesish nga prapa.