Edhe futbollistët bëhen pjesë e revolucionit në Libi

25 Qershor 2011, 15:42Politika TEMA

Regjimi i Muamar Gadafit ka marrë një tjetër goditje, pasi disa prej futbollistëve më të mirë në Libi, kanë vendosur që t’i bashkohen revolucionit. BBC thotë se janë plot 17 futbollistë që janë bashkuar me rebelët, mes të cilëve edhe portieri i kombëtares, Juma Gtat, si dhe Adel bin Issa, trajneri i klubit kryesor të futbollit në Tripoli, al Ahly.

Ky gjest konsiderohet një grusht i fuqishëm propagandistik për Muamar Gedafin, që deri tani i ka rezistuar çdo lloj presioni politik apo ushtarak për të braktisur pushtetin.

Yjet e sportit, thotë BBC, padyshim që do të ndikojnë në betejën për opinionin publik. Por, kryengritësve ende u duhet të shënojnë disa fitore të rëndësishme ushtarake, nëse duan të bëjnë përpara.

 

5 komente në “Edhe futbollistët bëhen pjesë e revolucionit në Libi”

  1. popolo di Tirana says:

    Per hajer Ishalla ! Apo jo turkofagos!?

  2. komshiu i grekut says:

    Turkofagos ka shkuar ne Nju Jork per t’u martuar. Vulen e shoqates ta ka lene mbrapa vazos se luleve.

  3. Cakalli7 says:

    A thote bbc sa te pafajshem ka vrare nato ne bombardimet e saj humanitare?

  4. Sociologu says:

    Cfare do behet me gedafin tone? Na ka zene nje hall i madh, qe as Evropa, as Amerika nuk na e zgjidhin dot… Po as VOTAT e “LIRA” nuk kane c’t’i bejne. Kam frike se e “KEQJA” E SHQIPTAREVE DHE E VENDIT eshte bere pjese e sistemit, dhe Sala eshte vecse maja e ajsbergut. Gjithmone me tundimin per te mos e pranuar kete te hidhur sociale, jam gati te besoj se ky na qenka nje realitet i pashmangshem. Ata qe e vuajne jane njerezit e ndershem dhe te PAMBROJTUR, te mencurit e pafuqishem, pasi fuqia vjen nga shumica, dhe kjo po e tregon se ende qenka e pafuqishme t’i dale balle krimit, e poshterimit. Cfare zgjidhje mund te kete….? Cila eshte rruga per ta vene te DREJTEN NE vend? Ka vetem Nje Rruge! Rrugacit i duhet pergjigjur vetem me RRUGACERI, po Opozita e sotme eshte teper e Edikuar! Me respekt, Helsink

  5. dritan74 says:

    me avionet e natos nuk po u ndez rebeleve te paguar nga franca dhe amerika.tani do ti bien me topet e futbollisteve.keta me duket se do vine te shiten tek superliga jone.do zoti kete vit qe te heqin dhe saliun qafe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje