Haremi i guvernatorit dhe qejfet financiare që ne paguajmë

15 Qershor 2011, 19:39Politika TEMA

Nga Erjon Braçe

– 280 milion leke vetem per 9 zyrtare! Ju mbaron mandati dhe ne duhet t’i shperblejme!

– Parate e shqiptareve te rrezikuara nga politizimi dhe keqadministrimi i Bankes!

 

Ardian Fullani eshte Guvernatori i Bankes se Shqiperise prej 7 vitesh. Une nuk mund te shquaj ndonje merite te dukshme ne aktivitetin e tij te mehershem ne sistemin financiar shqiptar. Por mbi te gjitha, gjithkush qe perpiqet t’i gjeje nje merite ne 7 vite te drejtimit te tij ne Banken e Shqiperise, lodhet kot.

Pertej kesaj, Ardian Fullani ne detyren e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise eshte sot zyrtari publik me i paguar ne Shqiperi. Per te ne paguajme me shume se sa per Presidentin, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, ministrat, deputetet.

Me qarte, ne e paguajme Guvernatorin Fullani sa per dy presidente, per dy kryeministra, per dy kryetare kuvendi, per 4 deputete!

Te ardhurat e tij vjetore-paga, shperblime suplementare, pagesa si kryetar i Keshillit Mbikqyres- arrijne ne 90 milion leke te vjetra ne vit! Ose, 7.5 milion leke te vjetra ne muaj! Ose, 288 mije leke leke te vjetra ne dite! Ose, 36 mije leke te vjetra per çdo ore pune!

Guvernatori Fullani eshte ne javet e fundit te mandatit te tij. Nuk di cfare ka ndodhur por ka shume shenja qe deshmojne se Guvernatori nuk e pret perteritjen e mandatit te tij prej Sali Berishes dhe maxhorances se tij. Ai ka sherbyer shume, ka vene gjithe Banken e Shqiperise ne sherbim te nevojes politike dhe elektorale te Qeverise, por po behet gati te lere detyren e Guvernatorit. Njeheresh dhe detyren tjeter, ate te Kryetarit te Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise.

Ne 27 Prill te ketij viti, ne cilesine e Kryetarit te Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise, Adrian Fullani ka drejtuar Keshillin ne marrjen e dy vendimeve qe mbajne numrat 31 e 32.

 

I pari, “PER DISA NDRYSHIME  NE VENDIMIN E KESHILLIT MBIKQYRES NR.27, DATE 26.03.2008 “PER SHPERBLIMIN E ANETAREVE DHE TE KRYETARIT TE KESHILLIT MBIKQYRES TE BANKES SE SHQIPERISE”, me permbajtje:

“1. Pas pikes 2, te Vendimit te Keshillit Mbikqyres nr.27, date 23.12.2008 “Per shperblimin e Anetareve dhe Kryetarit te Keshillit Mbikqyreste Bankes se Shqiperise”, shtohet pika 3/1 me permbajtjen e meposhtme:

3/1 Ne mbarim te afatit te qendrimit ne detyre, ose largimit nga detyra per raste te ndryshme nga ato te percaktuara ne nenin 47, pika 2 te ligjit nr.8269, date 23.12.1997 “Per Banken e Shqiperise”, anetaret dhe Keshilli Mbikqyres i Bankes se Shqiperise, perfitojne:

a) Nje shperblim ne masen 150 (njeqind e pesedhjete) perqind te shperblimit mujor, per cdo vit te qendrimit ne detyre…..

b) Nje monedhe numizmatike argjendi 50 leke “40 vjetori i hekurudhes te pare shqiptare”, emetim i vitit 1988.

c) Nje set kartemonedhash specimen te qarkullimit, printim dhe riprintimi vitit 2007”.

 

I dyti, “PER NJE NDRYSHIM NE RREGULLOREN “PER POLITIKAT DHE PROCEDURAT E PERFITIMIT TE SHPERBLIMEVE SUPLEMENTARE DHE TE NDIHMAVE EKONOMIKE NE BANKEN E SHQIPERISE” MIRATUAR ME VENDIMIN NR.73, DATE 27.08.2003 TE KESHILLIT MBIKQYRES”, me permbajtje:

“1. Ne Rregulloren “Per politikat dhe procedurat e perfitimit te shperblimeve suplementare dhe te ndihmave ekonomike ne Banken e Shqiperise” miratuar me vendimin nr.73, date 27.08.2003 te Keshillit Mbikqyres, te behen ndryshimet e meposhtme:

a)  Pas pikes 6.2 te Rregullores te shtohet pika 6.2/1 me permbajtje si vijon:

“Guvernatori dhe Zevendesguvernatorete Bankes se Shqiperise, ne mbarim te afatit te qendrimit ne detyre/kohezgjetjes se mandatit, ose largimit nga detyra per raste te ndryshme nga ato te percaktuara ne nenin 47, pika 2te ligjit nr. 8269 date 23.12.1997 “Per Banken e Shqiperise”, perfitojne shperblim suplementar te barabarte me 12 (dymbedhjete) paga mujore, referuar pages se tyre te fundit”……

Ne vlera monetare, dy vendimet e mesiperme kushtojne:

–      Pagesa per Guvernatorin 69 milion leke te vjetra

–      Pagesa per Zendesguvernatorin 63 milion leke te vjetra

–      Pagesa per secilin nga 7 anetaret e tjere te Keshillit Mbikqyres 21 milion leke te vjetra

 

Ne total, 280 milion leke te vjetra.

Te gjitha do te paguhen thjesht se ketyre zyrtareve publike ju mbaron afati i qendrimit ne detyre.

Te dy vendimet e mesiperme i jane fshehur publikut dhe nuk jane botuar ne dokumentat zyrtare te Bankes se Shqiperise, njesoj si çdo vendim tjeter i Keshillit. Por mesa duket fshehja e ketyre vendimeve eshte praktike e konsoliduar e Guvernatorit Fullani. Me heret, edhe vendimi themelor qe ndryshohet, ai me nr. 27, date 26.03.2008 nuk gjendet i publikuar ne asnje prej dokumenteve zyrtare te Bankes se Shqiperise.

Kjo praktike ngjan mu si praktikat vetëshperblyese te bankiereve te krizes ne SHBA.

E gjitha po ndodh ne Banken e Shqiperise! Por ajo qe shtohet si shqetesim ka te beje me ate qe ndodh ne bankat e nivelit te dyte, te gjitha ne pronesi private e pa transparencen e duhur persa i perket praktikave vetshperblyese. Ajo qe ndodh ne Banken e Shqiperise, natyrisht qe te shtyn te dyshosh qe eshte praktike e perhapur ne bankat tregtare.

Por ky nuk eshte rasti i vetem qe deshmon se parate e Bankes se Shqiperise perdoren per qejfe financiare. Jane nje liste e gjate vendimesh qe deshmojne per keqperdorim masim te parave ne banken me te rendesishme ne Shqiperi. Tendera, blerje sherbimesh banale, blerje godinash jane treguar prej kohesh si praktika abuzive e korruptive.

Jemi ende ne fushen e administrimit te parave te Bankes.

Tej administrimit, permbushja e objektiva te Bankes se Shqiperise percaktuar nga ligji deshmon se roli i saj eshte zhbere.

Guvernatori ne perpjekje te hershme per te siguruar mandatin e dyte, e futi Banken ne politike. Ai ka mbeshtetur politiken e shpenzimeve te larta te Qeverise se Sali Berishes ne vitet elektorale dhe ka lejuar tejkalimin e kufirit te financimit te deficitit buxhetor. Qellimi, financimi i shpenzimeve elektorale te Sali Berishes me synim manipulimin e votave te shqiptareve.

Veprim thellesisht antiligjor, madje i ndeshkueshem po te kesh parasysh efektet e tij.

Parate e shqiptareve nuk jane te sigurta. Pak nga pak ato po kthehen ne bono te qeverise apo ne borxhe te keqia! Me keq akoma, ne qejfe financiare per Guvernatorin dhe mbikqyresit e tij ne Banken e Shqiperise!!

49 komente në “Haremi i guvernatorit dhe qejfet financiare që ne paguajmë”

  1. tourkofagos says:

    hahaha,,,,ja i zgjuari,ha,pi,rri merr dhe 36mije leke ne ore,,,,,,,,rrofte Albanistani,i esspressos dhe farave te pjekura!!!

    1. a.[ mbi të gjitha jam (je) shqiptar ] says:

      Çfarë ekstremesh! Esspresso + fara të pjekura!

      Është sikur të thuash, Bashkimi Evropian + Albana Vokshi, Bashkimi Evropian + Mesila Doda, ose Bashkimi Evropian + Majlinda Bregu. Opps!! Edhe kjo është e vërtetë!

      1. skela says:

        Ke harru Zhozzzzin apo ke frike se te kap per zhelesh , Ha ,ha, ha

        1. a.[ mbi të gjitha jam (je) shqiptar ] says:

          Si e harrova! Atë që solli Shkodrën në identitet, në Venezia-n tonë, duke e përmbytur tre (apo katër) herë! Shkodrës “loce” i pëlqen, dhe ja shpreh mirënjohjen me votë.

          1. hektori says:

            pese shoku pese here hahahahaha

    2. Zigur Qarri says:

      tourkofagos thotë:
      hahaha,,,,ja i zgjuari,ha,pi,rri merr dhe 36mije leke ne ore,,,,,,,,rrofte Albanistani,i esspressos dhe farave te pjekura!!!

      Perse sa duhet te marre sipas teje nje guvernator Banke o Lipe qafziu ?

      1. stalinsali says:

        hahahaha, une them Georgiqis Provpulatiqis. Qe te veme dhe ne ne hale si greket !

    3. raimondi says:

      –O Kauri evgjito-afrikan !! Po ty c’te duhet se cfare thote Erioni —-Ti shko tek ndonje site afrikan ku flitet per Mandelen apo Mobutun ——- Andej shko fol,andej nga te vjen jehona e thirjes se gjakut tend eitiopian ….-

      – Dhe mos harro mer me vete edhe Edin me gjithe Kauret e PS-se se ata jane te gjithe hajvane
      –dhe vetem andej mund te bejne prokopi me ate mendje prej Lopcari qe ju ka dhene zoti

      1. Saliu says:

        Ne europe nuk shkohet me turq por me kaure..Ne
        anet tona thuhej dikur turq e kaure per percarje dhe ofendim te njeri tjetrit.

    4. hasan says:

      Ne rast se ndodh ndonje krak qe 99,9 perqind do te ndodhe ,mendoj qe shkaktaret kryesore jane; 1-Ridvan Bode 2-Sherefedin Shehu 3-Floran Mima si dhe I siperpermenduri dhe i “nenpaguari” tjeter Adrian Fullani.Keta persona do te marrin te gjitha pergjegjesite penale te shkaterrimit te Shqiperise.I vetmi pergjegjes qe do te shpetoje do te jete Sali Ram Berisha.Ai meriton nje raport si i papergjegjshem menderisht,bile mjeket qe te gjithe e leshojne nje raport te tille pa frike fare nga çdo lloj kontestimi.

  2. ZHULSI says:

    SKANDAL: ME LIGJ ESHTE E NDALUAR PASI KETU ESHTE KONFLIKT I PASTER INTERESI. NE THEMEL KJO ESHTE VJEDHJE ME BORDERO DHE NESE NJE VJEDHJE E THJESHTE DENOHET ME 1 VIT BURG, KJO DUHET DENUAR ME 10 HERE ME SHUME, PRA ME 10 VJET BURG PER GUVERNATORIN DHE 15 VJET BURG PER ANETAR ET E KESHILLIT MBIKQYRES, PASI JANE HAJDUTE TE MIREFILLTE.

  3. Savo Dukati! says:

    Erjon! Kini prej vitit 1992, deputet. Pse e latë tradhëtin kombtare në drejtim. Po tashti ç,bëni? Drejtoni rrëzimin e diktaturës më universale dhe më të pëgërën e botës. Ngrini me shpejtësi shtetin e së drejtës. Arrestoni Fullanët, dhe gjith miljaderët hajdut. I gjykoni, i burgosni dhe u sekuestroni pasurin e vjedhur duke ja kaluar popullit, pra bangës së shtetit. Iku koha e teorive. Është koha e veprimint. Ne nuk e meritojmë të ngalemi skllevër të shpellarëve në mesin e Evropës. Opozita dhe e djathta nacionaliste e vërtetë, do të mbajë përgjegjësi historike.

    1. skela says:

      Prokuroria , ne cdo vend punon e pavarur dhe ka apo s’ka indicje , ajo ben kerkimet e saj . Ketu tek ne edhe pse denoncohen perdite , prokuroria vret miza . Prokuroria merret me telenovelen e fundit te Griseldes , po lodhen te gjejne se si ishte e verteta e sajimit te ngjarjes , qe ne fund te thote prokurorija punon dhe fajtori ne burg po Mediu ,Luli , Meta , gardistet , kane imunitet
      Prandaj jo harrem te kete Fullani , po ai te na e beje me zi sec na e ka bere kur s’ka SHTET edhe njehere , ketu ka falimentuar SHTETI , paguani fatura kote ju ata i fusin ne xhepat e tyre , po kur bejne sikur ja u falin detyrimet e prapambetura .
      Fullani ishte ne unison me Berishen , kur tha: se 2010 qe nje vite i suksesshem , keta pjer..in ne nje poc , keta po e shqyejne Shqiperine si nje cope mish . I kemi varur Fullanit b…t e dashit per ti ruajtur (por po na i rruan te tera ) .

  4. a.[ mbi të gjitha jam (je) shqiptar ] says:

    Oops!! “Parate e shqiptareve nuk jane te sigurta”… Po bëhet gati të “plasë në Kuçovë”… Dua ta shoh me sytë e mi katraurën!

    1. une them says:

      katrauren? puna eshte se me mbrapa vjen gerneta e Alitit.

  5. DOJA says:

    Kane aplikuar nje model te organizmave nderkombetare ku punonjesit pasi mbarojne kontraten marrin nje shperblim per vitet qe kane sherbyer. Ky shperblim bazohet ne logjiken se ata pasi shkeputen, duhet te kerkojne pune tjeter diku, dhe per te kapercyer kete periudhe, u jepet nje fare sigurie financiare.

    Ne rastin e ketyre mbikqyresve te Bankes, dhe te kryehajdutit Fullani-i biri i nje komunisti te poshter me emrin Jani Fullani-keta kane qene ne pune dhe kete detyren e mbikqyresit e kane pasur detyre suplementare. Pra, ata nuk rezikohen te mbeten pa pune. ndersa shperblim nuk kane pse marrin, se jane paguar cdo muaj me 2 milion leke te vjetra. Pra, Zhulsi ka te drejte, jane hajdute dhe duhet te shkojne o ne burg, o ne plumb.

    1. a.[ mbi të gjitha jam (je) shqiptar ] says:

      Ta pret mëndja që është praktikë ndërkombëtare! Veçse në Shqipëri aplikohet vetëm njëra anë e medaljes.

      Me lekët e ndërkombëtarëve (PAMECA), po kërkojmë të “bëjmë njëri” një si Krenar Ahmeti, A mund të ndodhë kjo vallë?!

      1. fule says:

        E me te lumte. Po keta jane jashqitje qe e dine qe do jene ne detyre sa te jete Sala ne pushtet, pastaj…budalli do trajtohet per budall qe eshte normale.

  6. Rani says:

    Na rrofte diaspora neve se kurre nuk do ti shohim leket e Fullanit. Kjo eshte çmenduri ne nje shtet te botes se trete, jepen rroga te tilla bobo çdo lloj proporcioni per tu krahasuar me te huajt tejkalohet ne menyre marramendese, ku eshte katandisur vendi ne dore te disa guakeve si puna e Fullanit, tmerr……………..no comment. Guvernatori i reserves federale amerikane nuk e tejkalonte 200 000 dollare ne vit ndersa ky pisanjos i nje shteti pa vlere ka rreth 65 000 euro me kursin aktual 1.38 ça bohet atje ejjjjjjjjjjj……………

    1. Tironci Lugano says:

      Rani.Pershendetje.S’dua te te kundershtoj por meqe ke peremen Guvernatorin e USA.Ai qe ishte pak me pare Alan e kish emrin qe une i thoja Alani “im” me perkedheli, merrte vetem nga aksionet shifra qe spo ti them se sdu em te lon pa gjume i dashur Ran e po keshtu edhe e shoqja e tij..

      1. bubi kacurel says:

        O shoku Lugano qe ta kuptosh edhe ti pak tregtine se eshte turp qe bne komente pa ja patur idene fare ,aksionet jane investime private te nje personi qe i ble me paret e tij dhe i loz ne burse dhe nuk jane rroge ,epo nuk ka faj Saliu o miq se me te tille si ky Lugano ai rri ne pushtet edhe 100 vjet se cfare ti thuash beson.Ik mor shoku loz noj dore tavell andej nga bregu i lumit se deficentet nuk i qasin ne Zvicer .

        1. Rani says:

          ça ti them o bubi ja ke dhene pergjigjen ti, e shikon pra se si bien vete me kembet e tyre.

        2. Tironci Lugano says:

          Ah mer shoku bubi kacurel qe smesuat nje here te silleni si njerez me etiken qe i duhet qytetarit.Qe aksinet jane private kjo dihet e ska nevoje per komente, e se kuptoj se clidhje ka Sala ketu?Sic duket ske kuptuar asgje se ska si te ejte ndryshe nga menyra qe pergjigjesh.Skam se si te rri indiferent kur Rani me siper thote qe Guvernatori USA merr 200 mije dollar rroge ne vit .Kur keto ai i mer vetem ne muaj.Pak me te sakte here tjeter.Une spo te quaj deficent.pershendetje

        3. enofieraku. says:

          o bubi as te lumi se pranoje kete , kot lodhesh .

      2. Rani says:

        Tironc me ke zhgenjyer komplet me kete mungese perceptimi te gjerave, aksionet nuk jane rroge o tironc po jane investime qe sjellin dividende ose mbi-vlere shqip (dmth fitime), meqenese ra fjala sot ne oren 11h30 paradite dhashe nje provim pikerisht ne operacione bankare dhe e mora 8, prandaj te lutem mos abuzo me inteligjencen time. Aksioni eshte titull pronesie ( i pjesshem natyrisht) i nderuar Tironc.

        1. plaku says:

          Rani, Tironci Lugano, bubi kacurrel,
          Djema une kerkova ne internet, dhe fatkeqesisht dola ne nje forum dhe atje thuhet se rroga vjetore e Ben Bernanke ( shedi aktual i FD amerikane ) eshte afersisht 200.000 US$ ne vit. Pra Rani ka te drejte.
          Me thene te verteten une nuk e mendoja qe te ishte kaq e ulet. Sa per dijeni shefi i banges se dyte private ne Zvicer ” Credit Suisse” mori vitin e kaluar nje rroge ( kuptohet se bashku me boni ) prej 130miljon dollare.

          http://answers.yahoo.com/question/index?qid=20110209181045AAKgqwo

          Pershendetje

          1. Rani says:

            Plaku mesoji ca gjera Tironcit se paska mangesi te theksuara aq me teper qe eshte ne Zvicer, nuk i falet. Prape ngulmon ne te tijen Tironci.

        2. Klodi says:

          Mos Rano se na ke habit sikur vetem ti paske dhen provime per operacionet bankare dhe na del inteligjent ahhaha

          Shko mer daj flipi hamburgerat se sje per ate pune ti toc, do na tregosh per fitimet ti e per dividentet neve.

  7. ylli says:

    Kush po pyet ke???Ai i mori dhe iku si shume te tjere.
    Parate e popullit shqiptare jane me te sigurtat ne bote!!!!!!1997……..SB
    Kushedi sa zgerdhihet SB me vehte cdo nate.

  8. arsen says:

    Sa kot jeni o njerez!
    Alla komunistce i beni llogarite. Kinezce me mire.
    Po pse te mos paguhen kaq?
    Panvarsisht konsiderates qe kam per Fullanin, si njeri qe vetem ka lexuar Raportet qe i kane pregatitur Zv/Governatoret dhe keshilltaret e tij, jaqe pergjegjesia ne pune eshte teper e madhe.
    Nuk jam fare dakord me Erion Braceb dhe te tjere. Per 20 vjet ne Parlament kane mare 3-5 fishin e Fullanit.
    Mbase pa i merituar fare. Sepse me bemat dhe mosbemat e tyre, shkateruan Pronen Private dhe tashme po shesin PRONEN PUBLIKE, duke mare per vehte dhe klanet e tyre.
    Per mua Keshilli Mbikeqyres dhe Fullani, i kane HALLALL

    1. hapkutite says:

      e ce ndalon fullen qe te beje nje vendim qe leket e bankes te kalojne ne llogari te guvernatorit te fundit ?! Fullani akoma nuk ka pranuar qe jemi ne krize. Ah harrova, ne fakt tha qe e kaluam me sukses krizen.

      Kushedi sa kriza te tjera do kalojme me sukses.

  9. inf says:

    Fyll Ani nji fullan mediokerr nji furfullan nji ushtare i rregullt i Mafijes dhe i salih qenefit
    nuk e di a e mbaroi VILEN te sanderr mafishja te aleksi i KLLANIT te zemunit qy
    FURFULLANI apo jo,,???i mjeri e vuri e bija e diktatorit salih berr-isha qe te kendoje
    konden e ketyne hajnave.
    Po aty nuk e ben ky ligjin aty kumandon Miranda RAMA krushka e sllobodankes ose
    REJA e Lirijes se salih hajdutit dhe e bija e MILICES SERBE.
    Kjo eshte e para katunit aty ,,kurse qy fullani eshte nji sharlatan qe i ZIU kur del
    neper konfernca me gazetare vetem lexon se ç’fare i kane shkryjte te tjeret .pik
    Miranda Vilaxhija milioneria e oborrit te salihut ,,ajo e ka Banken e Albanise nen
    hyqem.ajo dhe burri i saje njerez pabuksa tani dhe saliu ja ka xhelozine pse
    keta u bene milionere ,kerrdine bere i jati i LIRIJES kur ishte gjalle nuk la shqiptare te diaspores pa mashtru qysh nga USA e deri ne BE.i rropi sa ishte gjalli me emnin e salih hajdutit.
    Fullani nji njeri me shkolle NATE ,pa dipllome pa kulture njerui servil dhe frikacak rrin aty sa
    per sy e faqe, eka bere Banken e ALBANISE banke private te salih berrish lirijes taçit,dhe dreqit me te birin,,aty me paret e shqiptareve bleu dhe hotel DAJTIN SE E KA QEJF BERRISHA DHE XEN BERRISHA,ptu ore bandit me lekure shtetari po dhe ti mor edepzes je bere njish me pushtat e pushteit or lapangjoz,, tregona e mbarove VILEN LLUKSOZE AFER SANDERR MAFISHEN .
    Nji gje eshte e vertete se keta te gjithe do ikin nga ALBANIA dhe DREJTESIJA DO JA SEKUESTROJI TE GJITHA PRONAT TE CILAT I KANE GLLABERU ME DALLAVERE.pik

  10. vucidoli says:

    e po socialistet mos te na tregojne karagjozlleke ne dyert e kqz,por te futen ne parlament ,t’i tregojne popullit se cfare luhet me te.ky eshte roli i opozites,t’u cjerre masken pushtetareve e mos t’i lene te na sperdridhen rrugeve te evropes.por problemi ketu tek ne eshte se nuk kemi shtet,nuk kemi opozite,por kemi hajdute me bollek,pa shprese se mund te ndeshkohen.duke vjedhur ketu ngrihesh ne pergjegjesi e jo te ndeshkohesh.pervec temes ,ke kemi tjeter ne per t’ua cjerre masken?e gjithe media eshte ne mbrojtje te kusarise,sigurisht duke marre perqindjen qe i takon per kete sherbim.po keta te gjallet sot do e tundin?nuk pyet derri nga mushkonjat,derri do plumb,perndryshe derrat do vazhdojne te bejne kerdine.sekuestrimi i gjithe ketyre vjedhjeve do ishte denimi me imadh per kete race te pangopurish.

  11. AlbinoBlackSheep says:

    Ndiqeni edhe kete pune ne rruge ligjore sic po beni me zgjedhjet.Keni arritur rezultate te jashtezakonshme deri tani.

  12. une them says:

    gjera qe ndodhin. bravo i qofte! ilace ju befshin, mundesisht kemio.

  13. Dulebisha says:

    Dhe populli dele shqipetar ( bashke me krye- Delen, Edi Ramen ) flen gjume gjeri sa tja pine te gjithe palcen…

  14. iliri itali says:

    Duhet Qemal ataturku i turqis te grihet nga varri e te vij ketu ta bej kete vent .ky vent behet vetem me prerje kokash ,dhe jo me llafe,duhet revolucjon se kush do i prij ketij revolucjoni nuk dihet po dita do vij ,po troket ne kokat dhe mendjet e shqiptareve mjer kush ka ber zullume do i paguaj .

  15. rezi says:

    Problemi i vetshperblimeve ne bankat e nivelit te dyte eshte i vertete dhe serioz, por nuk eshte nje dukuri e re, vazhdon prej vitesh…..banka tregtare qe administrohet nga turqit, shperndante qe nga fillimvitet 2000 shuma prej 20000 – 30000 dollaresh per drejtoret e saj (kryesisht turq, por edhe ndonje shqiptar), pa llogaritur drejtorin e madh te saj (sejhan e ka emrin me duket). Kjo tregon se shteti shqiptar nepermjet Bankes se Shqiperise as nuk e ka vene ndonjehere ujin ne zjarr per kete gje, pa llogaritur ketu qe ka mbyllur edhe syte per privilegje te ndryshme te fituara nga keto banka (kam pershtypjen qe po te futesh thelle ketij labirinthi, shperdorimet financiare duhet te jene te panumerta, por si ne cdo fushe te jetes shqiptare edhe ketu s’ka per te levizur njeri gishtin)………….

  16. raimondi says:

    Nga sa thote Brace –kjo tregon te kunderten –
    -Se roga e Guvernatorit qenka shume e ulet — Aq sa ka rogen Guvenratori ketu i merr nje murator ———Ndaj pekrundrazi roga e guvenratorit duhet ritur akoma , se eshte turp te jete aq e ulet

  17. Ardi says:

    ky Fullani eshte shembull i paster i jashteqitjes njerzore…dhe keshtu ka qene gjithe jeten ,,njeri i ulet dhe nga familje degjenerate

  18. angjelin says:

    Zoti Brahce pse e shan guvernatorin vete ju spurdhjosocialistet e keni vendos, mu bete dhe ju si Saliziu qe i venos vet dhe pastaj i shan

  19. Grigor says:

    Jane disa qe akuzojne Shqiperine si vend i parazitizmit, ne nje kohe kur ne Greqi ka cudira edhe me te medha, si prsh politikanet pasi dilnin ne pension merrinin nje bonus te quajtur “dore e arte” qindra mijra euro. Punetori merrte bonus per paraqitje ne orar ne pune!!! Pronare jahtesh qe merrnin asistence sociale. Pra kjo eshte dukuri e perhapur ne Ballkan edhe ne shtete qe pretendojne te japin leksioni demokracie dhe mirefunksionimi te shtetit. Keshtu qe nuk ka lidhje me popuj te vecante. Aq me pak me shqiptaret. Gjithkush qe ka ne dore mundohet te abuzoje. Puna eshte sa i forte eshte shteti dhe sa arrijne keta persona te marrin me te padrejte. Rasti me tipik eshte rasti i bankiereve ne SH.B.A qe edhe pse eshte nje demokraci e konsoliduar dhe me ligje te forta, bankieret i jepnin shperblime vetes dhe aq me shume kur ata shpetuan nga falimentimi nga leket e taksapaguesve amerikane!

    1. plaku says:

      Grigor,
      Ti ke te drejte ne shkrimin tend. Mos harro se Fullani eshte punonjes shteti dhe jo president i nje bange private. Pra tjeter eshte banga kombetare ( p.sh. shefi i federal reservs ne Amerike, sic thote me te drejte Rani siper, merr vetem reth 200mije dollare ne vit ) dhe tjeter banga private, jane dy pale kepuce krejt ndryshe. P.sh. vitin qe kaloi shefi ( anglez ) i banges se dyte me te madhe private ne Zvicer mori 130miljon dollar rroge. Une Fullanon e kam njohur pak personalisht. Ka qene djale i mire dhe mendoj se fati e coi aty ku eshte.Si tha kavajsi : ” O zot me jep tru sa te mund te lidh ushkuret e brekeve, pjesen tjeter me jap fat.”
      Italjaet thone : ” La fortuna e cieca. ( fati eshte i verber). Ndersa gjermanet thone : ” Glück und Glass, ah wie schnell bricht das.” ( fati dhe xhami, ah sa shpejte qe thyhen ata ). Sic duket kohet e arta per Fullanin tone hiken dhe nuk kthehen me.
      Me rrogen qe ka marre do kaloje nje pension qe shume nga ne qe rropatemi ketu ne perendim mundemi vetem ta enderojme. C’est la vie. ( keshtu e ka jeta ). Pershendetje

  20. Nga Qyteti says:

    Zoti Fullani dhe nje kartmonedhe te re qe nxorri, ato te prerjes 2000 lek e ka me gabime trashanine….. nga shpejtesia e aprovimin as te ka vrare mendjen kur e ka firmosur siper….. na i nxorri Gentin 14 vjec ….Pupupupu…. na beri dhe Butrintin e bukur amfiteater gladiatoresh…..aty jane dhene shfaqje te bukra Zoti Fullani…. nga ato te cilat njerzit i shikonin me endje….prandaj quhet teater dhe jo amfiteater.
    prandaj dhe kete pak kohe qe keni lerini profesionistet te bejne punen e tyre si: historian, arkitekt…..EKONOMISTE

  21. SERENA bAJRAKTARI says:

    Ne Shqiperi kush nuk po vjedh nga ata qe kane diqka ne dore.Andi Beli i Jozefines ,a i vodhi ne kesh 7 miljon EURO e iku ne Amerike.Vjedh Sala e kompani ,vjedhin Bankat.Ky artikull te jene i vertete populli duhet te marre ARMET dhe me i zhduke fizikisht keta HORRA mafie e gjalle.

  22. Izraeliti says:

    Kujdes! Ne vend qe te analizoni se perse Diktatori Berisha po e largon Ardian Fullanin nga detyra, merreni me cikerrimat e shperblimeve. Shikoni se ndoshta Sali Berisha po pergatitet per t’u dhene goditjen e fundit kursimeve te qytetareve shqiptare neper banka, sic beri me leket e Piramidave financiare ne vitin 1997. Per te kryer kete goditje shkaterruese, duket se Berisha nuk ka besim me te limoni Fullani, por do te emeroje ne krye te BKSH-se nje bankier “Gazidede”.

  23. liri says:

    Na pelqejne keta horra prandaj i mbajme ne kurriz. Kur edhe i riu thote ” po te isha edhe une do te vidhja si ata” . Nese populli vetem lakmon postin e politikanit por nuk e denon, kot e ka, nuk hipen dot, por gjithmone do t’ia hipin. I pashpresi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje