Transparency International ka publikuar një studim të fundit në lidhje me korrupsionin në katër vende me cilësi thuajse të njëjta: Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Turqi. Studimi i TI është përqendruar në tre fusha, në administratën publike, në gjyqësor dhe në legjislativ.
Administrata publike
Sa i përket administratës publike, që në fillim në raport thuhet se: “Zyrtarët e lartë deklarojnë pasurinë, por trupi përgjegjës për verifikimin e hetimin e tyre nuk ka kapacitetet e duhura për ta bërë këtë gjë”.
Sipas raportit, rekrutimi i punonjësve civilë nuk bëhet në bazë të meritave. Ajo çka është më e rëndë në raport është se sipas të dhënave, shqiptarët nuk aplikojnë më për vende pune në administratë, duke e ditur se kush i fiton. “Ka pasur një rënie të atyre që aplikojnë për vende punë në administratë,” thuhet në raport. Një problem tjetër që nxit korrupsionin, sipas raportit janë edhe pagat e ulëta në administratë. “Punonjësit e administratës publike paguhen më pak se pagat e tregut,” thekson raporti.
Gjyqësori
Në raport, në pjesën për gjyqësorin mund të konstatosh me lehtësi se kjo qeveri as nuk e vë ujin në zjarr për këtë gjë.
“Megjithëse qeveria ka premtuar reforma në gjyqësor, buxheti për të është reduktuar në katër vitet e fundit. Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta në Europë sa i përket gjyqësorit dhe pagat e gjykatësve janë 50 përqind më të ulëta se në Kosovë,” thuhet në raport.
Një tjetër problem që theksohet janë edhe kushtet e dobëta të punës. Raporti thotë se Shqipëria ka rreth 350 gjykatës, numri më i ulët për banorë në të gjithë Europën.
“Në Shqipëria mendohet se ka hapësirë të mjaftueshme në gjykata për vetëm 5 deri 10 përqind të gjykatësve,” thuhet në raport.
Po ashtu theksohet fakti se gjykatësit kanë imunitet nga hetimi, duke mos lejuar kështu luftimin e korrupsionit mes tyre.
Legjislativi
Këto kritika duhet të jenë një shuplakë e rëndë për parlamentin, e sidomos për kryetaren Jozefina Topalli.
Vendimet parlamentare merren pas dyerve të mbyllura dhe pa konsultim. Është praktikë e zakonshme për të mos marrë konsulencën e shoqërisë civile dhe grupeve të interesit,” thuhet në raport.
“Parlamenti nuk ka një administratë profesionale e të pavarur,” vijon më tej raporti.
Një tjetër problem që pengon luftën ndaj korrupsionit është edhe imuniteti i ligjvënësve. “Tre ministra në Shqipëri nuk hetohen për shkak se kanë imunitet,” thuhet në raport.
Mire o mire ça bythe Saliu per keto raporte organizatash pa vlere, ai s’po ça bythe per BE, eh Sali trimi, te paste Shqiperia qe paska prodhuar numrin me te madh te legeneve per numer popullsie, ti e paske njohur ate vend me dhemb e dhemballe hallall ta befte zoti se mire jau ben kur te lene te lire te besh ç’te duash. Me te vertete e ke tredhur ate opozite e ate popull.
Beme bythe te te ngjaj, pozita, opozita jane motra te nje nene,nuk jane te njerkes prandaj i japin njera tjetres karrike,pare dhe ofiqe, populli te rrije urte te mos haje m…t qeveria i di vete punet e veta ka thene Q.Mulleti.PARIS
PO UNE NUK DO TU JEPJA ASNJE KACIDHE KETYRE GJYKATESVE TE KORRUPTUAR.
Do tju jepje Hasan, do tju jepje se sdo mbaroje kurre pune pastaj !
Po te uroj qe mos te te veje kurre puna ne gjykate.
Sipas vendit dhe kuvendi !
paguan iliri per ata qe skan