Ndryshojnë kombësinë nga shqiptare në greke, katër persona nën hetim

17 Qershor 2011, 11:26Politika TEMA

Policia e Korçës bëri me dije se ka vënë nën hetim katër persona, të cilat akuzohen se kanë falsifikuar kombësinë nga shqiptare në greke.

Nën hetim shtetasit Ilia Janko nga Drenova, Dhionis Diamanti nga Dishnica dhe bashkëshortët Kosta dhe M. Braciani përkatësisht 51 dhe 46 vjeç.

Burime praën policisë së Korçës bënë me dije se këta të fundit dyshohet se e kanë ndryshuar kombësinë për efekt dokumentacioni.

Ky fenomen ka qenë i pranishëm me vite në vendin tonë, por këto kohët e fundit është denoncuar fort nga ana e kreut të KLD-së, Kreshnik Spahiu dhe nga Aleanca Kuq e Zi.

82 komente në “Ndryshojnë kombësinë nga shqiptare në greke, katër persona nën hetim”

  1. gazi says:

    Beri “pune” Kreshniku—futi ca te papune ne burg.
    Fol zoteri per rrenjet e problemit jo per frytet e tij.

  2. stalinsali says:

    Hahahahaaa, ku u futen keta…… Ore gjakprishur ! Ku u futen..
    Ore shikoni se mos i keni ne fis keta oreee ! Hidhuni nje sy emrave se ca s’ben vaki.

  3. arsen says:

    Po gjykates shkerdhata ,,…kush ka qene?
    Po shef i Gjendjes Civile..Kush kla qene?
    Jo burg, por internim familjarisht. Sepse perfitime kane pasur edhe familjaret e ketyre pisave
    Qelbsina! Kushedi sesa jane si puna ktyre?!!!
    Burd e jo llafe!

    1. Tironci Lugano says:

      Ceno.Po leni mer jahu dhe ti gjykatsit se skemi me i rregullu as une e as ti.Sa te thash me pi i gastare hume …Pershnetje

      1. arsen says:

        Do e pime me shoku, po nuk tra them dot se kur….
        Kta gjykatsit e kane fajion me lale!
        per nji pike siper I-se, me bone me u sorollat nja 2 muj. Kurse keta shkerat, me nji firme bohen grek.
        Hej… meqi u hap muhabeti.\
        Ktu ne forum ka rob qe bojne duha dhe e kon per ner me qene pasardhes turq ene muslimone.
        Si nuk kena pa radha ke Ambasada Turke xhonem? Si nuk doli na njoni qi te mori pension ne Turqi? Apo nuik i kena ene vllezer pri babe…Eee?? Cudi?

        1. Tironci Lugano says:

          CENO.Cere turqish mer amon..ato jan fatkqesia jone qe jemi ne kete far feje ne sot..Po te na kish pas Inglizi psh 50 vjet e jo 500vjet sot e knojshim ndrzshe kongen,Ka turli sojsh e mos ja ve re..po une qe sone jo ne Tiron e ti em thu sdi se kur,,,,,hmmmm .Pershnetje

          1. arsen says:

            S o pune inglizi, talioni ..po osht pune mentaliteti lale!
            I ke vu men?
            Boni ,c’boni Dulla, e qerroi muhabetin. Kaurre e muslimone u bone miq , u martune, u trashegune e bon te hajrit.
            Ik e boje ket muhabet ke injorantet muslimone ne Maqedoni e Kosove! yyyy “ik mer shkja”! Kjo eshte pergjigja.
            O lale jom jashta shtetit mer lal…Nuk kom pasaporte biometrike ene smun na me ardh se nuk kom leje ka puna. Pershnetje

    2. une them says:

      internim, si njeher e nje kohe? dakort me ty jam, dhe mundesisht plackat dhe mobiljet tua marin me zis. po kush do e bej ky; ky ka internuar gjith shqipetaret, dhe vetem shqipetaret.

  4. ola says:

    Ah more te uruar nuk merreni me burgosjen e ketyre maskarenjve qe korruptohen perdite dhe e kane lene vendin ne meshiren e fatit, por me ata qe mundohen per nje te ardhme me te mire per femojet e tyre. Natyrisht qe eshte e pafalshme dhe e turpshme te nderrosh kpmbesine ,por ka kaq e kaq te tjera qe bpo ndodhin ne vendin tone……..po me punonjesit qe ndihmuan ne nderrimin e kombesise c’do te behet????…

  5. epiriot says:

    pse qenka kaq e pafalshme te nderrosh kombesin?!kjo esht bit e lir cdo kush ka te drejt te jet ai i cili deshiron…se ngelet duke shar edhe gjykuar ju..cdo fatkeq …por sbesoj sqe ndonjeri nga ju ka dal nga shqiperia ilegalisht me shum dukeni llotarist amerikan…por nese dikush kalon kufrin ne kemb ecen me dit te tera neper male ..apo edhe kur leviz ne evrop pa doukumenta e kupton sesa erend esht te jesh pa liri levizjeje.edhe ce do pashaporten shqipptare?kur njerezit kan 20 vjet qe robtohen?!perapa se te gjykoni diken duhet te gjykoni kushtet ne te cilat ai veproi kesisoj.se i bie te gjykojm tani te gjith ata shqipttar qe u ben mysliman per nji pjat pilaf te turkut.edhe jam i bindur qe secili prej ketu po te kishte mundesin e marrjes se n ji pensioni te till sdo ta refuzonte perkundrazi.

    1. APOKALYPSIS says:

      Ke shume te drejte Epiriot.. mire Saliut qe i intereson te perdore kete propagande per te tmerruar njerezit … po dhe vete turrmat shqiptare, qenkan ne nje gjendje shume te rrezikshme…dhe kam kohe qe e kam bindje te plote, se shqipot sot pas 20-vjetesh “hapje” jane shume shume me te izoluar nga mendja se para ’90-tes!!

      Keta po e bejne me keq se ne kohen e Dulles kur te shpallnin armik dhe tradhetar te atdheut dhe internonin gjithe fisin … ja lexojeni te zgjuarin arsen si propozon internim

      O njerez, bota eshte e lire dhe njerezit kane te drejte te bejne zgjedhjet e tyre…lerini njerezit te lire o QELBESIRA ALLVANI!!! Qe dhe te zgjebosur e brekegrisur, i vdisni njerezit per buke dhe kapadainj!!! Te zgjebosur keni per te ngelur tere kohes!!

      Njerit mund te teket te deklaroje qe eshte zezak p.sh. kush je ti qe ja heq kete drejte???

      Vetem shqiptaret mbajne ne kurriz shtet qe ne vend te jete i interesuar per ta eshte ne fakt nje Kerbac!!

      Me keto qe beni, aq me teper nxinsi te gjithe shqiptaret kudo qe jane, te urrejne diten qe u ka rene koka ne ate vend te mallkuar qe ngado qe rrotullojne koken iu sjell vetem fatkeqesi mizerje dhe postherim!!

      Jeni kthyer ne turrma si ato qe dalin nga dheu neper horrore! Por dijeni se te gjitha keto lloje turrmash nje moment kane patur nje fund radikal!!

      Lerini ore njerezit te mbijetojne!!
      Kreshnik Spahiu te nxjerrcin qente nga varri qe perndjek disa te varfer e te keputur se kane dashur thjesht te sigurojne nje buke goje qe ti dhe bossi jot nuk ua keni dhene kurre!!

      Sa mire funksionoka drejtesia kur eshte fjala per te keputur ne ca fshatra te largeta!!!

      O si nuk kam je flakhedhese e t’ua leshoj t’ju djeg te gjitheve pa perjashtim si ne Hell!!

      1. stalinsali says:

        Ik o plere ik lepi bythen grekut mos na bej propagande alla Janullatos ketu se te ka dale boja me kohe.
        Me vjen keq per ca qe nuk arsyetojne dot ne larg se hunda e tyre, se per ty e te tjere si ty veten halja e gomereve ju bon derman !

        1. APOKALYPSIS says:

          Paske bere dush ?!?!? Dje te thashe qe me shkaktove nje te dhj..re kaq te madhe sa mbulova me te si surratin tend dhe te atij pensionistit parazit zigos …
          Vertete do kesh bere dush po shiko se era do te te ngeler per nje kohe te gjate se ishte e dhj..re labi!! he he he he

          1. stalinsali says:

            E po kur thua dhe ti moj e lanetisur qe je labe, mos ngelte me njeri ! Po der andere schwul, cockfagos ku eshte, apo nga mbrapa teje ?

          2. PAL says:

            Bravo, gjithmon edhe me i neveritshem. Vazhdo keshtu.

      2. Kkoli says:

        E di ti apolaleshis si Eshte nje shrehje nga jugu I shqiperise ..
        Grekun me te mire e fus ne vrym te hales kete nder mundet ti bejme ne shqipot.
        E ne qofte se e mban veten per Grek ti dhe te tjeret e mbafsh sa e ( di vete ti)

      3. vinny says:

        Ajo qe ka ndodhut quhet fallsifikim dokumentahs zyrtare dhe nese e ben ne çdo vend te botes ku ligji funksionon normalisht denohesh me penal, keshtu qe nuk ka asgje shokuse nese keta persona hetohen per falsifikim dokumentash.
        Sa do te denohen ajo eshte pune tjeter pastaj. Ajo qe mua me duket shokuese eshte fakti se persona si ty, qe flashin shqip, qe nga nje ane e mbajne veten si greke, vorioepiriote e kalojne diten ne forume shqiptare e ne çdo shkrin ndjellin vrerre, urrejtje ndaj vendit ku jane te rritur e kaluar femijerine, ku kane mesuar …lejohen te postojne ketu.
        Ti perfaqeson ate fare te prishur qe u genjen mendja se duke u vetquajtur greke, do behen me te pasur, me te kulturuar, me trima e me te forte!
        Njeri pa identitet, e sa i perket flakehedheses, harroje, se sje nga ai brum ti, nje kellcase me ron ketu ne forum ste shofim per 3 muj.

    2. Realisti says:

      Nuk eshte problemi i levizjes se lire me pashaporte shqiptare se dhe per ne jane liberalizuar vizat po eshte halli i 350 euove(megjithse nuk ju ve te gjithve faj se ka dhe pleq qe ebjene ket nga nevoja por jo pleqte nuk justifikohen) kjo eshte tere sa per ate pension qe thua tise askush se refuzon mua si ortodoks nga korca ma kane ofruar nje mundesi te tille dhe i kam bere m!tin ne koke po ti si duket dashke te justifikosh veten tende ketu me keto komente hajde me shendet pensionin o epirot ma fal vorioepirot.

      1. APOKALYPSIS says:

        Ikni o plehra o qenie te liga!!
        Une nuk jetoj fare ne GR o te permjere … po arrij te kuptoj ata te keputur qe nuk kane rruge tjeter per te mbijetuar nga gorrilla si puna juaj qe e meritoni te gjitha sa ju behen ne ate vend!!

        Keni qene dhe keni per te ngelur gungat e Europes!!

        1. Realisti says:

          po ik o qelbesire apokalesh as mos guxo te replikosh me mua o …. se na ndot o antishqiptar qe thua Kosova eshte serbi ata jane nga 50 vjec burra nuk jane pleq mund dhe te emigrojne po nuk u pelqeu po jo te behen majmune si puna jote qe ke harruar te evolosh nuk te pelqen shjqiperia o buf shporru nga ky forum e na ler rrehat nuk ta ka kush nevojen o gje e ndrye dhe e djallzore krijese e shpifur mos ta pafshin nodnje here bojen.Tema te ma botoje komentin.

        2. Realisti says:

          dhe mos me thuaj mua i mjere se kam aq pare sa te te blej ty dhe gjithe familjen tende o pabuks provincial.

        3. vjosa says:

          E ku e di ti qe Shqiptaret e kan gunge?Apokaliiiiiips,ke te drejte Shqiptaret e kan Gunge,e ditke mir.

        4. vjosa says:

          Apokalips-ku e kupton ti ate te keputurin,apo ke qen edhe ti i keputur ne bythe?

    3. vjosa says:

      Ate emrin Epirot hiqe ti pusht Greqie se nuk te takon.Epirote jam une dhe femijet e mij qe jemi gjak Shqiptaresh denbabaden,,jam Tepelenase dhe ju morrat e Greqizuar po na e shpifni.Po te pelqen Greku ik PIRDHU ne Greqi ti dhe morrat si ti,HALE

    4. Grigor says:

      Nuk eshte e paligjsme Epiriot te nderrosh kombesine. E paligjshme eshte te fallsifikosh dokumente per perfitime materiale. Te pretendosh qe je grek duhet te paraqitesh nje dokument qe provon se njeri nga prinderit eshte grek, qe flet gjuhen greke, qe je integruar shpireterisht ne kulturen e atij populli duke e njohur ate. Atehere pse jo. Askush nuk i intereson te paraqese greket me pak se jane. Kujt i intereson dhe pse i interson t’i paraqese greket me shume se jane? Edhe nje pyetje. Nqs nje shtetas grek, do te deklarohet shqiptar vetem duke e kerkuar kete gje pa ofruar asnje lloj dokumenti apo prove, por thjesht vetedeklarim duke thene une ndihem shqiptar, gjykata greke ja miraton kerkesen?

  6. JULI_33 says:

    T’ju them te verteten po ju shkruaj qe tju informoj se te tera ato qe shkruajne gazetat e qe thote ky Kreshnik Spahiu jane nje hic e nje budallallik qe te terheqin vemendjen e popullit nga hallet e nga kriza politike e ekonomike ne shqiperi . Une rri ne athine 20 vjet kam gjyshen e lindur ne greqi me dokumenta kam edhe 2 femije greke dhe dua tju them qe kam gjetur probleme edhe nga ana e gjendjes civile ne shqiperi qe te me japin letrat e gjyshes edhe me gjyq kam vajtur por duan shume lek ( pse te paguaj duke qene se certifikatat jane te regullta )edhe ketu ne greqi thone qe shko gjej dokumentat e sa andej e ketej , Kuptohet qe e kam lene kete muhabet se sja vlen se them po te doje greku te vi e te me lutet te me japi pashaporten . Po them se po te donte greku gjithe keta shqiptare qe jane ketu u jepte nje pashaporte edhe mbaronte kjo histori idiote , jo se nuk ka nga ata qe kane bere dokumenta fallco e nga Selim jane kthyer ne Jani . Prandaj them se e ka kot ai zoteria qe ka mare flamurin neper bote sa behet legen , une i them gjerat nga syri i nje shqiptari qe jeton ne greqi e qe shikon se ca heqin ata qe kane origjine ose ata qe punojne e paguajne per te patur letra qendrimi ketu ne greqi. Edhe per pashaporten greke do te thoni ju pse e do ,nuk e dua une por e kerkojne femijet ……. faleminderit

  7. southend says:

    Po pse do behi greke o injoranta .kur nuk ju don as vendi juaj.zezak eshte me mire se sa nje qelbesire greke. Nje pyetje kam per ju greket.si ju quajn greket kur ju thoni jemi greke .e dua pyetjen nga nje grek shqipfoles.pershendetje.

    1. APOKALYPSIS says:

      Po ti si e ke siguruar greencard , ke paguar 5 mij dollare nje zezacke te martohet me ty apo jo ??? ;-P
      ALLVANITE qenia me e cuditshme ne bote!!!
      Sapo e hedhin hallin per vete, kthehen e te bejne moral (te neveritshem) per pikerisht ato qe i kane bere vete ….

      1. southend says:

        apo kali me mire te jeshe nje mu… Se grek i kalbur une jam krenar qe jam kush jam po kurren e kurres grek nuk behem.

        1. greku i pontos says:

          kurse une me mire pederast grek sesa skipetari per nje cope buke

          1. Realisti says:

            @greku i pontos Me mire shqiptar per nje cop buke se sa nje p!derast grekuc per nje cop k..r

          2. greku i pontos says:

            @realisti,viiiiii sa pa edukate…

      2. greku i pontos says:

        ke shume te drejte re file mou,mos u mer me keta,,,,iiii sa popul i prapambetur.APOKALYPSIS file mou ku jeton ti,do me pelqente na kanoume parea mazi.

        1. vjosa says:

          Ti qenke pederast more Greko-pond,i kerkoke shoqeri pederastit tjeter apokalips.Shkoni ke gropa e Sejdin Ajdis se keni ca sibytha juaj.

      3. Realisti says:

        @greku i pontos O grek a ke ngrene ndonje suxhuk kosove apo jo?

        1. stalinsali says:

          Hahahahahahaa, kete se kisha degjuar ndonjehere. E madhe

    2. stalinsali says:

      southerland, lexoje se ca te thote.
      A nuk eshte me u gajase se qeshuri. Lexo pak rreshtin e fundit. Eshte njesoj sikur po flet me veten ne pasqyre. Hahahahahaaa, ca plehrash qe jane, dhe te vdekurin e genjejne. Te pashprese, te pabese.

      1. APOKALYPSIS says:

        Sahanlepi pse me je qepur kshu si m..ti pas kepuce!!! Ne cdo koment, pergjigjen e pare e kam nga ty .. ? Te pelqen te te mbaj nen kepuce si m…te shkelur eee

        1. dymi says:

          Te ngjitet ty se m…i ri me rehet prane m…it sic je edhe ti.

  8. Tironci Lugano says:

    Hmmmm.Jom jashte..mire mer lal ta bofte zoti mar atje ku je.Gjeje noi munsi me u lidh me mu e ti bo lala ty biometriket si ti kesh qef.Po se mos je ne Tirone eeeee.-

    1. arsen says:

      Lale kom dale me vize ke pasaporta vjeter ene sfutem derisa te rregulloj dicka.
      Do Zoti e zgjasin afatin e ktyne qi kena!
      Ca ti bojsh me lal. ska si Tirona…

  9. aziz says:

    sa keq se keta 2 te fundit jane italiane nga mbiemri… braciani… sa do jen nxeh italianet

  10. fieriboy says:

    Pse mos te behen Grek, eshte e drejta e tyre.

    1. Realisti says:

      o eneofieraku mos e ndrysho nickun mbaje ate qe kishe dhe nuk eshte e drejta e tyre ta ndrojne kombesine po te duan te behen grek te ikin ne greqi e at mohojne qe jane shqiptar.

      1. TeFiku says:

        Realist ! Ti se di katrahuren qe ka bere , me dashje , administrata e Dulles ne lidhje me kombesine e shtetasve shqiptare .Dy vellezer i ka regjistruar me kombesi te ndryshme .etj ,etj. (Ne se je ti qe diskutoje per Aleksandrin e Madh ) . Aleksandri i III ishte Aleksandri i Madh . Me kalin Bucefalo ka fituar olimpiaden . BUCEFALO nje histori me vete .

        1. Realisti says:

          @TeFiku Xha fiku katrahura rregullohet ne gjykate legalisht e jo te ndrohet si hajdut sic bene keta sa per kalin Aleksandrin e madh bravo te qofte wikipedia ben punen e saj po si e ka fituar olimpiaden kur greket e kosnideronin te huaj vete Demosteni e konsideronete barbare nga veriu barbaret nuk merrnin pjese ne lojrat olimpike.

    2. stalinsali says:

      O ti nga fjerti po te isha si ty do nderroja nickun, te pakten ate BOY mbrapa do te hiqja se na jep ide te tjera.

      1. Tanush Topia says:

        me duket o frymezu nga filmi

    3. vjosa says:

      Te nderrosh kombesi esht njesoj si te nderrosh seks-djali behet me cica po po djal mbetet(mut djal) se shurren ne kemb do e bej,andaj leri keto traplleqe ooo fieriboy

  11. jugu says:

    grek lind nuk behesh.kur u bene grek keta per lek….jo mor jo apokalyps pse mos te behen grek.po ty ste plasi per ata qe behen grek po doni vetem tokat e jugut te shqiperise…..po une dua te them jam amerikan apo gjerman pse nuk ma jep njeri kete te drejte po me thone duam prova po per tu bere grek sdo prova behesh pa problem vetem ne shqiperi dua vetdekrarim ketra greket po bejeni ne halene tuaj kete pune.me mire te martohesh ne usa me nje zezake e te jesh njeri se sa me grek pederaster e pedofila qe sbehesh dot kurre grek se grek lind.kete shprehje vete greket e thone edhe apokalypsi eshte bere grek per 300 euro e per a these me qepe e fasule.

    1. APOKALYPSIS says:

      Eh more te mjere, kur s;keni argument luftoni me aq sa ju gjykon ajo mendje juaj e mjere ….
      Une po te kisha ngelur per ato 300 te uruara si pretendoni ju s’do isha ketu ku jam tani e te merrem me ju gjithe diten

      Puna eshte se ju do jeni nje tufe te papunesh qe ju mban gruaja ose prinderit ose femijesh, dhe une rri e merrem me ju!!!

      Edhe pse jeni bere nje tufe qensh qe leni ne nje kor, dijeni se jeni shume pak ne krahasim me ata qe thjesht ju lexojne dhe ju injorojne me neveri ….

      Im vella p.sh. me thote qe nuk dua t’i lexoj ato qe shkruan se do me bejne te marr ndonje tanks e t’e shkoj t’i bej hi te gjithe ?

      Dijeni se une dhe ndonje ze tjeter i kundert qe ua “varim” ketu ne fakt ju bejme nder, se duke ju thene nje te vertete ka mundesi qe dhe te rimendoheni njehere ….

      Po ju jeni perfaqesia ne fakt e asaj pjese komplet bolshevike te allvanise qe zerin e kundert, lirine e fjales, te drejten e njeriut , ne fund te fundit dhe per te mohuar kombesine e shikoni si gje qe do ju vrase… simptoma kto jo te mediokritetit se do ishte nder, po simptoma te statusit te barbarise, status ne te cilin keni mijra vjet qe e mbani !!

      Une p.sh. me plot gojen i kam bere nje m…t te madh atij vendi qe gjeografikisht, e theksjo GJEOGRAFIKISHT quhet shqiperi, se po qe per perberjen brenda, eshte nje histori e tere….

      Sot per sot, mire thote turkofagos, aty po mbizoterojne te gjithe pasardhesit ne gen te chechenerise jenicere, dhe te turqerise perverse, te demtuar qe ne gen per te ngritur nje shoqeri sociale njerezore dhe jo shtazore…!!

      Do vije nje dite qe do merrni fund, dhe ka mundesi qe femijet a pasardhesit tane ta duan vertete ate vend ashtu sic do e meritoje, po tani per tani aha … s’ka me shprese …

      1. liripopullit says:

        bej dhe pak komente ketu ne forum se pastaj te vjen gruaja nga puna dhe duhet te te shpjegoj se si i vajti dita. duhet te jete lodhur shume se “pastruari shtepite e grekeve”.sa per ne shqipetaret mos te te zere meraku ne ishim jemi dhe do te jemi shqipetare ketu ne vendin e eterve tane.

        1. APOKALYPSIS says:

          Ha ha ha ha ha ha ha ha LOOOOL

          Vazhdo o SHqiptar ne vendin tat, dhe mos pusho se kerkuar liri … vazhdo te ndihesh mire qe je shqiptar ne kafazin tend nga i cili cfare s’do jepje te fitoje lirine .. jo te Sales .. ate tenden ?

          Te pershendes per fantazine e shfrenuar qe paske, ne fakt ajo zonja qe paguaj per te kaluar nga shpia e pastruar njehere ne jave, e kishte dje turnin he he he he he he he he he …..

          Vdekje Nacionalisteve Liri Popullit!

      2. edi says:

        Jo kaq me egersi mor Akopalypsis. Une dhe shume te tjere ketu ne forum nuk jetojme ne Shqiperi, por kurre nuk na shkon ne mendje te shkruajme sic shkruan ti per kete vend. Ne rast se ndihesh mire ne Greqi, neva na behet qefi per ty dhe familjen tende, se ne fund te fund te fundit nje jete kemi dhe kjo duhet jetuar. Por nuk eshte faji i vendit qe quhet Shqiperi ne rast se ate vend e kane sunduar dhe vazhdojne ta sundojne barbaret. Detyra e shqiptareve nuk eshte qe ta mallkojne ate vend, por te ngrihen qofte edhe me lufte dhe ta shpartallojne ate bande gangsteresh, te majte dhe pseudo te djathte, qe i kane marre frymen atij populli

    2. hajriu says:

      O jugu kjo shprehja “grek lind nuk behesh” eshte shprehja me bajate ne bote qe me kane zene veshet. Ne po shohim dita dites qe njerezit me funderrina ,me gjakprishurit ,shtresa me e ulet e njerezimit ( llumi ) po behen grek . Po s’ngeli harixhi pa u bere grek , e keta thone grek lind. Ketyre po tua besh pensionin 301 euro behen etiopian te gjithe. Ikni beni dush o lekurzinjte e greqise , ne kete menyre edhe zbardheni pak por edhe hiqni zhulin se na qelbet o ndyresirat e k..ves greqi

  12. aqif kopertoni says:

    hetoi sa te duash keta per 300 juro e bejne kete pune…nuk ke ci do njerez te tille, ata prap do te te shesin ne 1 kohe, si do qe te jete puna…

  13. Zigur Qarri says:

    Kohet e fundit kryetari i shtetit Tadic ka ngrejtur problemin e Shqiperise se madhe si alternativa me e mire politike per ti dhene fund merive pa fund ndermjet shqiptareve dhe serbeve.
    Shpresojm qe e ka seriozisht.Mjaft me urrejtjen qe jo pak dhimbje ka sjelle nga te dy anet pa diskutuar se kush eshte demtuar me shume.
    Po fqinji yne jugor e ka ndryshuar qendrimin e dikurshem armiqsor ndaj kombit tone?
    Jemi ne ato qe kemi minuar afrimin e mundeshem te popujve tane apo ata?
    Un them qe greket nuk e duan miqsine me ne.
    Perse?
    Sepse greket duan te jene ne rrolin e lidershipit,qe per ne eshte e pa pranueshme?
    Perse greket nuk e njohin Kosoven,kur maqendonasi dhe malazezet e njohin?
    Cenon Kosova gjeografikisht territorin te Greqise?Absolutisht jo.
    Po perse atehere nuk e njohin?
    Njohja e Kosoves do sjelli nje bashkim territorial te mundeshem me Shqiperine,gje qe prish ekulibrat dhe shfuqizon endrren Greqise si lidership i ballkanit.
    Natyrisht qe greket e kan ditur me koh idene e Shqiperise etnike.Duke shfrytezuar dobesine e shtetit Shqiptare me nje ekonomi plotesisht te rrenuar dhe me nje popull te pa pervoje me sistemin kapitalist inskenuan piramidat per te sjelle vellavrasjen dhe kaosin total te 97-tes.E gjitha kjo per te arritur shkeputjen e jugut nga Shqiperia.Por nuk ja arriten dot qellimit.Megjithate nuk hoqen dore,por nderruan taktike.Duke perfituar nga veshtiresite ekonomike te familjeve shqiptare filluan te blejne fukarejte me para,por natyrisht se edhe kjo nuk do tu eci,sepse duke shperdoruar parate e tagspaguesve grek i bene varrin vetes duke u bere palaco dhe partner jo i denje per komunitetin Europian.
    Ne qofte se ato e kan treguar ne cdo moment historik se duan te na bejne varrin,duhet perseri ne ti bejme temena?

    http://zgjohushqiptar.blogspot.com/2011/02/bomba-me-sahat-vene-nga-greket-ne.html

    1. APOKALYPSIS says:

      Gjalle qenke o Ziqoo?!?!?
      Ama me ate fjaline qe “greket inskenuan piramidat dhe ’97-ten” me kete sikur me ke nxjerre testeren e PDhjse!!!
      C’te te them tjeter une ty a derezi!! Berishian dhe ti si gjithe te tjeret !!! C c c c !!

      Po mire cudi si nuk qenke kthyer e bere ndonje minister tani me Birishen??!
      Apo te shtrydhi e te perdori mire si ndonje cher te Sudes a Vehbiut e tani s’i je dashur me?!?

    2. PAL says:

      Throughout Turkish territory, Greek, Serb and Bulgar pegged out their claims by the appointment of Bishops. Once a Bishop was successfully planted, a school with Serb, Greek or Bulgar masters at once sprang up and under the protection of one Great Power or another a fresh propaganda was started.

      Mary Edith Durham-Twenty Years of Balkan tangle

      Ashtu ishte ne 1900-nen ashtu asht ne 2011-en. E vetmja Zgjidhje? Defenestrimi i ajatullahut Janullatus. (mundesisht nga kati i 3-te e siper). Problemet ekstreme kerkojn zgjidhje ekstreme.

    3. stalinsali says:

      @Zigur Qarri
      Si gjithmone sakte dhe drejtperdrejt ne teme !

      @PAL
      100% me ty, ” Problemet ekstreme kerkojn zgjidhje ekstreme.”

  14. Liripopullit says:

    Ju prefte shpirti ne parajse atyre qe dhane jeten per gjuhe e Atdhe po sa per keta sahanlepiresa e grekeve nqs duan te shiten per nje pension ne djall vafshin.

    1. TeFiku says:

      Liripopullit ,po per ata patriotet tane qe per te marre leje qendrimi ne gjermani ,holande ,britani ,belgjike etj martohen me gra (gjyshe te tyre ne moshe ) cfare mendimi ke .Nga e din ti se ata s’jane te kombesise tjeter .Me kupto , vet s’kam problem por degjoj qe c’nuk behet qe te marrin leje qendrimi neper bote ,dhe shajme vetem ata qe manipulojne ne greqi. Sikur stonon.

      1. liripopullit says:

        kombesia nuk shitet as blihet.sa per ata qe martohen me shtetase ose shtetes te huaj kedo ne bote, nuk u kerkohet te ndryshojne kombesine.

        1. APOKALYPSIS says:

          Sipas teje nje mashkull shqiptare qenka burre i vertete kur ben zhigolone me plakat apo pleqte europianet per te marre nje leje qendrimi (apo ndonje shkolle te larte) … sepse ne fund te fundit nuk nderrojne kombesine … sepse thjesht nuk ua kerkojne…nuk eshte ajo rruga me te cilen do te mund ta merrnin ate leje qendrimi .. ha ha ha ha ha !!!

          Jeni te permjere ne mjerimin tuej !! Dhe EU merr pjes me gzim ne permjerimin tuej e tall b..then me te gjithe jue!!

          1. liripopullit says:

            ne radhe te pare kompliment per gjuhen e memes se e zoteroke shume mire.e dyta rigoni nuk behet lis dhe ti gjithmon rigon do te mbetesh,e treta si ti dhe turkofagosi jeni vemie greke.shqipetaret mos i quaj te mjere se nuk jemi te tille.jemi me te pasur se ti dhe vemiet e tjera si ty.jemi krenare per gjuhen,traditat ,zakonet,folklorin tone.ju jeni shume te mjere.pak nga pak po vete haka tek i zoti.kosova sot eshte e lire shqiperia eshte me mire sot se dje.kurse greqia jote eshte e mjere kete po e shikon gjith bota.hej kujdes se gjermani i ka pasur zili ishujt tuaj qe ne luften e dyte boterore.qipron ua mori turku po dhe nja dy tre ishuj do tua marri gjermani po camerine do tua marrim Ne.prandaj mos qello me gure nqs jeton vet ne shtepi prej xhami.

          2. vjosa says:

            Ke te drejt Apokalips-me ne Europa tall bythen,ndersa me ju Greket tall ate mikun

    2. APOKALYPSIS says:

      Ne parajse u prehte shpirti i te gjithe atyre qe i vrane e i prene i shtypen dhe i perndoqen ne menyren me barbare, dhe te gjitha nen petkun dhe pretendimin ultranacionalist sa grotesk qesharak dhe absurd e neverites…si tradhetare te atdheut …. !

  15. Zigur Qarri says:

    Perse nuk e njohin qarqet politike greke pamvarsine e Kosoves?
    Ka ndryshuar qendrimi armiqsor i politikes greke ndaj Shqiperise?
    Kush eshte fajtor per marredheniet gjithnje te acaruara ndermjet Shqiperise dhe Greqise?
    Gjuha e Lidershipit qe perdor politika greke i ul tensionet apo nxit radikalizimin e pakontrollueshem qe ne te ardhmen nuk e di askush si do te perfundoi.
    Eshte Greqia mikja apo armikja e kombit tone?

    Marshimi për të pushtuar Epirin, 5 tetor 1912

    Organizatat greke deklarojnë bashkimin e forcave ballkanike për të mbrojtur territoret nga faktori shqiptar që kërkonte pavarësinë. Veç ushtrisë u organizuan dhe banda të armatosura që qarkullonin fshatrave myslimanë të Çamërisë. Ishte koha kur përpjekjet e Shqipërisë për të shpallur pavarësinë po jepnin frytet e para. Ky mobilizim i shqiptarëve u pa si kërcënim për Greqinë e cila nisi hapur ofensivën për pushtimin e Vorio Epirit. Emërimi i një guvernatori me origjinë shqiptare në Janinë u interpretua nga grekët si zgjerim i një rreziku shqiptar për marrjen e Janinës dhe krahinave përreth.

    Konferenca e Ambasadorëve, Londër, 20 dhjetor 1912
    Kërkesat për pavarësi të shqiptarëve u kundërshtuan jo vetëm me armë, por dhe në rrugë diplomatike nga ana e Greqisë. Madje përfaqësuesit e shtetit grek në Konferencën e Ambasadorëve në Londër kërkuan që përveç Vorio Epirit, Greqia të aneksonte edhe Vlorën, në portin e së cilës ishte vendosur Flota Helene. “Është e pamundur të lejohen shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit grek”, ky ishte qëndrimi i delegacionit grek në Londër.

    Masakra e udhëheqjes së Çamërisë, 7 mars 1913

    Ushtria greke pas largimit të trupave turke pushton Çamërinë. Gjenerali Deli Janaqis vendos të thërrasë në një takim krerët qyteteve dhe fshatrave të Çamërisë për të vendosur një marrëveshje. Për disa ditë me radhë, krerët çamë nuk pranojnë kushtet e komandantit grek. Atëherë ai vendos t’i mbledhë për herë të fundit dhe urdhëron vrasjen e 62 kryetarëve çamë. Dhe sikur të mos mjaftonte, dy prej tyre, Fuat Pronjo dhe Suhbi Bej Dino, me urdhër të gjeneralit rripen të gjallë.

    Komisioni i Kontrollit, Shqipëri, shtator 1913

    Ndërkombëtarët vendosin të zgjidhin çështjen e Epirit, duke dërguar në terren një komision kontrolli, i cili do të verifikonte pretendimet e grekëve për Korçën, Gjirokastrën, Përmetin dhe Sarandën. Ushtria greke u përpoq që të pastronte rrugën ku do kalonte komisioni nga shqiptarët, madje dhe banesat në disa fshatra u lyen me bojën e flamurit grek. Grupe grekofilësh dërgonin peticione, ku thuhej se Jugu i Shqipërisë nuk duhet të jetë i shqiptarëve. Mes grekëve dhe komisionit u regjistruan dhe incidente.

    “Batalioni i Shenjtë”, Andartët, 1913

    Konferenca e Ambasadorëve nuk i dha të drejtë Greqisë për pretendimet në Epirin e Veriut dhe urdhëroi tërheqjen e shqiptarëve. Në këtë pikë nis plani i dytë i Greqisë për pushtimin e tij. Strukturat ushtarake organizojnë “Batalionin e Shenjtë”, i përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të burgosur nga burgu i Kretës, të cilët më vonë do të njiheshin si “Andartët”. Ky batalion kreu masakrat në të gjithë Jugun e Shqipërisë, duke vrarë mijëra gra dhe fëmijë për të spastruar zonën nga shqiptarët.

    “Protokolli i Firences”, 17 dhjetor 1913

    Është dokumenti që caktoi kufijtë e sotëm mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një pjesë e Jugut të Shqipërisë ngeli në territorin grek. Ndërkohë që Greqia nuk e njohu këtë protokoll, duke pretenduar se ngelej jashtë trungut helen Epiri i Veriut, me disa dhjetëra mijëra minoritarë. Paradoksalisht në Shqipëri ngelën rreth 38 mijë minoritarë, ndërsa në Janinë dhe krahinat e tjera ngelën me Greqinë rreth 500 mijë shqiptarë në qytetet e Filatit, Paramith?a, Margëllëi, Parga, Gumenica e Preveza.

    “Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913

    Ndërsa Evropa pretendoi se e rregulloi përfundimisht çështjen greko-shqiptare, në Jug të Shqipërisë nisën revoltat. “Batalioni i Shenjtë” ishte vënë në veprim. Ushtarakët hoqën uniformat dhe nisën masakrat dhe djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropës për lënien jashtë Greqisë të Korçës, Gjirokastrës. Sipas kronikave të kohës, ishin rreth 40 mijë ushtarë që kryen masakra të pashembullta në qytetet e Gjirokastrës, Korçës e Përmetit.

    Masakrat në Përmet, 25 shkurt 1914

    Masakrat greke nuk u bënë vetëm në zonën që sipas tyre i përket Vorio Epirit, por edhe janë saj. Në Kuqar të Përmetit ushtria greke theri gjithë fëmijët ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës ku i vrau në mënyrë barbare. Po ashtu dhe në fshatin Peshtan ku një kronikë e kohës shkruan. “Foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi ku ish një pus e ku i merrnin me radhë e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndërkohë gratë i mblodhën në Delvinë dhe pasi i përdhunuan i vranë me bajoneta”.

    Protokolli i Korfuzit, 17 maj 1914

    Më 24 prill 1914, Fuqitë e Mëdha njoftuan Greqinë se ishin të gatshme t’u bënin lëshime ”Vorio-Epirotëve” dhe se mund të pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar në favor të saj. Qeveria e ndodhur nën një presion të gjithanshëm u detyra t’ua besonte Fuqive zgjidhjen e krizës. Protokolli parashikoi që Korça e Gjirokastra, edhe pse do ishin në shtetin shqiptar të kishin një administratë të vetën. Për shkak të ndihmës që i dha Italia, Greqia i la ishullin e Sazanit.

    “Qeveria” e Epirit të Veriut, nëntor 1914

    Qarqet greke u përpoqën që revoltën ta organizonin në një lëvizje për pavarësi të Epirit të Veriut. Për këtë qëllim ish-ministri i Jashtëm grek, Nikollaq Zografi, së bashku me një grup ish-ministrash të tjerë, shpalli krijimin e qeverisë së Vorio Epirit në Gjirokastër. Me ndihmën e Andartëve, Zografi izoloi Gjirokastrën, Përmetin dhe Korçën. Zyrtarisht qeveria greke nuk e njohu këtë qeveri të re, por nuk hezitoi ta ndihmonte me ushqime dhe me armë.

    Incidentet fetare, 1919

    Qeveritë e brishta të Shqipërisë kishin arritur të krijonin institucionet e para dhe të ruanin disi integritetin e vendit. Qeveria e Iliaz Vrionit kish arritur të zmbrapste disa sulme të grekëve. Ndërkohë shqetësim ishte propaganda antishqiptare e kishës greke. Rasti më tipik ka qenë ai i Peshkopit Jakov të Korçës. Sipas raporteve ai e kish kthyer kishin në një qendër propagande për Vorio Epirin. Me urdhër të qeverisë Jakovi u largua nga vendi gjë që solli dhe reagimin e Athinës.

    Konferenca e Paqes, Paris 1919

    Konferenca e Londrës dhe ndarja e territoreve shqiptare nuk e kënaqën oreksin grek. Në Konferencën e Paqes pas Luftës së Parë Botërore, kryeministri grek Eleftherios Venizelos kërkon aneksimin e pjesës më të madhe të Shqipërisë. Sipas tij, shqiptarët nuk kishin aftësi shtet-formuese dhe nuk mund të krijonin një qeveri. “Shtetasit grekë në Shqipëri duhet të drejtohen nga qytetërimi i lartë që përfaqëson shteti helen dhe jo nga shqiptarët të cilët nuk kanë asnjë qytetërim”.

    Incidenti për të drejtën e minoriteteve, mars 1921

    Greqia me anë të ndërkombëtarëve fitoi të drejtë që minoritetet e saj të kishin trajtimin e duhur nga shtete ku ata bënin pjesë. Kjo nënkuptonte të drejtën për të folur gjuhën dhe për të pasur shkolla greke. Por këto kushte Greqia nuk pranoi t’i plotësonte për popullsinë çame që mbeti nën çatinë e Greqinë pas ndarjes së kufijve në territorin grek. Shteti shqiptar e ngriti disa herë këtë çështje në lidhjen e kombeve, por greket raportonin se çamët kishin të njëjta të drejta me grekët e tjerë.

    Përplasja e shifrave, 1921

    Ekziston një incident i përhershëm mes Greqisë dhe Shqipërisë për sa i përket çështjes së numrit të minoritarëve që ekzistojnë në Shqipëri. Greqia pretendon dhe vazhdon të këmbëngulë se në territorin shqiptar janë mbi 400 mijë grekë. Ndërkohë në Departamentin e Shtetit Amerikan kjo shifër është rreth 200 mijë. Ndërsa në bazë të regjistrimit të bërë nga shteti shqiptar, në mars të vitit 1921, ky numër ka qenë 33.313. Sidoqoftë ky numër, sipas statistikave, nuk ka arritur asnjëherë të kalojë shifrën 50 mijë.

    Shkëmbimi i çamëve me turq, mars 1923

    Përcaktimi i kufijve të Shqipërisë, i ndërprerë me 1913 nga Lufta e I-rë Botërore dhe rinisur me 1919, la jashtë territorit rajone të banuara nga shqiptarë, Çamërinë dhe Kosturin. Traktati i Lozanës nënshkruar me 1923, parashikonte shkëmbimin e popullsive greke dhe turke, për të zgjidhur kështu një problem të dy vendeve. Tragjikisht Greqia konsideroi si myslimanë turq banorët e Çamërisë dhe mbi 6800 çam u shpërngulën me forcë. Një pjesë e tyre preferoi të vinte në Shqipëri.

    Vrasja e Gjeneral Tellinit, 23 gusht 1923

    Gjenerali italian Tellini së bashku me Riza Kolonjën dhe përfaqësues të palës greke u caktuan nga Konferenca e ambasadorëve për të vendosur kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ushtaraku italian u akuzua nga qeveria greke se po mbështeste pretendimet e Shqipërisë. Në ditë kur vendoseshin piramidat kufitare në Kakavijë, Tellini vritet së bashku me katër ushtarë në rrugën Janinë-Kakvijë. Qeveria greke e dënoi vrasjen, por fajtorët nuk u gjendën asnjë herë.

    Fan Noli për Çamërinë 22 gusht 1924

    Zhvillimet në Çamëri e detyruan qeverinë Shqiptare të ngrejë çështjen në Lidhjen e Kombeve. Kryeministri Fan Noli në një seancë për Shqipërinë denoncoi hapur masakrat e ushtarëve grekë në jug të vendit. Ai kërkoi që të mos kryhej ndërrimi i popullsisë dhe çamët të mos silleshin në Shqipëri pasi nuk kishte vend ku të sistemoheshin. E vetmja zgjidhje, thotë Noli, është që çamët të vendosen në tokat e minoritetit grek në Gjirokastër dhe këta të fundi të shkojnë në Greqi.

    Incidenti mbretëror, prill 1939

    Greqia ishte i vetmi vend që mund t’i siguronte mbretit Zog një largim të shpejtë pas pushtimit fashist. Kryeministri Metaksa e pranoi familjen mbretërore të kalonte në Greqi. Por ndërsa mbreti, mbretëresha dhe princi niseshin me tren nga Follorina rreth 500 ushtarë hipin në tren dhe kërkuan çarmatimin e shoqëruesve të mbretit. Në kujtimet e saj, Mbretëresha Geraldinë shkruan se Greqia kish një plan për ta izoluar familjen mbretërore në një ishull të Greqisë si garanci për marrëveshjet që kish me Italinë. Sipas saj vetëm gjendja e rëndë shëndetësore e princit Leka bërë që grekët të mendoheshin për pasojat që mund t’u sillte vdekja e një princi në tokën e tyre.

    Internimi i burrave çam, 4 gusht 1940

    Pas shpërnguljes dhe terrorit ndaj popullsisë çame, grekët për të evituar protesta ndoqën dhe rrugën e internimeve. Qeveria greke krijoi komisione që përzgjidhnin popullsinë ku veçonin meshkujt që ishin për luftë dhe i internuan në ishujt e humbur të detit Egje. Sipas dëshmive, trajtimi i tyre ishte i njëjtë me atë që nazistët u bënin hebrenjve. Dhe si për ironi pushtimi gjerman i Greqisë në 6 prill 1941 i liroi çamët e internuar, por kur u kthyen në fshatrat e tyre nuk kish mbetur askush.

    Shqipëria në Luftën Italo-Greke, 1940

    Pak e çuditshme, por lufta Italo-Greke ka nisur pas vrasjes së një shqiptari. Daut Hoxha ishte një nga kapedanët çamë më popullor që luftonte kundër Greqisë. Për kokën e tij Athina kish vënë 500 mijë dhrami. Hoxha u vra nga disa patriotë të paguar nga grekët, dhe Italia e cila kërkonte një shkak e cilësoi këtë si një dhunim të të drejtave çame. Për Italinë ishte një udhëheqës popullor, ndërsa për Greqinë “kryetar i një bande plaçkitëse”

    Greqia shpall Ligjin e Luftës, 10 nëntor 1940

    Gjatë luftës italo-greke, Parlamenti helen miratoi ligjin 2636/1940 ose siç njihet ndryshe Ligji i Luftës me Shqipërinë, për shkak se vendi ynë u përdor nga Italia për nisjen sulmeve ndaj Greqisë. Më vonë këtij ligji ju shtuan dhe shumë amendamente që kishin të bënin me pronat e çamëve, të cilat kapnin vlerën e 350 milionë dollarëve. Ky ligj u bllokon pronën gjithë personave grekë me kombësi shqiptare, duke përjashtuar në këtë mënyrë komunitetin çam. Edhe sot ky ligj mban peng çështjen e çamëve.

    Vrasja e Xhaferr Ypit, 17 nëntor 1940

    Sulmet greke në territorin shqiptar shkaktuan jo pak viktima mes civilëve shqiptarë. Më 17 nëntor 1940, gjatë një bombardimi grek në zonën e Kolonjës, u vra afër fshatit të lindjes, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Xhaferr Ypi. Patriotët shqiptarë reaguan, por ushtria greke nuk mbajti përgjegjësi duke e cilësuar si një incident anësor që ishte bërë për shkak të keqllogaritjeve të sulmit.

    Protesta e shqiptarëve për pushtimin, 28 nëntor 1940

    Pas tërheqjes së forcave italiane, ushtria greke fillon të përparojë në Jug të Shqipërisë, brenda një jave, Korça, Saranda dhe Himara ranë në duart e ushtrisë greke. Gjeneralët i cilësuan këto zona si greke dhe filluan ndëshkimin e popullatës vendase. Nacionalistët shqiptarë organizuan një demonstratë në qytetin e Korçës, ku kërkonin që qeveria greke të njihte integritetin e Shqipërisë. Demonstrata u përpoq që ndalohej nga forcat greke. Në çdo qytet forcat greke hoqën flamurin shqiptar dhe vendosën atë helen.

    Shifrat e terrorit çam, 1940

    Më shumë sesa incident mund të cilësohet si një luftë. Por nëse në një anë ishin ushtarët grekë, në krahun tjetër ishin civilë të pafajshëm. Ushtria greke vrau në Çamëri 4300 njerëz, rezultojnë të zhdukur 3500 njerëz, u dogjën 102 fshatra, u shkatërruan plotësisht 57 fshatra si dhe 7280 shtëpi. Shumica e njerëzve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku fëmijët dhe gratë u therën me thika, u dogjën, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje të gjallë të njerëzve. Askush deri më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi për krimet. Sipas zyrtarëve greke, u ekzekutuan bashkëpunëtorët me italianët, që në këtë rast paskan qenë edhe gra dhe fëmijë.

    Masakra e Napolon Zervës, 25 qershor 1944

    Napolon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në fakt masakrat e tij ndaj popullsisë shqiptare do t’i kishin zili dhe gjermanët. Në 25 qershor ‘44, forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin Paramithia. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët u therën me thika dhe u dogjën. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve.

    Ankesa e grekëve në SHBA, dhjetor 1944

    Grekët nuk e njohën qeverinë e Enver Hoxhës me pretendimin se ai ishte një mysliman që do të persekutonte minoritetin ortodoks në jug të vendit. Madje, ata shprehën mendimin në qarqet ndërkombëtare që as nuk duhet të krijohej fare. Në dhjetor të 1944-s grekët iu drejtuan Departamentit Amerikan të Shtetit, me notë proteste ku pretendohej se forcat qeveritare shqiptare keqtrajtonin minoritetin grek. Në këtë mënyrë pala greke po përgatiste territorin për një sulm dhe aneksim të Vorio Epirit.

    Incidentet në Konispol, 1944

    Në linjën e mosnjohjes së qeverisë që po krijohej, grekët vazhduan me një seri sulmesh në jug të vendit edhe pse Lufta e Dytë Botërore nuk kish përfunduar. Në këtë kohë do të regjistroheshin 58 incidente në kufirin shqiptaro-grek. Në 1 shtator, artileria greke e vendosur goditi Konispolin. Territori shqiptar u shkel në disa pika duke u shoqëruar me goditje të armatosura dhe reprezalje ndaj popullsisë civile.

    Ministri grek: Të rrëzohet Hoxha, Uashington, 9 korrik 1945

    Ministri i Jashtëm i Greqisë, Andreas Sofianopulos, do ta shtronte çështjen e Vorio Epirit edhe në takimin që pati me Sekretarin e Shtetit në SHBA, Grew, në vitin 1946. Veç kësaj përfaqësuesi i qeverisë greke edhe këtë herë gjatë bisedës për synimet territoriale të shtetit të tij, nuk harroi të paraqesë edhe kërkesën për mosnjohjen nga SHBA-ja të regjimit të Hoxhës, pasi sipas tij udhëheqësi komunist shqiptar nuk përfaqësonte shumicën e popullit.

    Greqia kërkon kufijtë, Paris 1946

    Përveç incidenteve, Greqia në përfundim të Luftës së Dytë Botërore u përpoq ta shtronte çështjen e Vorio Epirit dhe në qarqet diplomatike. Duke shpresuar në ndihmën e SHBA-së e anglezëve, diplomatët grekë u përpoqën ta ngrinin dhe shtronin për diskutim këtë çështje. Ndërkohë që ndërkombëtarët nuk kishin kohë të merreshin me ndarje te reja në Ballkan, duke u përqendruar më shumë në zgjerimin që po bënin shtetet komuniste në Evropë. Ndërkohë Greqia u kërkoi ndërkombëtarëve marrjen e masave për ndërhyrjet, që sipas saj, po bënte Shqipëria në punët e brendshme të Athinës.

    Greqia kundër pranimit tëShqipërisë në OKB, 12 shkurt 1946

    Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kërkoi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara anëtarësimin si anëtare me të drejta të plota. Përveç mbështetjes që qeveria jonë kishte nga shtetet komuniste dhe linjës jo të qartë në diplomaci, edhe faktori grek luajti kartën kundër hyrjes së Shqipërisë. Në 12 shkurt ministri i Jashtëm grek dërgon një letër në OKB, ku argumentonte se çështja e Shqipërisë nuk duhet të diskutohet, pasi Greqia është ende në gjendje lufte me të dhe Shqipëria nuk ka plotësuar të drejtat e minoritetit.

    Sulmi në Radat, gusht 1946

    Në 1946-n nisin dhe planet ushtarake të Greqisë për pushtimin e Vorio Epirit. Një nga sulmet më të rënda gjatë këtij viti ishte ai i 200 ushtarëve, të cilët kaluan kufirin shqiptar dhe hynë në fshatin Radat. Sulmi u bë me mitraloza dhe murtaja, ku ngelën të vrarë shumë civilë. Kjo ishte seria e një sërë sulmesh që forcat greke kishin planifikuar në gjithë shtrirjen e territorit greko-shqiptar. Në ato kohë ushtria shqiptare nuk ishte organizuar në nivelet e duhura.

    Greqia, nuk njeh luftën shqiptare, 1946

    Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore kanë qenë mjaft të tensionuara. Shteti grek i cilësonte shqiptarët si njerëzit që bashkëpunonin me Italinë në luftën italo-greke. Ndërkohë që shqiptarët u përpoqën të çliroheshin vetë nga Italia. Po ashtu nuk ishin dakord që Shqipëria të renditej në koalicionin fitues të Luftës së Dytë Botërore dhe e kërkuan këtë publikisht.

    Propaganda e zyrtarëve grekë, 20 shkurt 1948

    Veç sulmeve sporadike qarqet greke u përpoqën që të përgatisnin edhe opinionin e lëkundur për çështjen e Vorio Epirit. Një zyrtar grek deklaronte në 1948-n, në radion e Athinës se, “Tani duhet të mbarojmë punë me Shqipërinë. Greqia tani duhet të luftojë me të gjitha mjetet, gjer në frymën e fundit. Sinjali u dha tani në Epir, ku ushtarët tanë janë duke luftuar me parullat, Morava, Korça, Delvina, Saranda, Gjirokastra të “Vorio-Epirit” ende të paçliruara. Duhet të mbarojmë hesapet me Shqipërinë”.

    Propaganda për pushtimine Shqipërisë, 1949

    Lufta civile në Greqi solli jo pak probleme dhe për Shqipërinë. Qeveria greke akuzonte shtetin shqiptar se po ndihmonte partizanët kundër ushtrisë demokratike greke. Gjatë kësaj kohe janë hedhur parulla, libra e broshura të ndryshme që bënin thirrje kundër qeverisë shqiptare. Robërit grekë pranojnë se komandantët bënin propagandë anti-shqiptare, duke përmendur Vorio Epirin dhe krijonin mes radhëve të ushtarëve psikozën e një sulmi të shpejtë kundër territorit shqiptar. Ushtria shqiptare shtoi forcat e saj në kufirin greko-shqiptar.

    Robërit grekë në Shqipëri, 1949

    Një skuadër e ushtrisë greke hyri në territorin shqiptar. Forcat shqiptare pas një shkëmbimi zjarri arritën të kapin rob disa ushtarë dhe oficerin grek Skuros Dhimitris, i cili kishte hyrë 300 metra në territorin tonë. Oficeri grek dha informacionin për planet e Greqisë. Ai tregoi se kishte marrë urdhra për të goditur me armë kundër rojeve shqiptare. Ai pranoi se ushtria greke duhet të jetë gati për të hyrë në tokat shqiptare për të shfarosur komunistët dhe më pas të merrej Vorio Epiri.

    7 orë luftë në Vidohovë-Devoll,2 gusht 1949

    Artileria greke qëllon me armën në tokat shqiptare dhe predhat bien 300-500 metra në tokën tonë. Forcat greke nisin dhe një sulm ajror duke angazhuar 3 batalione. Në postën shqiptare ishte vetëm një skuadër e armatosur me automatikë dhe mitraloza. Forcat greke vranë ushtarët Tafil Ferhati, Memo Nexhipi, Ferid Bregasi, Shyqyri Avdia, Ibrahim Fetahu, Hasan Ramadani dhe u plagosën 6 të tjerë. Vetëm pasditen e 2 gushtit ushtria shqiptare arriti të zmbrapsë atë greke, e cila kish hyrë në territorin tonë. Nga ana e grekëve u vranë 100 ushtarë dhe u kapën rob 3.

    Kërcënimi i gjeneralit grek, Aleksandër Papagos, 3 gusht1949

    Qëllimet greke për Vorio Epirin nuk ishin vetëm fantazi e qarqeve të veçanta, por edhe e zyrtarëve të lartë të cilët jepnin vazhdimisht deklarata anti-shqiptare. Ish-ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Papagos, deklaroi në Athinë se pas shkatërrimit të Andarteve, ”Pastaj do t’i biem Shqipërisë”. Kjo ishte dhe deklarata më e rëndë e lëshuar nga një gjeneral lufte, së cilës qeveria shqiptare iu përgjigj me një notë proteste.

    Incidenti i Leskovikut, 4 gusht 1949

    Pas Vidohovës, ushtria greke i shtriu sulmet në pjesët e tjera të kufirit. Sulme sporadike u regjistruan në sektorin e Bozhigradit dhe në drejtim të Leskovikut, në afërsi të piramidave Nr. 11, 12, 13 dhe 14. Grekët të mbështetur nga artileria dhe aviacioni, me forca të shumta sulmuan kuotat 1425 dhe 309. Kundërsulmet e forcave kufitare shqiptare i zmbrapsën grekët. Në këtë kohë ushtria greke filloi përdorimin e predhave të kalibër të lartë, të cilat lëshoheshin nga pikë larg kufirit, si dhe përdori avionët gjuajtës.

    Bombardimi i Menkulasit, 5 gusht 1949

    Vetëm gjatë dy ditëve, në gushtin e 1949-s ushtria greke ka hedhur më shumë sesa 1500 predha artilerie. Në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare thuhej se një pjesë e mirë e këtij municioni ka rënë në fshatin Menkulas (Devoll). I ndodhur në këto kushte, shteti shqiptar mori vendimin për mobilizimin e ushtrisë në gjithë kufirin jugor. Masat e marra për këtë mbrojtje në një urdhër të lëshuar nga Enver Hoxha “Mbi moslejimin e kalimit të forcave monarko-fashiste në tokën Shqiptare”.

    Beteja e Vidohovës, 7 gusht 1949

    Vidohova u shndërrua në një arenë të përplasjes shqiptaro-greke. Në piramidën I-55 trupat ushtarake greke kishin mundur të mblidheshin në territorin shqiptar dhe zhvilluan një betejë të ashpër me ato shqiptare, të përbëra nga një togë dhe një nënrepart i ushtrisë popullore. Ishte një betejë frontale ku forcat greke kishin zënë pikat kyçe. Brenda një dite forcat shqiptare arritën të merrnin pikat e zëna në kufirin shqiptar, po nuk mundën t’i mbanin dot deri në mbrëmje. Vetëm një ditë më vonë forcat shqiptare arritën të largonin togën greke.

    Rrëzimi i avionit grek, gusht 1949

    Përveç forcave tokësore, ushtria greke përdori dhe aviacionin. Një aeroplan ngrihej nga Korfuzi, duke depërtuar në zonën shqiptare për të bërë zbulim. Me gjithë mungesën e armëve kundërajrore, ushtria shqiptare arriti që me anë të një trekëndëshi me armë të lehta të vendosura në Çukë, Manastir, Ksamil ta detyronte të largohej atë. Në njoftimin Ministrisë së Mbrojtjes së asaj kohe raportohet se aeroplani u rrëzua në fushën e Finiqit dhe piloti u kap rob.

    Sulmi grek i 12 gushtit 1949

    Përreth gjashtë orë në mëngjesin e 12 gushtit forcat greke dhe ato shqiptare kanë zhvilluar një luftë të vërtetë në zonën e Gurit-Bilisht. Një brigadë e mbështetur nga artileria dhe katër aeroplanë të tipit “Spitfire” sulmojnë tokën shqiptare në drejtim të Bilishtit, ku arrijnë të zmbrapsin rojën kufitare. Luftimet u zhvilluan në afërsi të postës kufitare, ku repartet e ushtrisë shqiptare i thyen forcat greke me gjithë armët moderne që kishin. Ushtria greke kishte në përdorim 36 gryka zjarri të artilerisë, madje u përdorën dhe predha me napalm që digjnin çdo gjë përreth.

    Vrasja e komisarit Nasi Remaçka, 13 gusht 1949

    Mëngjesin e 13 gushtit forcat greke prej dy brigadash, të mbështetura nga artileria, kaluan kufirin shqiptar në piramidën I-33, sektori i Bilishtit. Qëllimi ishte që të përqendroheshin në Malin e Palikut nga ku mund të sulmonin Bilishtin. Në këtë betejë u vra komisari i batalionit të kufirit Bilisht, Nasi Remaçka, së bashku me korrierin e tij, Dane Zeneli. Ndërkohë robërit grekë deklaronin se në betejën e një dite më parë kishin tërhequr 50 ushtarë grek të vrarë, ndërkohë që atë ditë u vranë 26 ushtarë grekë.

    Vrasjet e civilëve, 14 gusht 1949

    Mëngjesin e 14 gushtit forcat greke nisin një tjetër ofensivë. Brigada e 41-të, e mbështetur me një regjiment artilerie dhe një skuadrilje aeroplanësh “Spitfirë”, vazhduan sulmet e tyre kundër Shqipërisë. Në këtë ditë grekët hodhën më shumë se 2.000 predha artilerie në tokën shqiptare në katundet Trestenik, Kapshticë e Cangonj-Devoll si dhe në qytetin e Bilishtit. Nga goditjet e artilerisë mbetën 5 civilë të vrarë dhe u shkaktuan dëme materiale në disa shtëpi të katundeve të mësipërme.

    Bilanci i një lufte të pashpallur, gusht 1949

    Në bazë të komunikatave të Ministrisë Mbrojtjes në vitet 1950, nga rreth 49 provokacionet e ushtrisë greke në kufirin jugor të Shqipërisë mbetën vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë tonë. Por duke llogaritur dhe dëmet që u shkaktuan në civilë të paarmatosur, kjo shifër duhet të ketë qenë më e lartë. Ndërkohë që në komunikatë thuhet se në bazë të dëshmive të mbledhura nga robërit e luftës, forcat tona i kanë shkaktuar ushtrisë greke mbi 300 të vrarë dhe 500 të plagosur, ndërsa 270 të tjerë u kapën robër.

    Tanket greke në kufirin shqiptar, 1949

    Arsyetimi grek ishte se në tokat shqiptare fshiheshin partizanët që sulmonin qeverinë greke. Në “incidentet” në kufi u vunë në përdorim të gjitha armët. Në sulmin e 25 gushtit forcat greke sulmuan me avion artileri dhe 3 tanke. Sipas komunikatës operative të Ministrisë së Mbrojtjes, ky ka qenë një nga sulmet më të mirë organizuar nga ushtria greke, por që u arrit të ndalej nga pala jonë dhe ushtria greke u zmbraps në tokën e saj.

    Shërbimet sekrete greke, gjyqi i Bozhigradit, 1950

    Përveç incidenteve, shërbimet greke filluan dhe infiltrimin e agjentëve sekretë në territoret shqiptare. Në fshatin Bozhigrad, sot Miras, Korçë u zhvillua gjyqi kundër disa të të ashtuquajturve agjentë, megjithëse ky gjyq u shndërrua në një “shou” popullor, ku askush nuk mund të vërtetonte implikimin e banorëve. U cilësuan si agjentë grekë Qazim Sina, Qani Seskollari dhe Myslim Biskallari, sepse kishin hyrë në tokën tonë dhe zhvilluan aktivitet spiunazhi. Madje ata u akuzuan dhe për një plan për të vrarë kolonelin Petrit Dume.

    Krijimi i organizatës antishqiptare “MAVI”

    Në linjën e spiunazhit, gjenerali grek, Vasil Mellaj, rekruton një sërë minoritarësh shqiptarë dhe krijon organizatën anti-shqiptare “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit). Sipas ish-oficerit të Sigurimit Bekim Budo, minoritarët Spiridhon Vllahoni, Pandelejmon Kotokoni, Vasil Shahini dhe Jani Diamanti ishin themeluesit e organizatës. Qëllimi ishte riaktivizimi i shërbimeve greke për çështjen e Vorio Epirit në kushtet e një Shqipërie ku sundonte regjimi komunist.

    Rrëmbimi i postës në Pogon, 18 shkurt 1950

    Provokacionet dhe sulmet sporadike vazhduan edhe gjatë vitit 1950. Në 18 shkurt një grup ushtarësh grekë në zonën e postës së Sopikut u futën 600 metra në tokën shqiptare dhe i bënë pritë njësitit të shërbimit të postës që shkonte në pikën e vrojtimit. Në këtë incident mbeti i vrarë ushtari Bendo Buzo, ndërsa një ushtar tjetër u zu rob nga grekët. Pas ardhjes së përforcimeve nga repartet shqiptare njësiti grek u largua.

    Incidenti në malin e Gramozit, 24 maj 1950

    Provokacioni i 24 majit ishte një nga më agresivët e atyre viteve. Një batalion grek i përforcuar me artileri kërkoi të merrte majën e Çukapecit nga ku mund të kontrollonte territorin e Ersekës. Reparti shqiptar dispononte vetëm 50 forca me armatim të lehtë. Ushtarët grekë u futën deri në 150 metra në territorin tonë. Pas një luftimi disa orësh forcat greke u tërhoqën duke lënë 6 të vrarë dhe 7 të plagosur, ndërkohë që pati humbje dhe në bazën materiale.

    Memorandumi i Ministrisësë Jashtme greke, 7 gusht 1952

    Në arkivat e Departamentit Amerikan të Shtetit gjendet një dokument i qeverisë greke, ku parashtrohet ndarja e Shqipërisë. Dokumenti është hartuar në vitin 1952 nga Ministria e Jashtme greke. Plani ishte që, Greqia të merrte “ok” për të rrëzuar regjimin komunist dhe më tej synohej ndarja e Shqipërisë. Pjesa e jugut deri në Shkumbin, sipas “Megali Idesë” (e hedhur nga ministri grek Venizellos që në vitin 1919), i takonte Greqisë, ndërsa veriu Jugosllavisë. Varianti tjetër ishte një protektorat ndërkombëtar mbi Shqipërinë.

    Përplasja Tiranë-Athinë për Ligjin e Luftës, 1955

    Shteti shqiptar me anë të kanaleve të ndryshme diplomatike kërkon nga qeveria greke shfuqizimin e Ligjit të Luftës. Kërkesa u bë dhe publikisht në gazetën ”Zëri i Popullit” të atij vitit. Ndërkohë nga qeveria e Athinës përgjigjja ishte se për këtë gjë duhet të vendoste Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke. Një përgjigje që fare mirë mund të merrej si një provokim i hapur. Në këtë kohë masat në kufirin greko-shqiptar u shtuan më shumë sesa zakonisht.

    Agjenti “Papastrati”, 1971

    Në vitet 1971, në duart e Shërbimeve Sekrete Shqiptare do të binte një agjent grek që kishte luajtur rolin kryesor në çështjen e Vorio Epirit. Sipas dëshmive të njerëzve të Shërbimit Shqiptar, agjenti me emrin “Papastrati”, i cili ishte një shqiptar me orgjinë greke, ka zbuluar një pjesë të planeve sesi vepronte organizata greke antishqiptare për “Çlirimin” e Vorio Epirit.

    Fondi i Ministrisë së Jashtmegreke për shqiptarët, Athinë 1980

    Thirrjet anti-shqiptare nuk kanë qenë sporadike. Shpeshherë mediat greke e kanë demonizuar faktorin shqiptar për çështjen e Epirit. Sekreti i zbulohet vite më parë nga kryeministri grek Kostandin Miçotaqis. Sipas tij, në Ministrinë Jashtme të Greqisë ekziston një fond special që u shpërndahet mediave për të ndryshuar raportimin e lajmeve mbi realitetin shqiptar. Ky fond veç parave shpërndante dhe lajme për mediat në lidhje me synimet e Shqipërisë së Madhe.

    Parlamenti grek lë nëfuqi Ligjin e Luftës, 1987

    Qeveria e Papandreut kërkon që të nxjerrë jashtë përdorimit Ligjin e Luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por kjo nismë që mund të kish shkrirë akujt mes dy vendeve nuk u pranua nga Parlamenti helen. Presidenti i asaj kohe deklaron se edhe nëse ky ligj abrogohet nga Parlamenti, Presidenti nuk ka asnjë ndikim mbi të pasi ai është dekretuar nga mbreti dhe Presidenti i Republikës është një autoritet shumë i ndryshëm nga ai i mbretit.

    Ramiz Alia, 1991

    Një intervistë e Presidentit të asaj kohe, Ramiz Alia, u bë shkak i një serie deklaratash dhe notash protestash mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një grup gazetarësh grekë pyetën Presidentin shqiptar në lidhje me çështjen e pakicave kombëtare, kryesisht për ato greke në jug të vendit. Alia u kujtoi gazetarëve se ka dhe pakica shqiptare në Janinë dhe Çamëri, të drejta e të cilave nuk janë zbatuar dhe nga një shtet demokratik si Greqia. Ministria e Jashtme greke e cilësoi këtë si një provokacion.

    Incidenti me priftin grek,Tiranë, 28 qershor 1993

    Në vitet pas diktaturës ky mbahet mend dhe si fillimi i incidenteve të rënda me Greqinë. Prifti grek Kristostomu Maidonis u shpall persona “non grata” dhe u dëbua nga Shqipëria. Sipas autoriteteve shqiptare, shkak ishte propaganda antikombëtare që bëri ky prift në Gjirokastër, duke shpërndarë në kishat ortodokse shqiptare harta të Vorio-Epirit, ku Jugu i Republikës së Shqipërisë paraqitej si Greqi. Athina reagoi ashpër duke akuzuar direkt Presidentin Berisha për këtë incident.

    Plani i Miçotaqisit,Athinë, 14 korrik 1993

    Kryeministri grek, Kostandin Miçotaqis, paraqet një plan për jugun e Shqipërisë të përbërë nga 6 pika. Plani ishte hartuar nga këshilltari i tij, Nikolas Gejxh. Në dokument kërkohej që Shqipëria të përmbushte të drejtat e grekëve etnikë me banim në Shqipëri, të pranonte rikthimin pa kushte të priftit, të hapte shkolla greke në Shqipëri edhe jo vetëm në zonën minoritare, të regjistronte popullsinë si Epiri, të merrte të njëjtin status që do të merrte Kosova.

    Projektkushtetuta, Tiranë 1994

    Një nen i Projektkushtetutës së propozuar në vitin 1994 u bë shkak që marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës të ftoheshin më tepër. Projektkushtetuta përjashtonte mundësinë e zgjedhjes në krye të kishës shqiptare të një peshkopi, i cili nuk kishte nënshtetësinë shqiptare. Kjo gjë nuk u pëlqye nga kisha greke që kishte emëruar në Shqipëri kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili nuk kishte nënshtetësinë shqiptare. Kjo bëri që Tirana të merrte shumë kritika nga fqinjët.

    Masakra e Peshkëpisë, Gjirokastër, 10 prill 1994

    Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Po ashtu gazeta shkruan se ky grup financohet nga Nikolas Gejxh.

    Greqia bllokon 35 milionë eku, qershor 1994

    Maskara e 10 prillit solli dhe reagimin e shtetit shqiptar. Me anë të një note proteste, qeveria kërkoi gjetjen e autorëve. Ndërkohë u bënë akuza dhe ndaj zyrtarëve të shtetit grek. Por përgjigjja e Athinës këtë herë ishte më pak diplomatike. Ajo ndërpreu dhënien e fondit prej 35 milionë eku që Bashkimi Evropian i kish akorduar për Shqipërinë. Ky ishte një rast tjetër ku incidentet pasoheshin nga kriza dhe incidente të tjerë.

    Berisha dhe incidenti i Bostonit, 17 shtator 1994

    Vizita e parë e Presidentit Berisha në SHBA u pasua me një incident për çështjen e Vorio Epirit. Rektori i Universitetit të Bostonit i ofroi Berishës një medalje në shenjë mirënjohjeje, por me kusht që të mbante një fjalim, ku të premtonte hapjen e shkollave për minoritetin grek. Berisha nuk pranoi dhe rektori i universitetit nuk i jep dhuratën në shenje proteste për diskriminimin që i bëhej minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut. Greqia e shfrytëzoi këtë gjë në raportet e saj për Shqipërinë.

    Berisha-Gejxh, Boston, 19 shtator 1994

    Edhe këtë herë incidenti mes Presidentit Berisha dhe një prej ideatorëve të lëvizjes së Vorio Epirit u zhvillua në SHBA. Berisha dhe Gejxh ndodheshin në një pritje zyrtare, ku pas fjalës së Berishës, Gejxh hodhi poshtë të gjitha arritjet demokratike që përmendi Presidenti. Gejxh nuk harroi të përmendë dhe respektimin e të drejtave të minoritetit. Por Presidenti ngrihet sërish dhe flet për numrin e studentëve minoritarë dhe shkollat që janë hapur nga qeveria.

    Arrestimi i të pestëve, shtator 1994

    Arrestimi i pesë krerëve të njohur të organizatës minoritare “Omonia” acaroi më tepër marrëdhëniet greko-shqiptare. Akuza që u ngrit ndaj tyre ishte për spiunazh në favor të Greqisë. Për këtë çështje ndërhyri dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku kritikoi ashpër qëndrimin e Shqipërisë ndaj çështjes minoritare. Gjyqi që u bë ndaj tyre bëri që marrëdhëniet mes Greqisë, Kishës Ortodokse dhe Shqipërisë të njihnin dhe periudhat më të acarta. Pas shumë presionesh të ndërkombëtarëve, Gjykata Kushtetuese i liroi ata në vitin 1995.

    Anulimi i Trojkës Evropiane, Athinë, dhjetor 1994

    Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kish arritur ta bindte qeverinë shqiptare për lirimin e pesë të akuzuarave për spiunazh. Atëherë Këshilli i Evropës vendosi të caktojë një grup pune për të shmangur përkeqësimin e situatës mes Greqisë dhe Shqipërisë. Pas takimit me palën greke në Athinë, shteti helen nuk lejoi që Evropa të hynte në bisedime me palën shqiptare për këtë çështje.

    Operacionet fshesa, 1995

    Pas viteve 1990, në Greqi emigruan rreth 400 mijë emigrantë ku pjesa më e madhe është pa leje qëndrimi. Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare kanë bërë që mëritë diplomatike zbrazen te këta mijëra qytetarë shqiptare. Operacionet fshesa janë arrestime në masë të policisë greke disa herë në dhjetëra mijëra dhe kthimi i tyre në Shqipëri. Në vitet ‘94-‘95 pati rreth 4 operacione të tilla ku shqiptarët trajtoheshin në kushte çnjerëzore.

    Vrasja e tre ushtarëve grekë, 1995

    Një post kufitare grek ndalon në maj të vitit ‘95 një grup shqiptarësh që kalonin kufirin, mes tyre dhe një çift nga qyteti i Shkodrës. Ushtarët grekë përdhunojnë në grup para syve të shqiptarit, gruan e tij dhe tallen me të. Tre ditë më pas, i riu shkodran shkon te posta i armatosur dhe vret tre prej ushtarëve. Mediat greke e pasqyruan aktin e shkodranit si terrorist, ndërkohë që dy ditë më pas policia arrestoi rreth 8 mijë shqiptarë dhe i nisi drejt kufirit të Kakavijës.

    Deklarata Panhelenike, SHBA, qershor 1995

    Kongresi i 29-të i Organizatës Panhelenike të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Australisë i kushtoi një rëndësi të veçantë çështjes së Vorio Epirit. Në deklaratën e këtij kongresi organizata shprehej se, “qeveria shqiptare duhet të ndalonte diferencimin që kish filluar në dëm të shtetasve grekë autoktonë”. Gjithashtu deklarata i kërkonte SHBA-së të ndërhynin për të zgjidhur situatën me Shqipërinë.

    Gejxh, “non grata” në Shqipëri, 1995

    Publicisti greko-amerikan Nicolas Gejxh, i njohur si një mbështetës i çështjes së Vorio Epirit, kërkon të hyjë në Shqipëri së bashku me një deputet amerikan, Tom Lantosh. Pas kërkesës që i bënë Ministrisë Jashtme, kjo e fundit kthen përgjigje se Gejxh është person “non grata” në vendin tonë. Ai ishte një nga të dyshuarit për organizimin e masakrës së Peshkëpisë. Ministria i bëri të ditur se në rast se do të hynte në kufi, ai do të arrestohej.

    Deklarata e zyrtarit grek, gazeta“To Paron”, Athinë, 27 shtator 1995

    Një nga gazetat më të mëdha greke, në një artikull të saj citon një zyrtar të lartë grek për çështjen e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Sipas zyrtarit, “Kryepeshkopi Janullatoas duhet të qëndrojë në Shqipëri, pasi homogjenet e Shqipërisë kanë më shumë nevojë për të, si i vetmi mbrojtës i tyre dhe i pazëvendësueshëm për kishën shqiptare. Nëse ai qëndron me gjithë sulmet që shteti shqiptar u bën minoritarëve ata do të jenë të sigurt”.

    Ngritja e flamurit në Himarë, 23 shkurt 1997

    Kur ende shteti nuk kish rënë gjatë 1997, në Himarë edhe pse një zonë jo shumë e dëmtuar nga fenomeni i fajdeve persona të panjohur ngritën në qendër të qytetit flamurin grek. Sipas raporteve të policisë së asaj kohe, flamuri ishte ngritur nga persona të paidentifikuar. Ndërkohë që shteti grek e shoqatat e minoritarëve deklaruan se nuk kishin asnjë lidhej më këtë akt, por ai është ngritur nga banorët e zonës.

    Zgjedhjet parlamentare 1996

    Faktori ndërkombëtar nuk i cilësoi si të rregullta zgjedhjet e vitit 1996. Presidenti Berisha akuzoi publikisht për këtë çështje në forumin ndërkombëtar ekonomik të “Crans Montanës”, faktorin grek. Ai përmendi emrin e Gejxh dhe të tjerë, duke i akuzuar si destabilizues të rajonit. Ministria greke protestoi duke i kujtuar sërish Berishës çështjen e 5 të burgosurve minoritarë.

    Trakte antishqiptare në Jug, 1997

    Në ditët kur shteti nuk ekzistonte më në Jug, për ditë e ditë me radhë avionë civilë të ardhur nga Greqia hidhnin trakte mbi qytetet e Jugut me përmbajtje antishqiptare. “Vorio Epiri është grek”. “Grekët e Shqipërisë të bashkohen me Greqinë”. Shteti grek i asaj kohe u shpreh se nuk kishte asnjë lidhje me organizata të tilla dhe shërbimet inteligjente nuk kanë pasur asnjë mision të tillë.

    Zv.ministri grek në Shqipëri, 17 mars 1997

    Në protokollin e çdo shteti, një anëtar kabineti duhet të lajmërojë ardhjen e tij në një shtet tjetër zyrtarisht. Por kjo nuk ndodhi me zëvendësministrin e Jashtëm grek, Janis Kranidiotis. Duke thyer rregullat diplomatike, zyrtari grek kaloi kufirin dhe hyri në Shqipëri, ku u takua me Komitetet e Shpëtimit në Gjirokastër. Qeveria greke nuk dha asnjë shpjegim për këtë ngjarje, ndërkohë vetë zëvendësministri humbi jetën në një incident ajror pak muaj më pas.

    Thirrjet anti-shqiptare, gazeta “Stohos”, 05 mars 1997

    Sipas gazetës greke, “Stohos”, “oficerë vorioepirotë” drejtojnë kryengritësit e Kiço Mustaqit, ish-ministër i Mbrojtjes. Shpallet autonomia, në Himarë e Tepelenë ngrihet flamuri grek. Shtabi i andartëve të Epirit bën thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhtoni prapë. Treqind të rinj nisen nga Athina për në Sarandë, gati ushtria jonë të ndërhyjë. Oficerët tanë vorioepirotë, dikur nën armë në ushtrinë shqiptare tani po e marrin situatën në dorë”.

    Flamuri i Vorio Epirit, televizioni “Mega”, 5 mars 1997

    Gazetarët grekë jepnin pamje në televizionet më të ndjekura, ku grupe të armatosura në Jug, sipas tyre, ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. “Kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në Jug, ku popullsia është greqishtfolëse. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës se Jugut nga pjesa tjetër e vendit, duke filluar nga Tepelena dhe duke shpallur kështu edhe autonominë e Jugut të Shqipërisë”.

    Organizata greke, “Të mbrojmë trojet tona”, mars 1997

    Në mars të 1997-s, një nga organizatat greke për çlirimin e Vorio Epirit bënë thirrje publike për marshimin drejt Shqipërisë. “Situata e vështirë në të cilën ndodhet Epiri i Veriut, iu bën thirrje të gjithë epirotëve të Veriut të kthehen në “vatrat” e tyre për të mbrojtur pronat e vendin e tyre. Në këtë moment të vështirë vetë epirotët duhet të marrin përgjegjësinë e fatin në duart e tyre”.

    Faktori grek, “Corriere della Sera”Romë, 12 mars 1997

    Për opinionin italian, ajo që po ndodhte në Shqipëri në 1997-n kishte lidhje me çështjen e Vorio Epirit. Gazeta “Corriere Della Sera” shkruan se, trazirat në Shqipëri janë koordinuar nga avokati i njohur grek, Aleksandros Lykourezos. Sipas gazetës, përfshirja e këtij personi në Shqipëri mund të shkaktonte rreziqe të paparashikuara për vendin. Kjo pasi gazeta ishte e informuar se avokati ishte një nga udhëheqësit e Lëvizjes për Çlirimin e Vorio Epirit.

    Incidenti në Vidohovë, 11 gusht 1997

    Edhe pas 48 vitesh në kufirin e Vidohovës janë regjistruar incidente të tjera mes ushtrisë shqiptare dhe asaj greke. Më 11 gusht, dy ushtarë grekë kalojnë kufirin hyjnë në thellësi të tokës shqiptare, ku në këtë zonë vranë shtetasin civil Agim Xhihani. Pala shqiptare protestoi duke i çuar një notë proteste ministrisë greke. U ngrit një grup i përbashkët për të nxjerrë shkaqet e incidentit, por deri më sot askush nuk ka nxjerrë shkaqet që çuan ushtarët grekë në vrasjen e një civili të pafajshëm, për më tepër në tokën shqiptare.

    Tentativë rrëmbimi në kufirin grek, 25 gusht 1997

    Pas ngjarjeve të marsit 1997, në kufi forcat greke shtojnë patrullat e shërbimit për të ndaluar kalimin armëve dhe trafiqeve të drogës që vinin nga Shqipëria. Por pati dhe raste kur ushtarët grekë vranë dhe sulmuan të pafajshëm. Kështu, më 25 gusht ‘97, tre ushtarë grekë hynë në territorin shqiptar dhe tentuan të rrëmbenin një vajzë në pikën kufitare të Gurit në Tresenik. Vetëm ndërhyrja e banorëve arriti të eliminojë rrëmbimin, ndërkohë që në një përplasje me banorët e armatosur ngeli i plagosur shtetasi shqiptar Rezart Medolli.

    Pengmarrja e autobusit, 28 maj 1999

    Rrëmbimi i një autobusi nga një shqiptar u kthye në një incident diplomatik mes dy vendeve. Flamur Plisi, 25 vjeç, zgjodhi rrëmbimin e 8 personave në autobusin e linjës Tiranë-Athinë për të protestuar ndaj indiferencës së shtetit Shqiptar dhe trajtimit të shtetit grek për emigrantët. Plisi kërkonte dënimin e një polici grek i cili nuk i kishte dhënë para për punën që i kish bërë. Plisi u vra nga policia shqiptare në dalje të Elbasanit dhe aksidentalisht policia vrau dhe një peng grek në autobus.

    Pengmarrja e Aleksandër Nanas, 15 korrik 1999

    Aleksandër Nana ishte shqiptari i dytë që kreu pengmarrje në shenjë proteste ndaj shtetit grek vetëm 5 javë pas tentativës së Flamur Plisit. Nana rrëmbeu një autobus në Selanik me 40 persona dhe kërkoi një shumë të majme parash. Ai pretendonte se policia greke i kishte grisur dokumentet pa të drejtë dhe ai nuk mund të merrte më paratë në një bankë të Athinës. Por ndryshe nga Pisli, ai u qëllua nga një snajper grek pak pasi i kishin dorëzuar paratë.

    Hakmarrje greke me pengmarrje, 16 korrik 1999

    Në shenjë proteste ndaj pengmarrjeve të përsëritura të shqiptarëve vendos të reagojë dhe nacionalizmi grek. Greku Andres Kalyvas, nga Patra, hyn i armatosur në një autobus me shqiptarë dhe merr peng 38 pasagjerët. Pas disa orë bisedimesh, ai vendos të lëshojë pjesën më të madhe të pengjeve dhe mban aty vetëm shoferin e fatorinon, si dhe një emigrant. Disa orë më vonë ai dorëzohet dhe pohon në rajonin e policisë se kishte kryer këtë veprim në shenjë hakmarrjeje, pas pengmarrjes së grekëve.

    Policia greke qëllon në territorin shqiptar, 6 korrik 2001

    Një skaf i policisë greke diktoi dhe qëllon me armë një skaf shqiptar që lëvizte në ujërat territoriale shqiptare. Pas goditjeve të para përgjigjen me zjarr dhe drejtuesit e skafit shqiptar. Më pas në minibetejën ujore është bashkuar dhe roja territoriale shqiptare, ku për 10 minuta është zhvilluar një betejë e vërtetë. Zyrtarët grekë deklaruan se, “ishte thjesht një stërvitje nate e rojeve tona”.

    Zgjedhjet në Himarë, Tetor 2000

    Një nga incidentet ku kanë marrë pjesë ligjvënësit grekë është dhe ai i zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 2000 në Himarë. Deputetët kanë ushtruar presion propagandistik mbi votuesit, kanë hyrë nëpër qendra votimi, kanë organizuar protesta përballë kamerave të televizionit grek te ardhura enkas në ditën e votimit, kanë premtuar viza në këmbim të votave për kandidatin e PBDNJ-së. Shteti shqiptar reagoi duke miratuar një rezolutë për këto shkelje kushtetuese.

    Vrasja e Gentian Çelnikut, Athinë 2002

    I riu shqiptar Gentian Çelniku ka qenë duke pirë një kafe në një nga baret e Athinës pas një ditë të lodhshme pune. Por kontrolli i një skuadre të policisë greke ka bërë që për Çelnikun kjo të ishte dhe dita e fundit e jetës. Oficeri i policisë greke, Joanis Rizopolos, nuk ka hezituat ta qëllojë me pistoletë Çelnikun duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Çudia ka qenë se vetë vrasësi më pas ka marrë pjesë në këqyrjen e vendngjarjes dhe më vonë është liruar nga gjykata greke.

    Racizmi me fëmijët shqiptarë, 25 tetor 2003

    Odise Cenaj, 18 vjeç nga Shkodra, u pengua me forcë që t’i printe parakalimit të gjimnazistëve me flamurin grek në një ceremoni zyrtare. Sipas rregullores së arsimin grek në ceremonitë zyrtare flamurin helen duhet ta mbajë nxënësi i dalluar i shkollës. Dhe Odiseja ishte vërtet më i dalluari, por nuk ishte grek. Ky incident bëri që në Greqi të nisin debatet mes rrymave nacionaliste dhe atyre të moderuara, por në Shqipëri përveç një keqardhje nuk pati asnjë reagim nga shteti shqiptar.

    Vrasja për një fjalë, Aleksandër Lufo, Athinë 2003

    Aleksandri është viktima e radhës ndër emigrantët tanë në Greqi, ku gjykatat greke kanë liruar thuajse të gjithë personat që kanë vrarë shtetas shqiptarë. 20-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë nga një shtetasi grek, pasi ky i fundit mendonte se emigranti i kishte vjedhur një aparat radioje. Sipas policisë greke, “49-vjeçari grek, bari dhensh, e ka qëlluar shqiptarin sepse ky e ka ofenduar”.

    Vullnet Bytyçi, vrasje në kufi, 23 shtator 2003

    Është një nga emigrantët e shumtë të vrarë në kufirin greko-shqiptar. I riu Vullnet Bytyçi u ndalua nga një skuadër e ushtrisë greke gjatë kalimit të kufirit. Në rrethana të paqarta një nga ushtarët ka nxjerrë pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Qeveria shqiptare protestoi në ambasadën greke duke kërkuar ndëshkimin e vrasësit. E vetmja masë që mori pala greke ishte largimi nga shërbimi i ushtarakut helen që bëri vrasjen.

    Papandreu për Himarën, Athinë 2003

    Zgjedhjet në Shqipëri kanë ngritur gjithmonë temperaturën e marrëdhënieve greko-shqiptare. Në vitin 2003, në Himarë do të shënoheshin jo pak incidente mes simpatizantëve të PBDNJ-së dhe partive të tjera. Kryeministri grek, Georgios Papandereu, deklaroi për incidentet në Himarë se, “Himara është një pakicë solide greke dhe duhet të konsiderohet si e tillë”. Kjo deklaratë e kreut të qeverisë shkaktoi jo pak reagime në Tiranë, kur ende në Himarë dëgjoheshin thirrjet antishqiptare.

    Gramoz Palushi, Greqi, 5 shtator 2004

    Fitorja e kombëtares shqiptare ndaj asaj greke në futboll është kthyer në një tragjedi mbrëmjen e 5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikë nga greku Panajotis Kladhis vetëm për arsyen se Palushi po festonte me flamurin. Palushi vdiq nga plaga e marrë nga goditja me thikë. Në po të njëjtën ditë, në Athinë pati një seri incidentesh mes shqiptarëve dhe grekëve të cilët kërkonin të festonin fitoren në sheshin “Omonia”.

    Luan Bërdëllima, vritet nga policia greke, 20 gusht 2004

    36-vjeçari nga Gramshi, i cili jetonte familjarisht në Athinë, u qëllua për vdekje nga një polic special. Në lokalin ku viktima shikonte ndeshjen hyri policia dhe duke i sharë dhe ofenduar kërkon t’u bënte kontroll shqiptarëve. 36-vjeçari protestoi duke treguar dokumentet e rregullta dhe i kërkoi policit grek të mos e ofendonte. Por polici grek nxori pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kohë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Përveç qëndrimit të opinionit publik në Tiranë, në Greqi nuk pati asnjë reagim.

    Vrasje për këngë shqiptare, 16 mars 2005

    Ilir Frroku, 26 vjeç, u vra me thikë në një lokal të Athinës nga një grek vetëm sepse po këndonte këngë shqiptare. Sipas dëshmitarëve dhe shokëve të Ilirit vrasja është bërë nga badigardët e lokalit të cilët i kanë qëlluar shqiptarët që po festonin. Ndërkohë që policia greke serviri një tjetër motiv të vrasjes. Sipas saj shqiptarët kanë tentuar të vjedhin një motorr që ishte parkuar afër lokalit dhe personi që e goditi Frrokun ka qenë një turk.

    Papulias anulon vizitën, Sarandë, 1 nëntor 2005

    Dy vite më parë, incidentet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë shënuan nivelin më të lartë protokollar. Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, do të takohej me homologun shqiptar Alfred Moisiu, në Sarandë. Papulias kërkoi që më parë të shkonte në konsullatën e Gjirokastrës, por në hyrje të saj protestues të Shoqatës Çamëria kishin vendosur parulla dhe thërrisnin për të drejtat e tyre. Papulias e interpretoi këtë si një provokim dhe anuloi takimin me Moisiun në Sarandë.

    Vrasja e Edison Jahaj, Kretë, 1 janar 2006

    Mbajtja e një bluze me flamurin shqiptar e një djaloshi nga Tepelena, në një bar ka qenë shkaku i një sherri mes shqiptarëve dhe grekëve në mbrëmjen e 31 dhjetorit në fshatin Rrethimo të Kretës. Por sedra e grekëve duket se ishte fyer keq, ndaj katër orë më vonë 7 prej tyre hynë me forcë në shtëpinë e njërit prej shqiptarëve dhe e vrasin. Edison Jahaj, 17-vjeçari nga fshati Levan i Tepelenës u vra me 17 thika nga një grup grekësh. Autoritet helene e cilësuan si një vrasje raciste, ndërkohë në Tiranë, Parlamenti Rinor organizoi një seri protestash.

    Shkolla greke në Himarë, 20 shkurt 2006

    Hapja e shkollës së parë greke “Omiros” në Himarë ka sjellë jo pak debate mes politikanëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të PBDNJ-së. Përurimi i shkollës u bë nga zëvendësministri grek i Arsimit dhe ai vendas, por qeveria shqiptare nuk kishte dhënë ende lejen për ndërtimin dhe hapjen e saj. Më shumë se një incident ishte një keqkoordinim i punës së qeverisë. Pasi vetëm në muajin maj dha lejen për ndërtimin e saj, ndërkohë që hapja u bë në muajin shkurt. Por kjo nuk i pengoi politikanët të akuzonin vendin fqinj dhe anasjelltas.

    “Zhvarrimet në Kosinë”, Përmet, 5 qershor 2006

    Zhvarrimet në Kosinë shkaktojnë incident diplomatik mes vendeve.Prifti ortodoks Vasili Thomollari kish marrë përsipër mbledhjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës. Por zhvarrimet ishin bërë dhe në varreza shqiptarësh dhe fshatra ku ushtritë greke nuk kishin kaluar kurrë. Policia shqiptare ndërhyri për të verifikuar eshtrat në kishën e fshatit Kosinë të Përmetit. Ndërkohë konsulli grek nuk lejoi që policia të hyjë në një objekt kulti. Ndërkohë prifti grek refuzoi të paraqitej në prokurori.

    Kryebashkiaku falënderon greqisht, 25 shkurt 2007

    Lojtarëve shqiptarë në Greqi, një fjalë e thënë në gjuhën amtare mund t’u kushtojë karrierën. Ndërsa në Shqipëri askush nuk ndalohet ta fshehë identitetin, madje edhe kur është një zyrtar i lartë shtetëror dhe me ligj i duhet të komunikojë në gjuhën zyrtare. I sapo zgjedhur kryetar i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano preferoi t’i falënderojë qytetarët e Himarës në gjuhën greke, edhe pse ata që e votuan ishin shqiptarë, duke shënuar në këtë mënyrë një incident.

    Viedoja greke, 4 mars 2007

    Një marsh urrejtjeje i kënduar nga ushtarët grek gjatë stërvitjes ka acaruar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo video u publikua në internet, ndërkohë që teksti i këngës është botuar nga gazetat greke dhe shqiptare. “I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh”, ky ishte teksti i këngës raciste që shkaktoi reagime në disa qytete të vendit. Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes i kërkoi Athinës të dënonte skandalin, gjë që u bë nga zëvendësministri i Jashtëm grek.

    Dhuna mbi familjen e Alban Bushit, 5 mars 2007

    Goli i futbollistit Shqiptar Alban Bushi ndaj skuadrës Iraklis u ka kushtuar shumë shtrenjtë familjarëve të tij. Në ndeshjen Iraklis-Apollon Kallamaria, pas golit të Bushit, tifozët e Iraklisit kanë ushtruar dhunë mbi familjarët të cilët shihnin ndeshjen në stadium. Prindërit dhe bashkëshortja e futbollistit shqiptar janë goditur me grushte dhe shkelma për disa minuta. Familja e Bushit është detyruar të largohet me autobusin e skuadrës pasi forcat e rendit nuk mund të ndalonin turmën.
    __________________
    Deklarimi i papergjegjshem i konsullit grek ne Korce bindi edhe skeptiket e fundit se politika greke nuk ka ndermend kurre ti ndryshoi qellimet e mbrapshta ndaj Shqiperise.

    1. hajriu says:

      Je 1 . Sa her qe keto buçet e greqise te llomotisin dhe te fillojne te hane , ti boto kete shkrim se reston dhe “nderimet” alla grekshe ja bejme ne keti lloj llumi njerezor. Tung

    2. APOKALYPSIS says:

      O Zigo po le nam o i shkrete ke shtypur nje fleterrufe dhe mban me vete fletushkat e i shperndan ku te mundesh e si te mundesh …
      Ato qe shkruan ti me siper jane pese me hic para atyre qe te ka bere turku gjermani e italiani o mendje ndryshkur…
      Ore mblidheni mendjen pa nje fqinjesi te mire s’keni per te gjetur jo qetesine jo e jo po morra morra keni per te ngelur …

      1. Zigur Qarri says:

        EKUALYPSIS,
        te pakten nuk perdore zhargon jevgjitesh si deri tani.

      2. Zigur Qarri says:

        APOKALYPSIS thotë:
        17 Qershor, 2011 më 1:45 pm KOSOVO IS SERBIA!!

        E dhe ate qe duan te na japin serbet nuk je dakort?

        1. stalinsali says:

          Shikon Zigur gjakprishurve nuk ju hyn me asgje ne sy, as fakte as prova, as historia e shkruar.
          Plehra te shitura, misioni juaj eshte me se i qarte. Jeni ketu vetem per te share shqiptaret. Po mendohuni njehere mire se shqiptaret jane baballaret e grekut, pavaresisht se tregoheni dobica.
          Sa per fqinjesi te mire me grekun qafezi, nuk e kemi patur ndonjehere dhe as qe nuk presim ta kemi per sa kohe qe duan te na zhvasin trojet.

      3. vjosa says:

        apokalips-ne morra mund te ngelemi,por ama jo morra bythe si ju Greket .do thuash ti se ku e di un se ju jeni morra bythe? se vini era mut

  16. tarzani says:

    kta jon gjakpirsat grek ne krye me turkofogasin qe deshen ti perqajn shqiptart po masi nukarriten tash tregohen vet se kush jon

  17. ylli says:

    Kam nje shok nga jugu me kombesi greke i cili me thote ne shqiperi me therrasin grek ne greqi me thone shqiptare…..spo e marr vesh cfare jam.

    1. attila 74 says:

      hahaha e forte kjo….300 euroshin e merr te pakten?

  18. raimondi says:

    Te behesh grek eshte turp – Greket jane te vetmit ne Europe qe kane gen Afrikan——–Greket nuk jane europiane

    –Kjo eshte e faktuar shkencerisht
    ———–Te behesh grek eshte me keq se te behesh arixhi — Greket jane ne te njejten familje me Tribute Zezake e Sub -Sahares, sipas gjenetisteve amerikane

    Bravo Policia !.
    Rasi brenda shkerdhatat qe shiten per pese leke–

    1. Zigur Qarri says:

      Greket jane te vetmit ne Europe qe kane gen Afrikan——–Greket nuk jane europiane .raimondi

      Eshte me se e vertete dhe me ekzakt afrikano verior.
      Kete pohim shkencor e perforcon akoma me shume fanatizmi fetar qe eshte sinonim i shtetit,apo shteti vete apo misherim i shtetit,pra asnje ndryshim me Iranin.

  19. kozel says:

    o zigur po si pate durim qe bere gjith ate shkrim megjithate bravo.

    1. Zigur Qarri says:

      FATOS ARAPI

      Atdheu

      Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.
      Nje prill i pikelluar ne shpirt.
      Atdheu eshte kryqi , eshte kryqi
      E mban – dhe te mban ty ne shpirt.

      Atdheu eshte toka e premtuar.
      Ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.
      Atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar.
      Vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.

      Atdheu eshte buka e uritur.
      Te iken nga duart e dot nuk te ngop
      Enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
      Me syte n’erresire vetveten kerkon.

      Atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
      Nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.
      Ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
      Ne nje pike loti lirine e lind.

      Atdheu yt i vogli , i vogli
      ai hyjnori i pavdekshmi si loti

  20. albani1 says:

    qe te bohesh grek eshte turp i modh,,Po kur ske buke ke shpia ca bohesh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje