A ka reflektuar Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës?!

17 Qershor 2011, 15:35Politika TEMA

Më 10 qershor, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Torbjorn Jagland, i nisi një letër kryeministrit Sali Berisha. Nuk do ishte marrë vesh kurrë për këtë letër, po të mos ishte vetë Sekretari i Përgjithshëm që ta publikonte letrën e plotë katër ditë më vonë në faqen e tij zyrtare. As atë ditë kjo letër nuk gjeti hapësirë në mediat pranë qeverisë, edhe pse mesazhi i saj ishte tepër i fortë. Jagland theksonte se kishte ndërmend të pyeste vetë Komisionin e Venecias për çështjen e votave të hedhura gabim. Më përpara ndërkombëtarët kishin kërkuar me forcë që Berisha të merrte opinionin e Venecias për votat e hedhura gabim.

Pasi e lanë në harresë këtë letër, sot qeveria ka shpërndarë një tjetër letër, që Jagland ia ka dërguar përfaqësueses sonë në Këshillin e Europës, ku përsërit shqetësimin e letrës së 10 qershorit. Por mediat e qeverisë thonë se kjo letër është më e zbutur për shkak se kërkon që të respektohen vendimet e Kolegjit Zgjedhor. Në letrën e dytë sërish thuhen të njëjtat gjëra, që Jagland do i drejtohet Venecias dhe thirrjet e tij për dialog politik. Por nëse kjo letër qeverisë i duket më pak e zymtë, kjo është punë e saj. Ne nuk e dimë se çfarë ka ndryshuar që Jagland është më i lumtur.

11 komente në “A ka reflektuar Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës?!”

  1. england says:

    Para nja dy vjetesh ne nje nga kanalet shqiptare degjoja me vemendje
    Dash Shehin(jo vetem si tirons i vjeter por ka dhe shume batuta ai njeri)
    qe thoshte mos prisni nga Sali Berisha te reformohet,ai Saliu pra nuk u
    reformua kur ishte 10 vjet me i ri!
    ju prisni tani qe eshte me plak akoma te ndryshoje,mua thoshte Dashi para
    dhjete vitesh me kapte stomaku dy here ne dite,tani qe jam me ne moshe stomaku
    im nuk ka nje orar se kur me kap,ka raste gjithe diten
    Me pak fjale shoku Sali kur behet fjale per kritika per punen e tij jo
    vetem qe nuk pipetin,por kritikat ja faturon kundershtareve te tij(kjo ka ndodhur gjithe kohen)
    dhe do ndodhe gjithmone deri sa te kemi ne krye te shtetit nje tip te tille
    qe ne keto 20 vite nuk ka marre asnjehere pergjegjesite mbi vete
    Nese Dashit ju shtuan dhimbjet e stomakut ne 10 vitet e fundit
    Saliut ishalla zoti do i rezervoje nje vend sa me shpejt ne boten e shumices!!!

  2. Nuci says:

    Eshte shum zor te meresh me mbeturinat e regjimit mekomunist te tipit Sali

    1. fule says:

      Duket se qeverisja Sali vazhdon te pelqehet. Sot kam degjuar njerez qe e vlersonin Salen, se do ti bej gjithe shqipetaret te kulturuar pas po hap cdo dite Universitete Private apo pse do te ndertoje Parkun Energjitik ne Vlore per te hapur vende pune. Nuk pata mundesi ti ngacmoja me teper por meret vesh se ku do dilja…

  3. Zani-tirane says:

    Me vjen keq per keta Evropianet qe si dine te gjitha shprehjet e urta Shqiptare.Nuk degjon Haleja nga pordhet”

  4. ALBAN DEGA says:

    VET SALI E VET KADI … TE SHPETOJME SHQIPERI !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Jo vetem na vjedhin votat sy ne sy… na japin edhe leksione demokratike!

