Eh sa herë do na duhet të kujtojmë me mall dekadën që lamë pas. E jo vetëm pse e ka thënë Ridvan Bode se kohërat e arta nuk do kthehen më, por sepse zyrtarisht FMN po e përgatit Shqipërinë për një të ardhme të zymtë. Në rast se qeveria nuk merr masa urgjente, atëherë vendi rrezikon një skenar grek. Në konkluzionet e misionit të FMN, të botuara më poshtë të plota, thuhet se borxhi publik po shkon tek limitet e lejuara e rrezikon për më tepër rritjen ekonomike, e cila nuk do jetë kurrë si në dekadën që mbyllëm.
Në një kohë që qeveria shqiptare po bëhet gati të marrë një borxh 100 milionë euro për ndërtimin e një Parlamenti të ri, FMN bën apel që të kihet kujdes në këtë drejtim. Pasojat e një borxhi të madh publik po i vuajnë sot shumë vende, ndër të cilat Greqia fqinje, e cila ka arritur në një pikë kritike në ekonominë e saj. Shefi i misionit të FMN-së, Geruin Bell i tha qeverisë se duhet të bëjë kujdes me borxhin publik. “Është rrezik niveli i lartë i borxhit publik”- paralajmëroi Bell në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Financave Ridvan Bode dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. “Është e rëndësishme të kuptohet që borxhi të mos arrijë 60 % që konsiderohet si maksimum. Sipas Bell “për vende në zhvillim si Shqipëria ky është një nivel mjaft i lartë. Duhet ta ulni në 50 % nga 59 % që është aktualisht.”- tha Bell. Niveli aktual i borxhit publik të Shqipërisë është 59% e Produktit të Brendshëm Bruto. Sipas Bell parashikimi i FMN-së për rritjen ekonomike në Shqipëri është në 2.7 %, ndërkohë që në fjalën e mbajtur nga ministri i Financave, Bode, para shefit të FMN-së, tha se rritja ekonomike parashikohej deri në 5 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
FMN madje ka qenë më e prerë: Duhet të rrisni taksat për të shmangur problemin e borxhit e për të risjellë ekonominë në shina. Por ministri i Financave, Ridvan Bode thotë se nuk kanë ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë, por do operojnë me shkurtimin e shpenzimeve. A është ky një skenar zgjidhje? FMN thotë se shkurtimi i shpenzimeve mund të jetë po ashtu një minë me sahat. Do ketë vonesa në mbylljen e projekteve e vonesa në pagesa. Të tilla kemi parë sa të duash në këtë vit elektoral, që e ka bërë buxhetin sipas FMN, që të jetë nën presion. Kjo edhe për shkak se parashikimet për buxhetin nuk janë realiste. Madje FMN propozon që të ketë një tjetër formulë për hartimin e planit për të ardhurat, duke ia lënë në dorë një këshillit të pavarur fiskal e apolitik. E si të mos mungonin të gjithë këto kritika për politikat makroekonomike, FMN ka edhe një këshillë: duhet të ngushtohet hendeku në standardet e jetesës. Nëse vetëm 4 përqind e popullsisë kontrollojnë gjithë pasurinë e vendit, atëherë kjo do sillte edhe një krizë sociale.
Konkluzionet e FMN
1. Ekonomia shqiptare ka treguar një ecuri të admirueshme në të shkuarën e afërt. Shqipëria e përballoi mirë krizën financiare botërore të vitit 2009 dhe ndryshe nga shumica e ekonomive europiane, shmangu një rënie dhe ka kryesuar përsëri rritjen ekonomike në rajon. Për më tepër, megjithë përkeqësimin thelbësor në cilësisë e aktiveve, sektori financiar e provoi veten të qëndrueshëm dhe nuk pati nevojë për mbështetje nga fondet publike. Gjatë gjithë kësaj kohe, inflacioni ka mbetur i mirëankoruar. Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, ribalancimi i nevojshëm i ekonomisë ka filluar, eksportet janë rritur, si dhe defiçiti i lartë i llogarisë korente ka nisur të ngushtohet.
2. Megjithatë, si edhe në shumë vende të tjera, rritja është ngadalësuar nga nivelet e larta të para krizës. Rritja ekonomike për vitin 2010 vlerësohet rreth 3½ për qind dhe ne parashikojmë që të ngadalësohet më tej në 2? përqind në 2011, për shkak të kërkesës së dobët vendase dhe eksporteve më të moderuara. Duke qenë se potenciali i përafrimit mbetet dhe investimet e kohëve të fundit në infrastrukturë do të bëhen funksionale, në afatin e mesëm, rritja mund të rimëkëmbet në rreth 4 përqind me disa përmirësime në qëndrueshmërinë e sektorit të jashtëm. Këto nivele, megjithëse të respektueshme, janë ndjeshëm nën mesataren prej 6 përqind të dhjetëvjeçarit të shkuar dhe gjithashtu subjekt i rreziqeve, përfshirë dhe ato që rrjedhin nga niveli i lartë i borxhit publik.
3. Politikat ekonomike duhet të veprojnë për të rritur qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike dhe për të ngushtuar sa më shpejt hendekun në standardet e jetesës. Arritja e njëkohshme e një rritje ekonomike më të fortë dhe me bazë të gjerë, rezistence më të lartë ndaj rreziqeve, si dhe qëndrueshmëria e sektorit të jashtëm janë të mundura. Konsolidimi fiskal i bazuar në një kuadër politikash të qëndrueshme
4. Konsolidimi fiskal është prioriteti afat-shkurtër dhe afat-mesëm për të përmirësuar ecurinë ekonomike dhe për të ulur riskun. Kjo do të ulte riskun e shoqëruar me nivelin e lartë të borxhit publik dhe do të përshpejtonte qëndrueshmërinë e sektorit të jashtëm duke ndihmuar në ngushtimin e defiçitit të llogarisë korente. Për më tepër, defiçitet më të ulëta do të nxisnin rritjen ekonomike të udhëhequr nga sektori privat, duke rritur fluksin e kredive për ekonominë dhe siguruar norma më të ulëta interesi.
5. Ashtu si në 2010, buxheti është përsëri nën presion. Me politikat dhe trendin aktual deficiti parashikohet të rritet në 4? përqind të PBB-së në 2011 dhe mbi 5 përqind në afatin e mesëm. Kjo do të çonte borxhin publik shumë afër tavanit ligjor. Ashtu siç ndodhi vitin e kaluar, një tjetër rishikim i buxhetit në mes të vitit bëhet i domosdoshëm. Duhet të realizohen shkurtime prej rreth 1½ përqind e PBB-së (20 miliardë lekë). Në vitet e ardhshme do të kërkohen akoma më shumë përpjekje për konsolidim fiskal.
6. Mosrealizimi i përsëritur i buxhetit nënvizon nevojën për një kuadër makroekonomik më realist. Aktiviteti më i dobët ekonomik i ka vënë nën presion të ardhurat, por mosrealizimi krahasuar me buxhetin fillestar pasqyron kryesisht parashikimet tepër optimiste. Parashikime më realiste për të ardhurat mund të arrihen nëse ato do t’i ngarkohen një këshilli fiskal të pavarur dhe apolitik apo duke i bazuar ato në parashikimet e pavarura të institucioneve profesioniste. Surprizat pozitive në të ardhura, duhet të shkojnë për uljen e borxhit.
7. Një rregull fiskal i bazuar tek shpenzimet mund të përbëjë fokusin e një politike fiskale të qëndrueshme. Nevoja e kohëve të fundit për shkurtime të paplanifikuara të shpenzimeve në mes të vitit, rrezikon përfundimin e projekteve të rëndësishme të infrastrukturës, mund të shkaktojë detyrime të pashlyera dhe vonesa në pagesa, si dhe të çojë në rritjen e shpenzimeve të institucioneve buxhetore të linjës në fillim të vitit. Nëse buxheti bazohet në në një rritje të kufizuar të shpenzimeve, këto rreziqe shmangen, ulet nxitja për një optimizëm të tepruar në parashikimin e të ardhurave, ndihmon në largimin e dyshimeve të investitorëve lidhur me angazhimin e qeverisë për një qeveri të vogël, si dhe ofrohet një ankorë afat-mesme për uljen e borxhit. Për shembull, objektivi i parakrizës i qeverisë për të ulur borxhin në 50 përqind të PBB-së në afatin e mesëm, mund të arrihet nëse kufizohet rritja reale vjetore e shpenzimeve primare në 1¾ përqind.
8. Konsolidimi i nevojshëm fiskal do të kërkojë masa të besueshme dhe përpjekje të vazhdueshme. Interesat, pagat dhe transfertat përbëjnë më shumë se dy të tretat e çdo leku që qeveria mbledh në taksa dhe tarifa. Nëse shpenzimet kapitale do të mbahen në nivelin aktual të PBB-së, pagat dhe transfertat do të duhet të indeksohen vetëm me inflacionin.
9. Nëse shkurtimet e shpenzimeve shihen si jo realiste, atëherë taksat direkte ose kontributet duhet të rriten. Një prej masave mund të jetë anullimi i uljes së mëparshme të normës së kontributeve të sigurimeve shoqërore, sidomos duke qenë se nuk ka rezultuar në rritjen e shpresuar të zbatimit të ligjit. Kjo do të ndihmonte në uljen e defiçitit të pensioneve—i cili në 1 përqind të PBB-së është në një nivel të lartë, kur shikohet në kontekstin e një popullsie në moshe të re dhe në rritje në Shqipëri—si dhe do të ndihmonte reformën e vonuar të pensioneve. Përveç kësaj, norma mjaft e ulët e taksës së sheshtë mund të rritet pa rrezikuar pozicionin konkurues të Shqipërisë. Ka gjithashtu hapësirë për të përmirësuar administrimin e taksave, por kjo nuk është pa kosto. Për shembull, kreditet e akumuluara të TVSH-së dhe aplikimet për rimbursim që nuk janë procesuar kanë arritur një nivel shumë të lartë dhe duhet të shlyhen shpejt si dhe rimbursimet korente të paguhen në kohë. Kjo do të jetë kritike për të rritur mbledhjen e taksave në të ardhmen.
10. Duhet të vazhdohen përpjekjet për të përmirësuar menaxhimin e borxhit. Debutimi i suksesshëm i Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit me shitjen e një Eurobondi i ka ulur rreziqet afatshkurtra të rifinancimit. Nevojitet më shumë progres për të zgjatur maturitetin e borxhit të brendshëm dhe për të zhvilluar tregun në lek. Konsolidimi fiskal do të ndihmojë që kjo të arrihet më një kosto të arsyeshme.
11. Kuadri i politikës monetare me një regjim inflacioni të shënjestruar dhe kurs këmbimi fleksibël është një nga pikat e forta kryesore të ekonomisë shqiptare. Megjithë çmimet më të larta të importuara dhe rritjen në çmimet e administruara dhe të akcizave, inflacioni parashikohet të kthehet shpejt brenda intervalit të synuar të Bankës së Shqipërisë falë besueshmërisë së saj dhe një politike të vendosur dhe në kohën e duhur të rregullimeve të kushteve monetare.
12. Një kombinim më i mirë i politikave makroekonomike është megjithatë i domosdoshëm. Përmirësimi i ecurisë fiskale do të jetë kritik për të siguruar qëndrueshmërinë e sektorit të jashtëm si dhe për të arritur objektivin e inflacionit me norma më të ulëta reale të interesit. Kjo do të vlente edhe më shumë nëse flukset e kapitalit do të rriteshin.
13. Mbikqyrja dhe rregullimi i sektorit financiar duhet të mbeten përpara sfidave të vazhdueshme. Ndikimi i kufizuar nga kriza financiare globale i detyrohet shumë politikave të mëparshme proaktive, rregullimit dhe mbikqyrjes së fortë. Megjithatë, përmirësimi i bilanceve ka ende rrugë për të bërë, inovacioni financiar po përparon dhe sfida të reja ndërkombëtare dhe vendase janë në horizont, prandaj vigjilenca e vazhdueshme është kyçe. Fushat prioritare përfshijnë forcimin e pavarësisë së institucioneve mbikqyrëse, përshpejtimin e ekzekutimit të kolateralit, ruajtjen e likuiditetit, përmirësimin e kuadrit të stres-testeve dhe përditësimin e planeve të kontigjencës.
14. Rritja e produktivitetit nëpërmjet tërheqjes së investimeve të huaja është kyçe për një rritje ekonomike të qëndrueshme më të lartë. Dhjetëvjeçari i fundit ka shënuar ardhjen e investitorëve të mëdhenj ndërkombëtarë në Shqipëri, një faktor kritik për transferimin e teknologjisë dhe inovacionit, që nga ana tjetër janë thelbësore për rritjen e produktivitetit dhe mundësinë e sigurimit të punësimit me paga më të larta në Shqipëri.
15. Një mjedis i favorshëm për investimet është kusht vital për sukses. Prespektiva evropiane e Shqipërisë është një element kyç për të tërhequr investitorët. Të tjera kërkesa kryesore përfshijnë rregulla loje të njëjta për të gjithë, adoptimin e rregullimeve të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe zbatimin e parashikueshëm të tyre nga institucione profesioniste. Është gjithashtu e rëndësishme të këmbëngulet në axhendën e reformave ku ka ngadalësim relativ në vitet e fundit; më shumë veprim është sidomos i rëndësishëm në sigurimin e të drejtave të pronësisë, pronësinë e tokës, si edhe në zbatimin e kontratave.
16. Statistikat ekonomike me cilësi të lartë janë thelbësore për përmirësimin e politikëbërjes dhe klimës së biznesit. Përpjekjet e autoriteteve që synojnë përmirësimin e statistikave ekonomike janë të mirëpritura dhe progresi i mëtejshëm për të përmirësuar bazën statistikore është thelbësor. Fushat prioritare për përmirësim përfshijnë statistikat e sektorit të jashtëm dhe llogaritë kombëtare. Instat-i duhet të pajiset me burimet e përshtatshme për të bërë efektive asistencën teknike thelbësore që ka marrë nga komuniteti ndërkombëtar.
hahahaha,,,,titull qesharak,po kur qe ndonjehere shqiperia ne gjendjen e greqise ,qe te behet me keq se sa eshte sot!!!!
per te ardhme ,as qe flitet fare!!
ketu qenke ti o bythofagos grek me broçkullat e tua, ik me mire te papa Jani se po te kerkon………….
tourkofagos, Greqia eshte nje vend ORTODOKS, me mentalitet ARAB, nuk mund te vazhdojne te punojne, PROTESTANTET DHE KATOLIKET E EVROPES, per nje vend ORTODOKS, te falimentuar, ne jemi gjithashtu nje vend i NGATERRUAR, dhe i FALIMENTUAR 100%, dhe ketu eshte i njejti mentalitet TURKO-ARAB, kjo eshte shume normale per te dy vendet.
search38,a ke jetuar ndonjehere ne greqi????
po qe se jo,nuk mund te keshe ide te qarte,se cdo te thote grek dhe psikologji greku!!!!nuk eshte greqia me mentalitet arab,nuk ka se si te jete e tille,me duket se me kupton,besoj se nuk je si keta mostrat arabe qe diskutojne duke nxjerre nga goja,ate qe duhet ta nxjerrin nga b….a!thx.
Po kam jetuar 5 vjete ne Athine dhe 9 vjete ne Angli, diferenca eshte TRAGJIKE, mund te them, ne Greqi ka korrupsion ne Spitale, ne Polici, ne Gjyqesor, ne pagimin e taksave, E PLOTE, E PLOTE, E PLOTE, te tjera, keto gjera ne Evrope nuk ekzistojne, ti jeton vetem ne Greqi, dhe nuk ke pare me shume miku im, dil nje xhiro dhe pastaj flasim bashke, kam qene nje ndjekes i madh i emisjonit te Maqi Triandafilopulos, gazetar shume i mire, qe tregon per KORRUPSIONIN GALOPANT NE GREQI, ME KISHA, ETJ, ETJ, e vertete dhemb po duhet pranuar, Greqia nuk eshte Evrope, une e pranoj te verteten e hidhur per vendin tim, PRANOJE DHE TI, DO NDIHESH ME MIRE!!!!!
nuk me kuptove,nuk ka dushim qe ne administraten shteterore ka korrupsion dhe sherbimet sociale lene per te deshiruar,por duke i krahasuar me evropen por keta mjeranet shqipfolesa na bejne shqiperine me te mire se greqia!!korrupsioni ne administrate,eshte si pasoj e politikes se ndjekur nga dy partite kryesore,per arsye vote.Kur te thashe qe nuk i njeh greket[ti ke jetuar 5vjt,po une qe kam 21vjt,kshq nuk ke nje pasqyre te qarte ;se cdo te thote grek]greket nga vet natyra,punojne per te jetuar,nuk jetojne per te punuar!!!! po ta kuptosh kete,jana dy te kunderta te fuqishme ,qe ne pamje te pare,duken te njejta!!!shume refugjat[mes tyre dhe miq te mi]u larguan nga greqia[sepse nuk munden,jo te gjithe refugjatet kane te njejtin rrezultat,apo fat ne kurbet]drejte gjermanise,italise apo gjetke,por [sipas tyre] nostalgjia per jeten greke,mbetet e pa harruar[madje disa nuk u ambjetuan dhe u kthyen pas]Greket dhe ne jemi nje komb,bujar dhe mikprites,duke mos pas asnje tipar me evropianet e ftohte.Te jetosh ne greqi,duhet te jesh i pasur,aq me keq te jeshe refugjat!!Mund te mos simpatizosh nje vend,ku 360 dite ka diell dhe bregdete te shkelqyera!!Vellai im,jeton ne londer,mezi pret beharin te vije per plazh ne greqi!Kur e marre ne telefon,gjithmon me thote jam ne pune,madje duke qeshur me thote se ketu nuk eshte greqi,qe te shkojme per kafe apo ne buzuk!Serch,jeta eshte shume e shkurter dhe putana thote greku te le athere kur nuk e pret,!!Po nuk punoi fati thote greku,mos brith kote,se nuk e arrine dote,por edhe po punoi fati,perseri mos brith,se punon ai per ty!Megjithate,kam idene se njeriu e bene jeten,aty ku i pelqen.thx.
@tourkofagos Kush ta beri ty shqiperine me te mire se Greqia(si menyre jetese pasuri etj) o mjeran se po te qe ashtu puna perse ka gjithe ato emigrante shqiptare ne greqi ty te sulmojne nga menyra perbuzeze si flet per vendin tend por dhe per ndarjet e ndryshme fetare qe ben une jam vete i krishtere dhe ketu ne shqiperi myslimanet shqiptare nuk jane praktikante pine alkol hane mish derri nuk shkojne ne xhami pervec te moshuarve shkojne ne pube e lokale dhe argetohen fiks si ne perendim ndersa ti keta myslimane aspak praktikante i ben sikur te jene si ne arabi ose turqi ose bosnje me burka te gatshem per te hyre ne xhihad duke fyer keshtu nje pjese te kombit lerini ndarjet fetare dhe budalleqet e tjera se shqiperine e la mbrapa komunizmi dhe politika e sotme ketu cdo kush madje dhe ata qe ti i quan turkoshqiptare e kritikojne vendin e tyre dhe shqiptaret po jo ne kete menyre sic ben ti sa ke then me vjen ndot qe jam shqiptar.Ti shqiperine nga nje vend aspak praktikues te fese ku shumica e kishave dhe xhamive jane bosh pervec ndonje feste na i kthen ne nje republike islamike ku arabishtja eshte gjuhe zyrtare dhe callmat dhe ferexhet jane veshje zyrtare.Kjo eshte egzagjerim total ti mburesh kur thua se e njoh shume mire Greqine dhe greket pos a keq qe nuk ke njohur shqiperine dhe shqiptaret mbase e kam gabim po ky eshte mendimi im.Pra te kritikojne dhe te diskutojme per ato probleme qe ekzistojne dhe jane real dhe jo ti shtojme apo te shpikim probleme qe nuk egzistojne per inat apo se duam te bej sherr..
Greqia ka mentalitet arab ,sepse ka bote shpirterore arabe -Dhe boten shpirterore e ka arabe sepse ka Muziken popullore arabe
—Muzika greke : ….Rebetika — qe greket e kane aq shume per zemer
–eshte muzike puro arabe ,kete e pranojne edhe vete studjuesit greke
–Por muzika qe ta dish ti more shoku KAUR eshte PRODUXION SHPIRTEROR –
-ndaj qe ketej rjedh shpirti arabik i grekut — ne cdo aspekt
— ———Shqiperia nuk ka aspak shpirt arab, dhe duket shume thjeshte se Shqiptaret
nuk jane besimtare aspak -dhe nga ana tjeter muzika popullore shqiptare eshte dicka komplet e vecante qe s’ka asnje lidhje me muziken arabe –me perjashtim te muzikes popullore tiranase,————-Por qe edhe tiransit nuk e ndjekin apsak ate lloj muzike
———- Dhe sa per ekonomine shqiptare —ekonomine shqiptare e prishi FMN me reformat e saj ne fillim kur e coi cdo gje ne zero ——–Aty Shqiptaret nuk duhej ta lejonin ate privatizim kriminal qe e filloi Sala me urdherat e FMN –
————–Por nuk kishim fat se PS-ja qe duhej patjeter ta ndalonte ate drejtim kriminal qe i dha ekonomise FMN ne 1992 , ishte mberthyer prej kaurit NANO
qe ishte fytyra me piste e poltikies Shqiptare –Ai palacoe vazhdoi me tutje ate pisllek ekonomik dhe tani jemi ketu ku jemi
–Por nje gje ama more shoku kaur ———-Ju kauret ne drejtimin politik ne keto 20 vjet
jeni Geja me e Ndyre qe ka kaluar ndonjehe
re ne Shqiperi –
—
——–Jeni komplet te PA -AFTE ne extrem ne cdo aspekt ,me nje nivel injorance
kaq te larte sa qe ua ka zili edhe bytha e gomarit te Nastradinit —-Tallet Saliu me ju ore bajga si i do trapi
grupi kot per kuriozitet e ke pare muziken e shqiperise se mesme si eshte, cfare i bie te jene sipas teje ata? dukesh qe je specialist i fushes, ku ke mbaruar tek kjoska e henri cilit apo ngjitur?
Me ke tallet Saliu ore buf te ter shqiptaret dhe PS jane myslimane pervec rames dhe pandeli majkos me duket ju myslimanet keni qene ne pushtet pas komunizmit dhe tani asgje nuk po beni.Ju jeni turpi i shqiperise ore ngelet duke u lutur arabisht me megafon.Dhe na shan ne te krishteret pastaj.
Mos e humbisni durimin, se ka edhe me keq. Me regjistrimin greqizues te popullsise shqiptare ne tetor nis fillimi de jure i procesit te aneksimit te Jugut te Shqiperise, mbasi de facto kryeminister i asaj pjese të vendit tone eshte Janullatosi me Vasil Bollanon. Asfalia ia ka futur te dy kembet ne nje kepuce Sali Viçidolit dhe ai e hedh vallen si duan ata, sipas skenarit te publikuar ne kete link: http://bit.ly/jAL5ep
EKONOMIA SHQIPTARE ka koh qe eshte jo reale dhe nuk dihet se ka apo jo ekonomi
SHQIPERIA eshte shum me keq se sa GREQIA nga ana ekomomike dhe te ardhurat nga fitimi
EKONOMIA GREGE tani cfar do qe te bejne nuk do kaloj te pakten dhe per shum vjet
EKONOMIA SHQIPTARE brenda nje 5-vjecari nqs do ket nje politik te qart do jet ne regull
AJO QE I DUHET SHQIPERIS ESHTE VETEM VULLNET DHE ASGJE ME SHUM
paskan ngateruar kekun me byrekun me duket.ata flasin per xhepin e shtetit.po populli jone e ka buxhetin zero e greket luajne me leke.nejse te shkuara tu jene atyre te fmn.ne scajme b.the nga kriza.ne jemi vete kriza
Ekonomia Shqipetare Vellezer ka marre FUND, kush nuk e kupton kete ose eshte NAIV, ose nuk kupton cfare eshte KAPITALIZMI, pritet vetem konfirmimi, pergatituni per nje te ardhme tragjike per ne.
Une them se Shqiperia peer te mirene vet zduhet te futet ne BE sepse do te perfundoje me keq se Greqia. Neve jemi akoma nje shtet prej letre dhe duhen dekada per te marritur minimalen qe kerkon BE. Mendojnsedhe vete intergimi i BE ka qene nje aksion i nxituar per te kopiuar SHBAne. Ne Be merotjne ndofta 5-6 shtete te jen ne kete bashkim
Mo u merakos bbb. Evropa as qe ka ndermend te merret me futjen e Shqiperise ne BE. Ndoshta fushat, malet, pyjet etj. mund te jene gjeografikisht ne Evrope. Por homos albanicus eshte disa mijra vjet drite larg Evropes. Nuk ka shkencetar qe ta analizoje sa galaktika larg jemi ne. Nuk eshte cudi qe te na klasifikojne ne ndonje grope te zeze kozmike
Rekomandimet e FMN për qeverinë te përkthyera ne shqip. Për analogji po e thjeshtoj si këshilla për një familje. Qeveria është baba. Shokët e babës janë klientët e qeverise. Familja vete është populli.
FMN thote:
1. Jemi shume te gezuar qe marrim pjese ne hidherimin tuaj
2. Harrojini 100,000 leke ne muaj qe merrnit ne kohe te PS. Tani merrni vetëm 40,000 leke ne muaj.
3. Nga ky 40,000 leke ne muaj baba harxhon 35,000 leke ne muaj duke pire raki me shokët. Pjesa tjetër e familjes po vuan për buke dhe po ha vetëm thërrimet qe mbeten.
4. Jeni me borxhe deri ne fyt. Nëse vazhdoni kështu do ju duhet te shisni shtëpinë për te ngrenë buke.
5. Baba bën sikur nuk e kupton qe nuk ka me leke. Ne vend të kurseje, shton dozën e rakisë duke prishur gjithnjë e me shume leke. I thoni të heqë rakinë ndryshe ngelem ne rruge.
6. Thërrisni vëllain e madh t’ju bej hesapet se babën e ka zënë rakia dhe nuk po di ti beje llogarite.
7. Baba ka marre ustallarët të rregulloje catine dhe të lyej shtëpinë. Ustallarët kane ardhur dhe kane bere gjysmën e punës por nuk kane marre leket. I thoni babës të heqë rakinë dhe të paguaj ustallarët se na zuri shtëpia brenda
8. I thoni babës të paguaj vetëm atë qe pi dhe të mos lere bakshishe neper klube se i rruajti leket
9. Boll gënjyet veten duke thënë qe marrim 100,000 leke. Merrni vetëm 40,000 leke. Mos blini me kostume Armani se nuk ju del llogaria. Filloni e vishni xhinse.
10. Kujdes me bankat. Keni marre borxh me shume sesa mund të paguani
11. Shyqyr zotit qe çmimet nuk janë rritur se atë kishit mangët
12. Po hoqi baba rakinë, edhe mund të merrni ndonjë lek shtese nga bankat.
13. Shyqyr qe PS ju la një shtëpi të mire se me këto qe keni bere do ju kishte zënë shtëpia brenda. Megjithatë, prape ruhuni se baba është tape dhe nuk i dihet
14. 15. Po qe se ju vjen ndonjë oferte për pune pranojeni me vrap. Është e vetmja mundësi për të nxjerre ndonjë lek
16. Baba mburret ne klub se po merr 100,000 leke. I thoni ti beje hesapet tamam se po ja fusni vetes.
po kur te priten fare,ndihmat e refugjateve shqiptare nga greqia,si do ja bejne byrazeret dhe motrat e shumta qe ka pjelle babai dhe nena,qe fatkeqesisht ngelen ne Albanistan!!!!
Po nuk zune mend dhe te vazhdojne si Haxhi Qamili levizjen DumBabiste keq e kemi. Se ky Haxhi Qamili jone ka dhe pushtetin.
ai popull ka 600vjt me koken poshte e marmiden larte,,,,,mbase kjo i pershtatet!!!!
Gjetje e bukur Votues….baba eshte TAP…
Ne fakt “baba” eshte me esell se kurr… por thjesht po mendon deri nga viti 700000 ti ket te siguruar gjith rracen e tij te qelbur..
Po i detyron shqiptaret te behen edhe kinez nga halli.. se nuk munde te jene nje kombesi me kete rrac te qelbur shpellaresh.
Kuptohet jo te gjith e nderrojne nga halli..
Ndersa ky qirofagosi ketu lart qe i ngeli mendja tek marmita e shqiptarve do ket probleme me marmiten e vet dhe sa ka nga halli por nga malli idenitetin e ri..
Zterinj jozefina do parlament te ri, asaj nuk intereson borxhi qe fundoset populli ,ajo do te duket,tju shesi prdhe,poullit me djersen e tij.nuk i interson se populli nuk ka buk te haj .ajo e ben si puna e asaj nuses lig qe tha, ga inati sime vjerre do fle me minollan,edhe jozi te nga inati opozites do prish piramiden,dhe dobej parlament te ri,plus teter po vjedhin me thes te mar edhe une pjesen qe takon…………..
korabi ilarte,
Luli nje jave para zgjedhjeve vendore tha se nuk eshte dakord me prishjen e piramides dhe ngritjen atje te godines se re te parlamentit. Sa i ka ngjare Sales mor aman. Me bej baba te te ngjaj. Mire na e bejne. Pershendetje.
blloku dikur ndertonte pallatin e kongreseve per vete kur populli rrinte neper rralla gjithe naten.
tani elita shqiptare, blloku i ri harxhon 100-150 milion dollare kur populli eshte ne mjerim shumica
fmn vjen dhe thote rrit taksat qe ta mjeroje me shume shqiptarin dhe qeveria pergjigjet; jo se ia heq popullit shpenzimet publike. si ka mundesi krimi te tregohet kaq i hapur dhe te mos fshihet si dikur ne komunizem dhe si shpjegohet qe populli eshte kaq idiot
Ne fanari blu ne buze te adriatikut ne krize po ne jemi vendi i dyte ne bote per rritjen ekonomike pas kines. Pse flasin kot keta komunstat e fmn?
Faji per fat te keq nuk eshte vetem i saliut. N e radhe te pare eshte ky milet qe nuk ndryshon.
Prandaj , there is no future for albanistan
no future,
You’re right. No comment. Have a good time.
Sipas meje Shqiperia meqense eshte nje vend i vogel dhe ka nje lek te forte pasi inflacioni eshte shume i ulet ,
do bente mire te punonte nepermjet sistemit bankar —–Dmth Banka shqiptare te financonte kredi per biznesin e vogel ne menyre qe ti jepte frymemearje inisiatives se lire , por te japi kredi me norma te uleta interesi -, se ndryshe nuk merr njeri kredi
——Dhe nga ana tjeter Bankat do ishte mire te kishin nje sistem vet investimi -dmth te investonte vete ku banka te ishte vete pronare e investimit te parave te saja –
Megjithse Sala nuk lejon investime shteterore ,-
—————- Pastaj Shqiperia duhet te shikoje tregun e blerjes se lendes djegese naftes dhe gazit qe perodret per makina
—,ne menrye qe te ulet cmimi i tyre , –pasi cmimi i naftes ne Shqiperi eshte shume i larte dhe kjo con direkt ne ngritjen e cmimeve te te gjitha mallrave dhe asfikson fuqine blerese
—-Edhe ate parlamentin e ri te mos e ndertoje sepse ai ehste nje shpenzim luxoz fare i pajustifikuar
——— -Ndaj ata ekonomistet e PS-se te ngrihen dhe ta kundershtojne me argumenta ekonimike duke perdorur edhe mendimin e FMN-se ,
dhe jo me rijne atje si matufe dhe nuk thone asnje fjale……
Hani m… kot , ne Shqiperi ha nje domate shkon dhjet ne bace mbiu nje renje domate.E ka fal zoti ket gje.
Per pune ne jemi shume me mire se greket qe jane si arabet dembele.Me Enverin me Salen e me lalen shqipot do jetojne, do pijne e do q…..
.Nuk e kam fjalen per ata qe e hane nga pas se duhet te jene me origjine greko- turke, e kam fjalen per shqipot.
– Shkurt 1943/
Kapiteni anglez J.Hibberdine, i ardhur ne vendin tone per te ndihmuar levizjen kombetare antifashiste, mbetet i befasuar nga realiteti qe gjeti ne token e… shqiponjave.
Zoteria e tij shkruan pa ekuivok ne ditarin personal te memuareve:
“Sa i lumtur do te isha nese do te rikthehesha perseri ne boten e civilizuar. Te kisha mundesi qe te beja nje banje me uje te ngrohte si dhe te lahesha kur te doja, te isha midis njerezve te cilet ti ju ke besen, te ulesha ne karrige dhe jo pertoke, te haja ushqim te gatuar persembari dhe te sherbyer ne menyre te kulturuar dhe jo te rrethohem nga pislleku, qelbesirat dhe njerezit pa edukate. Dy muaj ne kete vend, jane sa per dy vjet ne sherbim jashte vendit.
Duke mos pasur asnje bese tek njeri-tjetri, shqiptaret jane te paafte per te luftuar pasi kane dyshime se sapo te filloje beteja, secili do ja mbathe duke e lene tjetrin ne balte.
Jane mendjemedhenj dhe mburravece, duke mos pasur asnje arsye te jene te tille. Nuk kane kuraje, kembengulje, vazhdimesi dhe ju mungon sensi i nderit. Jane si femije, dhe si te tille zihen me njeri-tjetrin.
Qeshin vetem me fatkeqesite e te tjereve dhe me siguri qe do te vdisnin se qeshuri nese ndonjeri nga ne do te rrezohej ne gremine. Eshte nje fatkeqesi e madhe qe nje vend kaq i bukur nuk banohet nga nje race me e civilizuar”.
Me gjeni dallimin e shqiptareve 1943 nga ata te sotmit!!
Une mund t’i dalloj, i kane kokat me xhel dhe ne vend te gomereve kane benxat e mbetur /vjedhur te EU-se
Kete raport duket se e ka shkruajtur Sala vete .
Nuk shoh ndonje gje negative .
O Baze mos boni propogande kot, dhe pastaj ankohemi pse na vodhi
Sala votat.Ato 23 000 votat qe mori Edi me pak , bene qe Sala ta kishte
kollaj te vidhte vetem 91 vota.Fajin e ka kjo propaganda , tymnaje , boshe e stilit
“Faji eshe i Saliut”, “Pertej se majtes e se djathtes ..””Nuk futemin ne Nato “,”Nuk marrim vizat “,
“Nuk integrohemi ..” “Nuk behet rruga , nuk punon tyneli , nuk ….”
Mos na boni shpine kasolle se me teneqe e kemi.
Ne parlament, me program me vote, me argumente si 21 janari, Gerdeci, vjedhja e Metes ,rritja e
papunsise dhe e varferise reale te popullsise … ., jo kompromis me Ujkun per kushtetuten, jo KQZ partiake sic ju pelqen dhe PS dhe PD, … dhe populli te jep 23091 vota qe jane te mjaftueshme , edhe Sala pastaj nuk i vjedh dot se jane vota pa yll.
Sala vrau dhe Edi fitoi me 10 vota me yll !!!!!!
Meta vodhi euro jo leke dhe u kap ,dhe Edi Rama fitoi vetem me 10 vota me yll !!!
Fukaralliku ne maksimum , Edi gezohet se Sala nuk e futi dot Shqiperine ne BE. Ore ne BE
Shqiperine nuk e fut as Sala as PD , bile Sala nuk do , se do ta kene me te veshtire per te vjedhur,
per te fshehur pasurine e per te bere evasion e kontrabande…
Me propagande e stilit berishian, tym , pa programe e ide konkrete pertej interesave vetiake e pertej parlamentit ne 2013 do te jemi duke degjuar “fajine ka Saliu”.
cakalli7 ti je indyra e berllogit
Pyetje per BODE-TOPALLIN.A i dine Sali antishqiptari,se po merren borxh 100miljon Euro me ndertu Topallja parlamentin dhe brenda shtepine e jetes,pertejjetes..se eshte mesuar ajo te cvasi lekete e shqiptareve.pervec tjerave edhe me punesimin sek.ambasade dhendrin student ne France .poa qene as minimumi diplomat???Keto shikoni sali vrasesi,hajduti…para drejtesise dita tju vije shpejt ishalla….
Moj topalle sikur do ti falnin sheiket e arabise saudite sepse i cudite,,,,shkoni ne spitalin e burgut…shpejt do tju shohim duke bertitur,rrah njeri tjetrin…estrada///BE,Amerike .ne se te interesen kontrollo FMN SE MUND TI ….MITDHENIE SALIBODE.se e kane zenat..me Lul hajnine e cojne deri ne departament shtetit me valixhe ne dore…oh sa dine populli…mos harro sali merr me vehte ne burg edhe kolonelin tend skenaristin e vrasjeve,rrahjeve Agim Shehun,,,,oh sa ka agjentura,agjent mafgjoz sa si thohet …Shqiperi e lire ne brigjet e Adriatikut…por mafje korrupsion ne lulen e FMN,bODEN E HAJNISE,TRADHETISE……SA ka per ju na jepni vetem neveri….Por mos harroni se populli drejte eshte me i forte,pasur,njerzor pa cka ju i keni carmatosur,por urretjen ndaj jush sja largoni dot,,,,,maskarade….tradhetare..vetem antishqiptare, serbe grek e ruse , mafjoze nderkombetare…turpi….
ore te marr ktu asht problemi i greqis kurse ju kapeni per te sales ju kini probleme psiqike
Ha ha ha ha ha ha … cfare thashe pak me pare une … lereni te digjet Shqiperine ?
Eh muor lul muor lul… po sa te shpeshte e keni ket emrin lul muor lula!! C c c c’kopjace paskeni qene ….
Ta dinte Migjeni do bente dhe nje poeme per Lulat e Vocrr me dhamb t’mllenj ?
lulit te vocerr i dilte gishti nga tollumat,jo dhembet ,e keta Lulat e sotem Shqiptare kan gishtat e medhenj (leqe ti e di)