    Jo vetem vjedhin sy ne sy. Jo nje here por shume here qysh nga 26 Majit 1996.
    Jo vetem te grabisin fitoren e ligjshme balle perballe nje populli e nje Bote te tere, por bejne dhe garipin, te fortin !
    Jo vetem ekzekutojne taksapaguesit e vet me plumbat e blere me taksat e tyre ne mes te dites ne zemer te Tiranes!
    Jo vetem torturojne barbarisht 131 votues e qytetare shqiptare si xhelati me i eger ne qelite e shtetit te grabitur me vota te vjedhura!
    Jo vetem shkelin ligjin e perdhunojne bruitalisht Kushtetuten ne cdo hap e ne cdo akt qe bejne!
    Te gjitha keto jane gjysma e madhe se keqes se Sali Berishes dhe klanit te tij kusar e vrastar!
    E keqja e madhe eshte se kane guximin e te cmendurit dhe pafytyresine e te paftyrit per te mbajtur leksione demokratike e dhene mesime per respektim ligji e Kushtetute!

    Vullneti i qarte i votuesit qe nuk ekziston!

    I gjithe kori i horave qeveritare eshte vene ne garen e turpshme te kryhajnit Sali Berisha qe cirret nate e dite: Kapeni hajdutin !
    ” Askush nuk mund te mohoje as edhe nje vote te zgjedhesit qe ka shprehur qarte vullnetin e tij”, kukasin korbat e zise elektorale e kusaret e jo nje por dhjetra mijera votave te vjedhura e trukuiar me njemije e nje hile e manipulime te paturpshme.
    Ne vetem 117 kutite e mbushura me vota te fabrikuara e te falsifikuara nga te njejtit bandite e kusare, me urdherat e kryekusarit Berisha dalin 357 vota me shume numeri i votuesve. Ceta e kusareve me Berishen ne krye kukasin ” vullneti i shprehur qarte i votuesit”!
    O Zot i madh, na ruaj mendte e krese! Po si mund te shprehe qarte vullnetin nje votues qe nuk ekziton. Jo nje, por te pakten 357 votues te sajuar e fabrikuar , te falsifikuar e gjalluar vetem nga Sali Ristani, KQZ dhe bile edhe vete Kolegji Zgjedhor qe ashtu si te paret tani e tutje do te meritonte vetem emrin Kolegji Vjedhor!
    Jo vetem na vkedhin voten e demokracine, lirine dhe Shqiperine por edhe na dalin burra te mire, na japin edhe leksione per voten e lire e demorkacine!

    Tatepjeta drejt prangave e kllonuesit Berisha !

    Kisha degjuar per falsifikim dokumentash, per fasifikim diplomash, per falsifikim pasaportash, per falsifikim parash, per falsifikime… fabrikime gjithfaresh. Kam degjuar edhe per kllonime minjsh, qingjash, derrash, lepujsh…
    Por deri sot as une e askush ne Bote nuk kemi degjuar per falsifikim, per prodhim, per fabrikim, per kllonim te njeriut, per me teper me te drjte vote, pra votuesi… Nje maje e re ogurzeze per Sali Berishen qe shenon fillimin e tatepjetes se tij teper te rrezikshme drejt prangave te drjetesise njesoj si Mubaraku, Ben Aliu , Muamar Kadafi, sapo te revivendoset demokracia e shteti ligjor ne Shqiperi pas permbysjes se ketij despoti te fundit stalinist ne Evrope bashke me Lukashenkon!
    Cdo kuti votash, cdo protokoll i Komisioneve zgjedhore nga njesia baze e deri tek cdonjeri prej 11 KZAZ-eve te Tiranes mban nenshkrimet e te pakten kater perfaqesuesve e komisionereve te ligjshem te PD apo te PS-se, te ” Aleances per Qytetarin” apo te “Aleances per te Ardhmen”…
    Ky eshte rregulli! Ky eshte ligji! Por ne Shqiperi nuk vendos ligji e drejtesia. Vendos Salia e partia. Vete Veli e vete Kadi, thoshin dikur. Sot kjo shprehje eshte vjeteruar! Sot ajo eshte kthyer ndryshe. Vete Sali e vete Kadi!
    Cila eshte zgjidhja!? Zgjidhja eshte te shpetojme Shqiperi!

  5. ALBAN DEGA says:

    KUSHTETUTA E ZGJEDHJEVE DHE LIGJERUESIT E VJEDHJEVE

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kodi zgjedhor dhe klani vjedhor

    Kodi zgjedhor eshte ligji, eshte Kushtetuta e zgjedhjeve ne Tirane dhe mbare Shqiperine! Ai percakton sakte dhe qarte se vendimet e rendsishme te tij duhen marre me te pakten pese vota pro. Si zbatohet ai ne praktike, ne jete!?
    Na del nje Arben Ristan dhe tre musketiere te Sales qe e kthejne KQZ-ne ne nje super KZAZ kusarie, na del nje Kolegj Vjedhor dhe legalizon 357 ” vota qe shprehin qarte vetem e vetem vullnetin” dhe kusarine e Berishes per te shpalle humbesin Lulezim Basha dhe krejt banden e hajnave me Krye-Komisarin e saj Berisha ne krye si fitues e fituesin e ligjshem Edi Rama si humbes! Votimi eshte kater me tre ne llogore strike partiake.
    Shkelje flagrante e ligjit… Alibia qe perdoret eshte edhe me kriminale se vete aktet e tyre krejt kriminale e kusare… Pas nje jave qe na e kane hedhur njehere nenshkrimin ne ato protokolle apo proces verbale na del nje numerues votash gjithnje i PD-se se Salise dhe ankohet se i kane dale nga 1- 15 vota teper.
    Nje shkelje flagrante e hapur ligjore qe duhej te conte ne pranga jo vetem keta numeratore, por edhe ligjeruesit e ankesave te tyre te porositura e urdheruara nga vete Berisha, e te zbatuara nga Ristani!

    Njeriu me top i kusarise se votave !

    Hajnat mbushin kutite me gjyle votash te falsifikuara naten, numeratoet e topave te hajnise se Berishes ankohen diten! Sali Ristani urdheron rinumerim, legalizim te votave qe shprehin qarte vetem synimin e tij per ti vjedhur votat ne tavoline fituesit te ligjshem Edi Rames!
    Si mund te degjohet e merret parasysh ankimi i nje numeruesi qe ka nenshkruar pa asnje ankim ose verejtje njehere… Si mund te dale nje numerues i caktuar nga PD-ja apo PS-ja mbi 4- 8 komisioneret e saj te ligjshem!?
    Si mund te nenshkruaje dy procese krejt te kundert abrenda pak k=ditesh!? Cfare pret Z. Ina Rama e prokuroret e saj per ti arrestuar ne flagrance jo vetem keta numerues fakira te shternguar ose te paguar, por pike se pari urdheruesit e shternguesit e tyre Sali Ristanin ne flagrance!
    Jo vetem ata, por edhe gjyqataret e marre peng nga policia e forcat speciale te Berishes te Kolegjit Zgjedhor, te vene nen shtetrrethim nga Padrinoja e “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit.

    Perputhja perfekte dhe “ndreqja” berishiane e gabimit zero !

    Pothuajse ne te gjitha kutite e rishikuara e legalizuara nga Sali Ristani kishte nje perputhje perfekte midis votave ne kuti dhe numrit te votuesve qe i kane hedhur ato! Pra gabimi eshte nje zero perfekte! E Kamikazet e kusarise elektorale ne Komisionin Qendror Vjedhor dhe Kolegjin Vjedhor dalin me vendime per te ndrequr gabimin zero!
    Po si mund te ndreqet, si mund te korigjohet nje gabim qe nuk ekziton!? Vec Sali Berisha dhe kusaret e tij mund ti pergjigjen kesaj pyetjeje rrenuese e denoncuese per kusarine elektorale me transparente ne historine e Shqiperise!
    Ne baze te Kodit Zgjedhor , Kolegji ben intepretimin e ligjit dhe vetem ne baze te tij jep drejtesine vetem mbi bazen e ligjit. Ajo qe beri Kolegji Zgjedhor , ashtu si Komisioni Qendror Vjedhor ishte zbatimi i urdherave te Saliqit. Ai jo vetem dha antidrejtesine, por shkeli rende Kodin Zgjedhor duke prekur shpirtin e thelbin e tij, e drejte dhe kompetence ligjore qe e ka vetem Kuvendi pas diskutimeve dhe konsesnsit te partive politike.
    Duke i dhene autorizim KQZ-se te numeroje e ligjeroje cdo vote te pavlefshme, ne fakt Kolegji Zgjedhor vetem ligjeron vjedhjen e votave.
    As me shume e as me pak se Kushtetuta e Zgjedhjeve, Kodi Zgjedhor, neperkembet e dhunohet prej ligjeruesve te vjedhjeve!

  6. ALBAN DEGA says:

    TI VARESH UJKUT MELCITE NE QAFE !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Po aq te sigurta sa leku qe falsifikohet me miliarda !

    Kam degjuar disa here drejtepersedrejti Njazi Sali Kosovrastin, Ylli Manjan Mjeranin, Hysen Berishe Osmanin … e dy kamikazet e tjere te Berishes ne KQV te deklarojne se ” fletet e votimit dhe kodet e kutive jane super te sigurta”, “kane elemente sigurie njesoj sic ka leku shqiptar”! Nuk kam asnje kundershtim per kete siguri te njejte.
    Pajtohem plotesisht me ta: Sot ne Shqiperi e jashte saj qarkullojne rreth 50 miliarde leke te falisifikuara! Kur falsifikohet dollari amerikan, euroja e deri edhe sterlina angleze, llogarsini se cfare mund te ndodhe me fletet e votimeve!?
    Aq me teper kur si ato edhe kodet e sigurise se kutive te votimit i ka prodhuar shtypshkronja e Flamur Nokes, ushtarit Shvejk e bythelepiresit me te madh te Sali Berishes. Ja ne duart e kujt ndodhet siguria e votes dhe kodeve te kutive te votimit!

    As vete Sala nuk eshte me i sigurte !

    Edhe vendi ku ruhen votat e kryeqytetit te Shqiperise eshte teper i sigurte: depoja e Reservave te Shtetit te Sali Berishes. Hyrjen e daljen aty e kontrollojne dhe autorizojne hic me shume e hic me pak se djali i axhes, kusheriri i pare i Sales , Ibrahim Berisha dhe nipi i tij nje fare Metaliaj!
    A ka ku te shkoje me lart siguria perfekte e ruajtjes se votave te Tiranes!? Si me i pase ne dore kusari me i madh i votave ne Shqiperi tash 15 vjet!
    Si me i pase ne dore dhunuesi me i madh i ligjit dhe Kushtetutes ne Shqiperi. Edhe ky nje vetdemaskim perfekt i kusarise me transparente te votave ne historine e Shqiperise dhe Botes. Kushte ideale, perfekte per nje vjedhje perfekte, qe ne fakt u krye ne menyren me te trashe dhe me idioteske te mundur! Pse !?

    Me goditje te perqendruar … tamam si ujku !

    Edhe kjo eshte gjysma e se keqes. E keqja e madhe per Kolegjin Vjedhor eshte se i kerkon Sali Rsitanit te rinumeroje dhe ligjeroje votat edhe ne 368 kuti te tjera te Tiranes. Kesaj i thone hic me shume hic me pak se te varesh melcite ne qafen e ujkut te hajnise se votave…
    Ndaj ai mezi priti dhe duke bere naten dite e hapin kilometer si partia e Sales dikur, vendosi qe te punoje me aksion me goditje te perqendruar edhe te shtunen e te dielen qe te shtoje edhe me shume votat per Bashen e Berishen. Tashme nuk behet fjale vetem per 117, por per 368 kuti votash, mbi trefishin. Ishalla nuk e con numrin e tyre per Bashen sa popullsia e Indise apo Kines!
    Jo vetem Ristani po sakrifikon edhe fundjaven per Saline dhe partine e tij te kusareve, por edhe kusaret e tjere te Berishes kane marre tuirravrapin per te pershendetur vendimin e Kolegjit Vjedhor.

    Enough it’s enough !

    Mire per kusarin Ilir Meta se dihet dhe e kemi pare ne kamera se cfare hajni eshte, Hajni kapur ne flagrance e ne kamera nga krahu i djathte i tij!
    Fatkeqesia eshte se deri edhe nje ambasador, qe gjithcka pervecse i tille nuk mund te jete na del e na thote se “vendimi i Kolegjit Zgjedhor eshte i drejte” pa u zbardhur ende vendimi absurd e krejt antiligjor i Kolegjit Vjedhor.
    Ky vendim i var ujkut Sali Ristani melcite e votave te Tiranes pasi kryeustai ka pasur kohe te tepruar per ti perpunuar e ndoshta edhe akorduar ato!
    Mjere Shqiperia jo vetem per qeveritaret kusare, por edhe per ndonje ambasador zuzar te huaj ne Tirane! Eshte shtuar shume lukunia e ujqerve te votave ne Tirane tash 15 vjet!
    Eshte koha qe demosi e opozita te mbroje me cdo cmim e me cdo mjet, pa kompromis e pa medyshje ato nga kjo llave e pangopur e gjaksore! Enough it’s enough… Boll me !

    1. Emanuel says:

      I nderuar Alban Dega

      Prej muajsh lexoj komentet e tua dhe ndjehem krenar qe jam bashkeatdhetari yt. Ke talent ne te shkruar, je shume i pavarur ne opinionet e tua, dukesh qe ke studjuar dhe lexon vazhdimisht, dhe megjithese je ne SHBA, vazhdon te shqetesohesh per fatin e Shqiperise tone te mjere qe ka mbetur ne duart e disa qeveritareve te pazgjedhur, pakurrefare intelekti, pa kurrefare ndjenje kombetare, dhe vetem me nje makuteri te jashtezakonshme per t’u pasuruar.
      Vetem nje gje me habit. Shkrimet e tua kane kaq vertetesi, kaq ndjenje atdhetarie, dhe kaq intelekt, sa meritojne te lexohen nga te gjithe ne faqen e pare te gazetave qe ne pretendojme se tregojne te verteten. Habitem pse keto shkrime nuk gjejne rrugen drejt faqes se pare te gazetave. Une vete, po te isha botues do te kisha bere c’eshte e mundur qe skrimet e tua te botoheshin te gazeta ime ne faqe te pare.
      Intelektualet e sotem e kane per detyre te ngrejne ndergjegjen popullore deri ne ate shkalle sa te gjithe njerezit, edhe qorrat qe shkojne prapa klikes se Saliut per ne cope rroge, te kuptojne se sa poshte ka rene shteti shqiptar dhe sa poshte e ulim ne vetensi popull perdite duke u ofenduar publikisht nga disa derra t korrruptuar derine gryke.
      Ti zoti Alban, ke nje gjuhe dhe nje pene per t’u patur zili, prandaj edhe disa ‘demokrate’ nuk ua mban te te kthhejne pergjigje. Ti po e ben detyren tende si qytetar, por i takon tani atyre qe kane mundesi te botojne dhe te shtypin ca gazeta, ose te transmetojne emisione televizive qe te bejne tejet publike ato qe ti shkruan ketu si komente. Populli zoti Alban ka nevoje per fjale te tilla, dhe nuk mjafton qe keto te lexohen si komente. Mediat duhet te bucasin nga shkrimet e tua, te cilat deri tani jane bere monopol i disa te ashtuquajturve gazetare apo analiste, qe duan te thone dicka dhe nuk thone asgje se jane te perdhunuar nga frika e pushtetit diktatorial te Saliut, dhe flasin me dorashka.
      Uroj qe shkrimet e tua zoti te lexohen nga i madh e i vogel ne Shqiperi qe te edukohet ajo turme qe ne e quajme popul, dhe ta kuptoje se eshte qeveria qe duhet te kete frike nga populli dhe jo anasjelltas.

      Me nderime
      Emanuel
      Angli

  7. nicolla disha says:

    Perse te rreflektoje sekretari i pergjithshm EU, kur nje kohe populli Shqiptare nuk rreflekton me rrevolte kunder Berishes???????

  8. NIKOLLA says:

    JA PSE BASHA KA ME SHUME VOTA NE KUTITE E GABUARA SE RAMA, KUR NE KUTITE E SAKTA JANE NJELLOJ?
    SEPSE KOMISIONERET SOCIALISTE( SPECIALISTE, SIPAS TE NDJERIT ARBNORI) KANE ORJENTUAR QELLIMISHT VOTUESIT E BASHES TE FUSIN VOTAT NE KUTITE E GABUARA ME SHPRESE SE DO QUHEN TE PAVLEFSHME

    1. ca si larg nga aty says:

      Ha ha ha,
      Ti jo vetem qe ke hedhur voten gabim, po je ne vetvete nje gabim i madh.
      Zoti te ndihmofte o ditezi, se truri te paska ikur per lesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje